• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
  • Falja e Bajramit në shesh
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Studime»Pasqyrë e përgjithshme rreth shkencës së Fikhut

Pasqyrë e përgjithshme rreth shkencës së Fikhut

0
By Dija Online on 29-04-2014 Studime

Pasqyrë e përgjithshme rreth shkencës së Fikhut

 

1. Përkufizimi i Fikhut

Në kuptimin gjuhësor “فقه” “Fikh” do të thotë – ” فهم” “njohje”, ”kuptim”. Me këtë domethënie është përdorur edhe në ajetin ku Musai alejhi selam i bën lutje Allahut të Lartësuar:
“وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِّن لِّسَانِي يَفْقَهُوا قَوْلِي”

“Dhe zgjidhma nyjën nga gjuha (ma largo mangësinë e të shprehurit). Që ata ta kuptojnë fjalën time.” (suretu Ta Ha, 27-28)

– Ndërsa në kuptimin terminologjik, shkenca e fikhut ka disa përkufizime dhe ndër to zgjedhim:
a) Njohja e dispozitave të Sheriatit që lidhen me veprat, praktikat (e njeriut) dhe me argumentet e tyre të hollësishme (të zbërthyera);


b) Shkencë që merret me dispozitat praktike të sheriatit të nxjerra nga argumentet e hollësishme.


1.1. Sqarim i përkufizimit

– Me fjalën “njohja” është për qëllim dija e sigurt dhe ajo dominuese mbi të dyshimtën (jo njohuria paragjykuese ose dija e pambështetur supozuese).
– Ndërsa me pjesën “dispozitat e sheriatit” janë për qëllim dispozitat e përfituara nga sheriati, si p.sh. njohja se një praktikë e caktuar është vaxhib ose haram. Këtu përjashtohen njohuritë e përfituara nga logjika dhe njohuritë e përfituara nga përvoja.
– Ndërsa me fjalinë “që lidhen me veprat (e njeriut)” janë për qëllim ato gjëra që nuk lidhen në mënyrë direkte me bindjen dhe besimin (akiden), si kryerja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi, etj.. Pra, në përkufizimin e fikhut përjashtohen ato gjëra që lidhen me besimin, si teuhidi (njësimi) i Allahut dhe njohja e Emrave dhe Atributeve të Tij. Pra këto nuk përfshihen në “fikh”, sipas kuptimit terminologjik të tij.
– Dhe me pjesën “me argumentet e tyre të hollësishme” janë për qëllim argumentet të zbërthyera, të imtësuara, nga të cilat nxirren dispozitat e fikhut. Kështu që përjashtohet nga ky përkufizim shkenca e Usuli Fikhut, për shkak se ajo studion argumentet e përgjithshme të fikhut.

2. Ndarja e Fikhut

Më lartë qartësuam se Fikhu është shkenca e cila studion ligjet praktike islame, të cilat burojnë nga shpallja që i ka zbritur Muhamedit, salallahu alejhi ue selem.
Dijetarët, kur shkruajnë rreth kësaj shkence në librat e tyre, dallojnë në mënyrën se si e bëjnë ndarjen e tematikave që shtjellohen aty. Më e përgjithshmja është që ndarja të bëhet në dy pjesë:

1. Kismu Ibadat – Pjesa e ceremonive fetare (adhurimeve);
2. Kismu Muamelat – Pjesa rreth rregullave ndërnjerëzore (kodi i së drejtës qytetare).

3. Burimet e Fikhut (legjislacionit islam)

Me burimet e fikhut kemi për qëllim argumentet në të cilat mbështetet sheriati dhe nga të cilat nxirren dispozitat islame. Ato janë:
1. Kurani
2. Suneti
3. Ixhmaja (pajtimi i muxhtehidëve të një kohe nga populli i Muhamedit salallahu alejhi ue selem) për një çështje legjitime
4. Kijasi (Analogjia).
4. Dispozitat obliguese (El ahkamut- teklifije)

Dispozitat apo ligjet të cilat nxirren nga argumentet e sheriatit, të gjitha, nuk e kanë të njëjtën gradë të obligueshmërisë apo ndalesës, por ato dallojnë varësisht prej fuqisë dhe formës së argumentit se si ka ardhur rreth çështjes së caktuar. Prandaj dijetarët e Usulit i kanë ndarë ato në disa lloje:

1. Vaxhib (obligim)

Kërkesa e Ligjdhënësit për veprim në mënyrë të prerë, mos vepruesi i saj ndëshkohet, prandaj ai që e ekzekuton shpërblehet, ndërsa ai që e lë ndëshkohet.
Me fjalë të tjera, vaxhibi është ajo që është e urdhëruar të kryhet, për përmbushjen e së cilës pason shpërblimi, ndërsa për mos përmbushje pason dënimi.

2. Haram (ndalesë)

Kjo është e kundërta e obligimit (vaxhibit). Është kërkesa e Ligjdhënësit për mosveprim në mënyrë të prerë dhe ai që e vepron atë ndëshkohet.
Pra, haram është ajo që është e ndaluar të veprohet dhe për çka pason dënimi.

3. Mesnun, mendub (e rekomanduar)

Kërkesa e Ligjdhënësit për veprim, por jo në mënyrë të prerë dhe mosvepruesi nuk ndëshkohet. Me fjalë të tjera, ajo për të cilën ai që e bën shpërblehet, ndërsa ai që e lë nuk ndëshkohet.

4. Mekruh (e urryer, e neveritur)

Kjo është e kundërta e rekomandimit. Kërkesa e Ligjdhënësit për mosveprim por në mënyrë jo të prerë. Vepruesi i saj nuk ndëshkohet, por qortohet.

5. Mubah (e lejuar)

Kjo është kur bërja dhe lënia e një vepre është e njëjtë.

4.1. Ndarja e dispozitave obliguese te dijetarët hanefi

Ndarja e dispozitave obliguese në këto pesë kategori ose lloje është ndarje e shumicës së dijetarëve, kurse usulistët hanefi ndarjen e këtyre dispozitave e bëjnë në shtatë lloje. Ata veprat obligative (vaxibin) e ndajnë në dy lloje: farz dhe vaxhib.
1. Farz: Ajo që e ka kërkuar Ligjdhënësi të veprohet në mënyrë të prerë, me argument të vërtetuar, të prerë dhe të veçantë, si namazi, zekati, haxhi, etj..

2. Vaxhib: Ajo që Ligjdhënësi e ka kërkuar të veprohet në mënyrë të prerë, por argumenti nuk është i prerë dhe i drejtpërdrejtë.  Si p.sh. sadakatu fitri, leximi i Fatihasë në namaz, etj..

Kurse te dijetarët e tjerë (xhumhuri) edhe farzi, edhe vaxhibi është i njëjtë, prandaj ata i përdorin këto dy terma si sinonime, duke mos bërë dallim ndërmjet tyre.

Ulematë hanefi gjithashtu edhe mekruhun e ndajnë në dy lloje:

1. Mekruh tahrimen: Është i njëjtë sikurse harami; ajo që ka kërkuar Ligjdhënësi të mos veprohet në mënyrë të prerë, por me argument jo të prerë. Për këtë mund të sjellim shembullin ku dijetarët hanefi thonë se veshja e rrobave të mëndafshit për mashkullin është mekruh tahrimen, ose mbajtja e stolive të arit për meshkuj, et

2. Mekruh tenzihen: Ajo që ka kërkuar Ligjdhënësi të mos veprohet në mënyrë jo të prerë. Siç është agjërimi i ditës xhuma duke mos ia bashkangjitur një ditë para ose një ditë pas.

Ashtu si sqaruam më lart, ndarja e dispozitave obliguese që e bëjnë dijetarët hanefi është kështu:
1. Farzi.
2. Vaxhibi.
3. Mesnuni.
4. Mubahu.
5. Mekruhu tahrimen.
6. Mekruhu tenzihen.
7. Harami.

4.2. Ndarja e farzit

Ato vendime të cilat janë obligative, pa marrë parasysh a janë vaxhibe apo farze, ato ndahen në dy kategori:
a) Fard ajn (obligim individual), bërja e së cilës kërkohet nga çdo mukel-lef (i përgjegjshëm moralisht), i moshërritur dhe psiqikisht i shëndoshë. Shumica e këtyre vendimeve sheriatike hyjnë në këtë kategori. Si p.sh. falja e namazit për secilin, agjërimi, haxhi, etj..

b) Fard kifaje (obligim kolektiv), ekzekutimi i së cilës kërkohet nga shoqëria e përgjegjshme islame dhe jo prej secilit individ specifikisht; siç është falja e namazit të xhenazes, të mësuarit e degëve të ndryshme të diturisë së dobishme, të urdhëruarit në të mirë dhe ndalimi nga e keqja si dhe çështje të tjera të ngjashme.

5. Sqarimi i disa termave të Fikhut

-Mukelef: Quhet personi i cili ngarkohet me zbatimin e dispozitave të sheriatit. Pra ai që arrin moshën e pjekurisë dhe është i mençur.

–Fekih (shum. Fukaha): Personi i cili është ekspert në jurisprudencën Islame, fikh.

–Fetva: Opinioni juridik i një fekihu apo i një grupi në lidhje me ndonjë çështje të sheriatit.

-Medh`heb: Drejtim apo shkollë e mendimit; përmbledhja e përgjithshme e vendimeve juridike të një dijetari të madh (imami), gjithashtu edhe nxënësit e tij dhe të gjithë dijetarët të cilët i përmbahen metodës së tij.

-Mesele (shum. Mesa`il): Temë, çështje apo problematikë e fikhut.

-Mufti: Dijetari që jep fetva.

-Ixhtihad: Përpjekja e fekihut me të gjitha mundësitë, për të gjetur dispoziten e Allahut rreth një çështje të caktuar nga burimet e sheriatit (Kur’ani, Suneti, Ixhmaja, etj).

-Muxhtehid: Dijetari i cili është i kualifikuar për të nxjerrur vendime me anë të ixhtihadit.

-Ixhma: Dakordimi (pajtimi, unifikimi) i muxhtehidve të një kohe, nga umeti i Muhamedit (salallahu alejhi ve selem), për një çështje të sheriatit.

-Mufesir: Komentator i Kuranit.

-Muhadith: Dijetar i shkencave të hadithit.

-Mukal-lid: Muslimani i rëndomtë i cili pason ndonjë dijetar ose medh`heb pa e kërkuar argumentin.

-Kijas: Krahasimi i një çështjeje që për dispoziten e saj sheriatike nuk ka argument me një çështje tjetër për dispozitën e së cilës ekziston argumenti. Ky krahasim bëhet pasi që të dy çështjet janë të njejta dhe kanë motiv të përbashkët.

-Taklid: Të ndjekurit e ndonjë opinioni, dijetari  apo medh-hebi pa hulumtuar argumentin në të cilin mbështetet.

-Ulema (njejës  Alim): Dijetarë.

 

Alaudin Abazi

Dijaonline.net

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Kurani dhe Menaxhmenti

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

E vërteta rreth martesës “mut’a”

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.