• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Studime»Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

0
By Dija Online on 07-02-2018 Studime

Rreth mosmarrëveshjeve në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

Vendimi nr. 144 (2/16)
Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, i mbledhur në sesionin e tij të gjashtëmbëdhjetë në qytetin e Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe në datat 30 Sefer -5 Rebiul Euel 1418 h. që korrespondon me 9-14 Prill 2005 e.s., pasi mori në shqyrtim studimet e paraqitura rreth temës së mosmarrëveshjeve mes burrit dhe gruas së punësuar dhe pasi dëgjoi diskutimet që u zhvilluan rreth temës vendosi si vijon:
1.      Ndarja e përgjegjësive financiare mes burrit dhe gruas:
Gruaja zotëron aftësi të plotë veprimi me pasurinë e saj. Ajo posedon përgjegjësi financiare të plotë dhe të pavarur. Ajo ka të drejta të plota mbi pasurinë e saj, në kuadër të dispozitave  të sheriatit, në atë që ajo fiton nga puna e saj. Ajo ka të drejtë të krijojë pasurinë e saj financiare personale. Ajo gëzon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e saj dhe të drejtën për të administruar pasurinë e saj. Bashkëshorti i saj nuk ka asnjë të drejtë mbi pasurinë e saj.
2.      Shpenzimet bashkëshortore:
Gruaja gëzon të drejtën e plotë të përfitojë nga shpenzimet për jetesën, sipas normave të njohura mes njerëzve dhe sipas mundësive të bashkëshortit, të cilat pajtojnë me normat dhe zakonet shoqërore të pranuara edhe nga sheriati. Kjo e drejtë nuk i privohet vetëm se në rastin enushuzit (cenimit të përgjegjësive dhe detyrimeve  të saj ndaj bashkëshortit  të  përcaktuara nga sherijati.)
3.       Aktivizimi i gruas në punë jashtë shtëpisë bashkëshortore:
a.       Ndër përgjegjësitë themelore të gruas është edhe përkujdesa për familjen dhe edukimi i fëmijëve, kujdesi për brezin e ardhshëm. Por, në rast nevoje i lejohet gruas të punoj, në përshtatje me natyrën dhe specifikën e saj (femërore), sipas normave të pranueshme të sheriatit dhe etikës islame, por duke u kujdesur në radhë të parë për përgjegjësitë e saj bazike (familjare).
b.      Dalja e gruas (nga shtëpia) për të punuar nuk e çliron burrin nga detyrimi i tij financiar (për  shpenzimet bashkëshortore të familjes) që sheriati e ka ngarkuar, sipas kritereve të përcaktuara, për sa kohë që ky angazhim i gruas nuk shkakton nushuzin.
4.      Pjesëmarrja e gruas në shpenzimet familjare:
a.       Gruaja nuk është e detyruar, fetarisht, të përmbushë nevojat financiare që ka familja dhe nuk lejohet që ajo të detyrohet për diçka të tillë.
b.      Pjesëmarrja vullnetare e gruas në përmbushjen e nevojave financiare për familjen është diçka e pëlqyeshme që shkon në harmoni me frymën bashkëpunuese dhe ndihmën e ndërsjellët mes bashkëshortëve.
c.       Çdo mirëkuptim dhe marrëveshje dakordësie rreth asaj se si do të veprohet me rrogën dhe të ardhurat financiare të fituara nga gruaja, është i lejuar.
d.      Nëse nga dalja në punë e gruas kërkohen shpenzime suplementare atëherë ato duhet të përballohen nga vetë ajo.

5.  Kushtëzimi   nga ana e gruas që të lejohet  të punojë  jashtë  shtëpie  gjatë  aktit  martesor:
a.       I lejohet gruas që gjatë aktit martesor të kushtëzoj të lejohet të punojë jashtë shtëpie, kusht ky që duhet të shprehet qartë dhe kuptueshëm gjatë lidhjes së aktit. Nëse bashkëshorti e pranon këtë kusht ai duhet t’i përmbahet atij.
b.      I lejohet bashkëshortit edhe pasi e ka lejuar, t’i kërkojë gruas së tij që të lerë punën jashtë shtëpisë, nëse kjo i shërben më mirë interesit të familjes dhe fëmijëve.
c.       Bashkëshortit nuk i lejohet fetarisht që miratimin (ose kushtin) për të lejuar gruan të punojë jashtë shtëpisë ta lidhë me kushtin që ajo të kontribuojë në detyrimet financiare, që i takojnë -së pari- burrit për familjen, apo t’i japë atij një përqindje të rrogës ose fitimi i saj.
d.      Bashkëshorti nuk ka të drejtë ta detyrojë gruan e tij të punojë jashtë shtëpisë.

6. E drejta e gruas në pronësi: 
Nëse gruaja ka kontribuar financiarisht nga pasuria ose rroga e saj në blerjen e një banese, prone të patundshme, ose në ngritjen e ndonjë aktiviteti tregtar, ajo ka të drejta të plota në to si aksionare, në varësi të përqindjes së kontribuar.

7. Keqpërdorimi i të drejtës për të punuar:
a.       Martesa ngrihet mbi të drejta dhe përgjegjësi të ndërsjella mes bashkëshorteve,  të drejta dhe përgjegjësi këto që janë vendosur dhe përcaktuar me sheriat (ligj). Prandaj bashkëshortëve u takon që marrëdhënien mes tyre ta ndërtojnë mbi bazën e drejtësisë, mbështetjes, solidaritetit dhe mëshirës. Çdo tejkalim i këtyre normave konsiderohet i ndaluar në ligjin e Zotit.
b.      Bashkëshortit nuk i lejohet që të keqpërdor të drejtën e tij, duke e ndaluar gruan apo kërkuar prej saj të ndërpresë punën, nëse këtë e bën me qëllim për ta dëmtuar atë, me përjashtim të rasteve kur (puna jashtë shtëpisë) sjell një dëm më të madh se sa përfitimi që pritet nga kjo punë.
c.       E njëjta gjë vlen edhe për gruan, nëse ajo nga qëndrimi në punë ka për qëllim të dëmtojë bashkëshortin ose familjen, apo puna (jashtë shtëpisë) sjell një dëm më të madh se sa përfitimi që pritet nga pre saj.

Rekomandime

·         Akademia rekomandon të kryhen hulumtime sociologjike, ekonomike dhe shëndetësore që zbulojnë ndikimin që sjell aktivizimi i gruas në punë jashtë shtëpisë,  si ndaj familjes ashtu edhe ndaj vetë asaj. Të tilla hulumtime zbulojnë përmasën reale të kësaj çështjeje. Subjektet e studiuara duhet të jenë nga shoqëri të ndryshme.
·         Akademia thekson nevojën dhe detyrën e domosdoshme që tu edukohet njerëzve koncepti i marrëdhënieve bashkëplotësuese mes bashkëshortëve dhe rëndësia e madhe që islami i kushton ndërtimit të marrëdhënieve bashkëshortore mbi bazat e dashurisë dhe mëshirës.
·         Organizmi i një konference të veçantë që të trajtojë çështjet e gruas muslimane në përgjithësi dhe rolin e saj në zhvillimin e shoqërisë islame në veçanti, në koherencë me evoluimin qytetërimor dhe në përputhje me parimet sheriatike. Këto përfundime dhe rekomandime të Akademisë duhet të pranohen nga të gjitha qeveritë dhe organizatat ë islame, në çdo përfaqësim të tyre në konferencat ndërkombëtare në lidhje me çështjen e gruas dhe popullsisë.

Allahu e di më së miri!

Burimi: http://www.iifa-aifi.org/2174.html

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Kurani dhe Menaxhmenti

E vërteta rreth martesës “mut’a”

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
1/125000
Para
By PoseLab
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.