Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Përfundim: Tokëzimi i teorisë së artit islam
    Fokus

    Përfundim: Tokëzimi i teorisë së artit islam

    RedaktoriBy Redaktori14-01-202605 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Përfundim: Tokëzimi i teorisë së artit islam
    Përfundim: Tokëzimi i teorisë së artit islam
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ky artikull është shkëputur nga libri “Teoria e Artit Islam: Koncepti estetik dhe struktura epistemike”, me autor Idham Muhamed Hanash. Kapitulli: Përfundim.

    Tokëzimi i teorisë së artit islam: Përfytyrimi dhe mënyrat

    Hulumtimi orientalist në artin islam, në përgjithësi, dhe teoria e estetikës, në veçanti, ka lënë gjurmë të qarta në kulturën arabo-islame bashkëkohore. Mes të tjerash, ai ka prodhuar një kërshëri të madhe në prapavijën e historisë dhe qytetërimit të artit islam dhe një përpjekje për ta studiuar atë si nga këndvështrimi filozofik, ashtu edhe nga ai i zbatueshmërisë. Si rrjedhojë, teoria e artit islam është përafruar shumë me qasjen bashkëkohore perëndimore estetike dhe filozofike të artit.

    Në të vërtetë, mund të thuhet që teoria e artit islam është kryesisht një pjellë e hulumtimeve dhe e njohurive të orientalistëve rreth kësaj fushe. Shumë historianë perëndimore të artit islam kanë shkuar deri aty, sa të mendojnë se tradita e mendësisë islame nuk përmban asnjë teori arti, apo, së paku, botëkuptimi islam mbi estetikën dhe filozofinë e artit janë shquar deri diku për mospërputhje. Rrallëherë qëllon që ne të gjejmë ndonjë lavdërim të traditës islame në studimet bashkëkohore të estetikës. Vërtet, rrallë mund të gjejmë ndonjë qëndrim, sipas së cilit estetika islame ka ekzistuar ndonjëherë.

    Në përgjigje të qëndrimeve nënçmuese lidhur me traditën islame mbi estetikën, shumë dijetarë bashkëkohorë myslimanë vendosën të tregonin qenësinë e një estetike të mirëfilltë islame, e cila mund të sigurojë themelin e duhur për një teori të artit islam. Dijetarë të tillë, filluan të gjurmojnë veçoritë e kësaj estetike, mbështetur në lëndën e vizatuar nga mendimtarët arabo-islamë dhe tradita filozofike, duke përfshirë dorëshkrime të rëndësishme të Kuranit dhe haditheve të Profetit, si dhe nga fusha të gjuhësisë, letërsisë dhe historisë. Duke këqyrur përbërësit estetikë dhe artistikë të traditës islame, në një këndvështrim ndryshe nga ai i orientalistëve, këta mendimtarë myslimanë u përpoqën ta rrënjosin teorinë e artit islam kryesisht në themelet e estetikës islame.

    Estetika filozofike ka një prirje për t’u përqendruar posaçërisht në atë që mund të emërtohet si “bukuria artistike” që shfaqet përmes arkitekturës, pikturës, vizatimit dhe shprehjeve krahasuese të krijimtarisë njerëzore. Për ndryshim, estetika islame e përcakton bukurinë kryesisht si një cilësi e cila mund të ndjehet kudo në gjithësi: në natyrë, qenie njerëzore, sjellje, krijimtari dhe përfytyrim. Estetika islame, në këtë mënyrë, është e përcaktuar si një lëndë e shkencave njerëzore që merret me studimin e bukurisë, qoftë si pikëpamje, qoftë si përvojë vetjake.

    Në një këndvështrim më të gjerë, estetika është një lëndë që merret me kuptimin e bukurisë, që përfshin njëjtësimin e idesë dhe parimeve themelore të bukurisë me qëllimet e saj. Bukuria shihet si një element thelbësor dhe i vërtetë i një qenësie vetjake si dhe arsyeja e ekzistencës së kësaj qenësie.

    Në kuptimin e përgjithshëm, estetika është studimi i bukurisë së gjërave në kuptimin e pakufizuar të asaj “gjëje”: qoftë shpirtërore apo lëndore, natyrale apo e prodhuar, traditë apo risi, letërsi apo art. Përveç kësaj, ka edhe një estetikë që është e veçantë për çdo gjë, që do të thotë se ka po aq estetika, sa ç’ka qenie, veçanërisht në mbretërinë e artit dhe letërsisë.

    Në fushën e kritikës së letërsisë bashkëkohore termi “estetikë” është përdorur për të treguar bukurinë si veçori kryesore e cila i jep shkrimit vlerën që ai ka. Prandaj, në mungesë të bukurisë, asnjë domethënie artistike nuk mund t’i bashkëngjitet shkrimit, ngaqë detyra kryesore e shkrimit letrar është që ai të jetë i bukur.

    Termi “estetikë islame”, nganjëherë, ka krijuar përshtypjen e një pengese, për faktin se është përdorur për të nënkuptuar studimin e letërsisë dhe artit, pa përmendur këtu shkallën e lartë të vetë konceptit “estetikë” me shpërfaqjet e larmishme, si të nivelit teorik, ashtu dhe atë të zbatueshmërisë. Gjërat ngatërrohen edhe më tej nga përdorimi i mbiemrit “islam”, për të bërë dallimin nga një term i cili, mesa duket, përdoret për një lloj grupimi që në themel është kulturë perëndimore dhe që është shfaqur krahasimisht vonë, madje edhe në vetë kulturën perëndimore. Kjo vështirësi vazhdon t’i ndëshkojë përpjekjet e mendimtarëve arabo-islamë për të përcaktuar dallimin ndërmjet fushave të larmishme të estetikës islame, qofshin ato letërsi, art, apo të tjera, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se përpjekjet për të rrënjosur estetikën në mendësinë tradicionale islame, duket sikur për pjesën dërrmuese të kësaj mendësie anon më shumë nga estetika letrare, sesa nga estetika artistike.

    Pavarësisht pranisë së plotësimit të njëra-tjetrës, mes termave estetike islame të zbatueshme në fushat e letërsisë dhe të artit, është me rëndësi njëjtësimi i shkrimeve arabo-islame të cilat mishërojnë teoritë artistike, kritike dhe filozofike, mbi të cilat ne mund të ndërtojmë një fushëpamje islame, letraro-artistike dhe estetike, që është e pavarur nga pikëpamjet e estetikës perëndimore. Ata që janë përfshirë në përpjekje të tilla, nevojitet të ndërtojnë një ide të saktë estetike, të përshtatshme posaçërisht për teorinë e artit islam, por, në të njëjtën kohë, të jetë e vendosur brenda kornizës së përgjithshme të estetikës si fushë filozofike e rëndësishme, e zbatueshme në përvojën njerëzore në çdo vend dhe çdo kohë. Estetika islame gjen zbatim në një mjedis të caktuar teorik, shoqëror, kulturor dhe fetar, me idetë e veta dalluese, teorike dhe të zbatueshme.

    Vatrat parimore të tokëzimit të çfarëdo teorie të artit islam, apo “estetikës islame”, në traditën e saj vendore janë largpamësia, lënda, ideja, emërtesat dhe metodika. Shprehja “estetika islame” është përdorur në studimin e larmisë së formave të artit që kanë buruar nga qytetërimi islam, si dukuri të rrënjosura në kohë dhe hapësirë.

    Ecuria e rrënjosjes së teorisë së artit islam në trashëgiminë vendore nevojitet të zbatohet nga akademikë islamë dhe ngrehina shkencore, me njohuri të plota të historisë dhe qytetërimit islam. Përveç gjallërimit të zbatueshmërisë së vet të posaçme, një ecuri e tillë duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe ligjeve dhe parimeve krijuese, të gjendura nën lëkurën e kornizës së ndërgjegjësimit filozofik dhe kulturor islam.

    Idham Muhamed Hanash Përfundim Teoria e Artit Islam Tokëzimi
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKur tregu bëhet vend adhurimi: Sadakaja për Gazën në zemër të Dohas
    Next Article SHBA-ja dhe etiketa e terrorizmit: kriminalizim politik i Vëllazërisë Muslimane
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    28-07-2026

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    28-07-2026

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    28-07-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    Dhjami i viçit kundrejt vajit të farërave: cili është më i shëndetësuar për të gatuar?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.