Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Si erdhi njeriu deri më sot në bazë të ideologjisë fetare?
    Qendrime Islame

    Si erdhi njeriu deri më sot në bazë të ideologjisë fetare?

    Dija OnlineBy Dija Online08-02-201804 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pyetja:

    Es-selamu aljekum ue rahmetullah ue berekatuhu!
    Vëllezër besimtarë, unë kam një pyetje.
    Sipas Kuranit, na mësohet se mashkulli dhe femra e parë ishin Ademi a.s. dhe Hava. Ky çift lindi dy djem (Habilin dhe Kabilin), që kryen vëllavrasje dhe mbeti vetëm Kabili.
    Pyetja është: Si erdhi njeriu deri më sot në bazë të ideologjisë fetare? Si u shumua? A jemi ne pjellë e incestit?
    Edhe pse lexoj shumë literaturë fetare, nuk kam mundur të gjej përgjigje për këtë kurrë.

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Është e vërtetë se në mësimet islame vërtetohet ajo që keni përmendur ju në lidhje me mënyrën e krijimit dhe shumimit të njerëzimit, gjithashtu kjo shpjegohet njësoj edhe në mësimet e krishtera dhe hebraike.

    Ndërsa për ta kuptuar drejt përgjigjen ndaj preokupimit tuaj, fillimisht ju themi se prej fillimit të krijimit të njerëzimit deri më tani kemi me qindra mijëra vite të kaluara dhe gjatë këtyre kohëve kemi ndryshime në ligjet dhe dispozitat të cilat Allahu i ka zbritur njerëzimit. Për këtë, Allahu i Lartmadhëruar, kohë pas kohe ka zbritur libra, ka dërguar Pejgamberë, që t’u zbriten atyre ligje e dispozita me të cilat do të punojnë njerëzit e një kohe të caktuar, që më pastaj të anulohen ato ligje me shpallje të re. Kjo vazhdoi kështu me të gjithë të Dërguarit derisa erdhi Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, si i Dërguar i cili solli shpalljen e fundit, me ligjet e të cilit u obliguan të punojnë tërë njerëzimi deri në Ditën e Gjykimit.

    Për ta kuptuar më qartë këtë, do të marrim shembullin se si në jurisprudencën e Isait alejhi selam dita e shtunë ishte e shenjtë dhe ishte e ndaluar që njerëzit të punonin në këtë ditë. Me ardhjen e Muhamedit salallahu alejhi ve selem u anulua kjo ndalesë. Allahu i Lartësuar i mallkoi ata hebrenj që thyen shenjtërinë e të shtunës dhe punuan. Ai në Kuran thotë: “O ju, të cilëve ju është dhënë Libri! Besoni atë që kemi zbritur si vërtetues të asaj që keni në duar para se t’jua fshijmë fytyrat e t’jua kthejmë prapa ose t’ju mallkojmë ashtu siç i mallkuam shkelësit e të shtunës.” (Nisa 47). Ndërsa në jurisprudencën islame nuk është e ndaluar që të punohet të shtunave dhe kjo ndalesë kishte të bënte më ligjet të cilat Allahu i Lartmadhëruar ua zbriti hebrenjve para ardhjes së Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Me fjalë të tjera, kjo ndalesë është anuluar me zbritjen e Kuranit. Shembuj të këtij lloji kemi shumë, por për shkak të kohës nuk do të përmendim të tjera.

    Gjithashtu edhe ndalesa e martesës së të afërmve në fillim nuk ishte e pranishme për shkak se po të ndalohej që atëherë, do të pamundësohej shumimi dhe zhvillimi i llojit njerëzor. Madje vërtetohet se Havaja, gruaja e Ademit alejhi selam ishte krijuar nga vetë Ademi, njeriu i parë dhe nga ata dy filloi shumimi i njerëzimit. Allahu i Madhëruar thotë: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.” (Nisa, 1)

    Pra, ishte domosdoshmëri që të jetë e lejuar kjo formë e martesës mes fëmijëve të Ademit aljehi selam atëherë, që të mund të vazhdonte shumimi i njerëzimit. Por edhe kjo martesë në atë kohë kishte rregulla. Vërtetohet në disa transmetime se fëmijët që i lindnin Ademit ishin binjakë, një mashkull dhe një femër. Në ligjet e atëhershme të zbritura nga Allahu, ishte e paraparë që binjakët të mos martohen mes tyre, por mashkulli të martohet me femër tjetër e cila ka lindur më herët apo me vonë dhe që nuk është binjak me të. Prandaj edhe këtu ndodh konflikti mes Kabilit dhe Habilit. Me Habilin lindi Demimja, kurse me Kabilin lindi Vedia dhe sipas sheriatit (ligjit) të atëhershëm, Habili duhej të martohej me vajzën që kishte lindur së bashku me Kabilin, por Kabili kundërshtoi, sepse vajza që kishte lindur me të ishte më e bukur dhe thoshte se ai kishte përparësi që të martohej me të pasi ishte edhe më i madh. Ky mospajtim ishte shkaku i armiqësisë së dy vëllezërve dhe për këtë Kabili vendosi ta vriste vëllanë e tij Habilin. Allahu e di më së miri!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleMosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar
    Next Article A marrin gjynahe gratë që punojnë një punë hallall?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    13 Ushqime që Të Japin Energji Natyrale

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.