Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A marrin gjynahe gratë që punojnë një punë hallall?
    Qendrime Islame

    A marrin gjynahe gratë që punojnë një punë hallall?

    Dija OnlineBy Dija Online08-02-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Selamu alejkum!
    Unë shfletoj shpesh faqen tuaj, Allahu jua shpërbleftë.
    Lexova artikullin mbi komentimin e ajetit “dhe rrini në shtëpitë tuaja…” që thoshte që gratë duhet të rrinë në shtëpi.
    Po ne gratë që jemi në punë, pra që punojmë për arsye ekonomike, ngaqë jemi me qera e paga e burrit me zor i mbulon shpenzimet e jetesës e jo më që të ngelet gjë për haxh, blerje shtëpie a ndonjë gjë tjetër, a marrim gjynahe duke qenë që puna është punë hallall?

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

    Nëse puna jote është hallall, në këtë rast kjo hyn në nevojat e femrës dhe familjes së saj e nuk është haram, siç ka thënë Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë: “Thënia e Allahut: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja.” (El Ahzab 33), do të thotë që femrat të qëndrojnë në shtëpitë e veta dhe të mos dalin nga shtëpia përveç për ndonjë nevojë.” Dhe prej nevojave është edhe puna, nëse ajo punë është hallall.

    Po ashtu argument për lejimin e daljes së gruas jashtë shtëpisë për nevojat e saj (në rast se nuk ka mundësi tjetërkush t’i kryejë këto nevoja) është hadithi që transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: “Ka dalë Sevdeja pasi ka zbritur urdhri i mbulesës për nevojat e saj dhe ajo ishte një grua me shtatë të lartë dhe posa dilte ajo nga shtëpia, njihej nga ata persona të cilët e njihnin atë para se të bëhej obligim mbulesa. Dhe kur ajo doli për nevoja të saj, e takoi atë Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe i tha: “O Sevde, vallahi nuk ke mundësi të fshihesh nga ne! Për këtë shkak, ki kujdes se si del.” Thotë Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Pastaj ajo u kthye dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ishte tek unë duke ngrënë drekë dhe në dorën e tij kishte një kockë me mish dhe Sevde hyri brenda dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, unë dola nga shtëpia për disa nevoja të mia dhe më takoi Omeri dhe më tha këto fjalë.” Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Pastaj Allahu e inspiroi Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke qenë kocka me mish ende në dorën e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe tha: “Me të vërtetë ju është lejuar juve (femrave) të dilni (nga shtëpia) për nevojat tuaja.” (Muslimi dhe Buhariu 1/249)

    Dhe kjo që keni përmendur ju, pra të punosh për nevojat familjare, është prej nevojave që i lejohet gruas të dalë nga shtëpia, mirëpo me kusht që puna të jetë hallall dhe dalja e saj të jetë me mbulesë, e paparfumuar, kokulur dhe në pajtim me rregullat e tjera që ka vendosur Islami.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSi erdhi njeriu deri më sot në bazë të ideologjisë fetare?
    Next Article A kam të drejtë martese me këtë person?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.