Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Tema»Shtëpia e parë në Bek-ke
    Tema

    Shtëpia e parë në Bek-ke

    Dija OnlineBy Dija Online12-10-201504 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
    Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje e çdo lajthitje të çon në zjarr.

    Të nderuar besimtarë!
    Allahu i Lartësuar e zgjodhi Muhamedin salallahu alejhi ue selem që të jetë vula e të Dërguarve. Ai po ashtu e zgjodhi Mekën qendër të ndriçimit botëror. Lindja e Muahmedit salallahu alejhi ue selem ndodhi në Mekë, edhe mesazhi i pejgamberisë i erdhi në Mekë dhe për një kohë të gjatë përhapi thirrjen islame në Mekë. Allahu i Lartësuar deshi që Meka të ketë vlerë dhe nder. Ai deshi që ky vend i bekuar të vlerësohet lart nga besimtarët islamë nga të katër anët e botës.
    Në këtë hytbe do të veçojmë disa ajete që flasin për vlerën e Qabes dhe të Mekës. Kurani na mëson disa emërtime të këtij vendi të shenjtë dhe në vazhdim po i kujtojmë së bashku të nderuar besimtarë.

    –Në Kuran quhet Meke. Allahu i Lartësuar thotë:

    وَهُوَ ٱلَّذِى كَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ عَنْهُم بِبَطْنِ مَكَّةَ
    “Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre brenda në Mekë.” (Fet-h, 24)

    –Në Kuran quhet Bek-ke. Allahu i Lartësuar thotë:

    إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِى بِبَكَّةَ مُبَارَكاً وَهُدًى لّلْعَـٰلَمِينَ .فِيهِ ءايَـٰتٌ بَيّـنَـٰتٌ مَّقَامُ إِبْرٰهِيمَ وَمَن دَخَلَهُ كَانَ ءامِناً
    “Me të vërtetë që, Shtëpia e parë (për adhurim e lutje) e caktuar për njerëzimin ishte ajo në Bekkah (Mekë), gjithë bekime e mirësi dhe udhëzuese për gjithë alemin (njerëzimin e xhinët). Në të ka shenja të qarta, (si për shembull) Mekami i Ibrahimit (vendqëndrimi i Ibrahimit); kushdo që hyn në të (Ka’abë) fiton sigurinë.” (Ali Imran, 96-97)

    –Në Kuran quhet Mesxhidul-Haram (Xhamia e Shenjtë). Allahu i Lartësuar thotë:

    هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّوكُمْ عَنِ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ
    “Ata janë të cilët mohuan dhe ju ndaluan ju nga El-Mesxhid El-Haram(Xhamia e Shenjtë në Mekë).” (Fet-h, 25)

    –Në Kuran quhet Ummul-Kura. Allahu i Lartësuar thotë:

    وَلِتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا
    “…për të këshilluar Nënën e Qyteteve (Mekën) dhe të gjithë (botën)rreth saj.” (Enam, 92)

    –Në Kuran Allahu i Lartësuar betohet për këtë qytet duke thënë:

    لَا أُقْسِمُ بِهَذَا الْبَلَدِ. وَأَنتَ حِلٌّ بِهَذَا الْبَلَدِ
    “Betohem Unë për këtë qytet (Mekën)! Dhe ti je i lirë në këtë qytet (Mekë).” (Beled, 1-2)

    –Në Kuran cilësohet si qytet i sigurisë. Allahu i Lartësuar thotë:

    وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ. وَطُورِ سِينِينَ. وَهَذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ.
    “Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina-en! Dhe këtë qytet të sigurisë (Mekën)!” (Tin, 1-3)

    Të nderuar besimtarë!
    Allahu i Lartësuar e bëri Mekën e bekuar vend të shpalljeve, burim të Islamit. Vlera e saj është një vlerë e madhe dhe shenjtrimi i saj është shenjtërim nga Krijuesi i gjithësisë. Ky qytet këto vlera do t’i ketë deri në fundin e kësaj bote. Po ashtu, duhet të kujtojmë se njëra ndër shtyllat e Islamit është edhe haxhi, një obligim që jetësohet vetëm në Mekë.

    جَعَلَ ٱللَّهُ ٱلْكَعْبَةَ ٱلْبَيْتَ ٱلْحَرَامَ قِيَاماً لّلنَّاسِ
    “Allahu e ka bërë Kabën, Shtëpinë e Shenjtë, vend sigurie dhe përfitimi (si vizita për haxh ose umre) për njerëzimin.” (Maide, 97)

    Kështu Allahu i Lartësuar e madhëroi Qaben në Meke në zemrat e robërve të Tij. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë:

    ‏إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَ ‏ ‏مَكَّةَ ‏ ‏ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضَ فَهِيَ حَرَامٌ بِحَرَامِ اللَّهِ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ .
    “Allahu e ka bërë të shenjtë Mekën në ditën kur ka krijuar qiejt dhe tokën dhe ky shenjtërim i Allahut do të vazhdojë deri në Ditën e Kiametit.”(Transmeton Buhariu)

    Të nderuar besimtarë!
    Kini frikë Allahun e Lartësuar, falënderojeni Atë për dhuntitë e dhuruara dhe adhuroni vetëm Zotin e Qabes dhe për këtë jemi të urdhëruar. Vetëm në këtë mënyrë do ta fitojmë sigurinë në këtë botë dhe në botën tjetër.

    إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبّ هَذِهِ ٱلْبَلْدَةِ ٱلَّذِى حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَىء وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ
    “Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.” (Nemël, 91)

    فَلْيَعْبُدُواْ رَبَّ هَـٰذَا ٱلْبَيْتِ .ٱلَّذِى أَطْعَمَهُم مّن جُوعٍ وَءامَنَهُم مّنْ خوْفٍ [قريش:3، 4]
    “Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” (Kurejsh, 3-4)
    Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleFSK mposht shtetet anëtare të NATO-s
    Next Article Sëmundja e mendjemadhësisë
    Dija Online

    Related Posts

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    10-03-2026

    Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj

    21-02-2026

    Nga homeschooling te notat e larta: Si një familje myslimane po riformëson kuptimin e suksesit akademik në Amerikë

    05-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.