Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ajror, të cilin e klaisfikojnë si sulm “kundër militantëve ISIS në Irak”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit.
Ai tha se dy avionë luftarakë hodhën bomba pranë Erbilit, kryeqyteti i krahinës kurde të Irakut duke shkatërruar artilerinë që ISIS po e përdor kundër kurdëve dhe personelit të SHBA’së.
Sulmi vjen një ditë pasi Presidenti Obama autorizoi sulmet ajrore në Irak.