Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Skandali në QKUK, Bicaj jep dorëheqje, ripërsëritet testimi
    Lajme

    Skandali në QKUK, Bicaj jep dorëheqje, ripërsëritet testimi

    Dija OnlineBy Dija Online08-08-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    (E plotësuar) Përmes një njoftimi për medie nga QKUK, bëhet e ditur se komisioni përkatës, pas raportimit të gazetës Tribuna për manipulim të testimit për drejtorë të klinikave, ka vendosur ripërsëritjen e testimit për degët diagnostiko.

    Në njoftim thuhet:

    “Pas shqetësimit të ngritur nga mediet në lidhje me parregullsitë eventuale në konkursin për drejtorë të klinikave, shërbimeve dhe instituteve për lëmenjtë diagnostike, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj, ka kërkuar mbledhje urgjente nga komisioni vlerësues, edhe pse komisioni vepron si trup i pavarur.
    Pas analizës së bërë nga ana e komisionit, drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së i është propozuar ripërsëritja e intervistimit për degët diagnostike.

    Ndërkohë i caktuari si anëtarë i komisionit nga Fakulteti i Mjekësisë, Prof.dr. Xhavit Bicaj, i apostrofuar nga mediet, përmes një deklarate me shkrim, ka njoftuar drejtorin e SHSKUK, se jep dorëheqje të parevokueshme, duke pasur parasysh interesin e përgjithshëm dhe duke dëshiruar që procesi të përmbyllet me sukses.

    Procedura do të vazhdojë normalisht për klinikat dhe shërbimet e degëve internisitke dhe kirurgjike.

    Skandali në QKUK, Xhavit Bicaj jep dorëheqje

    Xhavit Bicaj ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të komisionit të panelit për zgjedhje të Drejtorëve të Klinikave të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). Dorëheqjen e ka pohuar për gazetën Tribuna vet Bicaj.

    Dorëheqja e tij ka ardhur pas raportimit të sotëm gazetës Tribuna për manipulimet të cilat i ka bërë Bicaj në dërgimin e provimit me përgjigje të sakta disa kandidatët të konkursit.

    Sipas drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Curr Gjocaj QKUK, në orët e pasdites pritet të dal me një qëndrim zyrtarë, lidhur me këtë çështje.

    Pritet anulimi i konkursit si dhe hapa të tjerë pas këtij skandali që zbuloi gazeta Tribuna.

    Xhavit Bicaj ua tregon përgjigjet e sakta kandidatëve

    Nga: Nexhmije Ahmeti/Gentiana Hasani

    Ramë Miftari dhe Sonja Blakaj mund të jenë kandidatët më të suksesshëm në intervistën me shkrim për udhëheqës të klinikave në QKU. Miftari ka konkuruar për drejtor të shërbimit klinik të mjekësisë nukleare, ndërsa Sonja Blakaj për drejtor të Klinikës së Onkologjisë në QKU. Këta të dy kanë pasur para vetes komplet pyetjet me përgjigje të sakta.

    Krejt këto u janë dërguar të dyve nga Xhavit Bicaj në e-mail. E testi me shkrim me përgjigje të sakta Miftarit dhe Blakajt u është dërguar nga Bicaj me anë të postës elektronike më 4 gusht. Pikërisht në këtë ditë është mbajtur intervista me shkrim për disa nga drejtorë të Klinikave përfshirë Miftarin dhe Blakajn.

    Zyrtarë për media të QKU nuk mund të konfirmojnë nëse Miftari dhe Blakaj e kanë kaluar intervistën me shkrim vetëm se konfirmojnë se të hënën të dy këta iu kanë nënshtruar kësaj interviste. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja Mirlinda Qyqalla. E njëri nga anëtarët e komisionit vlerësues të intervistës është edhe ai që u ka dërguar përgjigjet e sakta…(më gjerësisht në gazetën Tribuna).

     

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSHBA kryen sulm ajror kundër kryengritesve islamik në Irak
    Next Article Ja çfarë bën droga: Kërcen nga kulmi, mendon se poshtë është pishina! (Video,
    Dija Online

    Related Posts

    Turkish Airlines, Pegasus dhe AJet anulojnë fluturimet drejt Iranit pas shtrëngimit të sanksioneve amerikane

    22-09-2026

    Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit

    22-09-2026

    Friedrich Merz: A po i kthen shpinën CDU-ja kancelarit?

    18-09-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Turkish Airlines, Pegasus dhe AJet anulojnë fluturimet drejt Iranit pas shtrëngimit të sanksioneve amerikane

    Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit

    OpenAI nuk do të dalë me fitim para vitit 2030; parashikohet një djegie kapitali prej 278 miliardë dollarësh

    Barack Obama dhe miti i “më të zgjedhurit”

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Barack Obama dhe miti i “më të zgjedhurit”

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    • Besimi

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.