170 dele u mbytën dje në Debëllde nga rrufeja.
Kadri Rrahmani, pronar i deleve, ka thënë se dëmi i shkaktuar është shumë i madh.
Delet ishin biznes me të cilin ai mbante familjen.
“Prej këtyne i kam mbajtë robët. Kam jetuar nga këto dele”.
E banorët thonë për Klan Kosovën se dje në këtë fshat, pati një mot të çuditshëm.
Mehmet Rrahmani, i lënduar nga vetëtima, ka rrëfyer ngjarjen.
“Në moment nuk kam ndi dhimbje, por më vonë po”, ka thënë ai.
Skënder Ahmet, drejtor i Inspektorit në Viti, ia ka “prerë” shpresat” Kadriut se do të mund të kompensohet diçka nga komuna.