Komisioni për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, të Invalidëve, të Pjesëtarëve të UÇK-së deri më tani ka arritur t’i verifikojë 28 mijë aplikacione nga 66 mijë e 339 persona sa kanë aplikuar për këtë status. Prej tyre vetëm 9 mijë personave u njihet statusi.
Dy vjet i janë dashur Komisionit për Verifikim të Statusit të Veteranëve, invalidëve dhe Pjesëtarëve të UÇK-së, për të verifikuar 28 mijë aplikacione. Vonesat në verifikim i arsyetojnë me angazhimet e aplikantëve nëpër fushata zgjedhore.
“Ky ngadalësim i verifikimit lidhet kryekëput me fushatën elektorale, sepse shumica e njerëzve të implikuar në procesin e verifikimit janë marrë me fushatën zgjedhore dhe me zgjedhjet”, ka thënë Faik Fazliu./Zëri/
Të reja
- Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
- Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
- KMSH t’ju kthehet besimtarëve
- A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
- Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
- Dyfytyrësia e tolerancës
- “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
- Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un