Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Sadakaja e 360 nyjave të trupit
    Edukim

    Sadakaja e 360 nyjave të trupit

    Dija OnlineBy Dija Online08-01-201502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

    Ai që dëshiron ta japë sadakanë e qindra nyjave të trupit, le të njihet me një namaz të çmuar me anën e të cilit mund të fitohen shpërblime të mëdha, pa dyshim që është fjala për namazin duha.

    “Salat duha” do të thotë namazi i paradites. Ky namaz ka edhe një emër tjetër dhe quhet “saltul-evabin”, namazi i atyre që kthehen. Pra, falësi i këtij namazi kthehet tek Allahu duke e adhuruar Atë, kur një pjesë e njerëzve janë të angazhuar, kanë shkëputur vëmendjen nga adhurimi i Allahut.

    Atëherë t’i referohemi thënieve të të Dërguarit tonë mbi rëndësinë, madhështinë dhe vlerën e këtij namazi.

    Sahabiu Ebu Dheri tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Për nyjat e çdonjërit prej juve, çdo paradreke, kërkohet sadaka; çdo tesbih (subhanall-llah, madhështia i takon Allahut) është sadaka; çdo tahmid (elhamdu lil-lah, lavdërimi i takon vetëm Allahut) është sadaka; çdo tehlill (La ilahe il-lall-llah) është sadaka; urdhërimi në të mirë është sadaka; çrrënjosja e së keqes është sadaka. Ajo çka është e mjaftueshme për këto janë falja e dy rekateve namaz duha.” (Transmeton Muslimi)

    Hadithi tjetër që transmeton Burejde, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Në trupin e njeriut ndodhen 360 nyje dhe ai duhet të japë sadaka për çdo nyje.” I thanë: “Kush mund ta bëjë një gjë të tillë, o i Dërguar i Allahut?” Ai u përgjigj: “Këlbazën që e sheh në xhami, e largon, ose ndonjë gjë që e largon nga rruga. Nëse nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, ai mund t’i falë dy rekate duha, që do të jetë e mjaftueshme për të.” (Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Ahmedi)

    I Dërguari i Allahut thotë: “O Biri i Ademit! Fali për Mua katër rekate në fillimin e ditës dhe do të jenë të mjaftueshme për pjesën tjetër të saj.” (Transmeton Tirmidhiu)

    Ky namaz është i preferuar, e pëlqyeshme për t’u falur, ndërsa ai që nuk e fal nuk bën ndonjë mëkat. Koha e këtij namazi fillon pas lindjes së diellit, kur të jetë ngritur një heshtë, deri para namazit të drekës. Besimtari ka mundësinë e zgjedhjes, sa rekate dëshiron t’i falë. Mund t’i falë dy rekate, katër, tetë.
    Besimtarë dhe besimtare, mos harroni të jepni sadakanë!

    Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePolicia: Rrugët malore të pa kalueshme pa pajisje dimërore
    Next Article Numri 7 dhe karakteristikat e tij
    Dija Online

    Related Posts

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    21-02-2026

    Pse po humbin vlerat mes prindërve dhe fëmijëve?

    28-12-2025

    Ç’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?

    13-11-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.