Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Relativizimi i së keqes
    Edukim

    Relativizimi i së keqes

    RedaktoriBy Redaktori27-08-202203 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Forma më klasike e përligjjes së të keqes është kur justifikohet se kështu na e kanë lënë të parët, kështu e kemi traditë! Mjafton të lexosh Kuranin dhe do të ndeshësh disa herë qortimin që Allahu i bën kësaj mendësie dhe sesi e hedh poshtë atë në mënyrë racionale.

    Forma tjetër më e përhapur është përligjja përmes shembujve se çfarë bëjnë të tjerët dhe sa e përhapur është kjo apo ajo gjë! Dhe përsëri në Kuran do të gjejmë qortim edhe për këtë justifikim, duke na thënë se shumica e njerëzve nuk janë në rrugë të drejtë, ndaj ata nuk vlejnë si referencë.

    Këto janë dy format klasike më të përhapura, por ka edhe të tjera, si p.sh. filan hoxhë e ka thënë apo bërë, edhe pse nuk jepet për këtë qëndrim asnjë argument fetar. Edhe këtë formë justifikimi e ka cekur Allahu në Kuran, kur na ka përmendur rastin sesi ithtarët e Librit i konsideruan për Zotra dijetarët dhe murgjit e tyre, pikërisht sepse ata pranuan prej tyre hallallin si haram dhe haramin si hallall, siç ia komentoi këtë ajet Profeti (alejhi salatu ue selam) sahabëve.

    Një tjetër formë justifikimi është edhe relativizimi i së keqes përmes justifikimit se është opinioni dhe mendimi ndryshe i dikujt, ndaj duhet respektuar! Për këtë ata keqpërdorin shpesh mospajtimin që dijetarët islamë kanë për disa çështje fetare të jurisprudencës islame, të dorës së dytë, që nuk kanë të bëjnë me parimet apo shtyllat e besimit.

    Një tjetër formë është kapja edhe pas ideve të gabuara të njerëzve devijantë që shiten si dijetarë dhe na paraqiten si referenca të besueshme, apo edhe dijetarëve të mirëfilltë që mund të kenë gabuar, sepse askush nuk është imun nga gabimi.

    Ndërkohë kjo formë relativizimi e së keqes po bëhet gjithmonë e më e përhapur, pikërisht për shkak të ndikimit të kohës kur jetojmë, ku individualizmi dhe i mendimi i lirë e ndryshe, është bërë si normë e shenjtë ku nuk guxon të kundërshtosh dhe mos pranosh atë që thotë dikush, se ndryshe etiketohesh si intolerant, edhe nëse ky njeri i sheh parimet e normat juridike të prera të fesë si çështje të diskutueshme që hanë debat dhe ku pranohet mendimi ndryshe! Në këtë linjë çështje si ajo e vërtetësisë së Kuranit, Haditheve, namazit, zekatit, agjërimit, haxhit, shamisë, kamatës, dylberëve… etj., të gjitha janë të diskutueshme dhe gjithsecili ka të drejtën e mendimit të tij të lirë për to, qoftë edhe ndryshe nga konsensusi shekullor i dijetarëve islamë. Fundja kush janë ata, edhe ata njerëz si ne kanë qenë dhe janë! E kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës, që i hap rrugën herezisë dhe daljes nga feja.

    Ajo që kërkon Allahu nga ne nuk është ndryshimi i së keqes dhe zhdukja e saj, sepse kjo shpesh nuk është në dorën tonë dhe ne nuk kemi aq fuqi sa ta bëjmë këtë gjë, ajo që kërkohet prej nesh është përpjekja për ndryshim, është urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga e keqja, dhe pikërisht për këtë përpjekje të sinqertë do të merremi në llogari dhe do të marrim shpërblim, jo për suksesin ose mossuksesin e saj që është në dorën e tjetër kujt.

    Hoxhë Justinian Topulli

    E keqja Justinian Topulli
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSkandali i radhës i Gylenistëve
    Next Article Verbëria e pangopësisë
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    21-02-2026

    Pse po humbin vlerat mes prindërve dhe fëmijëve?

    28-12-2025

    Ç’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?

    13-11-2025
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.