• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Studime»Pasqyrë e përgjithshme rreth shkencës së Fikhut

Pasqyrë e përgjithshme rreth shkencës së Fikhut

0
By Dija Online on 10-11-2015 Studime
  1. Përkufizimi i Fikhut

    Në kuptimin gjuhësor “فقه” “Fikh” do të thotë – ” فهم” “njohje”,”kuptim”. Me këtë domethënie është përdorur edhe në ajetin ku Musai alejhi selam i bën lutje Allahut të Lartësuar:
    “وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِّن لِّسَانِي يَفْقَهُوا قَوْلِي”
    “Dhe zgjidhma nyjën nga gjuha (ma largo mangësinë e të shprehurit). Që ata ta kuptojnë fjalën time.” (Ta Ha, 27-28)

    Ndërsa në kuptimin terminologjik, shkenca e fikhut ka disa përkufizime dhe ndër to zgjedhim:
    a) Njohja e dispozitave të Sheriatit që lidhen me veprat (e njeriut) dhe me argumentet e tyre të hollësishme (të zbërthyera);
    b) Shkencë që merret me dispozitat praktike të sheriatit të nxjerra nga argumentet e hollësishme.


    1.1. Sqarim i përkufizimit

    Me fjalën “njohja” është për qëllim dija e sigurt dhe ajo dominuese mbi të dyshimtën (jo njohuria paragjykuese ose dija e pambështetur supozuese).
    Ndërsa me pjesën “dispozitat e sheriatit” janë për qëllim dispozitat e përfituara nga sheriati, si p.sh. njohja se një praktikë e caktuar është vaxhib ose haram. Këtu përjashtohen njohuritë e përfituara nga logjika dhe njohuritë e përfituara nga përvoja.
    Ndërsa me fjalinë “që lidhen me veprat (e njeriut)” janë për qëllim ato gjëra që nuk lidhen në mënyrë direkte me bindjen dhe besimin (akiden), si kryerja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi, etj.. Pra, në përkufizimin e fikhut përjashtohen ato gjëra që lidhen me besimin, si teuhidi (njësimi) i Allahut dhe njohja e Emrave dhe Atributeve të Tij. Pra këto nuk përfshihen në “fikh”, sipas kuptimit terminologjik të tij.
    Dhe me pjesën “me argumentet e tyre të hollësishme” janë për qëllim argumentet të zbërthyera, të imtësuara, nga të cilat nxirren dispozitat e fikhut. Kështu që përjashtohet nga ky përkufizim shkenca e Usuli Fikhut, për shkak se ajo studion argumentet e përgjithshme të fikhut.


    2. Ndarja e Fikhut

    Më lartë qartësuam se Fikhu është shkenca e cila studion ligjet praktike islame, të cilat burojnë nga shpallja që i ka zbritur Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
    Dijetarët, kur shkruajnë rreth kësaj shkence në librat e tyre, dallojnë në mënyrën se si e bëjnë ndarjen e tematikave që shtjellohen aty. Më e përgjithshmja është që ndarja të bëhet në dy pjesë:

    1. Kismu Ibadat – Pjesa e ceremonive fetare (adhurimeve)1,
    2. Kismu Muamelat – Pjesa rreth rregullave ndërnjerëzore (kodi i së drejtës qytetare)2
    .

    3. Burimet e Fikhut (legjislacionit islam)

    Me burimet e fikhut kemi për qëllim argumentet në të cilat mbështetet sheriati dhe nga të cilat nxirren dispozitat islame. Ato janë:

    1. Kurani
    2. Suneti
    3. Ixhmaja (pajtimi i muxhtehidëve të një kohe nga populli i Muhamedit salallahu alejhi ue selem) për një çështje legjitime
    4. Kijasi (Analogjia).

    4. Dispozitat obliguese (El ahkamut- teklifije)

    Dispozitat apo ligjet të cilat nxirren nga argumentet e sheriatit, të gjitha, nuk e kanë të njëjtën gradë të obligueshmërisë apo ndalesës, por ato dallojnë varësisht prej fuqisë dhe formës së argumentit se si ka ardhur rreth çështjes së caktuar. Prandaj dijetarët e Usulit i kanë ndarë ato në disa lloje:

    1. Vaxhib (obligim)

    Kërkesa e Ligjdhënësit për veprim në mënyrë të prerë, mosvepruesi i saj ndëshkohet, prandaj ai që e ekzekuton shpërblehet, ndërsa ai që e lë ndëshkohet.
    Me fjalë të tjera, vaxhibi është ajo që është e urdhëruar të kryhet, për përmbushjen e së cilës pason shpërblimi, ndërsa për mospërmbushje pason dënimi.

    2. Haram (ndalesë)

    Kjo është e kundërta e obligimit (vaxhibit). Është kërkesa e Ligjdhënësit për mosveprim në mënyrë të prerë dhe ai që e vepron atë ndëshkohet.
    Pra, haram është ajo që është e ndaluar të veprohet dhe për çka pason dënimi.

    3. Mesnun, mendub (e rekomanduar)

    Kërkesa e Ligjdhënësit për veprim, por jo në mënyrë të prerë dhe mosvepruesi nuk ndëshkohet. Me fjalë të tjera, ajo për të cilën ai që e bën shpërblehet, ndërsa ai që e lë nuk ndëshkohet.

    4. Mekruh (e urryer, e neveritur)

    Kjo është e kundërta e rekomandimit. Kërkesa e Ligjdhënësit për mosveprim por në mënyrë jo të prerë. Vepruesi i saj nuk ndëshkohet, por qortohet.

    5. Mubah (e lejuar)

    Kjo është kur bërja dhe lënia e një vepre është e njëjtë.


    4.1. Ndarja e dispozitave obliguese te dijetarët hanefi
    Ndarja e dispozitave obliguese në këto pesë kategori ose l
    loje është ndarje e shumicës së dijetarëve, kurse usulistët hanefi ndarjen e këtyre dispozitave e bëjnë në shtatë lloje. Ata veprat obligative (vaxibin) e ndajnë në dy lloje: farz dhe vaxhib.
    1. Farz: Ajo që e ka kërkuar Ligjdhënësi të veprohet në mënyrë të prerë, me argument të vërtetuar, të prerë dhe të veçantë, si namazi, zekati, haxhi, etj..
    2. Vaxhib: Ajo që Ligjdhënësi e ka kërkuar të veprohet në mënyrë të prerë, por argumenti nuk është i prerë dhe i drejtpërdrejtë3. Si p.sh. sadakatu fitri, leximi i Fatihasë në namaz, etj..

    Kurse te dijetarët e tjerë (xhumhuri) edhe farzi, edhe vaxhibi është i njëjtë, prandaj ata i përdorin këto dy terma si sinonime, duke mos bërë dallim ndërmjet tyre.

    Ulematë hanefi gjithashtu edhe mekruhun e ndajnë në dy lloje:

    1. Mekruh tahrimen: Është i njëjtë sikurse harami4; ajo që ka kërkuar Ligjdhënësi të mos veprohet në mënyrë të prerë, por me argument jo të prerë5. Për këtë mund të sjellim shembullin ku dijetarët hanefi thonë se veshja e rrobave të mëndafshit për mashkullin është mekruh tahrimen, ose mbajtja e stolive të arit për meshkuj, etj..

    2. Mekruh tenzihen: Ajo që ka kërkuar Ligjdhënësi të mos veprohet në mënyrë jo të prerë. Siç është agjërimi i ditës xhuma duke mos ia bashkangjitur një ditë para ose një ditë pas.

    Ashtu si sqaruam më lart, ndarja e dispozitave obliguese që e bëjnë dijetarët hanefi është kështu:
    1. Farzi.
    2. Vaxhibi.
    3. Mesnuni.
    4. Mubahu.
    5. Mekruhu tahrimen.
    6. Mekruhu tenzihen.
    7. Harami.

    4.2. Ndarja e farzit

    Ato vendime të cilat janë obligative, pa marrë parasysh a janë vaxhibe apo farze, ato ndahen në dy kategori:
    a) Fard ajn (obligim individual), bërja e së cilës kërkohet nga çdo mukel-lef (i përgjegjshëm moralisht), i moshërritur dhe psiqikisht i shëndoshë. Shumica e këtyre vendimeve sheriatike hyjnë në këtë kategori. Si p.sh. falja e namazit për secilin, agjërimi, haxhi, etj..

    b) Fard kifaje (obligim kolektiv), ekzekutimi i së cilës kërkohet nga shoqëria e përgjegjshme islame dhe jo prej secilit individ specifikisht; siç është falja e namazit të xhenazes, të mësuarit e degëve të ndryshme të diturisë së dobishme, të urdhëruarit në të mirë dhe ndalimi nga e keqja si dhe çështje të tjera të ngjashme.


    5. Sqarimi i disa termave të Fikhut

    Mukelef: Quhet personi i cili ngarkohet me zbatimin e dispozitave të sheriatit. Pra, ai që arrin moshën e pjekurisë dhe është i mençur.
    Fekih (shumës Fukaha): Personi i cili është ekspert në jurisprudencën islame, fikh.
    Fetva: Opinioni juridik i një fekihu apo i një grupi në lidhje me ndonjë çështje të sheriatit.
    Medh`heb: Drejtim apo shkollë e mendimit; përmbledhja e përgjithshme e vendimeve juridike të një dijetari të madh (imami), gjithashtu edhe nxënësit e tij dhe të gjithë dijetarët të cilët i përmbahen metodës së tij.
    Mesele (shumës Mesa`il): Temë, çështje apo problematikë e fikhut.
    Mufti: Dijetari që jep fetva.
    Ixhtihad: Përpjekja e fekihut me të gjitha mundësitë për të gjetur dispozitën e Allahut rreth një çështjeje të caktuar nga burimet e sheriatit (Kurani, Suneti, Ixhmaja, etj.).
    Muxhtehid: Dijetari i cili është i kualifikuar për të nxjerrë vendime me anë të ixhtihadit.
    Ixhma: Dakordimi (pajtimi, unifikimi) i muxhtehidëve të një kohe, nga umeti i Muhamedit salallahu alejhi ue selem, për një çështje të sheriatit.
    Mufesir: Komentator i Kuranit.
    Muhadith: Dijetar i shkencave të hadithit.
    Mukal-lid: Muslimani i rëndomtë i cili pason ndonjë dijetar ose medh`heb pa e kërkuar argumentin.
    Kijas: Krahasimi i një çështjeje që për dispozitën e saj sheriatike nuk ka argument me një çështje tjetër për dispozitën e së cilës ekziston argumenti. Ky krahasim bëhet pasi të dyja çështjet janë të njëjta dhe kanë motiv të përbashkët.
    Taklid: Të ndjekurit e ndonjë opinioni, dijetari apo medh’hebi pa hulumtuar argumentin në të cilin mbështetet.
    Ulema (njëjës Alim): Dijetarë.

 

Alaudin Abazi

 

1 Në këtë pjesë hyn:
-Kapitulli i pastërtisë.
-Namazi.                      -Betimet dhe zotimet.
-Agjërimi.                     -Dispozitat e xhamisë.
-Zekati.                        -Xhihadi.
-Haxhi dhe Umreja.       -Ushqimet dhe pijet
-Rregullat e gjuetisë dhe të therjes. Për më gjerësisht shih: “Historia e Fikhut”, Eshkar, 25-28.
2 Në këtë pjesë hyn:
-Martesa dhe divorci.
-Kodi penal.
-E drejta procedurale.
-Shitblerja dhe kontrata të tjera.
-Trashëgimia dhe testamenti, etj.. Për më gjerësisht shih: “Historia e Fikhut”, Eshkar, 27-30.
3 Sikurse argumenti për ndonjë vaxhib të jetë me hadith ahad (hadithi i saktë që transmetohet vetëm me një rrugë të transmetimit)
4 Prandaj Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhamedi (dy nxënësit e Ebu Hanifes) këtë lloj të mekruhut ia bashjkangjesin haramit dhe nuk e konsiderojnë normë në vete.
5 Dhe me këtë: “…me argument jo të prerë”, bëjnë dallimin ndërmjet këtij mekruhu dhe haramit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Kurani dhe Menaxhmenti

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

E vërteta rreth martesës “mut’a”

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
1/125000
Para
By PoseLab
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.