Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Analiza»Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane
    Analiza

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Dija OnlineBy Dija Online31-05-202606 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane
    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nga Farid Hafez | MEE

    Etiketat terroriste të eksportuara nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të shtypur opozitën politike, tani po përdoren në mbarë Evropën dhe SHBA-në për të zbrazur jetën demokratike myslimane.

    Në mbarë opinionin publik perëndimor po përhapet një pretendim i rrezikshëm se pjesëmarrja qytetare myslimane është e lidhur fshehurazi me një komplot të koordinuar të Vëllazërisë Myslimane për të përmbysur këto kombe nga brenda.

    Ata pretendojnë se myslimanët – shumë prej tyre emigrantë të brezit të tretë – të cilët organizohen në komunitete, kërkojnë të drejtat e tyre si qytetarë të barabartë dhe angazhohen në politikën demokratike, po e bëjnë këtë si pjesë e një skeme të fshehtë për marrjen e kontrollit. Kjo është një teori konspirative, dhe madje një teori e njohur.

    Pas shpalljes nga Departamenti i Shtetit i administratës Trump të degëve të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, Jordani dhe Liban si Organizata Terroriste të Huaja (FTO), disa guvernatorë të shteteve të SHBA-së dhe politikanë evropianë e kanë përdorur këtë si një “kartë të bardhë” (carte blanche) për të shënjestruar popullsitë e tyre të brendshme myslimane.

    Guvernatorët e Teksasit dhe Floridës kanë ndërmarrë hapa për të shpallur Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) si një organizatë terroriste – një hap kryesisht simbolik, por gjithsesi i rëndë drejt kriminalizimit të angazhimit qytetar mysliman.

    Ndërkohë, parlamenti holandez votoi me një shumicë të ngushtë për të shpallur Vëllazërinë Muslimane si organizatë terroriste, ndërsa qeveria holandeze ende duhet të vendosë se si të veprojë lidhur me këtë.

    Këta politikanë festojnë mënyrën se si disa vende arabe e kanë “dëbuar” Vëllazërinë Myslimane, duke ofruar një mbulesë intelektuale për diçka shumë më gërryese sesa radikalizmi: përjashtimin sistematik të shoqërisë civile myslimane nga pjesëmarrja demokratike.

    Një model autoritar

    Disa nga vendet që këta politikanë evropianë lëvdojnë nuk e mbajtën nën kontroll Vëllazërinë përmes mjeteve demokratike.

    Ata e shtypën atë përmes forcës autoritare: vrasje masive në rrugë të hapura, ekzekutime, arrestime masive dhe shtypje e plotë e Islamit politik në çfarëdo forme. Është pikërisht ky lloj i dhunës shtetërore që historikisht ka nxitur radikalizimin, dhe jo që e ka parandaluar atë.

    Fenomeni modern i grupeve të dhunshme myslimane i ka rrënjët e veta drejtpërdrejt në shtypjen brutale të kryer nën sundimin e Xhemal Abdel Nasser-it – një kampion jo i demokracisë perëndimore, por i nacionalizmit autoritar.

    Vlen gjithashtu të pyetet se pse monarkitë e Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe, e shpallën Vëllazërinë si organizatë terroriste pikërisht në atë kohë kur e bënë: pas Pranverës Arabe, kur partitë e lidhura me Vëllazërinë po fitonin zgjedhjet demokratike në mbarë rajonin.

    Këto shpallje ishin instrumente të vetëruajtjes autoritare dhe jo vlerësime të paanshme të sigurisë – të eksportuara drejt Perëndimit për legjitimim. Kur ekspertët e sigurisë paralajmërojnë për vetëkënaqësi evropiane, ata në realitet po amplifikojnë narrativën e sigurisë të qeverive që kishin arsye të forta politike për të shkatërruar opozitën e tyre të brendshme politike myslimane.

    Vëllazëria që supozohet se kërcënon Evropën është një organizatë pa seli formale, pa udhëheqje të bashkuar dhe pa lista të qarta anëtarësie – veçanërisht pasi pjesa më e madhe e saj u burgos pas grushtit të shtetit të vitit 2013 në ish-kuazi-kryeqytetin e saj, në Kajro.

    Kjo paqartësi trajtohet si provë rreziku. Në realitet, ajo e bën Vëllazërinë një gogol ideal – një etiketë që nuk mund të përcaktohet saktësisht dhe për rrjedhojë mund t’i vendoset pothuajse cilitdo.

    Dhe kështu ka ndodhur. Shoqatat studentore myslimane, organizatat e të drejtave civile, grupet e avokimit dhe vëzhguesit kundër diskriminimit janë njollosur të gjithë me lidhje me Vëllazërinë, zakonisht mbi bazën e një afërsie të dobët ideologjike dhe jo për shkak të ndonjë lidhjeje operacionale të vërtetuar.

    Kur Franca shpërbëu organizatën “Collectif Contre l’Islamophobie en France” (CCIF) – një organizatë e dedikuar për dokumentimin e diskriminimit ndaj myslimanëve – ajo e bëri këtë nën flamurin e luftës kundër “separatizmit islamik” dhe lidhjeve të supozuara me Vëllazërinë.

    Viktima e vërtetë ishte një institucion që mbronte liritë civile.

    Ky model ka një emër në historinë amerikane: Mekartizëm (McCarthyism). Teknikat janë identike: dyshimi i gjerë ideologjik zëvendëson provat specifike, dhe faji nga shoqërimi bëhet standardi i provës.

    Efekti praktik është ngrirja e fjalës dhe e pjesëmarrjes qytetare të një komuniteti të tërë – jo neutralizimi i ndonjë kërcënimi të vërtetë. Në dekadat që nga 11 shtatori, amerikanët kanë parë se sa shumë mund të shtrihet logjika e shpalljes së terrorizmit – nga njerëzit e burgosur ilegalisht në Gjirin e Guantanamos e deri te protestuesit e ICE-së që etiketohen si terroristë të brendshëm.

    Arbitrariteti i këtij procesi nuk është një defekt. Ai është vetë qëllimi.

     

    Përjashtimi ushqen radikalizimin

    Kur liderët politikë evropianë ankohen se myslimanët nuk janë të integruar, ata njëkohësisht po bëjnë çmos për t’i përjashtuar ata edhe më tej – duke u mohuar atyre të drejtat themelore që gëzojnë pjesa tjetër e qytetarëve: lirinë e fjalës dhe lirinë e tubimit.

    Të mbështesësh integrimin duhet të nënkuptojë zgjerimin e të drejtave demokratike, jo shtypjen e jetës publike myslimane.

    Shoqëritë që përjashtojnë dhe mbikëqyrin myslimanët, që ndalojnë shamitë e kokës dhe bllokojnë ndërtimin e xhamive si dhe mbyllin organizatat e shoqërisë civile, nuk e parandalojnë radikalizimin.

    Ato e përshpejtojnë atë duke u vërtetuar myslimanëve të rinj se pjesëmarrja demokratike është një kurth dhe se shoqëria ku ata jetojnë nuk i konsideron si pjesë që i përkasin plotësisht asaj.

    Ngjashëm me diskurset antisemite në kthesën e shekullit të 20-të, të cilat e ri-kornizuan judaizmin si një ideologji politike dhe jo si fe për të arsyetuar përjashtimin, diskursi i sotëm antimysliman këmbëngul se Islami nuk është një besim, por një projekt politik totalitar.

    Evropa, me historinë e saj të gjatë të shtypjes së feve minoritare në favor të kishave dominante, është veçanërisht e ndjeshme ndaj këtij kornizimi. Ajo duhet ta dinte më mirë.

    Rreziku i vërtetë që paraqet ky argument është se ai ofron një arsyetim që tingëllon i respektueshëm për diçka shumë më të gjerë: trajtimin e vetë angazhimit qytetar mysliman si të dyshimtë dhe dhënien e një mjeti qeverive për të heshtur komunitetet që mbrojnë të drejtat e tyre.

    Nuk është kjo mënyra se si mbrohen shoqëritë e hapura. Kjo është mënyra se si ato zbrazen nga brenda.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleMungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”
    Next Article Fatmir Baçi – DO TA VRAS BILBILIN
    Dija Online

    Related Posts

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    15-07-2026

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    22-06-2026

    FP: Fundi i azilit

    19-06-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mexhiti dhe Pammer diskutojnë thellimin e bashkëpunimit: Austria, aleat kyç në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

    Mbyllen përkohësisht rruga “Bajram Bahtiri” dhe një pjesë e rrugës “Afrim Zhitia” në Prishtinë

    Vuçiq në Kiev, Serbia nuk nënshkruan deklaratën për mbështetjen ndaj Ukrainës

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.