• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
  • Ministria e Arsimit e Shqipërisë, për shkak të situatës së rënduar të reshjeve, ka vendosur për ndërprerje të mësimit në disa shkolla
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Tema»Pagat e ulëta, çmimet e larta

Pagat e ulëta, çmimet e larta

0
By Dija Online on 26-09-2014 Tema

Paga neto mesatare në Kosovë llogaritet të jetë 364 euro. Kjo pagë llogaritet vetëm për punonjësit e sektorit publik, pasi në sektorin privat nuk dihet saktë është numri i të punësuarave, por as shuma e pagës. Përfaqësues të punëtorëve dhe ekspertë të ekonomisë thonë se vlera e pagës mesatare në Kosovë është më e ulëta në Evropë.
Madje përfaqësues të punëtorëve përveç se pohojnë nivelin e ulët të pagave, ata si shqetësim paraqesin se punonjësit në të njëjtën pozitë kanë paga të ndryshme, pavarësisht sipas tyre, cilës parti politik i takojnë dhe cila është në pushtet.
Ndue Kalaj, kryetar i Federatës se Administratës Publike të Kosovës, federatë kjo që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se me këto paga nuk ka motivim dhe dinjitet për punonjësit. “Me këtë shumë nuk ka mundësi, që me pagë të arrijë deri në fund të muajit, ta sigurojë ekzistencën, sigurimin e ushqimit por edhe obligimet komunale. Nuk mund të mbijetojnë vetëm për ushqim dhe veshmbathje. Aq më tepër kur kësaj i shtohet vazhdimisht edhe rritja e inflacionit, çmimet për ushqim dhe shërbime çdo ditë rriten”, thekson Kalaj.
Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë numri i punonjësve në sektorin publik është mbi 82 mijë.
Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës për vitin 2013, në këtë sektor punonjësit e rendit dhe sigurisë publike paguhen më pagën më të lartë prej 429 eurosh në muaj, pasuar nga punonjësit në sektorin e shëndetësisë më 414 euro, kurse punonjësit në shërbimet e përgjithshme paguhen nga 405 euro në muaj.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se pagat mesatare janë më të ulëtat në rajon.
Sipas tyre, Kosova mund të llogaritet si vendi më shtrenjtë për jetë për shkak të çmimeve të larta dhe pagave të ulëta.
Musa Limani, ekspert për këtë çështje ekonomike, në një prononcim, thotë pagat e punonjësve duhet të caktohen në bazë të nivelit të çmimeve. “Përafërsisht paga mesatare te ne i përgjigjet pagës minimale, për këtë arsye popullata jonë nuk mund t’i përballojë shpenzimet ditore, javore apo mujore. Për këtë arsye kemi edhe një dukuri tjetër që është shumë prezentë në Kosovë, kemi kredi konsumuese, që tregon se pagat në Kosovë janë shumë të ulëta në raport me shpenzimet jetësore”, shprehet Limani.
Edhe disa qytetarë pohojnë se pagat në Kosovë nuk i plotësojnë kërkesat elementare për një jetë normale për një familjeje mesatare.
Arben Mustafa, i cili punon në sektorin publik thotë se pagat janë të papërballueshme për të mbuluar shpenzimet. “Pagat janë shumë të ulëta kurse çmimet shumë të larta. Sikur të punojnë të gjithë anëtaret e familjes është më lehtë, por jo si tek ne, qe një person punon në familje”, shprehet ai.
Ndryshe, sipas të dhënave Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Kosovë është 3,815 dollarë amerikanë.
Derisa konsumi i përgjithshëm tek ekonomitë familjare në vit është mbi 7000 mijë euro, apo për muaj shpenzojnë mesatarisht rreth 600 euro. /Rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!

Kush janë mendjeshqyerit?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

24-01-2023

Pse duhet bojkotuar produktet serbe?

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.