Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Në QK të Dubravës po rritën rastet e vetëvrasjeve dhe dhuna seksuale
    Lajme

    Në QK të Dubravës po rritën rastet e vetëvrasjeve dhe dhuna seksuale

    Dija OnlineBy Dija Online26-09-201405 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese dje ka ndërmarrë një vizitë monitoruese në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
    Vizita kishte për qëllim monitorimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me dy incidentet e fundit në QK në Dubravë të datës 19 dhe 20 shtator të këtij viti, respektivisht një vetëvrasje dhe një dhunim seksual i një të dënuari.

    Në një komunikatë për media të QKRMT thuhet se në bazë të informacioneve dhe raporteve mjekësore të konsultuara, ekipi i QKRMT ka konstatuar se i dënuari i vetëvrarë ka qenë i diagnostifikuar me diagnozë psikiatrike dhe është trajtuar me terapi psikiatrike.

    “Në bazë të informacioneve, i ndjeri kishte tentuar të bënte vetëvrasje edhe në vitin 2013 dhe në fillim të 2014, ndërsa i kishin mbetur vetëm edhe një vit nga vuajtja e dënimit nga dënimi prej 14 viteve burgim. Për shkak të këtyre indikacioneve, me rekomandimin e psikologut të institucionit, i ndjeri, nga data 17.09.2014 ishte vendos në vëzhgim të vazhdueshëm të oficerëve korrektues në Pavionin 7 ku trajtohen personat e dënuar me nevoja të veçanta. I ndjeri është gjetur i vetëvrarë në banjon e dhomës ku qëndronte edhe me dy të dënuar të tjerë në mëngjesin e datës 20.09.2014. Rasti është raportuar nga të dënuarit e dhomës së tij të cilët së pari e kishin gjetur të ndjerin e vetëvrarë na banjo. Reagimi i stafit shëndetësor ka qenë i menjëhershëm dhe rreth orës 05:15 është konstatuar vdekja e tij. QKRMT ka marrë pohimet nga menaxhmenti dhe stafi i institucionit se ambientet përbrenda pavionit 7 nuk garantojnë një mbikëqyrje efikase të këtyre rasteve, duke përfshirë edhe rastin në fjalë, i cili ishte i vendosur në largësi të konsiderueshme nga dhoma e oficerëve prej nga bëhej mbikëqyrja dhe pa kurrfarë pajisje monitorimi/vëzhgimi”, thuhet në komunikatë.

    QKRMT vlerëson se ambientet në të cilat ishte vendosur i dënuari, respektivisht distanca e theksuar ndërmjet dhomës së tij dhe mbikëqyrësit e kanë bërë të pamundur një vëzhgim efikas dhe të rregullt të të dënuarit të ndjerë.

    QKRMT dëshiron të përkujtojë se autoritetet shtetërore, në këtë rast institucionet korrektuese të Kosovës kanë përgjegjësi për ofrimin e sigurisë, jetës, shëndetit apo mirëqenies sociale të personave të dënuar derisa janë nën autoritetin e tyre.

    Më tej, QKRMT shpreh shqetësimin për rastet në rritje të vetëvrasjeve apo tentim vetëvrasjeve në institucionet korrektuese të Kosovës të cilat duhet të merren më seriozisht nga Shërbimi Korrektues dhe programe apo politika të veçanta duhet të aplikohen për trajtimin dhe parandalimin e tyre.

    QKRMT po ashtu bënë të ditur se ka monitoruar rastin e dhunimit seksual në ambientet e Pavionit 5 në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

    “I dënuari viktimë e dhunimit ishte vendosur në Dubravë me 18.09.2013 në një dhomë me 4 të dënuar të tjerë. Të dënuarit e tjerë po ashtu ishin të transferuar nga institucionet tjera korrektuese në QK në Dubravë dhe kishin vepra të ndryshme penale dhe kohëzgjatje nga 3, 6 dhe 17 vite burgim.
    Me datën 19.09.2014 rreth orës 22:10 të dënuarit e vendosur në dhomë me viktimën e dhunimit kishin kërkuar ndihmën e mjekut me pretekstin se i dënuari-viktimë e dhunimit ka tentuar të bëjë vetëvrasje. I dënuari tek mjeku ishte ankuar se ka dhimbje barku. Ndërsa në vizitën e radhës tek mjeku me datë 20.09.2014 rreth orës 17:00, ishte ankuar për dhunim seksual nga të dënuarit e dhomës së tij. Stafi i ndërrimit pohon se i dënuari është marrë me batanije nga disa të dënuar dhe anëtarë të stafit dhe është dërguar në spitalin e institucionit. Pas kësaj vizite, i dënuari me udhëzimin e mjekut është drejtuar për në Spitalin Rajonal në Pejë. Deklarata me shkrim e 3 oficerëve të ndërrimit thekson se në vizitën e parë në dhomën e të dënuarit-viktimë me 19.09.2014, e kanë gjetur të shtrirë në krevatin e tij dhe menjëherë kanë njoftuar teknikun kujdestar i cili i ka dhënë një injeksion të dënuarit. Në ditën e vizitës së QKRMT me 25.09.2014, i dënuari ishte dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor në QKU në Prishtinë, ndërsa është kthyer në Dubravë rreth orës 15:00. Në intervistën e ekipit të QKRMT, i dënuari pohoi se fillimisht është provokuar nga 4 të dënuarit e dhomës dhe më pas është sulmuar nga ta. Për sjelljet jo të hijshme dhe provokimet nga të dënuarit e tjerë ai kishte raportuar tek stafi dhe kishte kërkuar t’i ndërrohej dhoma por stafi nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim”, thuhet me tej në komunikatë.

    Në rastin në fjalë i dënuari – viktimë e dhunimit është i dënuar me vetëm 20 ditë, ndërkaq është vendosur në një dhomë me të dënuar me dënime afatgjata me burgim që ka rezultuar me sjellje dhe pasoja të tilla për të dënuarin.

    Edhe pse QK në Dubravë vuan nga mbipopullimi i theksuar gjatë viteve të fundit dhe në këto kushte sistemimi i duhur i të dënuarve është mjaft sfidues, QKRMT vlerëson se kriteret bazë të vendosjes duhet të respektohen si dhe çdo indikacion apo rrethanë e rëndësishme duhet të vlerësohet në mënyrë që raste të tilla apo të ngjashme të parandalohen.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticlePagat e ulëta, çmimet e larta
    Next Article Anulohet aktvendimi për paraburgimin e Shefqet Krasniqit
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.