Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Nëse e Diela s’e rrezikon shtetin, pse ju tmerron Ramazani? Justinian Topulli
    Fokus

    Nëse e Diela s’e rrezikon shtetin, pse ju tmerron Ramazani? Justinian Topulli

    Mbi çfarë baze laike apo logjike neutrale, dita e diel është pushim zyrtar në shtetet tona shqiptare?
    RedaktoriBy Redaktori20-02-202603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Marrëdhënia me pushtetin - Justinian Topulli
    Marrëdhënia me pushtetin - Justinian Topulli
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Mbi çfarë baze laike apo logjike neutrale, dita e diel është pushim zyrtar në shtetet tona shqiptare?
    Mbi asnjë nga këto.
    E diela është pushim mbi baza fetare, sepse është ditë kur kremtohet rikujtimi i ringjalljes së Krishtit, sipas besimi të krishterë. Dita e diel është dita kur të krishterët shkojnë në kishë për të marrë pjesë në meshën javore.
    Shteti i sotëm laik e ka trashëguar këtë ditë pushimi pikërisht nga kjo e vërtetë fetare dhe historike edhe pse ai nuk i jep më kësaj dite këtë kuptim fetar, duke e shekullarizuar atë. Por pavarësisht këtij fakti, dita e diel vazhdon t’i shërbejë të krishterëve për qëllimin fillestar për të cilin është vendosur të bëhet pushim. Kështu që do apo nuk do, me qëllim ose jo, shteti laik modern në Evropë, edhe në trojet tona, i shërben besimit të krishterë me ditën e diel si ditë pushimi zyrtar.
    Ditës së diel i është shtuar edhe dita e shtunë gjatë dekadave të fundit, dhe kjo ditë, duam apo nuk duam, me qëllim ose jo, i shërben hebrenjve, të cilët të shtunën e kanë ditën e tyre të shenjtë. Edhe pse këta janë shumë pak, por gjithsesi shpallja e së shtunës si ditë pushimi zyrtare i shërben më së miri edhe këtij komuniteti, sado i vogël qoftë.
    Deri këtu për laicistët dhe islamofobët shqiptarë, nuk ka asgjë të keqe, sepse ngelemi brenda traditës dhe kulturës evropiane, pavarësisht premisave apo origjinës së tyre fetare të krishterë apo judaike.
    Por, dhe ka një POR të madhe paradoksale, kur bëhet fjalë për myslimanët -qofshin këta edhe komuniteti më i madh autokton në vend, siç janë myslimanët shqiptarë- shkelet laiciteti, islamizohet shteti dhe bëhet gjëma dhe vihet alarmi, pse kërkohet një apo dy orë pushim për të falur namazin e xhuma të Premten, apo kur Komuna e Prishtinës ndryshon orarin e shkollës që t’i vijë në ndihmë nxënësve të çelin iftarin në shtëpi!
    Kështu që gjatë gjithë vitit, për çdo të diel dhe të shtunë që ka viti, shteti dhe shkolla mbeten laikë, ama vetëm për Ramazan pse ndryshon pak orari vihet alarmi se shtetin do ta pushtojnë islamikët!
    Dhe jo vetëm kaq, por është vënë alarmi se po detyrohen fëmijët nga prindërit që të agjërojnë me zor!
    Pasha Zotin, këta njerëz po ta kishin ditur se rënia e komunizmit do të kishte sjellë te shqiptarët myslimanë këtë rigjallërim fetar, me këto përmasa, do të kishin preferuar të vazhdonin të ishin akoma nën diktaturën e kuqe, vetëm e vetëm myslimanët shqiptarë të mos e ushtronin fenë e tyre.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleDy miliardë njerëz dehumanizohen – dhe Amerika hesht
    Next Article Në Oksford respektohet Iftari, në Kosovë ‘bie shteti’: Një leksion për ‘profesorët’ pa punime shkencore
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    28-07-2026

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    28-07-2026

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    28-07-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    Dhjami i viçit kundrejt vajit të farërave: cili është më i shëndetësuar për të gatuar?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.