• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
  • Ministria e Arsimit e Shqipërisë, për shkak të situatës së rënduar të reshjeve, ka vendosur për ndërprerje të mësimit në disa shkolla
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Studime»Luftë pa perspektikë në frontin rus të valutës

Luftë pa perspektikë në frontin rus të valutës

0
By Dija Online on 18-12-2014 Studime, Tema

Përgjigja e Bankës Qendrore Evropiane ndaj shitjeve plot panik të rublës ishte e vendosur. Por pa një ndryshim të politikës së Kremlinit një normë interesi prej 17 për qind nuk do të sjellë asgjë, mendon Andrey Gurkov.

Elvira Nabiullina është profesioniste shumë e zonja dhe e guximshme. Drejtuesja e Bankës Qendrore Rusë e ka dëshmuar në mënyrë bindëse këtë kur natën e së martës (16.12.2014) ngriti në mënyrë drastike normën bazë të interesit nga 10,5% në 17%. Ishte një reagim i shpejtë dhe i vendosur ndaj panikut që përfshiu të hënën tregun rus të valutës. Atje rënia e kursit të rublës që po vazhdon prej muajsh u shndërrua në një shitje pa fre të valutës ruse.

Një recesion i thellë është tani i pashmangshëm
Shtrenjtimi i jashtëzakonshëm i kredive duhet ta mbysë në embrion panikun, i cili mund të çojë shpejt në rënien e gjithë sistemit financiar të Rusisë. Ai gjithashtu duhet të zbusë inflacionin në rritje të shpejtë. Në fund ky hap do të ketë si pasojë një rritje të ndjeshme të normave të interesit për depozitat. Kjo duhet t’i inkurajojë rusët të mbajnë në banka paratë e tyre në vend që t’i shkojnë ato dëm duke shitur rublat vetëm e vetëm që të shpëtojnë kursimet nga një tjetër humbje vlere.
Në të njëjtën kohë një politikë monetare më e ashpër do të mbysë përfundimisht rritjen ekonomike në vend e cila prej një viti është në rënie. Kreditë që tani të shtrenjta do të bëhen shumë më të shtrenjta. Por nëse nuk ka mjete për investime nuk ka asnjë mundësi të kryhen ato dhe kështu nuk ka as rritje të ekonomisë vendase.
Edhe konsumi vitet e kaluara i lartë do të bjerë gjë që do të ndihmojë paksa për të reduktuar trysninë e inflacionit mbi rublën. Veçanërisht rëndë do të preken ata që kanë borxhe pasi d’iu duhen gjithnjë e më shumë kredi të reja për të shlyer detyrimet e vjetra. Një recesion i thellë me rritje të kredive të këqija, insolvencë të firmave dhe bankave, rritje të papunësisë dhe rënie të pagave do të jetë i pashmangshëm në Rusi vitin e ardhshëm.

Zyrtarja e lartë e shtetit jep sinjalin e alarmit
Nëse Elvira Nabiullina është e gatshme t’i pranojë këto atëherë punët duhet të jenë shumë keq me rublën derisa janë të domosdoshme sakrifica kaq të mëdha dhe shumë të dhimbshme për të stabilizuar bazat financiare të shtetit. Shefja e Bankës Qendrore është e para zyrtare e një rangu kaq të lartë në Rusi që e thotë këtë thuajse publikisht. Norma bazë e interesit prej 17 për qind është një sinjal alarmi, një britmë e saj dhe kërkesa për të vepruar pa vonesë.
Nabiullina ka dhënë kështu kontributin e saj specifik për kapërcimin e krizës. Dhe në veçanti është meritë e saj që mbështetet në metoda ekonomike dhe të ekonomisë së tregut për zgjidhjen e problemit. Tani e kanë radhën të tjerët – Presidenti, qeveria dhe deputetët e Parlamentit. Nga ata pritet një kthesë radikale nga kursi i deritanishëm politik dhe ekonomik. Brenda vetëm pak muajsh ai ka ashpërsuar në mënyrë të tillë problemet e një vendi të madhe dhe me zhvillim aspak të keq, sa është tronditur i gjithë sistemi i tij financiar.

Tregjet financiare janë gati t’i besojnë Nabiullinas. Këtë e tregon stabilizimi i qartë i rublës mëngjesin e datës 16 dhjetor. Por pjesëmarrësit në treg nuk besojnë se elita politike ruse dhe Presidenti Putin janë të gatshëm për ndryshime radikale në politikën e jashtme, të brendshme dhe ekonomike. Ata nuk besojnë se Kremlini është gati t’i japë fund aventurës ushtarake në Lindje të Ukrainës çka është një kusht i paevitueshëm për të zbutur në mënyrë efektive trysninë e sanksioneve financiare të Perëndimit. Ata nuk besojnë se Moska do të ndërmarrë masa serioze për të përmirësuar klimën e investimeve, për të tërhequr investitorë të huaj. Ose për të luftuar korrupsionin, për të modernizuar ekonominë që ndodhet në një varësi fatale nga çmimi ndërkombëtar i naftës, për të diversifikuar dhe thyer monopolet.

Për këtë arsye vetëm pak orë pasi Banka Qendrore e Rusisë shkoi dëm artilerinë e saj të rëndë, rënia pikatë e rublës kundrejt dollarit dhe euros vazhdoi. Herët ose vonë Rusisë do t’i duhet të fillojë reformat radikale. Por çdo ditë vonesë do ta rrisë edhe më shumë koston e tyre./dw

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!

Kush janë mendjeshqyerit?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

24-01-2023

Pse duhet bojkotuar produktet serbe?

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.