• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
  • Falja e Bajramit në shesh
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Edukim»Kur paraja na i ndryshon nijetet

Kur paraja na i ndryshon nijetet

0
By Dija Online on 10-12-2017 Edukim

Tregohet se një burrë dëgjoi se disa njerëz adhuronin një pemë në vend të Zotit dhe Krijuesit. I revoltuar nga kjo që dëgjoi, ai rrëmbeu sëpatën dhe u nis drejt pemës që ta presë. Në rrugë, iu shfaq shejtani me pamjen e një burri të moshuar. Ai i tha:
– Për ku qenke nisur kështu?
– Dua të pres pemën të cilën këta njerëz e adhurojnë në vend të Zotit.
– E ç’të duhet ty kjo punë? Paske lënë adhurimin dhe përkushtimin tënd të përditshëm, për tu marrë me pemën e këtyre njerëzve! Edhe nëse ua pret pemën, ata do të gjejnë një pemë tjetër.
– Jo, do ta pres pemën!
– Mirë, por do të kesh punë me mua. Nuk të lejoj ta bësh këtë.
Kur pa seriozitetin e atij burri plak, besimtari i kërceu sipër dhe e palosi menjëherë përdhe.
Shejtani, i zënë ngushtë i tha:”Më ler të ngrihem se dua të të them diçka të rëndësishme. Pasi e lëshoi, ai ia tha:
– Dëgjo more bir! Zoti nuk të ka ngarkuar ty me përgjegjësinë e prerjes së kësaj peme, prandaj, përse nuk merresh me punët e tua më mirë? Ka njerëz të tjerë sa të duash që mund ta presin pemën. Po të dojë Zoti, i urdhëron ata dhe e presin sa hap e mbyll sytë.
– Ka mbaruar kjo punë o xhaxha, unë do e heq qafe atë pemë.
– Mirë, por përse të mos biem në ujdi për diçka më të mirë sesa kjo që dëshiron të bësh?
– E çfarë na qenka kjo?
– Po ja, ti je njeri i varfër dhe plot halle. Ndoshta, kushedi sa herë ke dashur tu bësh mirë vëllezërve, fqinjëve dhe farefisit, por kushtet ekonomike nuk të kanë lejuar…
– Edhe çfarë pastaj?
– Hiq dorë nga prerja e pemës dhe unë të premtoj se çdo ditë në mëngjes, kur të zgjohesh nga gjumi, do të gjesh dy napolona floriri. Merri dhe shpenzoji për të plotësuar nevojat e tua. Të dalin e të teprojnë. Mund edhe të japësh sadaka me to. A nuk është më e vlefshme kjo sesa të presësh këtë pemë që e adhurojnë njerëzit? Edhe po ua preve, ata do të gjejnë një pemë tjetër. Mos më thuaj se do të qëndrosh gjithë ditën me sëpatë krahëve, duke prerë pemët që adhurojnë njerëzit. Dy napolona floriri, do i gjesh çdo ditë nën jastëk. Ja ku e ke besën time” dhe i zgjati dorën.
Burri besimtar hyri në mendime të thella dhe pas pak i tha:”Të vërtetën ke thënë!”
Të nesërmen, me ti dalë gjumi, futi dorën poshtë jastëkut dhe sytë i shkëlqyen kur gishtat i prekën napolonat e floririt. E njëjta gjë edhe ditën e dytë.
Por, ditën e tretë nuk i gjeti napolonat plot shkëlqim. Gjithë inat brofi nga shtrati, rrëmbeu sëpatën dhe u nis drejt pemës që ta presë. Në rrugë, i doli sërish shejtani me pamjen e atij plaku të moshuar, që kishte takuar herën e parë. Ai i tha:
– E hajrit, për ku je nisur kështu?
– Pse nuk e ditke zotrote? Të pres pemën.
– Harroje atë punë!
Menjëherë besimtari iu hodh përsipër plakut, por nuk ishte më ai i pari. Ai e rrëmbeu dhe e përplasi përtokë, pastaj i tha:
– Nëse nuk heq dorë nga prerja e pemës, do të të vras.
– Më lësho dhe më thuaj si më munde këtë herë?
– Herën e parë, kur zemërimin e kishe sinqerisht për hatër të Zotit, Zoti mi hoqi të gjithë fuqitë dhe më munde krejt kollaj. Sakaq, këtë herë zemërimi yt ishte për hatër të florinjve dhe të mirave materiale. Prandaj dhe të munda.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

Ku ndikon leximi?

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.