Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»Kouchner: Triumf diplomatik i Evropës në Kosovë
    Të ndryshme

    Kouchner: Triumf diplomatik i Evropës në Kosovë

    Dija OnlineBy Dija Online22-04-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ish kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe ish kryediplomati francez, Bernard Kouchner në një shkrim autorial në të përditshmen The Wall Street Journal, e quan politikën e jashtme të Brukselit një ‘triumf diplomatik të Evropës në Kosovë,’ për rolin ndërmjetësues në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit.
    “E shtuna shënoi përvjetorin e Marrëveshjes së Brukselit, e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës,” shkruan Kouchner, ndërsa reflekton në (mos)veprimet e mëhershme kur BE bëri pak për të parandaluar luftërat e viteve në 90-ta në Ballkan.

    “Si përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë 1999-2001, kam kuptuar se pas një konfrontimi të tillë të përgjakshëm nuk kishte asnjë perspektivë për fillim të bashkëjetesës apo pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës dhe ishte e qartë se duhej kohë para se të dy palët do të mund të binden për të folur me njëri-tjetrin”.

    Kouchner pastaj përmend ndryshimet që ndodhën në Serbi më 2012 kur qeveria e koalicionit e udhëhequr nga kryeministri, Ivica Dacic dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vucic, ishte e bindur se fati i Serbisë ishte në BE dhe se parakusht i saj në negociatat me Brukselin ishte normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.

    Kryedimplomati francez shkruan për takimet midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Dacic, cilët pas nëntë raundesh të negociatave nën udhëheqjen e BE-së, nënshkruan marrëveshjen 15 pikëshe për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, 2013, transmeton RTK.

    “Duke marrë parasysh thellësinë e armiqësisë në të dy anët, marrëveshja me të drejtë mund të quhet një pikë kthese historike, ndërkaq udhëheqësit në Beograd dhe në Prishtinë meritojnë lëvdata që treguan guxim politik për marrjen e vendimeve jopopullore. Marrëveshja nuk do të kishte qenë e mundur pa BE-në e cila palët i mbante të fokusuara tek shpërblimi: fillim negociatash anëtarësimi për Serbinë dhe marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Kosovën”.

    Në fund të këtij shkrimi autorial në të përditshmen njujorkeze ish kryediplomati francez shkruan se “marrëveshja e Brukselit tregoi se me udhëheqje dhe stimuj të duhur edhe konfliktet më të rënda mund të shqyrtohen dhe të negociohet rruga përpara”. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleJemen, Parlamenti thërret ministrat mbi sulmet nga dronet amerikan
    Next Article Jahjaga fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë
    Dija Online

    Related Posts

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    18-05-2026

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    23-02-2026

    A po ndjeni mërzi në adhurimet tuaja?

    21-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Turkish Airlines, Pegasus dhe AJet anulojnë fluturimet drejt Iranit pas shtrëngimit të sanksioneve amerikane

    Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit

    OpenAI nuk do të dalë me fitim para vitit 2030; parashikohet një djegie kapitali prej 278 miliardë dollarësh

    Barack Obama dhe miti i “më të zgjedhurit”

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Barack Obama dhe miti i “më të zgjedhurit”

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    • Besimi

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.