Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit
    Fokus

    Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit

    Dija OnlineBy Dija Online22-09-202605 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit
    Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ndërkohë, ministri i Energjisë i Katarit thotë se SHBA-ja gabon kur mendon se Ngushtica e Hormuzit mund të bëhet e papërfillshme, duke shtuar se nuk ka plane për tubacione gazi.

    Nga stafi i MEE

    Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka deklaruar se Lindja e Mesme ka nevojë për një «kuadër të ri sigurie rajonale» që përfshin Iranin, duke shtuar se lufta kundër Republikës Islamike duhet të shërbejë si një «sinjal zgjimi» për rajonin.

    «Irani është fqinji ynë,» tha Al Thani në Forumin Ekonimik të Katarit në Nju Jork të dielën.

    «Duhet të veprojmë së bashku me përgjegjësi si rajon dhe të sigurohemi që të kemi marrëdhënie të mira me Iranin,» tha ai.

    «Shpresojmë që kjo luftë të jetë një sinjal zgjimi për të gjithë.»

    Komentet e kryeministrit të Katarit erdhën vetëm pak orë pasi raportet pretendonin se SHBA-ja po planifikonte të rifillonte sulmet e drejtpërdrejta pas muajsh të tërë të rënies së nivelit të dhunës.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërpreu papritur vizitën e fundjavës në rezidencën presidenciale në Camp David të dielën pa asnjë shpjegim zyrtar, ndërsa Departamenti i Shtetit nxori një paralajmërim të ri sigurie për të gjithë qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme.

    Raportohet gjithashtu se Trump i ka thënë një gazetari të Fox News se «gjëra shumë të mëdha po shkojnë të ndodhin në një të ardhme jo të largët» dhe se opsionet që po shqyrtonte ishin «fshirja e Iranit nga harta, lënia e tij të kalbet ekonomikisht ose arritja e një marrëveshjeje».

    Që kur SHBA-ja dhe Izraeli hynë në luftë me Iranin më shumë se gjashtë muaj më parë, shtetet arabe të Gjirit kanë bartur barrën kryesore të hakmarrjeve të Iranit, përpunduar faktit se disa prej tyre i bënë thirrje Uashingtonit t’i japë fund luftës amerikano-izraelite.

    Republika Islamike ka sulmuar vazhdimisht bazat ushtarake amerikane në të gjithë rajonin, ndërsa fotot e para nga Middle East Eye tregojnë dëme të mëdha. Administrata Trump nuk e ka pranuar ende shkallën e dëmeve të pësuara.

    Ndikimi i luftës në ekonominë globale ka qenë gjithashtu tepër dëmtues, veçanërisht pasi Irani bllokoi rrugën detare mjaft kryesore të Ngushticës së Hormuzit.

    Numri i anijeve që lundrojnë përmes ngushticës është pakësuar ndjeshëm, me të dhënat paraprake të gjurmimit të anijeve nga Kpler që tregojnë se vetëm 12 anije mallrash kaluan gjatë fundjavës.

    Më herët të dielën, Anwar Gargash, këshilltar diplomatik i presidentit të EBA-së, tha në një aktivitet të veçantë se rajoni kishte nevojë për një «mendësi të re», si dhe bëri thirrje që negociatat për t’i dhënë fund luftës të përfshijnë një element «irano-arab».

    Për Katarin dhe fqinjët e tij të Gjirit, kjo ndërprerje po shndërrohet në një kërcënim gjithnjë e më të drejtpërdrejtë ekonomik.

    Katari, Kuvajti, Bahreini, Iraku dhe EBA-ja varen që të gjithë fuqishëm nga Ngushtica e Hormuzit për dërgesat e energjisë dhe importet. Ndërkohë, kriza po kërcënon edhe planet e Katarit për të zgjeruar prodhimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG).

    Më herët gjatë këtij muaji, Katari zgjati gjendjen e forcës madhore (force majeure) për dërgesat e LNG-së deri në fillim të nëntorit për shkak të bllokadës detare në Ngushticën e Hormuzit.

    Mirëpo, brullshmëria e çdo rruge anësore që shmang Ngushticën e Hormuzit u nxor në pah javët e fundit, kur tubacioni «Lindje-Perëndim» i Arabisë Saudite u nxor nga funksioni pas një sulmi me dronë, për të cilin mbretëria tha se e kishin origjinën nga milicitë në Irak.

    Sulmi erdhi mes një offensive të gjerë të Houthi-ve në Jemen, e cila i vendosi ata në kontroll të të gjithë vijës bregdetare të Jemenit në Detin e Kuq.

    Houthi-t i kanë vendosur një bllokadë transportit detar të Arabisë Saudite, si dhe sulmuan aeroportin e Rijadit gjatë fundjavës.

    Katari thotë se «nuk ka plane për tubacione»

    Tubacioni «Lindje-Perëndim» trepërmes brendësisë së Arabisë Saudite dhe përfundon në portin e Yanbu-së, duke i lejuar Arabisë Saudite të eksportojë rreth dy të tretat e vëllimeve të saj të naftës të para luftës, ose rreth katër milionë fuçi në ditë.

    Megjithatë, mbretëria anuloi ngarkimet e naftës në Yanbu javën e kaluar dhe informoi klientët e saj të rafinimit në Evropë se nuk do të marrin alokime të naftës bruto në tetor.

    EBA-ja ka qenë një nga shtetet më vocale që ka deklaruar se planifikon të rrisë investimet në tubacione për të shmangur Hormuzin, por prodhuesit e tjerë të naftës, si Bahreini dhe Kuvajti, kanë më pak opsione.

    Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, tha se SHBA-ja «gabon» kur mendon se investimet e reja në tubacione mund ta bëjnë Ngushticën e Hormuzit të papërfllshme brenda dy vitesh.

    «Domethënë, mbase ky është këndvështrimi i tij. Unë mendoj se kjo është tëpër gabim,» tha Kaabi të dielën në Forumin Ekonomik të Katarit.

    «Ne kemi vendosur të mos ndërtojmë tubacione, dhe mendoj se vendimi në Katar u bazua në arsye komerciale dhe teknike, ndaj do të përdorim vetëm ngushticën,» shtoi ai, duke përjashtuar çdo investim në tubacione gazi.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleOpenAI nuk do të dalë me fitim para vitit 2030; parashikohet një djegie kapitali prej 278 miliardë dollarësh
    Next Article Turkish Airlines, Pegasus dhe AJet anulojnë fluturimet drejt Iranit pas shtrëngimit të sanksioneve amerikane
    Dija Online

    Related Posts

    Turkish Airlines, Pegasus dhe AJet anulojnë fluturimet drejt Iranit pas shtrëngimit të sanksioneve amerikane

    22-09-2026

    OpenAI nuk do të dalë me fitim para vitit 2030; parashikohet një djegie kapitali prej 278 miliardë dollarësh

    22-09-2026

    Barack Obama dhe miti i “më të zgjedhurit”

    21-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Turkish Airlines, Pegasus dhe AJet anulojnë fluturimet drejt Iranit pas shtrëngimit të sanksioneve amerikane

    Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit

    OpenAI nuk do të dalë me fitim para vitit 2030; parashikohet një djegie kapitali prej 278 miliardë dollarësh

    Barack Obama dhe miti i “më të zgjedhurit”

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Barack Obama dhe miti i “më të zgjedhurit”

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    • Besimi

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.