Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosova me institucion për dialog ndërfetar
    Lajme

    Kosova me institucion për dialog ndërfetar

    Dija OnlineBy Dija Online24-05-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar themelimin e një Qendre Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar në Kosovë, në vazhdën e angazhimit të shtetit të Kosovës për ta promovuar tolerancën dhe dialogun ndërfetar.
    Ministri Hoxhaj ka thënë se organizimi i konferencës ndërfetare në një prej qyteteve më historike dhe shumetnike, flet për dedikimin e shtetit të Kosovës për ta promovuar edhe më shumë tolerancën fetare dhe bashkëjetesën e komuniteteve të besimit për vite të tëra.

    “Kosova është shembull i tolerancës fetare, dhe kjo është një vlerë që duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë. Ne kemi dëshmuar që ruajmë dhe mbrojmë trashëgiminë fetare të të gjitha grupeve fetare në Kosovë. Për këtë arsye ne kemi vendosur që të themelojmë në Kosovë një Qendër Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar, e cila do t’i shërbente promovimit të mëtutjeshëm të harmonisë fetare në Kosovë dhe më gjerë”, ka thënë Hoxhaj, para mbi 100 personaliteteve fetare dhe studiuesve nga bota dhe rajoni.

    Ministri Hoxhaj ka thënë po ashtu se Kosova, shteti dhe elitat politike e kanë shtyrë përpara pluralizmin religjioz dhe bashkëjetesën, duke e promovuar sekularizmin si një nga shtyllat kryesore të shtetit.

    Ai po ashtu ka folur edhe për shkatërrimet në luftën e fundit të xhamive, të cilat janë përmbledhur në një libër që do të promovohet gjatë kësaj konference.

    “Libri paraqet në mënyrë të qartë dhe figurative shkatërrimin e 208 xhamive të kryera nga forcat serbe. Përderisa Kosova ka ndërmarr masa për të rindërtuar dhe mbrojtur trashëgiminë ortodokse serbe në Kosovë, Serbia nuk ka ndërmarr masa të ngjashme për të njohur dhe pranuar dëmet e shkaktuara ndaj trashëgimisë fetare islame në Kosovë”, theksoi ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

    Pas suksesit të konferencës vjetore vitin e kaluar në Pejë, këtë vit mbi 150 mysafirë nga afërsisht 50 shtete janë mbledhur në qytetin historik të Prizrenit në konferencën e dytë vjetore ndërfetare e titulluar “Feja dhe politika: Përforcimi i dialogut ndërfetar me qëllim të zhvillimit demokratik” (23-25 maj), që shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNëna mizore: Profesoresha e famshme serbe xhirohet tek keqtrajton fëmijën e saj dyvjeçar! (Video, +18)
    Next Article Raportimi selektiv dhe joprofesional, nxit incidente ndëretnike
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.