Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Raportimi selektiv dhe joprofesional, nxit incidente ndëretnike
    Lajme

    Raportimi selektiv dhe joprofesional, nxit incidente ndëretnike

    Dija OnlineBy Dija Online24-05-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Raportimi selektiv dhe joprofesional i mediave për incidentet që po ndodhin viteve të fundit në Maqedoni, reflektohet në masë të madhe ndaj stabilitetit dhe raporteve ndëretnike në vend. Kështu vlerësojnë ekspertët për çështjen të mediave duke komentuar raportimin e njëanshëm lidhur me incidentin e fundit në lagjen “Gjorçe Petrov” në Shkup, por edhe për incidentet tjera të kësaj natyre që kanë ndodhur periudhën e fundit. Gjatë raportimeve mbi vrasjen e një 19-vjeçari, mediat shumë pak, për të mos thënë fare, nuk kanë informuar mbi shkaqet e vrasjes, por në plan të parë kishin përkatësinë etnike të vrasësit, që në këtë rast ishte shqiptar dhe të viktimës që ishte maqedonas. Informimi i këtillë joprofesional që edhe çështjet më banale të trajtohen në prizmin e raporteve ndëretnike, sipas ekspertëve, reflektohet ndaj sigurisë së përgjithshme në vend dhe kjo u dëshmua me rastin e fundit kur për tri ditë me radhë pati protesta të dhunshme, demolime dhe sulme ndaj banorëve shqiptarë. “Qasja ndaj çdo incidenti apo vrasje që ndodh në Maqedoni, është një qasje etnike. Pra, edhe kur raportohet për një krim shumë banal, siç ishte ky i fundit në ‘Gjorçe Petrov’, mediat në radhë të parë kanë parasysh atë se cilit etnitet i takon vrasësi, e cilit viktima”. “Mendoj se një raportim i tillë flet për nevojën që kanë mediat të edukohen dhe trajnohen se si të raportojnë në këto mjedise dhe si të raportojnë në përgjithësi në Maqedoni si shtet me shoqëri shumetnike dhe shumë-kulturore”, thotë Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për gazetari hulumtuese. Se mediat raportojnë në mënyrë selektive dëshmon edhe një rast tjetër me një familje shqiptare në një lagje tjetër të Shkupit, e cila në vazhdimësi sulmohet nga persona të entitetit maqedonas. Për këtë rast, në vazhdimësi raportojnë mediat në gjuhën shqipe, por jo edhe ato në gjuhën maqedonase. Biljana Petkovska nga Instituti maqedonas i mediave thotë se raportimi i këtillë i mediave është i dëmshëm dhe aspak informues, ndërsa në gjithë këtë, sipas saj, qëndron politika, e cila tashmë ka vendosur nën kontroll thuajse gjitha mediat në vend. “Mendoj se bëhet fjalë për agjendë, të cilën ato po tentojnë që në mënyrën e tyre ta realizojnë. Kjo dëmton shumë informimin e drejtë të qytetarëve, të cilët duke u bazuar në raportime të tilla, edhe mund të marrin vendime që do të ishin të dëmshme dhe që mund të sjellim edhe më shumë dhunë, trazira e kështu me radhë”. “Situatat e tilla normalisht që nxiten dhe shfrytëzohen nga parti të caktuara për realizimin e interesave të tyre, duke mos marrë parasysh pasojat nga një sjellje e tillë e papërgjegjshme”, vlerëson Petkovska. Edhe Xhelal Neziri thotë se politika ndikon në forma të ndryshme mbi kontrollin e mediave dhe raportimet e tyre në vend se të jenë në shërbim të qytetarëve ato vendosen nën diktatin e qendrave të caktuara politike. “Vrasja që ndodhi në lagjen ‘Gjorçe Petrov’ në Shkup, u fut në agjendën politike, në agjendën e destabilizimit të Maqedonisë dhe kjo vrasje në atë mënyrë edhe u trajtua. Nga ana tjetër, kemi raportimin e mediave dhe të portaleve, që duke vrapuar pas ekskluzivitetit që të marrin vesh se kush është viktima e kush është vrasësi, ato publikuan të dhëna që mendoj se në shoqëritë shumetnike siç është Maqedonia, ku stabiliteti është lehtë i thyeshëm, duhej të kishin pak më tepër sens lidhur me situatën që do të krijohej”, vlerëson Neziri. Në raportet e të gjitha organizatave ndërkombëtare Maqedonia kritikohet për liri të kufizuar të medieve, duke e radhitur në grupin me disa shtete afrikane dhe aziatike/evropaelire

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKosova me institucion për dialog ndërfetar
    Next Article Rusia i dorëzon Sirisë 12 avionë MiG-29
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.