Burri i një profesoreshe të një fakulteti të respektuar të Beogradit, ka vendosur në banesë kamerat e fshehta për të pasë dëshmi se si gruaja e tij keqtrajton djalin e tyre dyvjeçar. Ju paralajmërojmë se videoja e mëposhtme nuk preferohet të shikohet nga të miturit dhe personat e ndjeshëm.
Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Snezana Zunic Bozinovski, është xhiruar se si keqtrajton fizikisht fëmijën e saj dyvjeçar. Burri i saj donte dëshmi për të treguar se si gruaja e tij mizore shfryhet ndaj gjakut të saj.
Videon burri ia ka dorëzuar Qendrës së Beogradit për Punë Sociale dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Beograd, por asgjë kundër kësaj profesoreshe nuk është ndërmarr, raporton PressOnline, transmeton Telegrafi. Arsyeja për këtë neglizhencë të autoriteteve thuhet të jetë autoriteti që kjo grua kishte në shoqëri si profesoreshë në fakultet të rëndësishëm.
/Telegrafi/