Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»HEKURAT QË RUAJNË LIRINË (Poezi) – FATMIR BAÇI
    Fokus

    HEKURAT QË RUAJNË LIRINË (Poezi) – FATMIR BAÇI

    RedaktoriBy Redaktori15-12-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    VETES DHE TY (Poezi) – FATMIR BAÇI
    VETES DHE TY (Poezi) – FATMIR BAÇI
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram
    HEKURAT QË RUAJNË LIRINË
    Tani që më mbylle mbas hekurave,
    Ti më vjen nga atje matanë,
    Jo të më shohësh mua se si jam,
    Dhe as vjen të shohësh,
    Se sa i zymtë është pejsazhi,
    Përreth dhe prapa meje,
    Por vjen që unë të të shoh ty,
    Dhe të kundroj se si silueta jote,
    Përputhet aq bukur,
    Në kontrast me dritën e qiellit,
    Që ze fillë mbas shpinës tënde.
    Pranë hekurave të thurura dendur,
    Ku ke vendosur duart dhe buzëqeshjen,
    Unë nuk guxoj të afrohem,
    As me ato fjalë që nuk u thanë dikur,
    E as me atë apostrofin e vogël,
    Që mund të vendoset para atyre fjalëve,
    Jo për shkak të ujvarës së dritës,
    Që të derdhet nëpër flokë,
    Duke fshehur vijën e horizontit,
    As për atë se thurja e hekurt,
    Ndan ftohtësisht dy harresa të stisura,
    Por sepse në ëndrrat e mia,
    Me mure të ashpra rrethuar,
    Me duhet të ruaj ca shkendijëza lirie.
    Në qoshkun tim të murrmë,
    Janë thyer kaherë të gjitha pasqyrat,
    Se nuk janë të nevojshme,
    Se nuk shihet në to as rrahja e zemrës,
    As vezullitja e shpresës,
    As hapsira e qielltë e lirisë,
    Siç edhe në shtëpiat e mermerta,
    Të mbushura me pasqyra,
    Nuk pasqyrohet as shtirja e lodhur,
    As rutina e kuptimeve të flashkëta,
    As robëria e fshehur,
    E sikur kjo të ndodhte,
    Sikur robëria të pasqyrohej në pasqyrë,
    Rrugëve nëpër botë,
    Do shiheshin vetëm njerëz të pakrehur,
    Ndërsa në mes meje dhe teje,
    Nuk do ishin këto që janë,
    Hekurat e thurur kaq dendur.
    FATMIR BAÇI
    Fatmir Baçi Fatmir Baci Poezi
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSEXHDE (Poezi) – FATMIR BAÇI
    Next Article VETES DHE TY (Poezi) – FATMIR BAÇI
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    15-10-2026

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    15-10-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.