Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Detyra e atij që ndodhet në një mexhlis ku përgojohet
    Edukim

    Detyra e atij që ndodhet në një mexhlis ku përgojohet

    Dija OnlineBy Dija Online27-02-201506 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Detyra e atij që ndodhet në një mexhlis ku përgojohet

    Nga e drejta e besimtarit ndaj besimtarit është që ta ndihmojë, nëse i bëhet padrejtësi e ta mbrojë nderin e tij, nëse cënohet nga një hipokrit që nuk ka frikë Ditën e përgjegjësisë. Ebu Hurejre thotë se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Besimtari është pasqyra e besimtarit dhe muslimani është vëlla i muslimanit.” Po ashtu, në një hadith tjetër profetik thuhet: ”Kush e mbron një besimtar nga një munafik, Allahu do të krijojë një melek që do ta mbrojë mishin e tij nga zjarri i xhehenemit Ditën e Kiametit.”

    Ndërsa, Esma bint Jezit ka thënë se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë se kush e mbron vëllain e vet nga marrja nepër gojë, është e drejta e Allahut që ta mbrojë nga zjarri. Ndërsa, Enesi prej Profetit (alejhi selam) transmeton se kush e mbron vëllain e vet në mungesë, Allahu do ta ndihmojë atë në dynja dhe ahiret. Një ditë, Amar bin Jasir dëgjoi një burrë që të fliste për Aishen dhe i tha atij: “Pusho nga keto gjera bajate e të ndaluara! Unë dëshmoj se ajo është gruaja e te Dërguarit të Allahut (alejhi selam) në xhenet. (në një transmetim tjetër thuhet se mos fol për të dashurën e Profetit (alejhi selam.)

    Në hadithin e gjatë qe tregon se si u pendua Kab bin Malik thuhet se kur profeti (alejhi selam) ishte ulur me shokët e tij ne Tebuk, pyeti se çfarë kishte Kabi që nuk kishte dalë me ta. U ngrit një burrë prej të pranishmëve e tha se atij i ka hyrë vetja ne qejf.

    Ndërsa, Muadh ibn Xhebel tha: ”Çfarë gjëje të keqe që the! Pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut, ne nuk dimë për të ndonjë gjë të keqe. E Profeti (alejhi selam) heshti duke pohuar veprën që bëri Muadhi që nuk lejoi që të merrej dikush nëpër gojë. Utban bin Malik ka thënë: “Profeti (alejhi selam) u ngrit që të falet e tha: “Ku është Malik bin Duhshum? Një burrë tha se ai ishte munafik që nuk e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij (alejhi selam). Profeti (alejhi selam) tha që të mos thoshte kështu se ai ka thënë: ‘La lahe il Allah’ duke kërkuar me këtë gjë kënaqësinë e Allahut.” E Allahu e ka bërë harram zjarrin për atë që thotë ‘La i lahe il Allah’ e me këtë fjalë kërkon kënaqësinë e Allahut.

    Kishte ngjarë një ngatërresë mes Sadit dhe Halidit. Një burrë erdhi te Sadi dhe filloi të fliste për Halidin, porse Sadi e ndaloi duke i thënë që të heshtë se ajo që kishin mes tyre nuk arrinte tek feja e tyre. Imam Neueuiu ka thënë: ”Dihet se çdokush që dëgjon gibet për një musliman duhet që ta ktheje duke qortuar atë që bën gibet nëse nuk e qorton me fjalë e qorton me gojë e nëse nuk ka mundësi as me dorë e, as me gojë e lë këtë mexhlis. E nëse dëgjohet se po përgojohet profesori i tij që ka hak tek ai, duhet që të jetë më i kujdesshem…”

    Gibeti është padrejtësi dhe kalim i kufijve të Allahut. E Allahu thotë: ”E ata që nuk u përmbahen kufijve të Allahut, janë mizorë.” Gjithashtu, Allahu ka thënë: “E mos u ul pas përkujtimit me popullin zullumqar.” Ndërkohë që ka thënë se besimtarët ndaj fjalëve të kota janë të larguar: “E ata ua kthejnë shpinën fjalëve të kota.”

    Të larguarit nga përgojimi

    Ijas bin Muaujeh ka thënë:”Më i miri ndër sahabët ishte ai me gjoksin me të pastër dhe që bënte më pak gibet.” E një tjetër duke folur për moralet e të sinqertëve ndër të tjera ka thënë se ata nuk marrin nëpër gojë dhe nuk lejojnë të përgojohet dikush tek ata.

    Ibn Kajim el Xheuzij ka thënë për profesorin e tij se ka qenë në atë gjë që kanë qenë të parët që nuk dëgjohej gibet tek ata.

    Hudhejfja i ka thënë dikujt: “Nëse ndonjë burrë thonte disa fjalë në kohën e Profetit (alejhi selam) bëhej hipokrit, e sot unë dëgjoj këto fjalë katër herë në një vend.”

    Mubarek ibn Fudale ka thënë: “S’ka asnjë mirësi që të mos pasohet nga të tëra mirëesitë përveç gjuhës. Ti mund të gjesh një burrë që agjëron shumë e çel me haram, falet natën e ditën dëshmon rrejshëm. Porse nuk mund ta gjesh atë që të flasë vetëm me të drejtë.”

    Ali bin Ebi Talib ka thënë: “Gjuha është ajo që e drejton trupin. Nëse drejtohet gjuha drejtohen gjymtyrët.”

    Dije, o rob i Allahut, se syri duhet të jetë i mbushur me lotë për shkak të shikimit në haram, e gjuha duhet të jetë e burgosur me heshtjen nga gjërat që të shkatërrojnë, dora të jetë e ndaluar, për shkak të frikës nga gjërat që dëshiron nefsi, këmba të lëviz duke llogaritur shpërblimet, e nata të kalojë duke ngritur zërin me këndim Kurani, kur të vijë dita përkujto atë që të prish të gjitha kënaqësitë, pastro gjuhën tënde nga gjurmët e gibetit, sikur pastrohesh nga papastërtitë e mos lejo që të përgojohet në ato vende ku je ti.

    Said ibn Xhubejr nuk lejonte që të përgojohej dikush tek ai. Erdhi një person tek Muhamed bin Sirin dhe iu ankua atij se ishte i sëmurë. Ibn Sirin i tha të shkonte tek filan doktor e pastaj tha shko tek filani se ai është më i mirë se ky. Më pas, i kërkoi falje Allahut, duke menduar se kishte bërë gibet. Një person ka thënë se që kur ka mësuar se gibeti është haram nuk ka bërë më gibet.

    Ndërsa një tjeter nuk lejonte asnjë që të bënte gibet, nëse nuk e linte gibetin ngrihej nga ai vend. Dikush thotë se çdo fjalë që e ka thënë pa u menduar është penduar më vonë për atë fjalë.

    Abdullah el Buhariu ka thënë: “Shpresoj ta takoj Allahun e Ai të mos më llogarisë që unë kam marrë nëpër gojë të tjerët.”

    Ndërsa prej dijetarëve të mëvonshëm është Muhamed Shenkitij që ka qenë i veshur me këto virtyte tepër të larta. Ai nuk lejonte që të bëhej gibet tek ai, duke e mbrojtur veten e tij nga gjynahet. Thuhet se ai ka thënë se marrja e pasurisë dhe vrasja e bijëve të tij është me e lehtë, sesa marrja e mirësive ditën e llogarisë. Dikush filloi që të merrte nëpër gojë tek ai dikë dhe profesori e ndaloi. Tjetri tha se ai po bënte gibet e jo profesori. Iu kthye atij shejhu duke i thënë: “Ose hesht me edukatë, ose dil!” Ai ka thënë se bën gibet vetëm ziliqari që do të hiqet më i lartë sesa të tjerët ose ai që ka pak virtyte të mira e që do t’i bëjë të tjerët si vetja. Po ashtu, ai ka thënë se sikur njeriu ta dinte se gjithcka që fliste do t’i vinte në fletushka, nuk kishte për të thënë gjë tjetër, përveç se të mirave

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleFekondimi artificial – in vitro dhe qëndrimi Islam
    Next Article Provimi i parë i madh, rezultatet e të cilit do të jenë: xheneti ose zjarri
    Dija Online

    Related Posts

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    21-02-2026

    Pse po humbin vlerat mes prindërve dhe fëmijëve?

    28-12-2025

    Ç’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?

    13-11-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.