Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Detyra e atij që ndodhet në mjedise ku përgojohet
    Edukim

    Detyra e atij që ndodhet në mjedise ku përgojohet

    Dija OnlineBy Dija Online30-10-201506 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Detyra e atij që ndodhet në mjedise ku përgojohet

    Nga e drejta e besimtarit ndaj besimtarit është që ta ndihmojë, nëse i bëhet padrejtësi e ta mbrojë nderin e tij, nëse cënohet nga një hipokrit që nuk ka frikë Ditën e përgjegjësisë. Ebu Hurejre thotë se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Besimtari është pasqyra e besimtarit dhe muslimani është vëlla i muslimanit.” Po ashtu, në një hadith tjetër profetik thuhet: ”Kush e mbron një besimtar nga një munafik, Allahu do të krijojë një melek që do ta mbrojë mishin e tij nga zjarri i xhehenemit Ditën e Kiametit.” Ndërsa, Esma bint Jezit ka thënë se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë se kush e mbron vëllain e vet nga marrja nepër gojë, është e drejta e Allahut që ta mbrojë nga zjarri. Ndërsa, Enesi prej Profetit (alejhi selam) transmeton se kush e mbron vëllain e vet në mungesë, Allahu do ta ndihmojë atë në dynja dhe ahiret. Një ditë, Amar bin Jasir dëgjoi një burrë që të fliste për Aishen dhe i tha atij: “Pusho nga keto gjera bajate e të ndaluara! Unë dëshmoj se ajo është gruaja e te Dërguarit të Allahut (alejhi selam) në xhenet. (në një transmetim tjetër thuhet se mos fol për të dashurën e Profetit (alejhi selam.) Në hadithin e gjatë qe tregon se si u pendua Kab bin Malik thuhet se kur profeti (alejhi selam) ishte ulur me shokët e tij ne Tebuk, pyeti se çfarë kishte Kabi që nuk kishte dalë me ta. U ngrit një burrë prej të pranishmëve e tha se atij i ka hyrë vetja ne qejf. Ndërsa, Muadh ibn Xhebel tha: ”Çfarë gjëje të keqe që the! Pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut, ne nuk dimë për të ndonjë gjë të keqe. E Profeti (alejhi selam) heshti duke pohuar veprën që bëri Muadhi që nuk lejoi që të merrej dikush nëpër gojë. Utban bin Malik ka thënë: “Profeti (alejhi selam) u ngrit që të falet e tha: “Ku është Malik bin Duhshum? Një burrë tha se ai ishte munafik që nuk e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij (alejhi selam). Profeti (alejhi selam) tha që të mos thoshte kështu se ai ka thënë: ‘La lahe il Allah’ duke kërkuar me këtë gjë kënaqësinë e Allahut.” E Allahu e ka bërë harram zjarrin për atë që thotë ‘La i lahe il Allah’ e me këtë fjalë kërkon kënaqësinë e Allahut. Kishte ngjarë një ngatërresë mes Sadit dhe Halidit. Një burrë erdhi te Sadi dhe filloi të fliste për Halidin, porse Sadi e ndaloi duke i thënë që të heshtë se ajo që kishin mes tyre nuk arrinte tek feja e tyre. Imam Neueuiu ka thënë: ”Dihet se çdokush që dëgjon gibet për një musliman duhet që ta ktheje duke qortuar atë që bën gibet nëse nuk e qorton me fjalë e qorton me gojë e nëse nuk ka mundësi as me dorë e, as me gojë e lë këtë mexhlis. E nëse dëgjohet se po përgojohet profesori i tij që ka hak tek ai, duhet që të jetë më i kujdesshem…”

    Gibeti është padrejtësi dhe kalim i kufijve të Allahut. E Allahu thotë: ”E ata që nuk u përmbahen kufijve të Allahut, janë mizorë.” Gjithashtu, Allahu ka thënë: “E mos u ul pas përkujtimit me popullin zullumqar.” Ndërkohë që ka thënë se besimtarët ndaj fjalëve të kota janë të larguar: “E ata ua kthejnë shpinën fjalëve të kota.”

    Të larguarit nga përgojimi

    Ijas bin Muaujeh ka thënë:”Më i miri ndër sahabët ishte ai me gjoksin me të pastër dhe që bënte më pak gibet.” E një tjetër duke folur për moralet e të sinqertëve ndër të tjera ka thënë se ata nuk marrin nëpër gojë dhe nuk lejojnë të përgojohet dikush tek ata.

    Ibn Kajim el Xheuzij ka thënë për profesorin e tij se ka qenë në atë gjë që kanë qenë të parët që nuk dëgjohej gibet tek ata.

    Hudhejfja i ka thënë dikujt: “Nëse ndonjë burrë thonte disa fjalë në kohën e Profetit (alejhi selam) bëhej hipokrit, e sot unë dëgjoj këto fjalë katër herë në një vend.”

    Mubarek ibn Fudale ka thënë: “S’ka asnjë mirësi që të mos pasohet nga të tëra mirëesitë përveç gjuhës. Ti mund të gjesh një burrë që agjëron shumë e çel me haram, falet natën e ditën dëshmon rrejshëm. Porse nuk mund ta gjesh atë që të flasë vetëm me të drejtë.”

    Ali bin Ebi Talib ka thënë: “Gjuha është ajo që e drejton trupin. Nëse drejtohet gjuha drejtohen gjymtyrët.”

    Dije, o rob i Allahut, se syri duhet të jetë i mbushur me lotë për shkak të shikimit në haram, e gjuha duhet të jetë e burgosur me heshtjen nga gjërat që të shkatërrojnë, dora të jetë e ndaluar, për shkak të frikës nga gjërat që dëshiron nefsi, këmba të lëviz duke llogaritur shpërblimet, e nata të kalojë duke ngritur zërin me këndim Kurani, kur të vijë dita përkujto atë që të prish të gjitha kënaqësitë, pastro gjuhën tënde nga gjurmët e gibetit, sikur pastrohesh nga papastërtitë e mos lejo që të përgojohet në ato vende ku je ti.

    Said ibn Xhubejr nuk lejonte që të përgojohej dikush tek ai. Erdhi një person tek Muhamed bin Sirin dhe iu ankua atij se ishte i sëmurë. Ibn Sirin i tha të shkonte tek filan doktor e pastaj tha shko tek filani se ai është më i mirë se ky. Më pas, i kërkoi falje Allahut, duke menduar se kishte bërë gibet. Një person ka thënë se që kur ka mësuar se gibeti është haram nuk ka bërë më gibet.

    Ndërsa një tjeter nuk lejonte asnjë që të bënte gibet, nëse nuk e linte gibetin ngrihej nga ai vend. Dikush thotë se çdo fjalë që e ka thënë pa u menduar është penduar më vonë për atë fjalë.

    Abdullah el Buhariu ka thënë: “Shpresoj ta takoj Allahun e Ai të mos më llogarisë që unë kam marrë nëpër gojë të tjerët.”

    Ndërsa prej dijetarëve të mëvonshëm është Muhamed Shenkitij që ka qenë i veshur me këto virtyte tepër të larta. Ai nuk lejonte që të bëhej gibet tek ai, duke e mbrojtur veten e tij nga gjynahet. Thuhet se ai ka thënë se marrja e pasurisë dhe vrasja e bijëve të tij është me e lehtë, sesa marrja e mirësive ditën e llogarisë. Dikush filloi që të merrte nëpër gojë tek ai dikë dhe profesori e ndaloi. Tjetri tha se ai po bënte gibet e jo profesori. Iu kthye atij shejhu duke i thënë: “Ose hesht me edukatë, ose dil!” Ai ka thënë se bën gibet vetëm ziliqari që do të hiqet më i lartë sesa të tjerët ose ai që ka pak virtyte të mira e që do t’i bëjë të tjerët si vetja. Po ashtu, ai ka thënë se sikur njeriu ta dinte se gjithcka që fliste do t’i vinte në fletushka, nuk kishte për të thënë gjë tjetër, përveç se të mirave

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleJa edhe 10 faktorë për zhvillimin e dashurisë mes bashkëshortëve
    Next Article FAKTE MBI HALLOVININ (NATËN E SHTRIGAVE)
    Dija Online

    Related Posts

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    11-03-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    14-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Sokoli” – droni “Made in Kosova” që synon të rivalizojë Bayraktarin turk

    Haxhiu: Të gatshëm për takime me Osmanin – tërhiqem nëse nuk i siguroj 61 vota

    Dogana e Kosovës ndalon futjen e insekticideve të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    Abdixhiku: Do të marrë pjesë në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të shprehet për situatën

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.