Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Cila është perspektiva islame mbi librat dhe dokumentaret për konspiracione botërore dhe organizata sekrete?
    Qendrime Islame

    Cila është perspektiva islame mbi librat dhe dokumentaret për konspiracione botërore dhe organizata sekrete?

    Dija OnlineBy Dija Online31-01-201806 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Selam alejkum!

    Ka disa muaj që po shfletoj disa libra, të cilët i kanë shkruar ateistë. Titujt e librave janë ‘Shoqëritë sekrete dhe fuqia e tyre botërore’ , ‘Kodet magjike’ , ‘Komiteti i të 300-tëve’, ‘Komploti botëror’ etj.

    Në këta libra diku më pak e diku më shumë flitet për disa organizata sekrete siç janë Parësia e Sionit, masonët, iluminati, familjet Rothchild dhe Rokfeller etj. Nga autorët e këtyre librave shkruhet me shumë siguri se janë këto shoqëri sekrete që kanë krijuar sistemet bankare dhe si rezultat mbajnë peng ekonominë botërore. Janë këto shoqëri famëkeqe dhe diabolike të cilat janë shkaktare të luftërave ne bote. Pikësynimi i tyre është të krijojnë një rend të ri botëror (siç thuhet në libra). Këto shoqëri financojnë luftërat duke shitur armë në vende që ato kanë interes dhe pastaj vendeve të shkatërruara nga po këto luftëra u japin kredi nga bankat e tyre në mënyrë që të mbajnë ekonominë peng dhe ta drejtojnë ata atë vend. Nga anëtarët e këtyre shoqërive diabolike janë dhe presidentët e SHBA-ve, Xhorxh Bush, Bill Klinton etj.

    Sipas këtyre autorëve, të cilët kanë bërë disa kërkime në këto fusha, këto shoqëri sekrete udhëhiqen nga çifutët, të cilët u përmbahen udhëzimeve të Talmudit, ku mes të tjerave thuhet se vetëm çifutet janë njerëz dhe se pjesa tjetër janë bagëti ose siç i quajnë ata Goym dhe si rezultat i këtyre këto shoqëri duan të krijojnë një qeveri botërore të udhëhequr nga vetë çifutet. Dhe për të arritur këtë gjë ata kanë vendosur një kushtetutë apo disa pikësynime të cilat deri më sot ata (disa prej tyre) i kanë arritur me sukses.

    Disa prej pikave të parimeve të tyre janë:

    1-të zhdukin besimet fetare

    2-të zhdukin konceptin e familjes

    3-të përhapin në masë drogën, muzikën, prostitucionin në mënyrë që të çoroditin rininë e sotme

    4-të krijojnë kriza financiare false në mënyrë që të zhdukin popullsinë e botës së tretë dhe të përçajnë kombet, etj.

    Duke lexuar këto pika si dhe shumë të tjera si dhe duke parë shenjat dhe simbolet e tyre ku një prej simboleve të tyre është piramida me një sy në majë të saj, shenjë kjo që gjendet edhe tek kartëmonedha 1-dollarëshe amerikane, a mund të jetë kjo shoqëri apo ky konspiracion Dexhali që thuhet se do dalë para kiametit, duke parë që edhe pikësynimet e tij janë pak a shumë si shenjat e kiametit dhe shumë nga këto pika ai i ka arritur deri më sot?

    Ma bëni hallall që u zgjata. Allahu ua shpërbleftë!

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Fillimisht ju themi se nga këta libra që përmendni, ne kemi lexuar atë të fundit “Komploti Botëror” para disa vitesh (përafërsisht në shtator të vitit 2001), gjatë kohës kur ishim studentë, madje më kujtohet se pata shkruar një vështrim rreth këtij libri. Gjithashtu edhe për librat që përmendni kemi dëgjuar dhe e kemi plotësisht parasysh përmbajtjen e tyre. Prandaj mund të themi se të gjitha që thuhen në këta libra dhe në libra të tjerë të ngjashëm, ndoshta nuk do të thotë se janë tërësisht të sakta, pasi një nga synimet kryesore të këtyre librave është të bëhen bestseller dhe për ta arritur këtë nuk ngurrojnë edhe t’i rrisin disa gjëra, megjithëkëtë shumë informacione të cilat përcillen nuk mund të mohohen. Sido që të jetë, është i saktë ekzistimi i disa organizatave të këtilla konspirative të cilat kanë dorë në zhvillime të ndryshme në botë dhe nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve ata arrijnë t’i realizojnë disa qëllime madhore të tyre. Kjo është e pranuar dhe për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë të hulumtohet shumë.

    Ndërsa për ta bërë lidhjen se këto konspiracione janë Dexhalli për të cilin ka paralajmëruar i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk është e qëndrueshme. Në fakt kjo pyetje më ktheu kujtimin gjithashtu te një libër i përkthyer, i cili më pat rënë në dorë para disa viteve me titull: “Fijet Sekrete mes Mesihut Dexhal, Misterit të Trekëndëshit të Bermudeve dhe Pjatave Fluturuese”, të shkruar nga Muhamad Isa Davud. Një titull mjaft interesant dhe provokativ për ta zgjuar kureshtjen e lexuesit. Në këtë libër tentohet të bëhet një lidhje në mes të Dexhalit dhe ndodhive të ndryshme botërore, të cilat mbesin si komplekse dhe të pazgjidhshme, sikurse trekëndëshi i Bermudeve, pjatat fluturuese, etj. Libri me një fjalë përmban një lëmsh informacionesh dhe mundohet të sjellë një hipotezë të trilluar, sikurse të gjitha ndodhitë mistere të kohërave, madje edhe këto organizata sekrete janë dorë e Dexhalit i cili nëpërmjet këtyre gjërave mundohet ta mbisundojë botën!

    Pa u zgjeruar më shumë, themi se në kohën bashkëkohore ka pasur pretendime nga më të ndryshmet në lidhje se çfarë është Dexhalli i paralajmëruar dhe se a mund të jetë paraqitur ai, ndoshta pa u vërejtur nga njerëzimi. Më parë ka pasur njerëz të cilët paramendonin se televizori është Dexhali i paralajmëruar, pasi në të paraqiten të vdekurit si të gjallë dhe mund t’i atribuohen shumë karakteristika nga aspekti metaforik (figurativ), për të cilat ka paralajmëruar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se janë karakteristika të Dexhalit. Pastaj disa të tjerë theksonin se teknologjia dhe përparimi material bashkëkohorë është Dexhali i paralajmëruar, i cili është me një sy, pasi të gjitha zhvillimet teknologjike janë të destinuara ose kufizohen për dobi të kësaj bote duke e shpërfillur botën tjetër, prandaj kjo është alegoria e njërit sy, etj. Sido që të jetë, këto janë botëkuptime të njerëzve të cilët janë munduar të bëjnë lidhje në mes të ndodhive të kohës së tyre dhe asaj që na ka folur Muhamedi salallahu alejhi ve selem. Edhe pretendimi se këto shoqëri sekrete dhe konspirative për të cilat flitet më shumë në kohën tonë të thuhet se janë rrjedhojë e Dexhalit apo vetë Dexhali është një tendencë sikurse tendencat e mëhershme dhe kjo nuk është e saktë.

    Dexhali i paralajmëruar nga Muhamedi salallahu alejhi ve selem është një person i cili ka veti dhe karakteristika të detajuara dhe nuk ka të bëjë kjo me atë që mund të paragjykojnë disa njerëz. Në një përgjigje të mëhershme kemi folur në lidhje me Dexhalin, prandaj për të kuptuar më shumë mund të ktheheni aty, Allahu e di më së miri!

    http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1167

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKur e kemi dikë vëlla/motër nga qumështi?
    Next Article A është hallall ushqimi i cili përgatitet në të njëjtën enë në të cilën përgatitet edhe mishi i derrit?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.