Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Kur e kemi dikë vëlla/motër nga qumështi?
    Qendrime Islame

    Kur e kemi dikë vëlla/motër nga qumështi?

    Dija OnlineBy Dija Online30-01-201804 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    E nderuara redaksi, jam një motër me mbulesë dhe një djalë xhaxhai mendoj se e kam vëlla nga qumështi, por nuk po kam guxim t’i flas për dore apo të dal para tij pa mbulesë, prandaj kam nevojë për një argument të fuqishëm dhe një fetva se kur e kemi dikë vëlla/motër nga qumështi.

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Të përgëzoj motër e nderuar se ajo që ke bërë ti është e një rëndësie të madhe në Islam. Pra, para se të ndërmerrni ndonjë hap, të shikoni në fenë tuaj se qysh e gjykon ajo atë gjë.

    Allahu i Lartësuar në Kuranin e Madhërishëm thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (Nisa, 65)

    Pra, për të qenë musliman i denjë kërkohen nga ti tri gjëra:

    E para: Para se të veprosh ndonjë gjë, të shikosh mendimin apo atë që thotë feja jote.

    E dyta: Të hapësh gjoksin tënd dhe të jesh i gatshëm ta pranosh gjykimin e Islamit në atë formë që ai e sheh duke mos e favorizuar atë nga anon ti apo epshi yt. Dhe e treta dhe e fundit, ti dorëzohesh atij gjykimi edhe nëse nuk të duket i drejtë në shikim të parë.

    Allahu i Lartësuar në Kuranin e Tij Famëlartë i ka përcaktuar muslimanit dhe muslimanes ata apo ato që i lejohen për martës në një formë shumë të prerë.
    Allahu në një citat kuranor cakton ato që i ndalohen muslimanit për martesë: “U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk kenë pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjëherë në një nikah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, Allahu fal shumë, është mëshirues i madh.” (Nisa, 23)

    Njëri nga ata që i ndalohet muslimanit të martohet me të është motra nga qumështi, ashtu siç u cek në citatin e lartpërmendur. Për t’u konsideruar vëlla apo motër nga qumështi, duhet që së paku të ushqehet nga qumështi i nënës së atij apo asaj motre 5 herë dhe të ushqehet derisa të ngopet, duke qenë brenda 2 viteve të lindjes së tij apo saj, sepse Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk konsiderohet “ridaa” të ushqyer përpos brenda 2 viteve të lindjes”, dhe hadithi që gjendet në Sahih Muslim nga Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: “Nga ajo që u zbrit në Kuran ishte të ushqyerit dhjetë herë nga gjiri dhe ajo u anulua me pesë herë dhe vdiq Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të dhe nuk ndryshoi asgjë.”

    Nëse ushqehet më pak se 5 herë, atëherë nuk konsiderohet vëlla apo motër nga qumështi. Po nëse ushqehet 5 herë apo edhe me tepër, atëherë ai fëmijë bëhet i afërt nga qumështi me fëmijën e asaj nëne.
    Allahu e di më së miri.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleA qëndron një guri në ajër?
    Next Article Cila është perspektiva islame mbi librat dhe dokumentaret për konspiracione botërore dhe organizata sekrete?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.