Kjo lloj bime është më e arritura në rajonin tonë, por a e dini se kjo u ka ndihmuar shumë njerëzve për të shëruar sëmundjet më…
Browsing: Të ndryshme
Në mjekësinë tradicionale kineze, lulja e lotusit është përdorur për të shëruar një sërë sëmundjesh. Lotusi është një nga lulet më të rëndësishme në kulturën kineze.…
Kanceri është një sëmundje që po rrëmben miliona jetë çdo vit në mbarë botën. Sipas të dhënave më të fundit sot në botë një grua humbet…
Është thënë disa herë që sëmundje të caktuara është mirë që të trajtohen dhe t’ju lehtësohen simptomat përmes mënyrave natyrale. Kombinimi i limonit me një majë…
milk splash on blue background Zakoni i konsumimit të qumështit sigurisht që fitohet gjatë fëmijërisë dhe duhet të vazhdohet gjatë gjithë jetës.Shkrirja e kockave është një…
Shumë nga ju keni tentuar të mbani dieta, keni praktikuar ato, por në fund prapë jeni dorëzuar për shkak të mungesës së rezultateve. E nuk është…
Nëse mendoni që ushtrimet disa orë pas punës janë më të mira se ato në mëngjes, mendoni edhe njëherë. Një zbulim i ri shkencor dëshmoi edhe…
A keni dëgjuar për hidroterapinë? Sipas statistikave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mbi 5% e amerikanëve vuajnë nga depresioni. Në kuadër të…
Puna e tepërt ne zyra, te mbyllura dhe pa drite natyrale, janë një predispozues për dëmtimin e shikimit. Kush punon me kompjuter duhet te jete edhe me i kujdesshëm ne këtë drejtim.
Me poshtë janë disa këshilla praktike qe do tu vijnë ne ndihme për sa me sipër:
Uluni dhe hapni e mbyllni sytë 10 deri 15 herë shpejt. Pastaj, mbyllni sytë dhe relaksohuni për 20-25 sekonda. Këtë ushtrim e përsëritni pesë deri gjashtë herë në ditë.
Uluni dhe shikoni vetëm drejt. Pastaj, duke e mbajtur kokën drejt pa lëvizur, çoni kahun e shikimit në anën e majtë. Pasi të keni shikuar për pak kohë në anën e majtë, pa e lëvizur kokën, ndryshoni drejtimin e shikimit në anën e djathtë. Këtë ushtrim e përsëritni 10 deri 20 herë.
Shikim i afërm dhe largët. Qëndroni afër dritares së hapur me pamje të qartë. Fokusoni pamjen në majën e hundës për 5 deri 20 sekonda. Këtë ushtrim e përsëritni 10 deri 20 herë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e një grupi specializantësh të mjekësisë.
Në takim u bisedua për problemin me të cilin janë duke u ballafaquar rreth 300 specializantë, të cilët kryejnë shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk marrin asnjë lloj kompensimi financiar.
Kryetari Veseli gjatë takimit theksoi se do të angazhohet maksimalisht në gjetjen e zgjidhjes se kësaj situate të papranueshme, për të shtuar se “problemi juaj të nderuar specializantë është pjesë e faktit se ne kemi një sistem shëndetësor të dështuar”.
“Ne kemi mjekë të shkëlqyeshëm, profesionalisht të barabartë me kolegët e tyre ndërkombëtarë, të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi të mbrapshtë e të dështuar të shëndetësisë”, theksoi kryetari Veseli.
Më tutje kryetari Veseli theksoi se ky sistem shëndetësor është njëkohësisht duke varfëruar popullatën, sepse si pasojë e tij, miliona euro të qytetarëve përfundojnë në spitalet e vendeve të huaja, por edhe duke e varfëruar profesionalisht mjekësinë, pasi që duke mos u kushtuar kujdes kuadrove që krijohen me aq mund e sakrifica familjare, ato detyrohen të gjejnë rrugët e largimit nga Kosova.