Browsing: Të ndryshme

A e dinit se kikirikët përmbajnë më shumë antioksidantë se karotat dhe mollët? Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave dhe hekur që ndihmon kundër anemisë.
Vetitë shëndetësore të kikirikëve Kikirikët përmbajnë sasi të madhe proteinash gjë që e bën atë një ushqim te preferuar të atyre që merren me body-building si dhe për ata që janë të dobët dhe nën peshë.Kikirikët jane një burim i mirë i koenzimes Q10 e cila mbron zemrën gjatë periudhës së mungesës së oksigjenit psh, nëpër lartësira,si dhe ndihmon arteriet e bllokuar.Kikirikët kanë më shumë antioksidantë se manaferrat dhe luleshtrydhet dhe janë shumë më të pasur me antioksidantë se mollët, karotat apo panxhari.Kikirikët pa kripë ndihmojnë arteriet e zemres. Një e katërta e filxhanit me kikirikë përmban yndyra te pangopura aq sa një lugë gjelle vaj ulliri të cilat ndihmojnë për uljen e koresterolit në gjak.
Përmbajtja e lartë e kikirikëve me niacinë ndihmon në shërimin e qelizave te dëmtuara te sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës.Kikirikët përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ka treguar se redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.Kikirikët përmbajnë hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.
Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave.Studimet tregojnë se duke shtuar qoftë shumë pak kikirikë në dietën tuaj mund të zvogëloni LDL kolesterolin(e keq) me 14%.Kikirikët përmbajnë fibra që ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashëKikirikët ndihmojnë për të përshpejtuar rritjen e hormoneve mashkullore dhe femërore.Individët me probleme veshkash ose fshikëzën e tëmthit duhet të shmangin kikirikët, sepse ato përmbajnë sasi të mjaftueshme oxalatesh, të cilat mund të kristalizohen dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.Individët me probleme me tiroidet mund të shmangin kikirikët sepse përmbajne goitrogens që ndërhyjnë me funksionimin e gjendrës tiroide.
Një studim i ri ka arritur në rezultatin se duhet bërë e kundërta, pasi shmangia e plotë e alergjentëve të kikirikëve nga dieta e fëmijëve të vegjël e bën organizmin më të dobët dhe rrit shanset e alergjisë në moshë të rritur.
Për vite me radhë prindërit janë përpjekur me të gjitha mënyrat për të shmangur kikirikët nga dieta e fëmijëve, me shpresën se ata nuk do të shfaqnin alergji prej kikirikëve në moshë të rritur.
Kur dy vëllezërit Dogherty zgjedhin diçka për të ngrënë, 10-vjeçari Garrett mendohet mirë. Ai ka alergji nga kikirikët dhe çdo gjë e sheh me atë sy:
“Kjo ka kikirikë, kjo tjetra ka fara luledielli por është pjekur me vaj kikiriku. Nuk e di a mund ta ha. Kjo tjetra është me bajame”.
Nëna e tij, Dana shpjegon çfarë ndodh kur ai ha diçka me kikirikë: “I zihet fryma nëse ha apo thjesht është në kontakt me diçka që përmban kikirikë. I gjithë organizmi i tij pushon së funksionuari dhe i mbyllen rrugët e frymëmarrjes”.
Është një shqetësim i vazhdueshëm për prindërit e fëmijëve me alergji nga kikirikët, të cilët në çdo moment mund të jenë në rrezik jete.
Tani një studim i ri ka ngritur hipotezën se duke prezantuar kikirikët në dietën e fëmijëve pa mbushur një vjeç, ata zhvillojnë imunitet ndaj përbërësit që shkakton reaksion.
Dr. Rebecca Gruchalla, specialiste për alergjitë në Universitetin e Teksasit në Dallas, shpjegon: “Kur tek fëmijët që janë në rrezik të shfaqin alergji nga kikirikët, pasi që në moshë foshnjore kanë alergji nga veza, apo kanë ekzemë të theksuar, fillojmë një dietë me përmbajtje kikiriku nga mosha 4-11 muaj, shanset e tyre për të shfaqur alergji nga kikiriku në moshë të rritur janë shumë më të ulëta”.
Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në Shtetet e Bashkuara i cilësoi si “rezultate të papara” përfundimet e këtij studimi dhe shtoi se ato kanë potencialin të ndryshojnë metodologjinë në parandalimin e alergjive nga ushqimi.Studiuesit e shoqëruan njoftimin me një paralajmërim të rëndësishëm: të gjitha foshnjat e përfshira në këtë studim u kontrolluan me kujdes për të garantuar që nuk kishin alergji nga kikirikët. Foshnjave iu bë një analizë në lëkurë dhe vetëm kur rezultatet dolën negative, u ekspozuan ndaj dietës me përmbajtje kikirikësh.Studiuesit paralajmërojnë prindërit, sidomos nëse ata vetë kanë alergji nga kikirikët, t’u bëjnë fëmijëve analiza për të vërtetuar se fëmija nuk do të ketë reaksion nga kikirikët, para se të fillojnë dietën.Studimi përmbys një bindje që ka ekzistuar prej vitesh tek prindërit, por edhe tek personeli mjekësor, transmeton Koha.net. Deri tani mendohej se fëmijët e vegjël nuk duhet të konsumonin produkte ushqimore me përmbajtje kikiriku në moshë të vogël, me bindjen se ishte më mirë që fëmija të fillonte të hante kikirikë në moshë më të rritur, kur ishte zhvilluar sistemi imuntar.
Nga studimi i ri rezulton se sistemi i imunitetit mund të modifikohet me prezantimin e hershëm të produkteve që shkaktojnë alergji, duke e ndihmuar organizmin t’u përshtatet dhe t’u rezistojë këtyre produkteve.
Dy për qind e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga alergji ushqimore, në disa raste në nivele kërcënuese për jetën. Ende nuk ka një metodë për të kapërcyer alergjitë nga kikiriku, i cili shkakton një ndër reaksionet më të rënda tek njeriu. Por së paku studimi i ri ndihmon prindërit të parandalojnë prekjen e fëmijëve nga kjo alergji
12 fakte interesante për gjalpin e kikirikut 1. Për të bërë një kavanoz me gjalp kikiriku nevojiten rreth 700 kikirikë.
2. SHBA-ja është prodhuesja dhe konsumatorja më e madhe e gjalpit të kikirikut në botë. Wisconsin është prodhuesi më i madh u gjalpit të kikirikut në Amerikë.
3. Një amerikan konsumon rreth 3 kg gjalp kikiriku në vit
4. Mbi 90% e familjeve në Amerikë konsumojnë gjalp kikiriku
5. Rreth 800 milionë dollarë shpenzohen për gjalp kikiriku në SHBA çdo vit.
6. Dy prej ish-presidentëve amerikanë, Thomas Jefferson dhe Jimmy Carter, ishin fermerë kikirikësh dhe kanë kontribuar shumë në prodhimin e gjalpit të kikirikut në SHBA.
7. Biznesi i gjalpit të kikirikut zë mbi 4 miliardë dollarë të GDP-së në SHBA.
8. Sasia e gjalpit të kikirikut që hanë çdo vit amerikanët do të mbushte “Grand Canyon”, madje dhe do të tepronte.
9. Një fëmijë amerikan konsumon rreth 1500 sanduiçë me gjalp kikiriku nga shkolla fillore deri në gjimnaz.
10. Ekziston një fobi që lidhet me gjalpin e kikirikut. Ka njerëz që kanë frikë se gjalpi do t’i mbetet në qiellzë dhe kjo fobi quhet Arachibutyrophobia.
11. Rreth 10 miliardë sanduiçë me gjalp kikiriku me sasinë e gjalpit të kikirikut që konsumojnë amerikanët në vit
12. Gjalpi i kikirikut përmban mbi 30 elementë ushqyes dhe kuron shumë sëmundje.

Ky çaj redukton inflamacionin dhe lehtëson menjëherë dhimbjet e shpinës. Inflamacioni mund të jetë shkaku kryesor i dhimbjeve të shpinës. Pirja e këtij çaji çdo ditë me përmbajtje xhinxheri dhe kurkume apo turmeriku është një mënyrë e shkëlqyer kundër inflamacionit.
Përbërësit:
2 lugë gjelle xhenxhefil të grirë
1 lugë çaji kurkumë apo turmerik pluhur
1 gotë ujë
2 lugë çaji mjalt
Përgatitja:
1. Zieni ujin dhe më pas hidhini xhenxhefilin dhe pluhurin e kurkumës. Lëreni për shtatë deri në nëntë minuta.
2. Kullojeni çaji për të larguar copat e xhenxhefilit dhe më pas shtojini mjalt. Përziejini mirë dhe mund ta pini të ngrohtë.
Ky çaj ju bën mirë edhe kundër gripit si dhe ju forcon imunitetin.

Qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës jo vetëm të shëndosh dhe të dëmton shëndetin, duke rritur rrezikun për diabet, sëmundje zemre, obezitet…lista vazhdon, por ai të kthen edhe në një makineri nervoze, thotë studimi i publikuar në revistën BMC Public Health.
Shkencëtarët e Qendrës së Univeristetit Deakin për Aktivitet Fizik dhe Kërkime për Ushqimin në Australi studiuan nëntë studime të mëparshme dhe gjetën që aktivitetet pa lëvizje: të qëndruarit para kompjuterit, ose ndjekja e një vargu filmash në TV, mund të shkaktojë rritje të ankthit.
Duket si kontradiktore që kur ulesh në divan, stresohesh, por në më shumë se gjysmën e studimeve që ekzaminuan, studiuesit zbuluan që qëndrimi ulur për periudha të zgjatura shoqërohej me një rritje të ndjesisë së stresit.
Ka disa spjegime të mundshme për këtë. Një mund të jetë që duke u përtacuar për orë të tëra, e ke më të vështirë të flesh gjë që të bën nervoze. Një ide tjetër është që qëndrimi i gjatë para laptopit ose TV provokon sjellje antisociale që mund të lënë një shije ankthi.
Studiuesit thonë që duhet më shumë punë për të parë nëse mungesa e aktivitetit shkakton ankth apo ato ndodhin rastësisht në të njëjtën kohë, por ndërkohë, ti mund të çohesh e të ecësh pak në mes të episodeve të filmit. Do i gjesh prapë personazhet aty.

Sipas një studimi më të fundit të realizuar, rezulton se diabeti është një sëmundje që mund të shkaktojë probleme me dëgjimin.
Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në Current Diabetes Reports, janë bazuar në studimin e disa ndërlidhjeve të mundshme mes diabetit të tipit 2 dhe keqësimit të dëgjimit.
“Një lidhje mes diabetit dhe dëmtimit të dëgjimit në subjektet njerëzore është shfaqur në disa, por jo në të gjitha studimet. Krahasimi direkt i këtyre studimeve është i komplikuar, si pasojë e mungesës së vazhdimësisë në definimin e keqësimit të dëgjimit dhe faktorëve tjerë”, është shprehur një nga studiuesit e këtij studimi, Elizabeth Helzner.
Veç kësaj, keqësimi i dëgjimit ndërlidhet edhe me izolimin shoqëror dhe depresionin.

Njerëzit të cilët kanë të vendosur pajisjen “pacemaker”, e cila kontrollon rrahjet e zemrës, për personat që kanë ç’rregullime me to, nuk duhet në asnjë mënyrë që të mbajnë celularin në xhepin e sipërm.
Kërkimet e fundit tregojnë se “celularët e mençur” mund të ndërhyjnë në punën e kësaj pajisje dhe ta ndalojnë atë. Shkenctarët kanë testuar 308 njerëz më tre “celularë të mençur”, duke bërë 3400 thirrje.
Valët e celularit ndërhynin në punën e pajisjes, duke bërë që ajo të ndalonte së punuari. Para dhjetë vitesh, ekspertët këshilluan që celularët të mbaheshin 15 deri 20 cm larg kësaj pajisje, ndërsa me shfaqjen e “celularëve të mençur” këshillohet që celulari të mbahet në anën e kundër të pajisjes.
Dr. Carsten Lennerz nga Klinika për Problemet e Zemrës në Mynih, ka treguar se pajisja që kontrollon rrahjet e zemrës mund të fiket, nëse njerëzit që kanë një të tillë, e mbajnë afër saj.
Gjithashtu, edhe për njerëzit e shëndetshëm, të cilët nuk kanë problemne me zemrën, është këshilluar që të mos i mbajnë “celularët e mençur” në xhepin e sipërm, që i bie afër zemrës, pasi valët ndikojnë negativisht në këtë organ jetik./TCH

Nënat e reja e kanë të vështirë që të merren me kujdesin e një fëmije sidomos kur është fëmija i parë.
Përpos ushqyerjes me gji, në të shumtën e rasteve shfaqen të ashtuquajturat ngërçe apo shtërzime barku.
Ngërçet në stomak paraqiten pasi bebja t’i ketë mbushur dy javë të jetës së saj dhe rëndom zgjasin deri në muajin e tretë ose të gjashtë, e ndonjëherë edhe deri në plot një vit.
Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e bebes, janë të parrezikshme dhe konsiderohen si gjendje normale. Shkaku i ngërçeve në stomak është i panjohur edhe sot e kësaj dite. Njëri prej shkaktarëve të kësaj dukurie konsiderohet papjekëshmëria e mjaftueshme e sistemit enzimatik dhe çrregullimi në nivelin e nyjave neuromuskulare.
Ç’është e vërteta, enzimat në zorrë ndonjëherë nuk janë mjaft të zhvilluara, kështu që ekziston një disharmoni ndërmjet sasisë së ushqimit të marrë dhe kapacitetit të enzimave si dhe funksionit të zorrëve. Në stomakun e të ëmës bebja e ka marrë ushqimin e përpunuar.
Mbas lindjes bebja merr qumështin e nënës me dendësi të caktuar si dhe me kaloritë përkatëse gjë që shkakton probleme në tretjen e ushqimit të marrë. Te foshnja në këto raste paraqiten disa lëvizje në formë të ngërçeve në zorrë të cilat përpiqen ta shtyjnë ushqimin. Këto ngërçe të zorrëve shkaktojnë dhembje mjaft të mëdha prandaj edhe foshnja qan me zë mjaft të lartë.
Mbajtja e drejtë e bebes me rastin e dhënies gji mund t’i zbusë ngërçet në stomak. Nëna duhet të zërë pozitë të rehatshme dhe të shtrihet dhe që fëmijën t’ia afrojë gjirit (jo të përkulet mbi beben). Foshnja duhet të kapë thimthin e gjirit dhe sipërfaqen përreth, kështu që e tërë goja t’i mbushet me sisë, në ç’mënyrë zvogëlohet mundësia që të thithë ajrin.
Mbas dhënies gji foshnja duhet patjetër të ngrihet në mënyrë që të gogësijë. Më së miri është që të vihet në parzmat e së ëmës në anën e krahut (koka e foshnjës duhet të jetë mbi krahun e së ëmës).
Studimet më të reja kanë dëshmuar se dhënia e çajeve të ndryshme ose pikave kundër ngërçeve nuk ndikojnë në zvogëlimin ose zhdukjen e plotë të ngërçeve. Lëngu i konsumuar vetëm do të plotësojë vëllimin e stomakut (e me vetë këtë foshnja do të marrë sasi më të vogël të ushqimit, përkatësisht qumësht nga e ëma) por nuk do të zvogëlohen dhembjet.
Foshnjës do t’i ndihmoni më së miri nëse i jepni gji në mënyrë të rregullt dhe në qoftë se, kur qan me dhembje dhe e shqetësuar, e mbështetni në parzmat tuaja.

Disa njerëz nuk e dinë se dehidrimi i trupit është një çështje me impakt shëndetësor, pasi mund të shkaktojë dhimbje koke dhe të prish disponimin tuaj.
Ka arsye të shumta pse trupi juaj dehidrohet, siç është mos konsumimi i ujit mjaftueshëm, sidomos në ditët e nxehta me diell.
Këto janë disa simptomat që trupi i juaj është dehidruar:
Ju thahet goja
Dhimbje koke
Lëkurë të thatë
Urinë të zezë
Kapsllëk
Marramendja
Dhimbje të muskujve
Nevojë për të ngrënë gjëra të ëmbla
Era e keqe e gojës

Nëse jeni duke u përpjekur të humbisni peshë apo të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm, mundohuni të keni parasysh ushqimet që duhet dhe s’duhet t’i hani në varësi të grupit të gjakut.
Dr Peter J. D’Adamo është krijuesi i dietës ushqimore bazuar në llojin e gjakut që keni.
“Kur flasim për dietë, nuk po flas domosdoshmërisht për një plan humbje peshe, por një plan ushqimor të shëndetshëm”¬ shpjegon dr D’Adamo.
Grupi A
Sipas udhëzimeve të dr D’Adamo, njerëzit me grup gjaku A duhet të mbajnë një dietë kryesisht vegjetariane. Mund të konsumoni mish pule ose peshk, por duhet të reduktoni konsumimin e mishit të kuq dhe drithërave të papërpunuara sepse duan shumë kohë të treten dhe do t’ju depozitohen në yndyrë.
Grupi B
Udhëzuesi këshillon për njerëzit me këtë grup gjaku të konsumojnë shumë fruta dhe perime, sidomos ato me gjethe jeshile. Qumështin dhe nënproduktet e tij duhet ta konsumoni me yndyrë të ulët.Ushqimet që ndikojnë në shtim në peshë tek këta persona janë misri, gruri, kikirikët, mishi i kuq sidomos ai i deles. Konsumoni më shumë mish lepuri dhe peshk.
Grupi AB
Njerëzit me këtë grup gjaku kanë aciditet të ulët në stomak. Ata duhet të shmangin në maksimum përdorimin e kafeinës dhe alkoolit. Dr D’Adamo rekomandon ushqime të tilla si: peshk, fruta deti dhe perime jeshile për këtë kategori pesonash. Ju duhet të shmangni mishin e tymosur.
Grupi O
Ndryshe nga grupi AB, njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë tendencë të kenë nivele të larta të aciditetit në stomak. Njerëzit me këtë grup gjaku nuk duhet të konsumojnë karbohidrate të thjeshta, sidomos ato në formë kokrrash sepse ju kërkojnë një kohë shumë të gjatë për t’u tretur dhe mund t’ju konvertohen në yndyrna dhe trigliceride. Ju mund të hani fruta dhe perime dhe mish në sasi jo të mëdha.

Tweet

9
Share

Share

Share

Pin

Mail

Nëse jeni të kujdesshëm me peshën tuaj dhe dëshironi t’i humbni kilogramët e tepërt, atëherë ndoshta duhet të ndaloni ose të konsumoni sa më pak të jetë e mundur bukë të bardhë.
Sipas studimit të ri të shkencëtarëve nga Spanja, personat të cilët rregullisht konsumojnë bukë të bardhë, kanë një rrezik më të madh të trashjes në krahasim me personat që konsumojnë bukë nga drithërat integrale.
Në studim morën pjesë 9,200 persona.
Shkencëtarët monitoruan shëndetin e tyre, shprehitë e ngrënies dhe peshën trupore gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Rezultatet e vëzhgimit treguan se pjesëmarrësit të cilët çdo ditë konsumojnë bukë të bardhë kanë një rrezik 40 për qind më të madh nga shtimi në peshë në krahasim me ata që rrallë ose më së shumti një herë në javë konsumojnë bukë të bardhë.
Studiuesit nuk gjetën ndonjë lidhje në mes konsumit të bukës së zezë apo bukës nga drithërat integrale dhe shtimit të peshës. Midis bukës së bardhë dhe asaj të zezë ekziston një dallim i konsiderueshëm në sasinë e fibrave, numrin e kalorive dhe llojin e karbohidrateve.
Vetëm dy porcione të bukës së bardhë në ditë janë të lidhura me rritjen e rrezikut për të shtuar në peshë.
Hulumtuesit vënë në dukje se rezultatet e kërkimit janë preliminare dhe se duhet kryer vlerësimi edhe nga ekspertë të jashtëm. /GS/

Kumbullat e thata janë një produkt që ngadalëson zhvillimin e arterosklerozës, një sëmundje e ndezjes, e cila sjell deri te sëmundjet kardiovaskulare dhe e cila konsiderohet si shkaktar udhëheqës i vdekjeve në shoqërinë e sotme.
Sasia e kumbullave të thara pluhur, e cila ndjeshëm ka zvogëluar dëmtimin e enëve të gjakut të shkaktuara nga arteroskleroza, ishte ekuivalente me konsumimin e 10 deri 12 kumbullave të thara në ushqimin e njeriut.
Kumbullat e thara shpesh janë lavdëruar për shkak të veprimit pozitiv në tretje dhe gjithnjë e më shumë theksohen edhe për shkak të veprimit pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Studimet e mëhershme kanë konstatuar se kumbullat e thara zvogëlojnë nivelin e kolesterolit LDL te njerëzit. /albeu.com/