Qindra fëmijë të moshës nga 6 deri në 17 vjeç që asnjëherë nuk janë ulur në bankat shkollore, përpiqen që me mëditjet mizore të ushqejnë familjet e…
Author: Dija Online
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, u takua me homologun e tij jordanez, Nasir Xhudeh, në lidhje me bisedimet e paqes për Sirinë që po zhvillohen…
Organizata terroriste PKK qëndron pas sulmit të fundit vetëvrasës në Bursa, në Turqinë veriperëndimore, tha policia lokale, raporton Anadolu Agency (AA). Në sulmin vetëvrasës të mërkurën…
Me goditjen e pozicioneve të ISIS-it në rajonin Tughali të Sirisë me bateri raketash dhe armë artilerike janë neutralizuar 34 terroristë. Ndërsa pas shkatërrimit të pozicioneve…
Kohet e fundit të gjithë përdoruesit e iPhone janë përballur me një mesazh të pazakontë në telefonin e tyre, ku shkruhet se Apple ID juaj do të skadojë.
Ky mesazh nuk është gjë tjetër veçse një virus, ku shumë përdorues të iPhone kanë filluar të ankohen për virusin në formë mesazhi, i cili kërkon nga ata për ta klikuar në një link. Përmes këtij linku dikush tenton të vjedhë llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin.
Apple asnjëherë nuk ka kontaktuar me përdoruesit për t’u treguar se llogaria e tyre do të skadojë. Nëse pranoni një mesazh të tillë, injoroni duke mos klikuar në të.
Nëse vdisni, një prej shumë gjërave të tjera që mund të lini mbrapa në këtë jetë është edhe llogaria juaj në Facebook.
Facebook raportohet se, tashmë ka rreth 30 milionë përdorues të vdekur, të cilët përdornin rrjetin social para se të vdisnin.
Sipas “ABC”, rreth 8000 përdorues të Facebook vdesin çdo ditë.
Ekspertët thonë se, mbetja e llogarive aktive edhe pas vdekjes së përdoruesve është shqetësuese. Dhe nëse mendoni se të afërmit tuaj mund të kenë qasje në llogarinë tuaj pasi të vdisni, gaboheni.
Rrjeti më i madh social, Facebook, i ka lënë përdoruesit të zgjedhin mbi atë se çfarë do t’ju ndodh llogarive të tyre pasi të kenë ndërruar jetë – të fshihen përgjithmonë apo të mbesin kujtim.
Facebook ka ofruar gjithashtu edhe një metodë tjetër, një trashëgimtar të llogarisë, ku mund të vendosni se kush mund t’ua kontrollojë llogarinë pasi të keni vdekur.
Pasi trashëgimtari i llogarisë tuaj të ketë postuar një mesazh të fundit në Facebook, profili juaj shndërrohet në memorial, ku miqtë tuaj do të mund t’ju shohin më pas vetëm si kujtim, jo si shok në Facebook.
(GE)
Suneti i të dashurit tonë, Muhamedit a.s. përmban udhëzime nga të gjitha aspektet e jetës…
Edhe shëndeti nuk është përjashtim. Nëpërmjet thënieve dhe veprave të tij, Muhamedi a.s. ka theksuar rëndësinë e shëndetit dhe na ka treguar mënyrat e ndryshme si ta mbajmë atë.
Maturia
Në Kuran, Allahu i Madhërishëm na paralajmëron që mos ta teprojmë dhe gjithmonë të jemi të matur në çdo gjë që bëjmë.Në disa hadithe të tij, i Dërguari i Allahut s.a.v.s tregon se duhet t’i ikim ushqimit të tepërt. Gjithmonë duhet të hamë më pak.
Përdorni ilaçet kur jeni të sëmurë
Edhe pse është një ide e mirë që shërimin ta kërkojmë edhe nëpërmjet lutjeve dhe kthimin tek Allahu, nuk duhet ta lëmë anash rëndësinë e ilaçeve apo barnave. I Dërguari i Allahut na ka treguar se Allahu ka dhënë ilaçin për çdo sëmundje, andaj duhet të kërkojmë këshilla nga mjekët për atë se cili ilaç është më i miri për sëmundjen tonë. Gjëja e vetme për të cilën nuk ka ilaç është vdekja.
Uji për pije
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. saktë na e ka përshkruar si ta pimë ujin i cili duhet ta shuaj etjen dhe të na ndihmoj të jem i të shëndetshëm. Pini ujë duke qenë ulur dhe me tre gllënjka.Uji që pihet me tre gllënjka ka përparësi të shumta për mëlçinë, fshikëzën dhe stomakun.
Ushtrimi fizik dhe sporti
Në këtë kohë, kur mënyra pasive e jetës na është bërë përditshmëri për shkak të teknologjisë që na rrethon, mësimet e Pejgamberit a.s. na tregojnë se aktivitetet fizike dhe sporti janë shumë të rëndësishme për jetën tonë.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë tek Allahu se besimtari i dobët, edhe pse të dy janë të mirë.” (Ibn Maxhe).
Aktiviteti fizik dhe sporti zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, holesterolit, trashjes dhe kështu me radhë. Gjithashtu na ndihmojnë të jemi më aktiv dhe na largojnë nga dembelizmi.
Përktheu: A. D. Islampress
Abdudaim el-Kehil
Një studim i ri gjerman ka vërtetuar se paragjykimet ndaj të tjerëve, në rast se përsëriten, atëherë ato mund të formojnë një bindje të gabuar, e cila ngulitet në kujtesën e njeriut, duke bërë që syri ta sheh atë (objekt pavarësisht se çka është, përkundër realitetit) si të vërtetë dhe realitet.
Shkencëtarët gjermanë kanë shtuar se truri i njeriut pret atë që sytë e tij do ta shohin si diçka të pranueshme dhe se nuk do të shtojë përpjekjet instinktivisht vetëm se atëherë kur syri të monitorojë – vëzhgojë ndonjë element të papritur.
Allahu ka thënë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat…“ (el-Huxhurat, 12)
E shihni se si ne këshillohemi që t’i braktisim shumicën e këtyre paragjykimeve apo supozimeve, edhe pse vetëm një pjesë e tyre janë mëkat.
Kjo reflekton kujdesin e Islamit ndaj nesh që të braktisim çdo gjë që mund të na shkaktojë madje edhe problemin më të vogël.
Përshtati në shqip: Sedat Islami
(islamgjakova)
Një energji diellore bëhet e padobishme kur ka shi. Por, Kina është gjithmonë në hap me teknologjinë.
Kina ka krijuar një qeli solare me një shtresë të hollë prej grafeni, që gjeneron energji nga pikat e shiut.
Uji mbetet në grafen, duke krijuar një lloj kapacitori natyral i cili më pas përmes elektroneve të grafenit dhe joneve të ujit prodhon elektricitet, transmeton Gazeta Express.
Por, ajo çfarë mund të bëjë kjo sipërfaqe është që të konvertojë vetëm 6.5% të energjisë që e merr, ndryshe nga 22% të paneleve diellore.
Nëse krijuesit mund ta përmirësojnë performancen e këtyre qelive me grafen, atëherë zgjidhja do të jetë shumë e lehtë dhe njerëzit do të mund të fitojnë mjaftueshëm elektricitet edhe nga shiu, jo vetëm nga dielli.
(GE)
Në përditshmërinë tonë, për shkak të intensitetit të lartë të jetesës, një nga shkaktarët e stresit mund të jetë edhe bateria e telefonit. Në momentet kur ajo na duhet më shumë, na lë në baltë.
Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë në Irvine “aksidentalisht” gjetën një mënyrë për të bërë që bateria juaj e telefonit të zgjasë përgjithmonë.
Sipas Metro, hulumtuesit përdorën një xhel, kur ata kuptuan se në kontakt me baterinë, do të bënte që ajo të zgjaste më shumë.
Sigurisht bateritë e telefonit priten që shumë shpejt të dalin nga qarkullimi, pasi po bëhen mijëra tentativa për ti zëvendësuar ato.
Gjithashtu thuhet, se nuk duhet ta mbani gjatë natës në karikim, telefonin, tabletën apo laptopin tuaj pasi çon në shkatërrimin e baterisë. A është me të vërtetë kështu?
Të krijosh sot një bateri, e cila do të zgjaste përgjithmonë, përbën një sfidë të re, në fushën e teknologjisë.