Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar ndihmën financiare për Pakistanin, pas refuzimit të anëtarëve të Kongresit amerikan. Kjo ndihmë synohej për blerjen e aeroplanëve luftarakë…
Author: Dija Online
Negociatat për një pakt të gjerë tregtar ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, i cili ka për qëllim krijimin e një zone të lirë tregtare që mbulon rreth…
Kreu i programit bërthamor të Iranit, i cili njëkohësisht është edhe zëvendëspresident i vendit, Ali Akbar Salehi,do tëtakohet sot me organizatën bërthamore çeke. Takimi vjen në…
Një komitet parlamentar turk ka miratuar një projektligj që do t’ua hiqte imunitetin deputëtëve nga ndjekja penale, duke i hapur kështu rrugë një amendamenti kushteutes që…
Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim lidhur me një rrëzim të një helikopteri në rajonin e Lindjes së Largët, ku mbetën të vrarë tre njerëz.
Ministria ruse për Situata Emergjente tha se helikopteri privat u rrëzuar sot në afërsi të Kamchatkas, rreth 80 kilometra larg nga Petropavlovsk-Kamchatsky.
Sipas Ministrisë, ekipet kërkimore i kanë gjetur trupat e tre njerëzve të vrarë si pasojë e rrëzimit të helikopterit dhe se operacionet e kërkimit janë përmbyllur.
Autoritetet thonë se helikopteri po fluturonte në mot të kthejllët, në momentin e rrëzimit.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sot se pasiguria lidhur me referendumin britanik rreth anëtarësisë së këtij vendi në bllokun evropian në qershor paraqet një rrezik “të konsiderueshëm” në pikëpamjet e ekonomisë evropiane.
“Rreziqet që lidhen me zhvillimet e brendshme në BE mbesin të konsiderueshme, siç është pasiguria e referendumit të Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja”, thuhet në parashikimin ekonomik për pranverëtë BE-së.
Kjo çështje gjithashtu paraqet rrezik edhe për ekonominë e Britanisë së Madhe.
Britania e Madhe voton më 23 qershor në një referendum që do të përcaktojë nëse ajo do të mbetet anëtare e BE-së, apo do të dalë nga blloku prej 28 vendeve anëtare.
BE ka ulur parashikimet e saj për ekonominë britanike, duke thënë se “rritja parashihet që të ngadalësohet në vitet 2017.
Sipas parashikimeve, rritja vjetore e ekonomisë britanike do të jetë 1.8 për qind në vitin 2016 dhe 1.9 për qind në vitin 2017, krahasuar me parashikimet e mëhershme të muajit shkurt, ku thuhej se rritja për të dyja vitet do të ishte 2.1 për qind.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ,”Adem Jashari”, nga ora 16:00 është rihapur dhe të gjitha operimet kanë filluar të zhvillohen normalisht, ka njoftuar zyra për media.
“I lusim të gjithë udhëtarët tanë që të vizitojnë ueb faqen zyrtare të aeroportit për informacione ne lidhje me fluturimet e tyre”, thuhet në njoftim.
Mbyllja e përkohshme e aeroportit ka pasur një incident të hënën, kur një avion i Turkish Airlines nga Stambolli ka pësuar një aksident duke dalë nga pista.
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj, ka filluar hetimet për incidentin.
Figurat e politikës ruse dhe ish-zyrtarë të qeverisë që kanë lidhje të ngushta me Putinin ndodhen në mesin e dhjetëra figurave që thuhet se janë anëtarë të dy bandave të organizuara kriminale ruse, që kërkohen me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga një gjyqtar spanjoll.
Lista me të afërmit e Putinit, e emëruar nga gjykatësi spanjoll Jose de la Mata, përfshin zyrtarë të tanishëm dhe të kaluar rusë në sektorë të zbatimit të ligjit, çështjeve juridike, ekonomike, bankare dhe ushtarake.
Emrat e përmendur thuhet se janë anëtarë të bandave kriminale ruse Tambovskaya dhe Malyshevskaya.
Akuzat përfshijnë vrasje, trafikim ilegal të armëve, zhvatje, mashtrim, falsifikim, mitmarrje, trafikim të drogave, dhe shpëlarje parash.
Në listën e të përmendurve janë Vladislav Reznik, zëvendëskryetar i Komitetit Financiar të Dumas Ruse, dhe Nikolai Nikolaevich Aulov, kryetar i Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme.
Zyra e Aulov tha se akuzat janë të motivuara politikisht dhe kanë për qëllim diskreditimin e zyrtarëve rusë.
Parlamenti iranian votoi një ligj të ri për rritjen e kapacitetit balistik të vendit, raportoi sot agjencia zyrtare e lajmeve, Irna. Teksti thekson se “duhen marrë…
Shumë beteja në fushën e gjelbër, skuadrat e Prishtinës, Partizanit të Beogradit dhe Fenerbahçes, madje edhe reprezentacionit të Jugosllavisë së dikurshme i kanë fituar me golat…