Author: Dija Online

Sipas një studimi më të fundit të realizuar, rezulton se diabeti është një sëmundje që mund të shkaktojë probleme me dëgjimin.
Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në Current Diabetes Reports, janë bazuar në studimin e disa ndërlidhjeve të mundshme mes diabetit të tipit 2 dhe keqësimit të dëgjimit.
“Një lidhje mes diabetit dhe dëmtimit të dëgjimit në subjektet njerëzore është shfaqur në disa, por jo në të gjitha studimet. Krahasimi direkt i këtyre studimeve është i komplikuar, si pasojë e mungesës së vazhdimësisë në definimin e keqësimit të dëgjimit dhe faktorëve tjerë”, është shprehur një nga studiuesit e këtij studimi, Elizabeth Helzner.
Veç kësaj, keqësimi i dëgjimit ndërlidhet edhe me izolimin shoqëror dhe depresionin.

Njerëzit të cilët kanë të vendosur pajisjen “pacemaker”, e cila kontrollon rrahjet e zemrës, për personat që kanë ç’rregullime me to, nuk duhet në asnjë mënyrë që të mbajnë celularin në xhepin e sipërm.
Kërkimet e fundit tregojnë se “celularët e mençur” mund të ndërhyjnë në punën e kësaj pajisje dhe ta ndalojnë atë. Shkenctarët kanë testuar 308 njerëz më tre “celularë të mençur”, duke bërë 3400 thirrje.
Valët e celularit ndërhynin në punën e pajisjes, duke bërë që ajo të ndalonte së punuari. Para dhjetë vitesh, ekspertët këshilluan që celularët të mbaheshin 15 deri 20 cm larg kësaj pajisje, ndërsa me shfaqjen e “celularëve të mençur” këshillohet që celulari të mbahet në anën e kundër të pajisjes.
Dr. Carsten Lennerz nga Klinika për Problemet e Zemrës në Mynih, ka treguar se pajisja që kontrollon rrahjet e zemrës mund të fiket, nëse njerëzit që kanë një të tillë, e mbajnë afër saj.
Gjithashtu, edhe për njerëzit e shëndetshëm, të cilët nuk kanë problemne me zemrën, është këshilluar që të mos i mbajnë “celularët e mençur” në xhepin e sipërm, që i bie afër zemrës, pasi valët ndikojnë negativisht në këtë organ jetik./TCH

Nënat e reja e kanë të vështirë që të merren me kujdesin e një fëmije sidomos kur është fëmija i parë.
Përpos ushqyerjes me gji, në të shumtën e rasteve shfaqen të ashtuquajturat ngërçe apo shtërzime barku.
Ngërçet në stomak paraqiten pasi bebja t’i ketë mbushur dy javë të jetës së saj dhe rëndom zgjasin deri në muajin e tretë ose të gjashtë, e ndonjëherë edhe deri në plot një vit.
Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e bebes, janë të parrezikshme dhe konsiderohen si gjendje normale. Shkaku i ngërçeve në stomak është i panjohur edhe sot e kësaj dite. Njëri prej shkaktarëve të kësaj dukurie konsiderohet papjekëshmëria e mjaftueshme e sistemit enzimatik dhe çrregullimi në nivelin e nyjave neuromuskulare.
Ç’është e vërteta, enzimat në zorrë ndonjëherë nuk janë mjaft të zhvilluara, kështu që ekziston një disharmoni ndërmjet sasisë së ushqimit të marrë dhe kapacitetit të enzimave si dhe funksionit të zorrëve. Në stomakun e të ëmës bebja e ka marrë ushqimin e përpunuar.
Mbas lindjes bebja merr qumështin e nënës me dendësi të caktuar si dhe me kaloritë përkatëse gjë që shkakton probleme në tretjen e ushqimit të marrë. Te foshnja në këto raste paraqiten disa lëvizje në formë të ngërçeve në zorrë të cilat përpiqen ta shtyjnë ushqimin. Këto ngërçe të zorrëve shkaktojnë dhembje mjaft të mëdha prandaj edhe foshnja qan me zë mjaft të lartë.
Mbajtja e drejtë e bebes me rastin e dhënies gji mund t’i zbusë ngërçet në stomak. Nëna duhet të zërë pozitë të rehatshme dhe të shtrihet dhe që fëmijën t’ia afrojë gjirit (jo të përkulet mbi beben). Foshnja duhet të kapë thimthin e gjirit dhe sipërfaqen përreth, kështu që e tërë goja t’i mbushet me sisë, në ç’mënyrë zvogëlohet mundësia që të thithë ajrin.
Mbas dhënies gji foshnja duhet patjetër të ngrihet në mënyrë që të gogësijë. Më së miri është që të vihet në parzmat e së ëmës në anën e krahut (koka e foshnjës duhet të jetë mbi krahun e së ëmës).
Studimet më të reja kanë dëshmuar se dhënia e çajeve të ndryshme ose pikave kundër ngërçeve nuk ndikojnë në zvogëlimin ose zhdukjen e plotë të ngërçeve. Lëngu i konsumuar vetëm do të plotësojë vëllimin e stomakut (e me vetë këtë foshnja do të marrë sasi më të vogël të ushqimit, përkatësisht qumësht nga e ëma) por nuk do të zvogëlohen dhembjet.
Foshnjës do t’i ndihmoni më së miri nëse i jepni gji në mënyrë të rregullt dhe në qoftë se, kur qan me dhembje dhe e shqetësuar, e mbështetni në parzmat tuaja.

Disa njerëz nuk e dinë se dehidrimi i trupit është një çështje me impakt shëndetësor, pasi mund të shkaktojë dhimbje koke dhe të prish disponimin tuaj.
Ka arsye të shumta pse trupi juaj dehidrohet, siç është mos konsumimi i ujit mjaftueshëm, sidomos në ditët e nxehta me diell.
Këto janë disa simptomat që trupi i juaj është dehidruar:
Ju thahet goja
Dhimbje koke
Lëkurë të thatë
Urinë të zezë
Kapsllëk
Marramendja
Dhimbje të muskujve
Nevojë për të ngrënë gjëra të ëmbla
Era e keqe e gojës

Nëse jeni duke u përpjekur të humbisni peshë apo të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm, mundohuni të keni parasysh ushqimet që duhet dhe s’duhet t’i hani në varësi të grupit të gjakut.
Dr Peter J. D’Adamo është krijuesi i dietës ushqimore bazuar në llojin e gjakut që keni.
“Kur flasim për dietë, nuk po flas domosdoshmërisht për një plan humbje peshe, por një plan ushqimor të shëndetshëm”¬ shpjegon dr D’Adamo.
Grupi A
Sipas udhëzimeve të dr D’Adamo, njerëzit me grup gjaku A duhet të mbajnë një dietë kryesisht vegjetariane. Mund të konsumoni mish pule ose peshk, por duhet të reduktoni konsumimin e mishit të kuq dhe drithërave të papërpunuara sepse duan shumë kohë të treten dhe do t’ju depozitohen në yndyrë.
Grupi B
Udhëzuesi këshillon për njerëzit me këtë grup gjaku të konsumojnë shumë fruta dhe perime, sidomos ato me gjethe jeshile. Qumështin dhe nënproduktet e tij duhet ta konsumoni me yndyrë të ulët.Ushqimet që ndikojnë në shtim në peshë tek këta persona janë misri, gruri, kikirikët, mishi i kuq sidomos ai i deles. Konsumoni më shumë mish lepuri dhe peshk.
Grupi AB
Njerëzit me këtë grup gjaku kanë aciditet të ulët në stomak. Ata duhet të shmangin në maksimum përdorimin e kafeinës dhe alkoolit. Dr D’Adamo rekomandon ushqime të tilla si: peshk, fruta deti dhe perime jeshile për këtë kategori pesonash. Ju duhet të shmangni mishin e tymosur.
Grupi O
Ndryshe nga grupi AB, njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë tendencë të kenë nivele të larta të aciditetit në stomak. Njerëzit me këtë grup gjaku nuk duhet të konsumojnë karbohidrate të thjeshta, sidomos ato në formë kokrrash sepse ju kërkojnë një kohë shumë të gjatë për t’u tretur dhe mund t’ju konvertohen në yndyrna dhe trigliceride. Ju mund të hani fruta dhe perime dhe mish në sasi jo të mëdha.

Tweet

9
Share

Share

Share

Pin

Mail

Nëse jeni të kujdesshëm me peshën tuaj dhe dëshironi t’i humbni kilogramët e tepërt, atëherë ndoshta duhet të ndaloni ose të konsumoni sa më pak të jetë e mundur bukë të bardhë.
Sipas studimit të ri të shkencëtarëve nga Spanja, personat të cilët rregullisht konsumojnë bukë të bardhë, kanë një rrezik më të madh të trashjes në krahasim me personat që konsumojnë bukë nga drithërat integrale.
Në studim morën pjesë 9,200 persona.
Shkencëtarët monitoruan shëndetin e tyre, shprehitë e ngrënies dhe peshën trupore gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Rezultatet e vëzhgimit treguan se pjesëmarrësit të cilët çdo ditë konsumojnë bukë të bardhë kanë një rrezik 40 për qind më të madh nga shtimi në peshë në krahasim me ata që rrallë ose më së shumti një herë në javë konsumojnë bukë të bardhë.
Studiuesit nuk gjetën ndonjë lidhje në mes konsumit të bukës së zezë apo bukës nga drithërat integrale dhe shtimit të peshës. Midis bukës së bardhë dhe asaj të zezë ekziston një dallim i konsiderueshëm në sasinë e fibrave, numrin e kalorive dhe llojin e karbohidrateve.
Vetëm dy porcione të bukës së bardhë në ditë janë të lidhura me rritjen e rrezikut për të shtuar në peshë.
Hulumtuesit vënë në dukje se rezultatet e kërkimit janë preliminare dhe se duhet kryer vlerësimi edhe nga ekspertë të jashtëm. /GS/

Kumbullat e thata janë një produkt që ngadalëson zhvillimin e arterosklerozës, një sëmundje e ndezjes, e cila sjell deri te sëmundjet kardiovaskulare dhe e cila konsiderohet si shkaktar udhëheqës i vdekjeve në shoqërinë e sotme.
Sasia e kumbullave të thara pluhur, e cila ndjeshëm ka zvogëluar dëmtimin e enëve të gjakut të shkaktuara nga arteroskleroza, ishte ekuivalente me konsumimin e 10 deri 12 kumbullave të thara në ushqimin e njeriut.
Kumbullat e thara shpesh janë lavdëruar për shkak të veprimit pozitiv në tretje dhe gjithnjë e më shumë theksohen edhe për shkak të veprimit pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Studimet e mëhershme kanë konstatuar se kumbullat e thara zvogëlojnë nivelin e kolesterolit LDL te njerëzit. /albeu.com/

Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:“Fara e zezë përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes.” (Hadithi është sahih dhe e shënojnë Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre të haditheve)
Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqenien.
Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar.
Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj.Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.
Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj, ose tabletë.
Përmbajtja:
Vaji i farës së zezë përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme. Ai përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër mikroelementë. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.
Vlerat terapeutike:
1. Forcon sistemin imunitar.2. Përmirëson metabolizmin e organizmit.3. Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.4. Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.5. Pengon shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.6. Redukton kolesterolin në gjak.7. Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.8. Stabilizon tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e infraktit në zemër.9. Forcon zemrën10. Ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të plagëve11. Zgjeron rrugët e frymëmarrjes.12. Stabilizon sheqerin në gjak.13. Lufton alergjitë.14. Rigjeneron lëkurën.15. Përmirëson funksionimin e aparatit riprodhues.16. Pengojnë gjakderdhjen.17. Redukton peshën.18. Shkrin yndyrat në gjak.19. Është antioksidant.20. Është antitumoral.21. Lufton infeksionet.22. Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.
Kujdes!
Vaji i farës së zezë nuk është i dëmshëm. Edhe pse është një vaj i fortë, ai nuk shkakton kurrfarë iritimesh apo efekte anësore. Për përdorimin e tij duhet pasur parasysh:
I. Fëmijët nën moshën 12 vjeç rekomandohet të përdorin gjysmën e dozës së të rriturve.II. Nuk këshillohet për fëmijët nën 5 vjeç.III. Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna në rrugë orale. Gjatë shtatëzanisë, vaji rekomandohet vetëm për përdorim të jashtëm.
– Përdorimet për reduktimin e peshës
Në një gotë ku keni shtrydhur 3 kokrra limoni, shtoni 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja rekomandohet te konsumohet tri herë në ditë 30 minuta para buke. Kjo kurë realizon rënien në peshë jo më pak se 3 kg në muaj pa ndonjë dietë suplementare.
– Për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe bukurinë
Vaji i farës së zezë ka mjaft veti në fushën e shëndetit të lëkurës, flokëve dhe bukurisë.
Vlerat Terapeutike:
1. Rigjeneron lëkurën.2. Është hidratues i lëkurës dhe ushqyes mjaft i mirë i saj.3. Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera.4. Kuron alergjitë.5. Është zbutës i lëkurës.6. Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës.7. Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës.8. Është ushqyes për flokët.
– Për rrathët dhe qeskat poshtë syve
Aplikohet vaji i farës së zezë në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e errët, apo rrudhat. Lyeni gishtat me vajin e farës së zezë dhe masazhoni lehtë me gishta zonën e syve. Prisni derisa lëkura e syve ta thithë atë plotësisht.
– Për rënien e flokëve dhe thinjat e parakohshme
Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni dhe lihen në këtë gjendje për rreth 15 minuta. Lahen flokët me sapun të farës së zezë dhe më pas masazhohet skalpi i kokës me vajin e farës së zezë.Kjo terapi përsëritet 3-4 herë në javë për disa muaj rresht. Rezultatet do të jenë mjaft të mira dhe të dukshme.
Maskë fytyre
Këto maska i japin lëkurës së fytyrës shëndet, ndriçim, e furnizojnë me mikroelementë, e hidratojnë dhe e pastrojnë nga njollat dhe pikat e zeza si dhe i largojnë toksinat.
a) Në një filxhan kafe, përzihen në mënyrë të barabartë vaji i farës së zezë dhe vaji i ullirit. E shtroni në fytyrë dhe e masazhoni lehtë fytyrën. Mbajeni për një orë. Pas një ore lajeni, fytyra do të jetë e pastër dhe e ndritshme. Rekomandohet që maska të bëhet 2-3 herë në javë.b) Lëngut të një kokrre limoni i shtohet edhe 5 pika vaji të farave të zeza. Kjo maskë përhapet në fytyrë duke e mbajtur për rreth 10 minuta dhe më pas shplahet fytyra me ujë të vakët. Maska rekomandohet të bëhet çdo mëngjes për një javë rresht (kurse më vonë sipas dëshirës).
Kujdesi ndaj flokut
Flokët lyhen 4 ditë në javë me vajin e farave të zeza. Ato bëhen më të fortë, më të trashë dhe rriten shpejt. Ky vaj u jep flokëve shkëlqim, butësi, rezistencë dhe u heq elektrizimin.
– Për irritimet e lëkurës
Lajeni zonën e skuqur me ujë dhe sapun.Thajeni dhe fërkojeni me vajin e farës së zezë. Lëreni kështu nga mbasditja deri në mëngjesin tjetër.
Përdorimet e tjera terapeutike:
– Për hernien diskale, dhimbjet e mesit dhe dhimbjet e shtyllës kurrizore
a) Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur një lugë gjelle me vaj të farës së zezë (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Pasi vaji i farës së zezë të jetë ngrohur në temperaturën 40-45 gradë C, i bëni masazh mesit dhe shtyllës kurrizore. Pasi e kemi lënë rreth gjysëm ore, vaji i farës së zezë është thithur nga lëkura. Kjo kurë zgjat deri në largimin përfundimtar të dhimbjeve. Efektet e saj janë të shpejta – brenda 4 ditësh.
b) Konsumohet 2 herë në ditë nga një lugë kafe vaji i farave të zeza.
– Për zgjerimin e enëve të gjakut dhe çrregullimeve të zemrës
Një lugë kafe me vaj të farës së zezë e përzieni me ndonjë pije të nxehtë (qumësht, çajra, etj.) dhe konsumohet çdo mëngjes esëll. Kjo përzierje do të japë rezultate mjaft të mira për zgjerimin e enëve të gjakut dhe problemeve me zemrën, si aritminë, etj.
– Për kolesterolin në gjak
15 minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas shtohet një lugë gjelle me mjaltë. Përbërja konsumohet çdo ditë, deri në reduktimin e kolesterolit.
– Për hipertensionin
a) Në një gotë me lëng limoni të shtrydhur shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.b) Në një pije të nxehtë (çaj, qumësht, etj.), shtohen 4-5 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.c) Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe pihet një lugë kafe në ditë. Eshtë e rekomandueshme që kura të shoqërohet me ngrënien esëll (përtypjen ose gëlltitjen me ujë) të dy thelpinjve hudhrash për rritjen e efektivitetit.
Kurat vazhdojnë deri në stabilizimin e tensionit të gjakut.
– Për forcimin e zemrës
Në një xhezve kafe me ujë shtohet 4 pika lëng hudhre, 5 pika vaji të farës së zezë dhe një majë luge kafe piper të zi të bluar. Xhezven e vendosim mbi zjarr të lehtë, derisa të ziejë. Pas zierjes, përbërja pihet rregullisht dy herë në ditë pas buke (në mëngjes dhe mbrëmje).
– Për diabetin
a) Në një gotë me lëng qitroje të shtrydhur, shtohen 3 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet çdo ditë nga një gotë.b) 15 minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas shtohet edhe hidhet një lugë gjelle me mjaltë. Mbasi përzihet mirë, pihet për çdo ditë, duke u shoqëruar me një gotë çaj pelini. Kjo dozë gjithashtu, rekomandohet te përdoret për diabetikët sa herë që kanë rritje të sheqerit në gjak.
– Për dhimbjet e kokës dhe marramendjen
a) Lyeni kokën me fajin e farave të zeza dhe i bëni masazh të lehtë për disa minuta. Nëse dhimbja e kokës është e lokalizuar, lyerja dhe masazhi duhet të përqëndrohen pikërisht aty. Pas disa masazhesh, rezultatet do të jenë të shpejta dhe te dukshme.b) Në një filxhan me kos hedhim 5 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet dy herë në ditë.c) Në filxhan kafe shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe 10 pika me vaj të farës së zezë. Përbërja merret nëpërmjet hundës nga dy pika tri herë në ditë.
– Për migrenën
Lyhet pjesa e kokës në të cilën ndjeni dhimbje me vajin e farave të zeza dhe masazhohet lehtë deri sa lëkura ta thithë plotësisht. Përveç kësaj, 15 minuta para mëngjesit dhe darkës, në një filxhan me ujë të ngrohtë shtoni një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pasi përbërja të përzihet mirë, pijeni.Kura e mësipërme rekomandohet deri sa dhimbjet e migrenës të largohen.
– Për dobësinë trupore dhe lodhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar
a) Në një gotë me lëng portokalli të shtrydhur shtohet 1 lugë kafe me vajin e farës së zezë. Kjo përbërje pihet për 10 ditë rresht pas buke në mëngjes. Ndryshimi pas kësaj kure do të jetë i konsiderueshëm.b) Në një filxhan me ujë të vakur shtojmë 2 lugë gjelle mjaltë dhe 5 pika nga vaji i farës së zezë. Kjo tretësirë pihet tre herë në ditë.
– Për pagjumësinë
Një filxhani me qumësht të vakët dhe mjaltë i shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja pihet rreth 30 minuta përpara se të shkoni për të fjetur.
– Për egzemat dhe linë e lëkurës
Rekomandohet masazhi i lëkurës në vendin e egzemës (ose lisë) me vaj të farës së zezë. Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe masazhohet lehtë lëkura e sëmurë deri sa vaji të thithet plotësisht. Gjithashtu, përveç kësaj, rekomandohet pirja e mjaltit me vajin e farës së zezë. Në një filxhan kafe përzihen dy lugë mjaltë me 10 pika vaj të farës së zezë. Përbërja pihet disa herë gjatë ditës.
– Për impotencën dhe rënien e dëshirës seksuale tek meshkujt
Vaji i farës së zezë është afrodiziaku më i mirë për impotencën dhe shtimin e dëshirës seksuale tek meshkujt. Janë mjaft të rralla përbërësit e tjerë që mund të barazohen me të.3-4 pika vaji të farës së zezë hidhen në një gotë me lëng (ujë, çaj, lëngje frutash, etj.) dhe konsumohen çdo ditë. Rezultatet do të jenë të shpejta dhe të mëdha.
– Për shtimin e spermatozoidëve
3-4 pika vaji të farës së zezë hidhen në një gotë me lëng (ujë, çaj, lëngje frutash, etj.) dhe konsumohen çdo ditë.
– Për infeksionet urinare dhe djegiet gjatë urinimit
Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet gjatë ditës dhe vazhdon deri në eleminimin e sëmundjes.
– Për alergjitë
Vaji i farës së zezë është jashtëzakonisht i efektshëm për alergjitë. Në një gotë me pije të çfarëdoshme (çaj, qumësht, mjaltë, kos, etj) shtohen 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet gjatë ditës dhe vazhdon deri në eleminimin e alergjive.
– Për reumatizmën dhe dhimbjet e kyçeve
a) Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe i bëni masazh vendit, i cili ka probleme me reumatizmën. Pasi e kemi lënë rreth gjysëm ore, vaji i farës së zezë është thithur nga lëkura. Kjo kurë zgjat deri në largimin përfundimtar të dhimbjeve.b) Konsumohet 2 herë në ditë nga një lugë kafe vaji i farës së zezë.c) Në një gotë me qumësht të ngrohtë shtohen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 7 pika me vaj të farave të zeza. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë çdo mëngjes esëll dhe çdo mbrëmje përpara gjumit.
– Për dhimbjet muskulare
Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur një lugë gjelle me vaj të farës së zezë (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Pasi vaji i farës së zezë të jetë ngrohur në temperaturën 40-45 gradë C, i bëni masazh vendit ku ndjeni dhimbje.
– Për infeksionet ne vesh, dhimbjet e veshit dhe dëgjimin e dobët
Ngrohet vaji i farës së zezë në temperaturën e trupit (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe hidhen 2 pika në vesh çdo ditë. Nëse keni probleme me dëgjimin, kura bëhet tek të dy veshët.
– Për eliminimin e çarjeve të lëkurës gjatë dhe pas shtatzënisë
Gjatë shtatzënisë dhe pas saj, vaji i farës së zezë përdoret për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve. Lyhen me të pjesët problematike dhe masazhohen lehtë.
– Për kataraktin (perden e syrit)
Një pikë vaj i farës së zezë hidhet në syrin e sëmurë. Vendosen qepallat njëra mbi tjetrën me qëllim që të shpërndahet vaji në të gjithë syrin. Kjo kurë bëhet çdo ditë, deri në lehtësimin e syrit nga katarakti (perdja).
– Për gripin dhe bllokimin e hundëve
Ngrohet vaji i farës së zezë në temperaturën e trupit (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe hidhen nga 4 pika çdo ditë në secilën vrimë të hundës.
– Për dhimbjet e grykëve
Rekomandohet bërja e gargareve me ujë të vakur në të cilën janë shtuar 5 pika të vajit të farës së zezë. Kjo terapi bëhet disa herë gjatë ditës, deri në shërimin e plotë të tyre.
– Për mungesën e oreksit
Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen 2 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjalpë dhe 7 pika të vaji të farës së zezë. Përbërja përzihet mirë dhe lihet derisa të vaket. Më pas konsumohet 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe gjysmë ore përpara fjetjes.
– Për çrregullimet e stomakut
Në një filxhan me qumësht shtohet një lugë kafe me vaj i farës së zezë. Përzierja pihet 3 herë në ditë për 5 ditë me radhë.
– Për dhimbjet e stomakut
Në një filxhan me qumësht të vakët, shtohet një majë luge kafe me kripë dhe 10 pika të vajit të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet sa herë keni dhimbje në stomak.
– Për gastritin dhe ulçerën e stomakut
Në një filxhan kafe përzihen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet gjatë ditës deri në largimin e gastritit dhe ulçerës.
– Për përzierjen e stomakut dhe të vjellat
a) Në një filxhan me çaj nenexhiku, shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe një lugë kafe me karafil të bluar. Përzierja pihet 3 herë në ditë pas buke.b) Në 100 ml uthull rrushi shtojmë 2 lugë kafe me sheqer dhe 5 pika vaji të farave të zeza. Përbërja e mësipërme konsumohet disa herë gjatë ditës.
– Për diarrenë
Në një filxhan kos shtohet një lugë kafe me vajin e farave të zeza. Përbërja konsumohet dy herë në ditë për 3 ditë rresht.
– Për kapsllëkun
Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen një lugë me vaj ulliri dhe 7 pika vaj i farës së zezë. Përbërja konsumohet rreth 30 minuta përpara gjumit.
– Për krimbat në aparatin e tretjes
Në një gotë me ujë të zier, shtohen 10 pika uthull dhe 5 pika vaji të farës së zezë. Pasi vaket, përbërja pihet për 7 ditë rresht. Nëse pas analizave krimbat nuk janë zhdukur plotësisht, kura fillon sërish nga e para.
– Për çrregullimin e tretjes
Në një filxhan me qumësht, shtojmë një lugë kafe me vajin e farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pasi përbërja të përzihet mirë, konsumohet esëll çdo mëngjes.
– Për dizenterinë
Në një filxhan me kos shtohet 2 lugë gjelle me lëng limoni dhe 5 pika vaji të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet tri herë në ditë pas buke deri në largimin e sëmundjes.
– Për bronkitin, astmën dhe sëmundjet tjera të mushkërive
a) Një lugë gjelle me vaj i farës së zezë hidhet në një enë me ujë të valuar. Uji duhet të valohet vazhdimisht, deri sa të shterojë. Avulli i përftuar duhet të thithet nga i sëmuri, duke e mbajtur kokën mbi avull.b) Në një filxhan me çaj trumze, shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përzierja pihet 2 herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.c) Kundër astmës, mjaft efektive është kura e përbërë nga një filxhan çaji dhe një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet dy herë në ditë (esëll dhe gjysëm ore përpara gjumit).d) Në një gotë me ujë të vakët, shtojmë një lugë çaji me vaj të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet tre herë në ditë.e) Mjaft me ndikim është dhe masazhi në gjoks me vaj të farës së zezë. Ngrohet vaji i farës së zezë në temperaturën e trupit (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe masazhohet gjoksi deri sa lëkura ta thithë plotëssht. Masazhi është i rekomandueshëm sidomos përpara gjumit.
– Për sëmundjet e syve dhe dobësimit të shikimit
Gjysëm ore përpara se të shkoni për të fjetur, lyeni kapakët dhe pjesën rreth syve me vajin e farës së zezë.Rekomandohet që kjo terapi të shoqërohet me pirjen e një përbërje, e cila përmban një gotë me lëng karrote të shtrydhur dhe një lugë kafe me vaj të farës së zezë.Efektet janë të dukshme qysh në muajin e parë.
– Për forcimin e kujtesës dhe rritjen e veprimtarisë së trurit
a) Në 100 ml çaj nenexhiku shtojmë një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet çdo ditë pas buke për 15 ditë rresht. Pas kësaj, ju do të ndiheni më i kthjellët dhe me kujtesë të përmirësuar.b) Në një xhezve me 120 ml ujë ziejmë 10 gr borzilok të thatë. Këtij çaji i shtojmë 10 pika të vajit të farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Përbërja pihet 2 herë në ditë (mëngjes, darkë). Pas kësaj, ndryshimi do të jetë i konsiderueshëm.
– Për gurë në veshka dhe kanalet urinare
a) 250 gr fara të zeza të bluara përzihen me 250 gr mjaltë nga farat e zeza. Në një filxhan me ujë të ngrohtë shtojmë dy lugë gjelle nga kjo përzierje dhe një lugë çaji të vajit të farave të zeza. Pasi përzihet mirë, përbërja pihet çdo ditë në mëngjes për një muaj rresht.b) Për gurët në veshka, çdo mëngjes konsumohet 10 pika të vajit të farës së zezë.c) Për gurët në veshka rekomandohet konsumimi i një tretësire, e cila përmban një filxhan kafe me ujë të zier, një lugë gjelle me mjaltë, një limon i shtrydhur dhe 10 pika të vajit të farës së zezë.
– Për urinimin e paktë
Pasi zihen 30 gr mustaqe misri në 150 ml ujë, i shtohen edhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet 3 herë në ditë dhe vazhdon deri në shërimin e plotë të sëmundjes.
– Për zmadhimin e shpretkës
Përziejmë lëngun e karrotave të shtrydhura me vajin e farës së zezë në raportin 1:1. Nga kjo përbërje, konsumohet një lugë gjelle esëll çdo mëngjes deri në shërimin e sëmundjes.
– Për qetësimin e sistemit nervor dhe uljen e stresit
a) Hidhen disa pika në një filxhan me kafe dhe pihet. Kafja e përzier me vajin e farës së zezë qetëson sistemin nervor, duke krijuar një gjendje të përgjithshme qetësie.Kjo kurë përdoret sa herë e ndjeni veten nën stres dhe tension.b) Në një filxhan me ujë të vakur shtoni 2 lugë gjelle mjaltë dhe 5 pika nga vaji i farës së zezë. Kjo tretësirë pihet tre herë në ditë.
– Për meningjitin
Përzieni lëngun e një limoni me 10 pika vaji të farave të zeza. Kjo përbërje konsumohet dy herë gjatë ditës.
– Për gjakderdhjen nga hundët
Digjet një letër e pastër dhe hiri i saj përzihet me disa pika vaj të farave të zeza. Përbërja vendoset në hundë.
– Për verdhëzën
Në një gotë me ujë të vakët, hidhen 25 gr gjethe kënaje dhe lihet gjatë gjithë natës. Në mëngjes, filtrohet uji dhe i shtohet një lugë gjelle mjaltë dhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet esëll në mëngjes për 15 ditë rresht. Nëse është e nevojshme, kohëzgjatja e kurës mund të rritet.
– Për hemoroidet
Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në raportin 1:1 çdo ditë konsumohen 3 lugë gjelle (në mëngjes, drekë dhe darkë) për një periudhë 10 ditore.
– Për parandalimin e tumoreve
Në një gotë me lëng karotash të shtrydhura shtojmë një lugë çaji vaj të farës së zezë. Përzierja konsumohet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo përbërje parandalon formimin e tumoreve beninje dhe malinje./islamgjakova/

– Një shumë e madhe parash dyshohet se janë dhënë për vrasjen e Nazim Bllacës.– Dyshohet se Bllaca është kërcënuar se nëse dëshmon, do ta paguaj me jetë.– Azem Syla dyshohet se ka paguar vrasjen e Adem Salihajt.– Syla dyshohet se me paratë që ka fituar në Zvicër “si njeri me probleme mendore”, ka paguar grupin kriminal.
Prokuroria po pretendon se ka prova të bollshme për ta çuar Azem Sylën në burg për krim të organizuar. Pretendimin po e mbështet në dëshmitë e dy dëshmitarëve, njëri prej të cilëve është Nazim Bllaca, përgjimet telefonike dhe prova tjera.
Megjithatë, Prokuroria po shpreh shqetësim për rrezikun që i kanoset dëshmitarëve që guxojnë të dëshmojnë kundër këtij grupi, në krye të së cilit e vë Azem Sylën.
Më të rrezikuarin e konsideron dëshmitarin bashkëpunues, Nazim Bllaca, falë të cilit një grup vrasësish janë dënuar me burg, dhe është hapur një hetim i madh kundër 51 personave.
Prokuroria ka renditur një seri sulmesh dhe planesh për vrasjen e Nazim Bllacës.
“Mos dëshmo për krime lufte sepse ne do të zhdukim ty dhe familjen tande. Mos harro se EULEX-i nuk do të qëndrojë përgjithmonë në Kosovë dhe t’i do ta paguash siç kanë paguar shumë të tjerë para teje”, shkruan në një mesazh paralajmërues që kishte pranuar Nazim Bllaca më 24 dhjetor 2012.
Prokuroria thotë se për “kokën e Bllacës” janë dhënë 100 mijë euro nga Fahredin Gashi. Kjo shumë i ishte dhënë Hysri Ramës.
“Kur Nazim Bllaca ka hyrë në konflikt me anëtarët tjerë të grupit, përkatësisht me Fahredin Gashin, grupi ka angazhuar Hysri Ramën për ta vrarë duke i ofruar 100 mijë euro për kryerjen e vrasjes”, thotë Prokuroria.
“Dëshmitari u detyrua të largohet dy vjet nga vendi dhe u kthye pas më shumë se dy vjetësh, kur filloi bashkëpunimin e tij me Prokurorinë Speciale”.
Të dënuarit e kanë akuzuar Bllacën si spiun të Serbisë. Gjatë kësaj kohe, ata thonë se Bllaca ka qëndruar në Serbi. Atje pretendojnë se është konstruktuar nga shërbimi sekret serb për ta akuzuar Azem Sylën dhe krerë tjerë të UÇK-së.
Prokuroria përmend një sulm tjetër me granatë në shtëpinë e Nazim Bllacës më 29 qershor 2013. Granata kishte goditur kulmin e shtëpisë duke rrezikuar jetën e Nazim Bllacës, familjes së tij dhe të policëve të EULEX-it që po e ruanin atë.
Një sulm tjetër mbi shtëpinë e tij ishte kryer me AK 47.
Prokuroria thotë se provat kundër Azem Sylës nuk kanë ardhur vetëm nga dëshmitarët, por edhe nga përgjimet e komunikimit dhe regjistrimeve.
“Azem Syla, duke qenë lider i grupit ka qëndruar gjithmonë sa më i padukshëm që është e mundur”, thotë Prokuroria. Prokuroria thotë se ndryshe nga anëtarët tjerë të grupit, emri i tij nuk shfaqet në asnjë autorizim, në asnjë vërtetim.
Sipas Prokurorisë, fondet nuk erdhën në mënyrë të hapur nga llogaritë e tij bankare dhe asnjëherë nuk ka marrë asnjë pagesë. Syla thuhet se kurrë nuk ka lidhur ndonjë kontratë, ai nuk merrej personalisht me familjet serbe apo me ndërmjetësues, ai u përpoq që të mos lë gjurmë të fuqisë dhe urdhrave të tij.
“Megjithatë, ai është dashur të jep udhëzime, të miratonte strategjitë dhe marrëveshjet, prandaj ai duhej të fliste me anëtarët tjerë të grupit. Ai e bëri këtë personalisht, ballë për ballë, ose kur ishte absolutisht e nevojshme nëpërmjet telefonit”, thotë Prokuroria.
Prokuroria thotë se Syla ishte shumë i kujdesshëm dhe ka përdorur një numër dhe një linjë telefonike që nuk ka qenë e mundur të përgjohej.
“Sidoqoftë, disa biseda telefonike të cilat Azem Syla flet personalisht janë përgjuar në vitin 2010 përmes numrave të telefonit të të pandehurve të tjerë dhe kohëve të fundit përmes telefonit fiks të burgut të Dubravës”, thotë Prokuroria.
Sipas Prokurorisë, të gjithë flasin me Azem Sylën me një respekt të madh dhe nënshtrim.
“Syla kërkon të informohet në lidhje me çështjet aktuale dhe të japë miratimin dhe udhëzimet e tij. Kohëve të fundit kur ka qenë duke biseduar me njërin prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Shaban Sylën i cili ishte i burgosur në Dubravë, u përpoq që ta mbajë të qetë dhe të durueshëm duke i thënë se priten së shpejti disa zhvillime. Pozita e tij si kreu i grupit është konfirmuar”.
Prokuroria thotë se dëshmitari bashkëpunues, Nazim Bllaca, ka qenë një anëtar afatgjatë i grupit dhe i njeh në tersi anëtarët, aktivitetet e biznesit.
Prokuroria thotë se Bllaca u largua nga grupi në vitin 2007, por mbeti në kontakt me disa nga anëtarët e grupit për një kohë dhe kur u kthye në Kosovë në vitin 2009 u takua me disa prej tyre. Takimet janë incizuar dhe këto incizime janë përdorur si prova në dy rastet e mëhershme.
Prokuroria përmend faktin e besueshmërisë së dëshmitarit, bazuar në aktgjykimet e formës së prerë kundër anëtarëve të grupit. Gjashtë prej anëtarëve të grupit janë dënuar me burgim.
Prokuroria citon një pjesë të aktgjykimit në rastin Bllaca 2. Aty flitet për Azem Sylën, ndonëse nuk ishte i akuzuar. Dy faqe të plota të aktgjykimit flasin ëpr rolin e tij si udhëheqës i grupit.
Thuhet se Syla urdhëroi vrasjen e Adem Salihajt.
Në këtë aktgjykim theksohet se Azem Syla, nuk ka qenë i pandehur në këtë rast dhe nuk ka pasur akuza të krimit të organizuar kundër secilit të pandehur, megjithatë, trupi gjykues gjeti se provat në lidhje me këto pika janë mjaftë tronditëse.
“Gjykata ka gjetur të provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se arma, (me të cilën është vrarë Ibush Kllokoqi v.j.) i është dhënë Fahredin Gashit nga një person në makinë, ku ndodhej Azem Syla”, thotë ai.
Në këtë aktgjykim të citur nga prokurori thuhet se Gjykata ka gjetur të provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se urdhri për ta vrarë Adem Salihajn ka ardhur nga Azem Syla.
Gjykata ka thënë se dëshmia e Nazim Bllacës, lidhur me Azem Sylën, është aq e qëndrueshme, logjike, pa kundërshtime substanciale dhe të besueshme dhe se mënyra më e thjeshtë për të kuptuar atë është se, Nazim Bllaca është thjeshtë vetëm duke thënë të vërtetën në lidhje me Azem Sylën.
“Gjykata më tej konstaton se Azem Syla kujdesej që asgjë nuk po incizohej nga telefonat celularë apo ndonjë pajisje tjetër teknike për atë çfarë po diskutohej…”
Natyra dhe mënyra e këtyre takimeve dhe udhëzimeve është një tregues sipas Gjykatës sepse udhëzimet e dhëna në këtë mënyrë ishin të një natyre më të fshehtë, jozyrtare ose të fshehtë.
Gjykata konsideron se Azem Syla ka qenë i përfshirë në incidentet e përshkruara në të gjitha pikat e aktakuzës si një udhëheqës dhe figurë dominuese.
“Ai i udhëzoi të pandehurit për atë që duhej të bënin, duke i dhënë në mënyrë të veçantë udhëzime Shpresim Ukës si liderit të grupit që përfshinte të pandehurit duke përfshirë Sadik Abazin, Fahredin Gashin dhe Nazim Bllacën”.
Prokuroria përmend edhe mashtrimet e Azem Sylës në Zvicër. Me paratë që i ka marrë sigurimeve atje, si ndihmë për shkak të problemeve mendore, Prokuroria dyshon se është paguar grupi kriminal.
Prokuroria thotë se Shpresim Uka i ka thënë Nazim Bllacës se kishte sjellë sasi të mëdha parash nga Zvicra në Kosovë.
Azem Syla ishte me banim në Zvicër, në Solothur, dhe kishte dy fonde atje.
Për më tepër, prokuroria ka thënë se më 13 korrik 2012, Prokuroria e kantonit Solothurn në Zvicër, ia ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës një kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare për një rast kundër Azem Sylës.
Në kërkesë theksohet se një kallëzim penal është paraqitur me 2 mars 2012 nga zyra e arkëtarit publik të kantonit Solothurn që është autoriteti përkatës zviceran që merret me pagesat e ndihmave sociale.
Aty thuhet se Azem Syla ka pranuar përfitime sociale nga autoritetet zvicerane një shumë prej 480,658,40 franga mes datës 1 korrik 2002 dhe 31 janar 2011 si formë e mbështetjes për paaftësinë e tij të dyshuar mendore.
Prokuroria e konsideron si të çuditshme që një person me një ndikim të tillë, me një prapavijë politike të profilit të lartë dhe një histori të heroit të luftës, njihej në Zvicër si një person me ‘aftësi të kufizuar mendore’.
“Megjithatë ajo që ka rëndësi këtu është se në 10 vite, ndërkohë që ai ishte një politikan aktiv, ministër dhe anëtar në hierarkinë e lartë të partisë kryesore dhe me të fuqishme qeverisëse në Kosovë, ai kishte akumuluar rreth 450 mijë euro të marra nga shërbimi zviceran i sigurimeve shoqërore”, shkruan në kërkesën për paraburgim.
“Vlerësohet se është shumë e mundshme që këto fonde janë përdorur për të financuar veprimtarinë kriminale të grupit të tij kriminal të organizuar në Kosovë”.