Author: Dija Online

Thuhet se një buzëqeshje e bukur na bën të dukemi 10 herë më të pasur.
Pavarësisht kësaj, shumë prej nesh i dëmtojnë dhëmbët falë disa zakoneve të përditshme, si konsumimi i frutave të thata, apo i kafes me shumicë.
Sipas ekspertit Tariq Idrees, njerëzit bëjnë disa gabime të thjeshta që shkaktojnë dëmtimin.
Për “DailyMail”, ai zbulon 10 veprime që nuk duhet të bëni, nëse kërkoni që dhëmbët tuaj të jenë të bardhë dhe të shëndetshëm.
Ngrënia e akullit tek pijet
Temperatura e ulët tek kubat e akullit mund të shkaktojnë fraktura tek dhëmbët. Ato mund të shkaktojnë çarje mikroskopike të smaltit, që mund të çojnë në probleme edhe më të mëdha, me kalimin e kohës. Grimcat e akullit janë më pak të dëmshme sesa kubat e mëdhenj.
Frutat e thata
Frutat e thata janë tepër të dëmshme për dhëmbët. Ato kanë aciditete me shumicë, por ajo që i bën edhe më të dëmshëm është fakti se ato ngjiten dhe rrinë tek dhëmbët.
Vera
Vera është kryesisht e dëmshme për dhëmbët, pasi bëhet nga rrushi dhe ky i fundit është një frut me aciditet.
Disa lloje verash janë më të këqija se të tjerat, për shembull e bardha ka më shumë aciditet se e kuqja dhe verat e gazuara, si proseko, janë edhe më të këqija, pasi gazi vepron gjithashtu si acid.
Gjëja më e dëmshme që mund të bëni është që ta mbani për pak sekonda në gojë verën, pasi e vetmja gjë që do të përfitoni është që do t’i mbushni dhëmbët me acid.
Ujë i ngrohtë, limoni, çaji dhe kafja
Jo vetëm që lënë shenja në dhëmbë, por edhe i dëmtojnë deri në rrënjë.
Noti
Kujdes nga noti në pishinë, sidomos nëse e bëni shpesh këtë veprim. Kjo pasi kimikatet që hidhen në pishina, sidomos klori është shumë i dëmshëm për smaltin.
Më e mira që mund të bëni është ta mbani gojën mbyllur, kur notoni ose më mirë akoma të bëni not në det.
Përdorimi i furçave të forta
Disa mendojnë se përdorimi i furçave me sipërfaqe të ashpër, pastron më mirë. Në fakt është e kundërta dhe sidomos tek të rriturit, mund të shkaktojë dëmtime serioze të smaltit.
Larja e shpeshtë e dhëmbëve
Larja e dhëmbëve dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë është e mjaftueshme. Të larit më shpesh mund të çojë në dëmtim të dhëmbëve.
Të ngrënit fruta me tepricë
Frutat kanë aciditete me shumicë dhe tepër të dëmshme për dhëmbët. Janë një pako plot me sheqer, ku ushqehen bakteret dhe prodhohet acid me shumicë.
Piercing në gjuhë dhe buzë
Është tepër e zakonshme tek ata që kanë piercing të dëmtojnë dhëmbët e tyre duke ngrënë.
Përdorimi i dhëmbëve si mjet
Shumë prej nesh i përdorin dhëmbët si mjet për të hapur gjëra, për të heqyr manikyrin etj. Këto veprime nuk janë aspak të shëndetshme.

Magnezi është i rëndësishëm për më shumë se 300 funksione metabolike në organizmin e njeriut.
Në fakt, secila qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për këtë mineral që trupi të funksionojë si duhet.
Magnezi në trupin e njeriut ndodhet kryesisht në eshtra dhe dhëmbë, ndërsa në sasi më të vogël është në zemrën e njeriut dhe në tru, gjithashtu edhe në gjak.
Sipas studimeve të fundit me statistika të organizuar nga USDA, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë rezultuar me mungesë të magneziumit, kryesisht për shkak të jetës moderne, dinamikës dhe stilit të pashëndetshëm të jetës, shtuar edhe nga stresi fizik dhe mendor.
Sasia ditore e magnezit është 500-1000 mg në ditë, transmeton Klan Kosova.
Por mungesa e magnezit mund të shkaktojë telashe të mëdha shëndetësore ndërsa më poshtë ju sjellim disa nga simptomat e mungesës së magnezit.
Osteoporoza
Lodhje kronike
Pagjumësi
Dridhje të fytyrës
Ngërçe të këmbëve
Ankth
Nervozizëm
Migrenë
Depresion
Sëmundje të zemrës
Mungesa e magnezit është e lidhur me sëmundje kronike dhe diabeti i tipit 2.
Marrja e duhur e magnezit përmirëson nivelin e oksigjenit në tru dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga Alzheimer.
Ajo është e lidhur edhe me sëmundjen e Parkinson pasi disa studime kanë treguar se njerëzit me këtë sëmundje kanë nivel më të ulët të niveleve të magnezit në trurin e tyre.

Vaji i susamit njihet për vetitë e tij kuruese në shëndetin tonë. Për më shumë se 5000 vjet me radhë ky vaj është përdorur për veti të shumta kurative, ndërkohë studimet e fundit kanë nxjerr në pah dhe disa nga vetitë e tjera shëruese të susamit;
Për shëndetin oralNjë nga përfitimet më të rëndësishme të vajit të susamit, por edhe farave të susamit, është reduktimi i nivelit të shtresave në gojë dhe përmirësimi i shëndetit oral. Nëse e shpëlani gojën me vaj të susamit, dhëmbët tuaj do të prishen më pak, dhe do të jenë më të bardhë. Një studim ka treguar se shpëlarja e gojës me vaj të susamit e zvogëlon nivelin e baktereve në dhëmbë dhe pështymë.
Shëndeti i zemrësKomponentit kryesor të susamit, mund ta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Vaji i susamit do ta parandalojë grumbullimin e shtresave në arterie dhe krijimin e mpiksjeve të gjakut. Enët e gjakut do të jenë më fleksibile, dhe do ta përmirësojnë qarkullimin e gjakut, gjë që do ta lehtësojë punën e zemrës.
Shëndeti i eshtraveSipas një studimi theksohet se mungesa e zinkut në trup mund ta rrisë rrezikun e osteoporozës në pjesën e ijëve dhe kurrizit. Vaji i susamit është një burim i shkëlqyer i kalciumit, i cili është thelbësor për shëndetin e eshtrave.

A keni pastruar ndonjëherë në shtëpi thjeshtë për të qetësuar nervat? Një hulumtim i ri tregon se pastrimi në fakt qetëson shumë nervat.
Hulumtimi i kryer nga Universiteti Victoria në bashkëpunim me profesorë nga Republika Çeke, morri një grup të njerëzve për t’i testuar rreth kësaj çështje.
Atyre u dha një detyrë për të përgatitur një fjalim para njerëzve, por para kësaj ata kishin për të pastruar.
Studiuesit zbuluan se grupi të cilit i ishte dhënë “detyra e lartë e stresit” për të përgatitur një fjalim, performuan më mirë pasi pastruan, në krahasim me të tjerët, transmeton Lajmi.net.
Hulumtuesit thanë se gjetjet e tyre shfaqën atë që mendohej se pastrimi në fakt qetëson nervat, kur dikush ka ankth dhe stres nga një detyrë e ndërlikuar.
Hulumtuesit gjithashtu kishin mbledhur të dhëna nga nivelet e tyre të perceptimit të stresit dhe nga diferencat e normave të tyre të zemrës para dhe gjatë detyrës së pastrimit.
Aty u gjet se ata të cilët pastruan para kryerjes së detyrës së lartë të stresit, kishin nivele më të ulëta të stresit dhe rrahje më normale të zemrës gjatë performimit të fjalimit, transmeton Lajmi.net.
Ky hulumtim shpresohet që të ndihmojë në kuptimin më të mirë të kushteve të tilla si çrregullimet e emocioneve dhe autizmin.
Hulumtimi ishte publikuar në revistën prestigjioze Current Biology.

Avionët e telekomanduar të Forcave të Armatosura të Turqisë në testet e kryera me raketa me mbushje luftarake goditën objektivat me saktësi të lartë. Avionët e…

Azem Syla është përgjuar duke folur dhe duke dhënë urdhra anëtarëve të grupit të tij. Ai është munduar të jetë i kujdesshëm duke përdorur shumë shkurt një telefon dhe një sim kartelë. Hetimet tregojnë se grupi ndjente vetën aq të fuqishëm, sa kurrë nuk dështon.
Përmendet korruptimi me 80 mijë euro i Dino Asanajt. Bisedat telefonike shpjegojnë bindjen se të gjithë i hanë paratë, përfshirë Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thaçin.
Azem Syla ka përdorur dhjetëra telefona e sim kartela për të komunikuar me “grupin e tij kriminal”. Vetëm pak ditë ka folur me të njëjtin telefon dhe numër.
Këtë e ka bërë si masë sigurie për të mos rënë në përgjim.
Megjithatë, të tjerët që kanë qenë duke u përgjuar nuk i kanë ndërruar telefonat sikurse ai. Dëshmitë e nxjerra nga këto përgjime konfirmojnë dyshimet se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka drejtuar, menaxhuar dhe financuar një grup vrasësish në biznesin e tokave të shtetit.
Anëtarët e këtij grupi janë të dënuar së bashku me Nazim Bllacën.
Insajderi sjell detaje të këtyre bisedave dhe dyshimeve të Prokurorisë që rëndojnë mbi Azem Sylën, i arrestuar të premten. Ai ka dalë para gjykatës sipas kërkesës së Prokurorisë për t’i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Vendimi pritet të merret gjatë të shtunes.
Hetimet e deritashme të Prokurorisë tregojnë se grupi ka përfituar milion a euro me pronat e shtetit. Këtë dyshohet se e kanë arritur me ryshfet, ndikim dhe me kërcënime.
Mes njerëzve të korruptuar nga grupi i Azem Sylës përmendet i ndjeri Dino Asanaj, kryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Asanaj ka vdekur verën e vitit 2013. Zyrtarisht është thënë se ka kryer vetëvrasje, duke therur vetën 12 herë me thikë.
Korruptimi i të ndjerit, sipas Prokurorisë, konfirmohet nga bisedat e përgjuara telefonike në mes të Shaban Sylës dhe Ramadan Ukës, dy anëtarë të dyshuar të grupit.
Biseda mes tyre është incizuar më 4 qershor 2010.
Gjatë kësaj bisede, Ramadan Uka deklaron se ka një takim me një person të tretë nga një organ publik.
Ramadan Uka: “E kemi ba it… ne kemi abuzuar, ne kemi kërcënuar, ne kemi bërë kopje, ne kemi paditur, ne kemi shkruar letra, ne kemi bërë pesë kopje, ne kemi bërë autorizimin, ne kemi pasur takim, ne kemi caktuar takim me atë Dinon, pra ju mos u brengosni për asgjë dhe unë thash dëgjo njeri, ne jemi njerëz që nuk dimë të humbim dhe nuk kemi dhënë paratë për gjithçka por i kemi dhënë paratë sepse kemi faktet. Me kërkesën e parë, me përgjigjen nga gjykata dhe me letërnjoftimet, me pesë kopje dhe gjithçka që duhet sepse ne duam që kur ta dërgomë në kadastër askush nuk mund të na padis”.
Aso kohe, Shaban Syla ndodhej në paraburgim ndërsa Ramadan Uka në liri.
Pastaj Shaban Syla, ankohet se me gjithë faktin se kanë paguar një ryshfet prej 80 mijë eurosh, rasti nuk është përfunduar.
“Në atë kohë, pagesa për të transferuar pronësinë e ngastrave të tokës ka ardhur nga AKP, prandaj ata kanë paguar ryshfet Dino Asanajt. Kjo e vërteton deklaratën e Nazim Bllacës në këtë pikë. Bllaca shpjegoi që ryshfeti që duhet të paguar zyrtarëve të lartë sikurse Nuhi Uka ishte rreth asaj shume”, thotë prokurori në kërkesën për caktimin e paraburgimit për Azem Sylën.
Biseda tjetër sipas Prokurorisë është e qartë dhe konfirmon këto dyshime të bazuara.
Shaban Syla: Po, e gjithë kjo që përmende, por më trego ditën kur t’i do të kesh përfunduar.
Ramadan Uka: Dëgjo, takimi i parë zyrtar do të jetë të hënën në ora 8 e 30.
Shaban Syla: Pra, kjo do të thotë që ai nuk ka bërë asgjë.
Ramadan Uka: Kush nuk ka bërë?
Shaban Syla: Ti, po thu që ai nuk ka bërë asgjë sepse ai ka bërë shumë. Ti qëndro i qetë.
Shaban Syla: Dani, kur personi kërkoi 80 mijë, ai duhet të thotë unë do ta përfundojë këtë ditë.
Ramadan Uka: Pavarësisht se a është duke i kërkuar ai pagesat, duhet të hiqen.
Shaban Syla: Personi që do ta përfundojë punët ai duhet të thotë unë do ta përfundojë në këtë ditë dhe duhet ta përfundojë.
“Është domethënëse gjithashtu se Ramadan Uka mundohet të jetë i matur dhe të mos flas në telefon. Shaban Syla është më zemërhapur sepse ai e di se njerëzit tjerë me ndikim vjedhin tokat shoqërore në të njëjtën mënyrë”, shpjegon prokurori.
Ramadan Uka: Unë të them mos fol në telefon.
Shaban Syla: Pse mos me fol, qysh është puna? Edhe autoritetet janë gjithandej. Edhe Hashim Thaçi, edhe Fatmir Sejdiu mund ta hanë. Të gjithë janë t’u vjedh.
Hetimet konfirmojnë po ashtu se personi që merr vendimet përfundimtare është Azem Syla. Ai është përgjuar duke folur me anëtarët e grupit në dhjetëra raste. Madje, ka folur edhe me anëtarët e grupit që ndodheshin në burg. Bisedën e fundit me Shaban Sylën e ka pasur me 1 mars të këtij viti.
Si fakt Prokuroria përmend një bisedë të 9 qershorit 2010 në mes të Arton Vilës dhe Shaban Sylës për sa i përket për anulimin e një prej shitjeve mashtruese në emër të Arton Vilës. Aty përmendet roli i Azem Sylës.
Arton Vila: Prapë kam pranuar një thirrje nga Gjykata.
Shaban Syla: Për çka është ajo?
Arton Vila: Është për anulimin e kontratës.
Shaban Syla: Dreq, nuk e di pse vjen të ti.
Arton Vila: Të lutëm kontrolloje se çka po ndodh. Daja tha le Shabanin të merret me këtë.
Prokuroria thotë se nga tri biseda të 4 qershorit 2010 është kuptuar se Fahredin Gashi ishte një nga pjesëtarët e paktë të grupit që kishte të drejtë të merrte instruksione nga Azem Syla, të zbatojë urdhrat e tij, ndërlidhet dhe komunikon me persona tjerë dhe jashtë grupit kriminal, në mënyrë që të përcjellë udhëzimet dhe sugjerimet nga Azem Syla.
“Vetë Azem Syla ka folur në mënyrë sporadike me anëtarët tjerë të grupit përmes telefonave të ndryshëm mobil të cilët ishin përdorur nga ai vetëm në disa raste në mënyrë që të mos identifikohet dhe përgjohet”, thotë Prokurori në kërkesën për paraburgim.
Insajderi mëson se Prokurori përmend 10 biseda telefonike që nuk janë relevante për rastin, por që tregojnë se si të gjithë të tjerët ishin të varur nga Azem Syla dhe se si ai vlerësonte vartësit e tij.
“Roli i Azem Sylës del edhe nga një bisedë tjetër e 23 qershorit 2010 në mes të Avdylrrahman Brajshorit dhe gruas se tij, ku burri i referohet një shume parash që Azem Syla kishte transferuar në llogarinë e saj bankare. Nyrtene Brajshori, pastaj në vitin 2012 do të jetë blerëse e dukshme e një parcele të tokës në një shitje të rreme”.
Këtë transaksion të Azem Sylës prokurori e sheh si ndihmë financiare për grupin kriminal.
Azem Syla ka biseduar me Shaban Sylën edhe gjatë kohës sa ishte në paraburgim. Syla është munduar ta qetësojë atë në burg.
Në një bisedë të përgjuar në mes të Leotrim Sylës dhe babait të tij Shaban Syla, telefoni i jepet për të folur Azem Sylës. Azem Syla i thotë Shabanit që të jetë i durueshëm sepse disa zhvillime pritet të ndodhin së shpejti.
Një bisedë tjetër të zhvilluar më 1 mars 2016, paraqitet vetë Azem Syla duke u munduar ta qetësojë Shaban Sylën në mënyrë të ngjashme.
Përmes këtyre përgjimeve, pozita e Azem Sylës si kreu i grupit konfirmohet si në të kaluarën, po ashtu edhe tash.
Insajderi ndërkohë, do të sjell detaje të shitjes së pronave, procedurave, dhe transaksioneve milionëshe të tregtimit të pronës së shtetit.