Author: Dija Online

Molla në lidhje me marrëveshjen për gazetarin e AA-së pohoi se është shfaqur e vërteta mbi ardhjen e Rusisë me justifikim të DAESH-it, ku ka shënjestruar fshatrat e turkmenëve të Bayirbucakut 7 muaj më parë.
Koordinatori i Përgjithshëm i Agjencisë të lajmeve të Bayirbucakut, Saadettin Molla, theksoi se marrëveshja e arritur mes SHBA dhe Rusisë në lidhje me “ndalimin e konflikteve në veri të Latakias dhe Gutës Lindore” është operacion për shpëtimin e Bashar al-Asadit. Ai ka pohuar se të gjitha marrëveshjet e arritura deri më sot janë për të ndaluar opozitarët, raporton Anadolu Agency (AA).
Molla në lidhje me marrëveshjen për gazetarin e AA-së pohoi se është shfaqur e vërteta mbi ardhjen e Rusisë me justifikim të DAESH-it, ku ka shënjestruar fshatrat e turkmenëve të Bayirbucakut 7 muaj më parë.
Molla ka pohuar gjithashtu se arritja e një marrëveshjeje të tillë në pjesët ku opozitarët janë në epërsi, është operacioni i fundit për të ndihmuar regjimin e Asadit, që sipas tij, po i përjeton ditët e fundit.
“Në një javë të fundit opozitarët janë në epërsi në Latakia dhe Gutën Lindore dhe u vranë rreth 200 ushtarë të regjimit. Kjo marrëveshje është një hap fillestar për të vizatuar kufijtë e ri. Të gjithë marrëveshjet e arritura deri më sot janë bërë për të ndaluar opozitarët. Dëshirohet që të formohet një shtet terrorist PYD në veri të Sirisë, ndërsa Nusajri në bregun e këtij vendi. Hapat e marrë mbi turkmenët dhe popullin e sirian, janë një kurth i rëndësishim për Turqinë. Të ishin të sinqertë, do të kishin rënë dakord për të ndaluar sulmet e bëra kundrejt popullatës civile në Halep. Në Halep brenda një jave janë masakruar më shumë se 500 civilë, ndërsa vendimi për armëpushim në Gutën Lindore dhe në pjesën rural të Latakias është teatër”, u shpreh Molla.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017 – 2019, kështu bën të ditur Ministri i Financave.
Sipas një shkrimi të tij në Facebook, thuhet se buxheti për tri vitet e ardhshme është paraparë të rritet për 21%.
Postimi i plotë:
Sot kemi aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017 – 2019, kjo është korniza e parë e cila është dorëzuar në Qeveri në format të ri, me planifikim sektorial, në 12 sektorë të Qeverisë qendrore. Ka disa elemente që e dallojnë këtë Kornizë nga vitet e kaluara. Tek Korniza Afatmesme e Shpenzimeve një pikë shumë e rëndësishme është edhe buxheti i lartë i nevojshëm sipas kërkesave të Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, për të shndërruar këtë Ministri në Ministri të Mbrojtjes.
Buxheti për 3 vitet e ardhshme është paraparë të rritet për rreth 21 % , në krahasim me atë që e kemi tash.Ndryshim substancial në këtë Kornizë është edhe klauzola e investimeve, pra në bazë të marrëveshjes që e kemi me FMN-në dhe ndryshimin që e kemi bërë në Ligjin e Financave Publike në fund të vitit të kaluar, e cila klauzolë neve tash na mundëson që të hyjmë në kredi tek institucionet financiare ndërkombëtare për të financuar projektet kapitale që kanë kosto shumë të madhe, ku edhe kemi aprovuar edhe dy projekte që janë pjesë e klauzolës së investimeve, njërit në hekurudhë dhe tjetri për rrugë rajonale.Në këtë Kornizë është buxheti që tanimë është parashikuar për fillimin e implementimit të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2017.
Në mbledhjen e Qeverisë sot është aprovuar edhe Raporti Tremujor i Buxhetit për vitin 2016, unë e them me shumë kënaqësi që performanca e të hyrave është në rritje. Këtë tremujor kemi pas një rritje rreth 20% më të madhe sesa në tremujorin e vitit të kaluar. Pra nëse e krahasojmë jo vetëm me qeveritë paraprake, por edhe me vetveten me vitin 2015, ku kemi një rritje prej 26% në Dogana dhe një rritje prej 3% në Administratën Tatimore të Kosovës.
Rritja e shpenzimeve gjatë këtij tremujori ka qenë 17 %, që vjen kryesisht si rezultat i rritjes së asistencës sociale që ka ndodhë në nëntor të vitit të kaluar, rritjes së pensioneve për pensionistë kontributdhënës që ka filluar nga janari i këtij viti, pagesat për skemën e pensioneve për veteranët e luftës si dhe subvencionimi i rregullt dhe bukur i lartë në bujqësi.
Sa i përket shpenzimeve kapitale, gjatë këtij tremujori kemi pas ekzekutim shumë të mirë të shpenzimeve kapitale krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar. Shpenzimet kapitale janë rritë për 60% krahasuar me vitin e kaluar dhe në bazë të këtij trendi ne presim që të përmbushim plotësisht planin e investimeve në nivel vendi.

Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë qytetarët e Kosovës që nga paslufta.
Të dhënat zyrtare, të cilat flasin për vitin 2014, tregojnë se papunësia në Kosovë është mbi 35 për qind.
Papunësia kryesisht ka prekur të rinjtë e Kosovës. Niveli i papunësisë mes të rinjve, sipas një raporti të Bankës Botërore, mbetet i lartë – mbi 61 për qind.
Të shtyrë nga papunësia, shumë qytetarë të Kosovës patën imigruar ilegalisht në Evropën Perëndimore gjatë nëntorit 2014deri në qershor të 2015-s.
Autoritetet në Kosovë thanë të jenë të vetëdijshëm për nivelin e lartë të papunësisë që është në vend dhe se për këtë prioritet i Qeverisë së Kosovës është vënë zhvillimi ekonomik.
Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, thotë për Rel se papunësisë në Kosovë është një problem i madh, por niveli i saj është dukshëm më i ulët sesa që paraqitet në statistikat zyrtare.
“Përgjithësisht, nëse e konstatojmë gjendjen e papunësisë në Kosovë, është e madhe. Por, edhe kemi punëtorë që punojnë, por nuk janë të regjistruar, pasi që ata punësohen në punë sezonale për tre, gjashtë apo nëntë muaj, siç e kemi edhe ne, një masë aktive të punësimit në ministri, është praktikë që i njihet stazhi i punës, por nuk regjistrohen askund vetëm në ministrinë tonë, që janë persona të punësuar”, thotë Hajzeraj.
Nivelin e shkallës së papunësisë, shton zëvendësministrja Hajzeraj, e rrisin edhe një numër i qytetarëve, të cilët nuk janë shumë të interesuar të punojnë.
Ajo tregon se ata, të cilët nuk shprehin interesim për t’u punësuar, janë personat që tani e sa kohë marrin asistencë sociale nga Qeveria e Kosovës.
“Kemi raste të njerëzve që janë në skemat sociale, marrin social, por janë të aftë për punë. Ne kemi bërë programe që ata persona nga tre muaj deri në nëntë muaj të punësohen në punë sezonale, pastaj të kenë mundësinë të kthehen prapë në asistencë sociale, por ata nuk pranojnë, më shumë preferojnë të marrin social rreth 85 euro sa është asistenca sociale, sesa të punojnë punë sezonale”, thekson Hajzeraj.
Në Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, janë të regjistruara 25 mijë familje me mbi 100 mijë anëtarë, që marrin asistencë sociale.
Megjithëkëtë, ka të rinj të cilët janë mjaft të interesuar të punojnë, por nuk arrijnë në gjejnë punë.
Arianiti, një i ri nga Prishtina, tregon se ka aplikuar për punë si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, por nuk ka arritur të punësohet.
“Për një vend pune ka konkurrencë të madhe, ka shumë të papunë. Kam qenë në disa intervista pune, por jam dëshpëruar se nuk kam arritur të punësohem”, thotë ai.
Edhe Njomza, studente në Universitetin e Prishtinës tregon se pavarësisht interesimit të saj për t’u punësuar, ajo nuk ka arritur ta gjejë punë.
“Derisa po studioj, kam shikuar të punësohem diku që së paku t’i financoj vetë studimet, por ka qenë e pamundur ta gjej një punë. Tani vetëm po studioj dhe me shpresë që pas studimeve të arrij të punësohem”, thotë Njomza.
Niveli i lartë i papunësisë në Kosovë nga përfaqësuesit e bizneseve dhe ekspertë të kësaj fushe, thuhet të jetë nga niveli i dobët i zhvillimit ekonomik.
Gjatë gjashtë vjetëve të fundit Kosova nuk ka shënuar rritje ekonomike më shumë se 3.8 për qind. Kjo rritje ekonomike është konsideruar e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale që ka vendi.
Ndërkohë, rritja ekonomike edhe për këtë vit, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, pritet të arrijë jo më shumë se deri në 3.7 për qind.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një bisedë, thotë se problemi i nivelit të lartë të papunësisë kërkon zgjidhje urgjente, në të kundërtën, Kosova do t’i bartë pasojat e një pakënaqësie të madhe sociale të qytetarëve.
“Është e vërtetë që me vite është folur për punësim, janë hartuar strategji dhe programe të ndryshme, kur krejt kësaj ia shtojmë që në kampanja zgjedhore ka pasur premtime të mëdha se do të jetë një prioritet zgjidhja e problemit të papunësisë, vërtet Kosova është duke u ballafaquar me një problem të rëndësisë substanciale. Niveli i lartë i papunësisë në Kosovë mund të jetë një bombë e kurdisur për ardhmërinë e Kosovës”, thotë Gërxhaliu.
Rritja ekonomike, shton Gërxhaliu, duhet të jetë shumë më e lartë se sa që është aktualisht dhe kjo mund të bëhet nëse mbështetet sektori privat dhe ai prodhues.
“Nëse në Evropë do të kemi rritje ekonomike 1 për qind dhe Kosova do të mbetet nga viti në vit me tre apo katër për qind, ne do të jemi ekonomikisht të barabartë me Evropën në vitin 2070. Atëherë, është koha kur rritja ekonomike në Kosovë duhet të jetë prioritet”, shton Gërxhaliu.
Ndryshe, me qëllim të krijimit të mundësive të reja të punësimit për punëkërkuesit dhe të papunët e rinj, institucionet e Kosovës kanë iniciuar javën e kaluar projektin e trajnimit në punë.
Nga ky projekt pritet të përfitojnë 600 punëkërkues të rinj në të gjitha komunat e Kosovës.
Supozohet se çdo vit, në tregun e punës në Kosovë, janë aktivë për t’u punësuar 25 deri në 30 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18 vjeç e më lart, derisa po ky treg mund të absorbojë nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 150 mijë persona që kërkojnë punë, nuk kanë asnjë kualifikim. Me shkollë të mesme janë 77 mijë persona, me kualifikim 22 mijë. Ndërkaq, rreth 7 mijë persona kanë kualifikim të lartë.

OCHA deklaroi se punimet për rindërtim në Gaza janë ndaluar për shkak se Izraeli bllokoi hyrjen e çimentos. Zyra për Çështje Humanitare (OCCHA) pranë Kombeve të…