Author: Dija Online

Ekrem Avdiu SPECIFIKAT E SIRATIT Një rrugë, çfarëdo qoftë ajo, nuk mund të quhet Sirat, derisa mos të përmbajë në vete pesë elemente: – të jetë…

Puna e tepërt ne zyra, te mbyllura dhe pa drite natyrale, janë një predispozues për dëmtimin e shikimit. Kush punon me kompjuter duhet te jete edhe me i kujdesshëm ne këtë drejtim.
Me poshtë janë disa këshilla praktike qe do tu vijnë ne ndihme për sa me sipër:
Uluni dhe hapni e mbyllni sytë 10 deri 15 herë shpejt. Pastaj, mbyllni sytë dhe relaksohuni për 20-25 sekonda. Këtë ushtrim e përsëritni pesë deri gjashtë herë në ditë.
Uluni dhe shikoni vetëm drejt. Pastaj, duke e mbajtur kokën drejt pa lëvizur, çoni kahun e shikimit në anën e majtë. Pasi të keni shikuar për pak kohë në anën e majtë, pa e lëvizur kokën, ndryshoni drejtimin e shikimit në anën e djathtë. Këtë ushtrim e përsëritni 10 deri 20 herë.
Shikim i afërm dhe largët. Qëndroni afër dritares së hapur me pamje të qartë. Fokusoni pamjen në majën e hundës për 5 deri 20 sekonda. Këtë ushtrim e përsëritni 10 deri 20 herë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e një grupi specializantësh të mjekësisë.
Në takim u bisedua për problemin me të cilin janë duke u ballafaquar rreth 300 specializantë, të cilët kryejnë shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk marrin asnjë lloj kompensimi financiar.
Kryetari Veseli gjatë takimit theksoi se do të angazhohet maksimalisht në gjetjen e zgjidhjes se kësaj situate të papranueshme, për të shtuar se “problemi juaj të nderuar specializantë është pjesë e faktit se ne kemi një sistem shëndetësor të dështuar”.
“Ne kemi mjekë të shkëlqyeshëm, profesionalisht të barabartë me kolegët e tyre ndërkombëtarë, të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi të mbrapshtë e të dështuar të shëndetësisë”, theksoi kryetari Veseli.
Më tutje kryetari Veseli theksoi se ky sistem shëndetësor është njëkohësisht duke varfëruar popullatën, sepse si pasojë e tij, miliona euro të qytetarëve përfundojnë në spitalet e vendeve të huaja, por edhe duke e varfëruar profesionalisht mjekësinë, pasi që duke mos u kushtuar kujdes kuadrove që krijohen me aq mund e sakrifica familjare, ato detyrohen të gjejnë rrugët e largimit nga Kosova.

A e dinit se kikirikët përmbajnë më shumë antioksidantë se karotat dhe mollët? Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave dhe hekur që ndihmon kundër anemisë.
Vetitë shëndetësore të kikirikëve Kikirikët përmbajnë sasi të madhe proteinash gjë që e bën atë një ushqim te preferuar të atyre që merren me body-building si dhe për ata që janë të dobët dhe nën peshë.Kikirikët jane një burim i mirë i koenzimes Q10 e cila mbron zemrën gjatë periudhës së mungesës së oksigjenit psh, nëpër lartësira,si dhe ndihmon arteriet e bllokuar.Kikirikët kanë më shumë antioksidantë se manaferrat dhe luleshtrydhet dhe janë shumë më të pasur me antioksidantë se mollët, karotat apo panxhari.Kikirikët pa kripë ndihmojnë arteriet e zemres. Një e katërta e filxhanit me kikirikë përmban yndyra te pangopura aq sa një lugë gjelle vaj ulliri të cilat ndihmojnë për uljen e koresterolit në gjak.
Përmbajtja e lartë e kikirikëve me niacinë ndihmon në shërimin e qelizave te dëmtuara te sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës.Kikirikët përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ka treguar se redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.Kikirikët përmbajnë hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.
Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave.Studimet tregojnë se duke shtuar qoftë shumë pak kikirikë në dietën tuaj mund të zvogëloni LDL kolesterolin(e keq) me 14%.Kikirikët përmbajnë fibra që ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashëKikirikët ndihmojnë për të përshpejtuar rritjen e hormoneve mashkullore dhe femërore.Individët me probleme veshkash ose fshikëzën e tëmthit duhet të shmangin kikirikët, sepse ato përmbajnë sasi të mjaftueshme oxalatesh, të cilat mund të kristalizohen dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.Individët me probleme me tiroidet mund të shmangin kikirikët sepse përmbajne goitrogens që ndërhyjnë me funksionimin e gjendrës tiroide.
Një studim i ri ka arritur në rezultatin se duhet bërë e kundërta, pasi shmangia e plotë e alergjentëve të kikirikëve nga dieta e fëmijëve të vegjël e bën organizmin më të dobët dhe rrit shanset e alergjisë në moshë të rritur.
Për vite me radhë prindërit janë përpjekur me të gjitha mënyrat për të shmangur kikirikët nga dieta e fëmijëve, me shpresën se ata nuk do të shfaqnin alergji prej kikirikëve në moshë të rritur.
Kur dy vëllezërit Dogherty zgjedhin diçka për të ngrënë, 10-vjeçari Garrett mendohet mirë. Ai ka alergji nga kikirikët dhe çdo gjë e sheh me atë sy:
“Kjo ka kikirikë, kjo tjetra ka fara luledielli por është pjekur me vaj kikiriku. Nuk e di a mund ta ha. Kjo tjetra është me bajame”.
Nëna e tij, Dana shpjegon çfarë ndodh kur ai ha diçka me kikirikë: “I zihet fryma nëse ha apo thjesht është në kontakt me diçka që përmban kikirikë. I gjithë organizmi i tij pushon së funksionuari dhe i mbyllen rrugët e frymëmarrjes”.
Është një shqetësim i vazhdueshëm për prindërit e fëmijëve me alergji nga kikirikët, të cilët në çdo moment mund të jenë në rrezik jete.
Tani një studim i ri ka ngritur hipotezën se duke prezantuar kikirikët në dietën e fëmijëve pa mbushur një vjeç, ata zhvillojnë imunitet ndaj përbërësit që shkakton reaksion.
Dr. Rebecca Gruchalla, specialiste për alergjitë në Universitetin e Teksasit në Dallas, shpjegon: “Kur tek fëmijët që janë në rrezik të shfaqin alergji nga kikirikët, pasi që në moshë foshnjore kanë alergji nga veza, apo kanë ekzemë të theksuar, fillojmë një dietë me përmbajtje kikiriku nga mosha 4-11 muaj, shanset e tyre për të shfaqur alergji nga kikiriku në moshë të rritur janë shumë më të ulëta”.
Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në Shtetet e Bashkuara i cilësoi si “rezultate të papara” përfundimet e këtij studimi dhe shtoi se ato kanë potencialin të ndryshojnë metodologjinë në parandalimin e alergjive nga ushqimi.Studiuesit e shoqëruan njoftimin me një paralajmërim të rëndësishëm: të gjitha foshnjat e përfshira në këtë studim u kontrolluan me kujdes për të garantuar që nuk kishin alergji nga kikirikët. Foshnjave iu bë një analizë në lëkurë dhe vetëm kur rezultatet dolën negative, u ekspozuan ndaj dietës me përmbajtje kikirikësh.Studiuesit paralajmërojnë prindërit, sidomos nëse ata vetë kanë alergji nga kikirikët, t’u bëjnë fëmijëve analiza për të vërtetuar se fëmija nuk do të ketë reaksion nga kikirikët, para se të fillojnë dietën.Studimi përmbys një bindje që ka ekzistuar prej vitesh tek prindërit, por edhe tek personeli mjekësor, transmeton Koha.net. Deri tani mendohej se fëmijët e vegjël nuk duhet të konsumonin produkte ushqimore me përmbajtje kikiriku në moshë të vogël, me bindjen se ishte më mirë që fëmija të fillonte të hante kikirikë në moshë më të rritur, kur ishte zhvilluar sistemi imuntar.
Nga studimi i ri rezulton se sistemi i imunitetit mund të modifikohet me prezantimin e hershëm të produkteve që shkaktojnë alergji, duke e ndihmuar organizmin t’u përshtatet dhe t’u rezistojë këtyre produkteve.
Dy për qind e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga alergji ushqimore, në disa raste në nivele kërcënuese për jetën. Ende nuk ka një metodë për të kapërcyer alergjitë nga kikiriku, i cili shkakton një ndër reaksionet më të rënda tek njeriu. Por së paku studimi i ri ndihmon prindërit të parandalojnë prekjen e fëmijëve nga kjo alergji
12 fakte interesante për gjalpin e kikirikut 1. Për të bërë një kavanoz me gjalp kikiriku nevojiten rreth 700 kikirikë.
2. SHBA-ja është prodhuesja dhe konsumatorja më e madhe e gjalpit të kikirikut në botë. Wisconsin është prodhuesi më i madh u gjalpit të kikirikut në Amerikë.
3. Një amerikan konsumon rreth 3 kg gjalp kikiriku në vit
4. Mbi 90% e familjeve në Amerikë konsumojnë gjalp kikiriku
5. Rreth 800 milionë dollarë shpenzohen për gjalp kikiriku në SHBA çdo vit.
6. Dy prej ish-presidentëve amerikanë, Thomas Jefferson dhe Jimmy Carter, ishin fermerë kikirikësh dhe kanë kontribuar shumë në prodhimin e gjalpit të kikirikut në SHBA.
7. Biznesi i gjalpit të kikirikut zë mbi 4 miliardë dollarë të GDP-së në SHBA.
8. Sasia e gjalpit të kikirikut që hanë çdo vit amerikanët do të mbushte “Grand Canyon”, madje dhe do të tepronte.
9. Një fëmijë amerikan konsumon rreth 1500 sanduiçë me gjalp kikiriku nga shkolla fillore deri në gjimnaz.
10. Ekziston një fobi që lidhet me gjalpin e kikirikut. Ka njerëz që kanë frikë se gjalpi do t’i mbetet në qiellzë dhe kjo fobi quhet Arachibutyrophobia.
11. Rreth 10 miliardë sanduiçë me gjalp kikiriku me sasinë e gjalpit të kikirikut që konsumojnë amerikanët në vit
12. Gjalpi i kikirikut përmban mbi 30 elementë ushqyes dhe kuron shumë sëmundje.

Ky çaj redukton inflamacionin dhe lehtëson menjëherë dhimbjet e shpinës. Inflamacioni mund të jetë shkaku kryesor i dhimbjeve të shpinës. Pirja e këtij çaji çdo ditë me përmbajtje xhinxheri dhe kurkume apo turmeriku është një mënyrë e shkëlqyer kundër inflamacionit.
Përbërësit:
2 lugë gjelle xhenxhefil të grirë
1 lugë çaji kurkumë apo turmerik pluhur
1 gotë ujë
2 lugë çaji mjalt
Përgatitja:
1. Zieni ujin dhe më pas hidhini xhenxhefilin dhe pluhurin e kurkumës. Lëreni për shtatë deri në nëntë minuta.
2. Kullojeni çaji për të larguar copat e xhenxhefilit dhe më pas shtojini mjalt. Përziejini mirë dhe mund ta pini të ngrohtë.
Ky çaj ju bën mirë edhe kundër gripit si dhe ju forcon imunitetin.

Të gjithë e dimë që për të gatuar orizin nevojitet ujë, por paraardhësit tanë duket se dinin më shumë. Ata përdornin një lëng të veçantë për të gatuar orizin, që parandalonte sëmundjet dhe u rregullonte shëndetin.
Ata përdornin çajin!
Çaji largon yndyrnat, pastron gojën dhe ndihmon në procesin e tretjes. Sipas hulumtimeve, gatimi i orizit me çaj mund të parandalojë 5 sëmundje.
1. Parandalon dhe trajton problemet kardiovaskulare
Polifenolet janë përbërësi kryesor tek çaji
Faktet shkencore tregojnë se polifenolet tek çaji parandalojnë problemet me enët e gjakut.
Atom und të reduktojnë gjithashtu kolesterolin e keq në gjak dhe të parandalojnë atherosklerozën.
Sidomos të vjetrit duhet ta konsumojnë orizin në këtë mënyrë nëse duan të parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare apo yndyrnat.
2. Parandalon kancerin gastrointestinal
Polifenolet tek çaji bllokojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene në trupin e njeriut duke parandaluar kancerin gastrointestinal
3. Parandalojnë sulmet në tru
4. Ndihmojnë procesin e tretjes
Në dinastinë Tang, në libri për bimët mjekësore shkruhet se orizi I gatuar me çaj përmirëson procesin e tretjes dhe metabolizon më shpejt yndyrnat.
5. Parandalon kariesin
Çaji përmban fluor, që është i rëndësishëm për dhëmbët.
Si ta gatuajmë orizin me çaj ?
Në një enë me ujë të zier vendosni disa gjethe çaji. Lëreni për pak minuta dhe më pas shtojani orizit.
Kujdes:
Mos përdorni shumë çaj
Mos e përdorni para gjumit
Sigurohuni që kombinoni ushqimet proteinike me ato që përmbajnë hekur
Çajra të ndryshëm kanë ndikime të ndryshme në parandalimin e sëmundjeve.

Përvojat negative, të njohura ndryshe si dështimet, jo gjithmonë janë aq negative dhe të dëmshme. Është vërtetuar se kjo lloj ndjesie përbën një faktor të pavetëdijshëm që çon drejt motivimit, frymëzimit, dhe prekjes së suksesit.
Në fakt, humbja është një fenomen i pashmangshëm në jetën tonë. Çdo person do të preket në mënyra të ndryshme nga ndjenja e humbjes. Disa njerëz dëshpërohen për dashurinë e humbur, e disa të tjerë bëjnë autokritikë të ashpër për rastet e humbura në shkollë apo punë. Si rezultat, shumë të rinj kanë grumbulluar shqetësime dhe tensione pas këtyre përvojave të hidhura.
Ka shumë prej nesh që duam të marrim pjesë në takime të rëndisishme, të dalim me miqtë, të shkojmë në kinema apo të udhëtojmë në vende të tjera. Nëse nuk i bëjmë këto, atëherë mund të ndihemi keq, sikur nga mungon dicka, dhe na mbështjell një ndjenjë mungese, kemi luhatje humori, keqardhje, bëjmë autokritikë dhe vetëfajësi etj.
Ky humor quhet “frika e humbjes”. Në fakt, kjo është një përvojë që zmadhon tepër rëndësinë e gjërave të humbura dhe zvogëlon atë të fituarat. Ka shumë njerëz sot, për të mos thënë pjesa më e madhe që fokusohet tek gjërat që kanë humbur dhe jo tek ato që kanë fituar, fokusohen tek gjërat në nuk kanë dhe jo tek ato që kanë etj, e këro mendime janë rrënja e dëshpërimit në jetë.
“Frika e humbjes” lidhet ngushtë me kujtimet e kaluara personale, si humbja e disa gjërave të rëndësishme. Për shkak të frikës nga përsëritja e kujtimeve të humbjes, njerëzit bëhen tepër nervozë për humbjen e rasteve sado të vogla.

Dështimi në jetë ka ndikimin e tij pozitiv, pasi çdo gjë e keqe e ka një të mirë dhe çdo gjë e mirë e ka një të keqe.
Dështimi në jetë është pjesë e pashmangshme.
Sa herë ndodh që shumë prej nesh mund të kenë provuar shijen e hidhur të këtyre eksperiencave, që sa herë i përjetojmë na duket se po prekim fundin e botës, por që në fakt janë vetëm fillimi i një rruge dhe mundësie të re e mbushur me plot të papritura, që në shumicën e rasteve janë më interesante se të parat.
Të dështosh, ndonjëherë, na bën vërtet mirë pasi kështu mësojmë se si të jemi më të frymëzuar, më të motivuar, më të rritur, duke gjetur mënyrën se si të hapim dyer të reja për t’u përballur me realitete më të bukura. Në fund të fundit, le ta pranojmë që suksesi i vazhdueshëm të jep në mënyrë të pandërgjegjshme ndjesinë e të pëlqyerit të vetes, në raste të shumta më shumë se ç’duhet. Ndaj, dhe nëse dështojmë, kuptojmë se ndonjëherë na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të dështuarit mbetet një eksperiencë që ka vlerën e saj.
Në Kinë ka një shprehje “kur merr një gjë, do humbasësh një gjë tjetër”. Jeta jonë nuk është perfekte dhe të mençurit kuptojnë çfarë duan në jetë dhe nga çfarë duhet të heqin dorë. Në jetë përballemi me shumë zgjedhje, prandaj duhet të vlerësojmë gjërat më prioritare dhe të bëjmë dallimin nga të tjerat. Duhet të heqim dorë nga vogëlsirat dhe planifikojmë me kujdes punën dhe jetën tonë. Çdo ditë, duhet t’i themi vetes se duhet t’u kushtojmë vëmendje të madhe gjërave më të rëndësishme dhe të shpërfillim vogëlsirat e parëndësishme.
Tek ne ekziston frika e humbjes, shumë frikësohen nga mungesa e të gjitha informacioneve, për shembull, si mesazhi i celularit, mungesa e telefonit, një takim i thjeshtë, informacionet e internetit etj. Bota jonë është ndryshuar thellësisht nga interneti, celulari dhe teknologjia e informacionit. Jemi rrethuar nga informacione të shumta, që na kanë ofruar shumë favore, por në fakt jeta jonë është mbushur edhe me informacione të pavlefshme. Për shembull, një person ka harruar një ditë celularin e tij në shtëpi. Atë do ta zë një ndjenjë paniku për humbjen e mesazheve të rëndësishme në këtë ditë dhe shqetësohet shumë gjatë gjithë ditës. Në fakt ai nuk mendon për gjë tjetër vetëm për mesazhet e humbura. Sapo kthehet në shtëpi puna e parë që bën kontrollon celularin dhe sheh që nuk ka ardhur ndonjë mesazh i rëndësishëm. Ai nuk humbi asnjë informacion të rëndësishëm, por humbi humorin e mirë gjatë ditës pa celular.
Në fakt, duhet të heqim dorë nga informacioni i tepërt i panvojshëm. Çfarë është më e rëndësishme në jetën tonë? Në fakt, e tanishmja, ky moment që po përjetoni tani është momenti më i çmuar dhe përjetoheni atë plotësisht pasi nuk kthehet më. (CRI)