Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për rastin “Kristal” kundër katërmbëdhjetë (14) të pandehurve për disa vepra penale. Të pandehurit T.K., K. K., Gj. K.,…
Author: Dija Online
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se në fillim të muajit gusht qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me diplomatin austriak, Wolfgang Petrischt për gazetën e përditshme austriake “Der Standard” kanë komentuar reflektimin që mund të kenë…
E përjavshmja amerikane Newsweek, në edicionin e saj në interneti, ka publikuar një artikull, në të cilin hedh hipotezën se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke planifikuar në fshehtësi për rrëzimin e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.“Mes krizave të shumta që kanë pllakosur kontinentin europian, një tjetër rrezik serioz po shpaloset”, shkruan Newsweek. “Rusia po përpiqet aktivisht që të dëmtojë dhe destabilizojë Gjermaninë”.
Sipas të përjavshmes amerikane, veprimet e Rusisë kundër Gjermanisë të marra së bashku, “përbëjnë një tjetër shembull të një lufte hibride që vë në shënjestër legjitimitetin e një qeverie europiane. Kjo bëhet edhe më e rrezikshme, sepse Rusia e ka shënjestruar fushatën e saj kundër Gjermanisë: një udhëheqëse e rëndësishme e BE-së, e cila aktualisht po përpiqet fort që të mbajë Europën të bashkuar përballë disa rreziqeve për sigurinë, të brendshëm dhe të jashtëm”.
Përgjatë gjithë kohës së krizës në Ukrainë, Rusia e ka rritur shumë aktivitetin e saj të spiunazhit në Gjermani dhe në shtete të tjerë europianë. Janis Sarts, drejtori i Qendrës së Komunikimit Strategjik të NATO-s, ka deklaruar se Rusia qëllimisht po përdor këto taktika për të nxitur pakënaqësi në Gjermani, me synimin final, rrëzimin e kancelares Merkel.
E përjavshmja amerikane shkruan se përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e Gjermanisë, përfshijnë edhe nxitje të trazirave atje ku më parë nuk kanë ekzistuar, por sidomos duke shfrytëzuar pakënaqësitë e mëparshme. “Për shembull, në shkurt të këtij viti, shefat e zbulimit të brendshëm dhe të jashtëm gjerman, paralajmëruan se Rusia do të shfrytëzonte “potencialin e madh mobilizues” të popullsisë ruse në Gjermani, duke ditur se Rusia mund të ndikojë tek kjo popullsi, për ta angazhuar në demonstrata të fuqishme publike”.
Për ta ilustruar këtë, jo më larg se një muaj më parë, një grup i quajtur “Kongresi ndërkombëtar i ruso-gjermanëve” demonstroi kundër qeverisë së Merkelit. Shfaqja misterioze dhe e papritur e një organizate për të cilën nuk ishte dëgjuar më parë, është e ngjashme me veprimtaritë e mbështetura nga Rusia në Ukrainë, në vitin 2014.
Newsweek shkruan se Rusia po shfrytëzon edhe krizën e refugjatëve për të rritur pakënaqësinë dhe ndarjet brenda shoqërisë gjermane. Propaganda ruse e ka paraqitur perëndimin si të paqëndrueshëm dhe më pak të sigurtë, për shkak të ardhjes së imigrantëve, duke nxjerrë kështu një panoramë ku siguria e qytetarëve nuk mund të garantohet më prej qeverive europiane.
Një pohim befasues se Perëndimi është në rrugë drejt luftës me Rusinë është bërë nga ish zëvendëskomandanti i NATO’s, dikur gjeneral britanik, Sir Alexander Richard Shirreff.The Guardian shkruan së në një libër të publikuar të mërkurën, “Lufta me Rusinë 2017”, Shirreff argumenton se ngjarjet në Crimea e kanë shkatërruar marrëveshjen e pas luftës së ftohtë dhe e kanë përgatitur skenën për një konflikt, i cili fillon vitin e ardhshëm.
Në një skenar trishtues, ai parashikon se Rusia, në mënyrë që t’i ikë asaj për të cilën beson se është rrethim nga NATO, do të kapë territor në Ukrainën lindore, do të hapë një korridor tokësor për në Crimea dhe do t’i pushtojë shtetet baltike.
Shirreff, i cili ka qenë zëvendëskomandant Suprem i Forcave Aleate në Europë nga viti 2011 deri në vitin 2014, dhe para kësaj, ka shërbyer edhe në Irlandën Veriore, Irak dhe Ballkan, po e vë në rrezik reputacionin e tij duke bërë parashikime kaq guximtare. Por, ai pohon se rrëfimi i tij është ngushtë i modeluar me përvojën e tij në NATO’s në konfliktet e së ardhshmes në lojëra të luftës.
Skenari i tij është specifik, duke përmendur Letoninë si vendi i parë baltik i cili do të pushtohet, në maj të vitit të ardhshëm.
Ai, po ashtu, ka thënë se Putin mund t’i pushtojë shtetet baltike dhe pastaj të kërcënojë me sulm bërthamor nëse NATO kërcënon të ndërhyjë.
Forcat e Armatosura Turke, janë duke zhvilluar operacione ajrore me rreze të gjerë kundër organizatës terroriste PKK si brenda vendit ashtu edhe në veri të Irakut.…
Prania e shtuar ushtarake e Rusisë ishte në fokus të takimit të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe pesë liderëve të vendeve të rajonit nordiko-baltik. “Ne jemi…
Federata Botërore e Futbollit – FIFA – ka votuar sot në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Në Kongresin e 66-të të FIFA-s, që…
Projekti do të mundësoj kalimin nën det të 100 mijë makinave në ditë. Ndërtimi i tunelit të Evroazisë, hapja e të cilit planifikohet të bëhet në…
Gjykata e Apelit ka vendosur që të refuzojë ankesat e të pandehurve të arrestuar në fund të muajit të kaluar nën dyshimin për krim të organizuar…