Author: Dija Online

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor.
Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve.
Olivera Milosavleviq
“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […]
Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […]
Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).
Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.
Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.
Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.
Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.
Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”. Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.
Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).
Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”. Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”. Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69).
Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86).
Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544).
Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”. Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60).
Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.
Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”. Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”. Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.
Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”. Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).
Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542).
Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët <vëllezërit tanë>: ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64).
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).
Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: <serbët janë të ndarë nga turqit (nga turqit e vërtetë) sa ajo lëkura e qepës, e nga arnautët sa lëkura e buallit>“ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143). /DialogPlus/
Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare. /Zhurnal

Kongresi i Manastirit nuk ka përfaqësuar vullnetin dhe dëshirën e popullit shqiptarë. Vilajeti i Kosovës nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në Manastir, madje shumica e deputetëve të Kosovës me në krye Bedri Bej Pejanin, fillojnë fushatë kundër vendimeve të Manastirit, në gazetat “Tavsir-i Efkar” dhe “Sirati Mustakim”.
Kosova nuk dergon asnjë përfaqësues edhe në Elbansan, e përsëri shtyhet për shkake të Kosovës mbledhja e dytë në Manastir 1909. Pas vendimit për alfabetin latin, në Vilajetin e Kosovës dhe të Shkodrës, nuk ndalen protestat masive nëpër qytetet e mëdhaja të Vilajeteve, më e madhja e Shkupit me diku 10.000 protestues. Tentimi për hapjen e një shkolle me alfabetin latin ne Gjilan nga ana e Hasan Prishtinës, popullata i kundërvihet me djegje të shkollës dhe vrasje të disa personave aty. Pse ndalohet përdorimi i alfabetit latin vetëm në vilajetin e Kosovës me vendim nga ana e qeverisë xhonturke, kurse në 3 vilajetet tjera lejohet?! Duhet ti lexoni raportet nga të gjitha qytetet dhe ankesat e mallkimet pafund drejtuar Stambollit nga kosovarët…
Marrë nga Vali Kabashi

“Janë edhe 11 lokacione në rajonin e komunës së Mitrovicës, ku dyshohet se ndodhen trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, por ato nuk po gjurmohen, pasi që KFOR-i nuk po krijon siguri për t’i hulumtuar”, ka thënë Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës për të pagjeturit “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, dhe kryetar i Këshillit Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të të Zhdukurve të Kosovës.Këto komente Qerkini i ka bërë gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Guglielmo Luigi Miglietta, derisa ky i fundit ka vizituar selinë e Shoqatës, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të UNMIK-ut dhe të EULEX-it, me qëllim që të mësojë për vendet e dyshuara për varreza masive në rajonin e komunës së Mitrovicës.
Gjenerali italian ka thënë se duhet punuar që përfundimisht të mbyllen rastet dhe ka premtuar se do ta ndihmojë procesin.
“Kjo nuk do të thotë se ne dimë sigurt për varrezat masive dhe se kemi heshtur deri më tani për këto. Kam mësuar nga paraardhësit rreth çështjes së varrezave masive në këtë rajon, do të ishte shumë humane nëse mund të punojmë në mbylljen e këtyre rasteve”, tha gjenerali Miglietta.
Në anën tjetër, Bajram Çerkini tha se serbët nuk kanë bërë asgjë në mënyrë të fshehur, por në mënyrë të hapur.
“Ne kemi siguruar dëshmi për dyshime të bazuara për 11 lokacione, ku dyshohet se ka varreza masive me trupa të personave të pagjetur. Për ç’arsye KFOR-i nuk po krijon siguri për mjekësinë ligjore për t’i hulumtuar këto lokacione, ndonëse kemi bërë kërkesa me shkrim, por edhe përmes deklaratave publike. Për fat, është gjallë dëshmitari që tregon me datë, orë dhe me numër për një krim. Pse zvarritet dhe pse nuk zbardhet rasti? Pse nuk mundësohet hulumtimi? Unë mendoj se përgjegjës për këtë moskryerje të punës është KFOR-i. Zyrtarë të EULEX-it kanë thënë se nuk po hulumtohen lokacionet për shkak të mungesës së sigurisë, faji kryesor është tek KFOR-i francez që ka përgjegjësinë në këtë zonë, që nuk ka krijuar kushte sigurie për mjekësinë ligjore”, ka thënë Çerkini, me një dozë nervoze.

Në një operacion ajror turk janë shkatërruar strehimore dhe pikat e furnizimit të përcaktuara se përdoreshin nga anëtarët e organizatës terroriste seperatiste të PKK-së.
Në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë lidhur me ngjarjet brenda vendit, thuhet se në një operacion ajror të ndërmarrë në rajonet Zap, Avaşin-Basyan, Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut janë shënjestruar dhe shkatërruar ambientet strehimore dhe pikat e furnizimit të përcaktuara se përdoreshin nga anëtarët e organizatës terroriste seperatiste PKK.
Në operacionin e ndërmarrë gjatë orës 23:00 dhe 02:00 natën e kaluar morën pjesë 12 avionë luftarakë F-16 dhe dhjetë avionë lufatarkë F-4 2020 ku dhe janë goditur plotësisht 23 objektive.

Tashmë me anë të një aplikacioni të ri në smatphonët tuaj, mund të bëni të mundur ushqimin e fëmijëve refugjatë sirianë. Kombet e Bashkuara nëpërmjet një aplikacioni të zhvilluar në çdo vend të botës, ka bërë të mundur që vetëm me anë të një prekje në telefonin tuaj të ndihmoni fëmijët në nevojë. I cilësuar si një program pilot, në muajin qershor nisi të praktikohet në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe tashmë përfshin gjithë botën.

http://kohaislame.com/wp-content/uploads/2015/11/Aplikacioni-“Ndaje-ushqimin-me-të-tjerët”.mp4
Linku i aplikacionit është këtu: https://sharethemeal.org/en/

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, diarrea është shkaku i zakonshëm i vdekjeve në vendet në zhvillim dhe shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve tek foshnjat në gjithë botën. Humbja e lëngjeve të trupit mund të çojë në dehidratim. Në 2009-n, diarrea shkaktoi 1,1 milionë vdekje.
Diarreja ёshtё njё simptomё qё karakterizohet nga nxjerrja e shpeshtё e feçeve (+5 -6 herё nё ditё) tё cilat kanё konsistencё mё tё hollё. Ajo shkaktohet nga kalimi ỉ shpejtё nё traktin digjestiv ỉ lёndёve ushqimore.
Një nga problemet më serioze që mund të paraqesë diarreja është se ajo mund të shkaktojë dehidrim që do të thotë se trupi ka nuk ka lëngje të mjaftueshme për të kryer funksionet e tij.
Sidomos pamjaftueshmëria e lëngjeve mund të jetë e rrezikshme tek fëmijët dhe tek të moshuarit.
Cilat janë shkaqet e diarresë?
Diarreja mund të shkaktohet nga një problem i përkohshëm si p.sh : nga një infeksion i thjeshtë, nga një problem kronik si sëmundjet e traktit tretës.
Disa nga shkaqet e diarresë janë:
-Infeksionet bakteriale. Disa lloje baktere të marrë gjatë konsumimit të ujit dhe ushqimeve të kontaminuara (infektuara) mund të shkaktojnë diarre. Bakteret më të shpeshta janë: Salmonella, Shigella, dhe E. coli.
-Infeksionet virale. Disa viruse mund të shkaktojnë diarre si p.sh: herpes simplex virus, dhe hepatitis viral.
-Intoleranca nga ushqimet. Disa njerëz nuk mund të tresin disa përbërës të ushqimeve si p.sh laktozë sheqer që gjendet tek qumështi dhe nën produktet e tij.
– Parazitët. Parazitët mund te hyjnë në trup nëpërmjet ushqimeve dhe ujit dhe fiksohen në sistemin tretës.
– Reaksioni ndaj mjekimeve si p.sh prej antibiotikëve, ilaçeve kundra hipertensionit, etj.
– Sëmundje të zorrëve
– Çrregullimet funksionale të zorrës si p.sh: sëmundja e zorrës së irrituar në të cilën zorrët nuk punojnë normalisht.
Gjithashtu personat të cilët vizitojnë shtete të huaja mund të kenë probleme me diarrenë e quajtur ,”diarreja e udhëtimit”, e shkaktuar nga konsumimi i ushqimeve dhe ujit të infektuar me baktere, viruse dhe parazitë.
Simptomat e diarresë?
Diarreja mund të shoqërohet me dhimbje abdominale(barku), fryrje barku dhe gazra. Në varësi të shkakut personi mund të ketë ethe dhe gjak në feçe.
Diarreja mund të jetë akute(me kohë të shkurtër) ose kronike( e zgjatur në kohë). Forma akute e cila zgjat me pak se 4 javë zakonisht është e lidhur me infeksionet bakteriale, virale ose parazitare.
Diarreja kronike zgjat më shumë se 4 javë dhe është e lidhur me çrregullime funksionale si p.sh: sindromi i zorrës së irrituar etj.
Shenjat e përgjithshme të dehidrimit përfshijnë:
-etje
-urinim më të rrallë
-lëkurë e thatë
-lodhje
-marrje mendsh
-urinim me ngjyre të errët
Parandalimi i dehidrimit
Dehidrimi ndodh kur trupi gjatë diarresë humbet shumë lëngje dhe bashkë me to dhe mikroelementë si kalium dhe natrium. Lëngjet dhe mikroelementët duhet të zëvendësohen menjëherë sepse trupi nuk mund të kryeje funksionet bazë të tij pa to. Dehidrimi në veçanti është i rrezikshëm tek fëmijët të cilët mund të vdesin brenda disa ditëve.
Edhe pse uji është i rëndësishëm në parandalimin e dehidrimit, ai nuk përmban mikroelemente. Për të mbajtur në normë nivelin e elektroliteve ju mund të merrni: supë e cila përmban natrium, lëngje frutash, fruta të buta ose perime të cilat përmbajnë kalium.
Ushqimet që parandalojnë diarrenë
Derisa diarrea te kalojë mire është të mos konsumojmë qumësht dhe nënproduktet e tij, ushqimet me yndyre, ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash ose ushqimet shumë të ëmbla. Këto ushqime kanë prirje ta përkeqësojnë diarrenë. Specialistët këshillojnë bananet, orizin, patate të ziera ose pure, karota të ziera dhe pule të pjekur pa lëkurë dhe yndyrë.
Këtë lloj diete amerikanët ndryshe e quajnë BRAT ( bananas, rice, applesauce, and toast)
Ushqimet që nuk duhet t’i konsumojmë gjatë diarresë
1. Ushqimet me yndyrë.
Ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrore mund të përshpejtojnë kontraktimet e zorrëve, prandaj është mire të evitohen yndyrnat, të skuqurat etj.
2. Produktet e qumështit
Edhe nëse nuk vuani nga intoleranca e laktozës, (paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet te qumështi)do të ishte ide e mirë mënjanimi i disa produkteve të qumështit. Laktoza është sheqeri kryesor në qumësht dhe në shumicën e produkteve qumështore. Zorra e hollë liron enzimën e quajtur laktazë, e cila ju ndihmon tek tretja e këtij sheqeri. Kur jeni intolerantë në laktozë sistemi juaj tretës nuk prodhon mjaftueshëm laktazë.
Simptomat e intolerancës në laktozë janë:
• Fryrja;
• Diarreja;
• Gazrat e dhimbshme;
• Ngërçet në stomak.
3. Ushqimet pa sheqer
Disa ëmbëlsues dhe zëvendësues sheqeri mund të kenë një efekt laksativ, si dhe mund t’ju shkaktojnë gazra, prandaj këshillohet që derisa të ndjeheni më mirë, të evitoni si soda dietike, camcakëzat pa sheqer etj.
4. Ushqimet që shkaktojnë gazra
Disa perime shkaktojnë gazra në zorrë, gjë që mund të çojnë në shtimin e diarresë:
· Fasulet
· Brokoli
· Lakra
· Lulelakra
· Qepët
· Bizelet
Si e trajton diarrenë mjekësia tradicionale
1. Dieta e parregullt, përfshi mbingrënien, mos përtypja e rregullt e ushqimit, oraret e parregullta të vakteve ushqimore, ose ngrënia e ushqimeve të prishura;
2. Ushqimet e ftohta dëmtojnë shpretkën dhe ushqimet e pagatuara mund të përmbajnë një numër të lartë fibrash të patretshme, dhe më e rëndësishmja mund të përmbajnë patogjenë të cilët mund të ndikojnë në shtimin e bakterieve. Funksioni tek një “shpretkë e ftohtë” është i kufizuar;
3. Faktorët sezonalë, veçanërisht lagështira dhe kombinimi ngrohtë/lagësht që e hasim shpesh gjatë verës, “trullos” funksionin natyror të shpretkës.
Kur veshka dhe shpretka janë të ftohta, ndjejmë lodhje, përgjumje dhe dhimbje të vazhdueshme abdominale. Kur shpretka është e dobët, oreksi bie. Mungesat e energjisë se veshkave çon në dhimbje të mesit dhe këmbë të pafuqishme. Gjuha e zbehtë dhe me një shtresë të bardhë si dhe një puls i dobët janë tregues i mungesës së energjisë tek veshkat dhe shpretka.
Çfarë barnash bimore këshillohen për diarrenë?
Mjekësia Tradicionale këshillon që në rastet kur ka diarre kronike të përdoret xhenseni (ginseng), kanellë, arrëmyshk, xhenxhefil. Ndërsa në Perëndim, për të parandaluar diarrenë përdoret kryesisht loperamidi.

Sipas të dhënave statistikore, aktualisht sot në botë numri i pacientëve me sëmundje kronike të veshkave zë afro 1 të 10-n e popullsisë së përgjithshme të botës, e thënë në shifra kjo arrin mbi 500 milionë të prekur. Sëmundjet e veshkave sot janë kthyer në një problem global.
Çfarë ndikimi priret te ketë kjo sëmundje tek njerëzit?
Si mund të zbulohet ajo në hapat e para? Cilat janë disa nga metodat e trajtimit të kësaj sëmundjeje nëpërmjet metodave kombinuese të mjekësisë alternative dhe asaj shkencore
Numri i të prekurve me këtë sëmundje është tepër i lartë, afro 10 për qind e popullsisë. Prej tyre, numri i të sëmurëve me uremi (shkatërrim akut renal) është më i lartë se numri i pacientëve me probleme kronike të veshkave.
Perpjekjet ndaj kësaj sëmundjeje përballen me sfida serioze në të gjitha vendet. Zgjidhja e këtij problemi është një ndër projektet më të rëndësishme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ja çfarë raportet ditore publikonte Franca mbi pushtimin e Algjerisë.
Dëshmitë janë shokuese për pjesën e botës e cila e imagjinon se Parisi ishte gjithnjë i karakterizuar nga romantika. Dëshmitë historike mbi krimet gjatë të kaluarës janë të tmerrshme dhe ato vijnë deri në ditët e vona.
Urojmë për një ndërgjegjësim të botës dhe të shmangen të gjitha llojet e gjenocideve dhe luftërave.