Author: Dija Online

Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se ka akuza të reja për abuzimin seksual të fëmijëve nga trupat evropiane, në Republikën e Afrikës Qendrore.
Një numër vajzash, nga mosha 14 deri në 16 vjeçe, kanë thënë se janë përdhunuar nga pjesëtarët gjeorgjianë të Eufor-it të BE-së, ka deklaruar OKB-ja.
Trupat e Eufor-it janë dërguar në Republikën e Afrikës Qendrore, për të frenuar dhunën midis militarëve të krishterë dhe rebelëve myslimanë.
Abuzimet seksuale dyshohet se kanë ndodhur pranë një kampi për persona të zhvendosur, pranë aeroportit në Bangui, në vitin 2014, por kanë dalë në dritë në javët e fundit, gjatë intervistave me një ekip të OKB-së.

Personi i cili përjeton sulm në zemër fillon të ndjejë shtrëngim në gjoks, dhimbje dhe presion dhe pasojnë humbja e forcës dhe bllokimi i anës së majtë të trupit.
Personi, zemra e të cilëve përjeton parregullësi në punën e saj, fillon që të ndjehet keq dhe ai i ka vetëm 10 sekonda në dispozicion para se të humb vetëdijen. Këta 10 sekonda ai duhet t’i shfrytëzojë në maksimun që të mund t’i ndihmojë vetes, ndërsa zgjidhja ka të bëje më kollitjen. Por, natyrisht, para së gjithave duhet ta thirrni ndihmën e shpejtë.
Kollitja e fuqishme, pa ndërprerje, e thellë dhe e zgjatur e pasuar me frymëmarrje çdo dy sekonda mund të ndihmojë dukshëm para se të arrijë ndihma e shpejtë,
Frymëmarrja e thellë sjell oksigjen në mushkëri, ndërsa kollitja shkakton lëvizje të cilat kryejnë presion në zemër dhe e mirëmbajnë qarkullimin. Presioni në zemër kontribuon në rikthimin e ritmit normal që mund të jetë vendimtar që personi gjallë të arrijë në spital.
Te ne kjo sëmundje është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve të parakohshme. Simptomat e infarktit janë: dhimbja e vazhdueshme dhe shumë e fuqishme, shtrëngimi dhe presioni në gjoks apo në brinjtë nën gjoks. Dhimbja shpesh përhapet në dorën e majtë, qafë dhe nofullë. Dhimbja shpesh është e shoqëruar edhe me plogështi, rraskapitje, djersitje dhe ndonjëherë edhe me vjellje dhe me marrjen e frymës.
Këto zakonisht vijnë për shkak të punës së rëndë fizike apo lodhjes psikike, nervozizmit, duhanpirjes, pirjes së tepërt të kafes apo alkoolit, ushqyerjes jo të shëndetshme, qëndrimit në të ftohtë, por këto dhimbje mund të paraqiten edhe pa këtë faktor provokativ, kur jeni në qetësi absolute apo kur jeni duke fjetur, për shkak të mpiksjes së gjakut.

Kur thoi futet në mish, përpos dhembjes, mund të kemi edhe infeksion dhe probleme të tjera, sikur që është vështirësia në ecje. Ky problem në mjekësi konsiderohet si problem kronik, dmth që duhet kohë për të kaluar.
Sikur që thamë, thoi i futur në mish shkakton dhembje të madhe gjatë ecjes, por ka metoda të tjera të heqjes së tij, përpos operacionit. Nëse frikësoheni që të operoheni, atëherë mjekojeni këtë gjendje vetë në shtëpi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Qitni tri lugë sodë të bukës në 2 litra ujë, prandaj këtë përzierje e vendosni mbi shporet. Kur të nxehet uji, zhyteni aty këmbën që të relaksohet pak lëkura. Më pas vendoseni një copë pambuk midis lëkurës dhe thoit të futur në mish, duke u munduar që ta hiqni atë me pincë. Pambukun më parë futeni në lëng antibakterial. Këtë procedurë përsëriteni çdo 15 ditë, derisa t’i hiqni të gjitha pjesët e thoit nga mishi.

Vitet e fundit, disa vende me shumicë muslimane kanë qenë dëshmitare të krimeve të tmerrshme jo vetëm kundër shumicës muslimane, por edhe ndaj minoriteteve fetare. Këto minoritete kanë qenë viktima të vrasjeve, skllavërimit, dëbimit me forcë, frikësimit, vuajtjes nga uria dhe shkeljeve të tjera të dinjitetit të tyre njerëzor.
Veprime të tilla nuk kanë lidhje me fenë Islame, pavarësisht pretendimeve të grupeve ekstremiste, të cilat e kanë përdorur emrin e Islamit për të justifikuar veprimet e tyre. Veprime të tilla janë në kundërshtim të plotë me parimet e fesë Islame dhe janë njëkohësisht tradhti ndaj besimit të gati dy miliard njerëzve.
Në këto vende ku autoriteti i qeverive është i dobët, as shumica muslimane nuk mund të thuhet se po jeton në kushte më të mira se minoritet fetare. Në vendet me shumicë muslimane, ku qeveritë janë agresive apo sundojnë grupet terroriste, kushte të tilla i obligojnë muslimanët që të mbrojnë minoritetet, fenë e tyre, vendet e tyre të adhurimit dhe të drejta e tyre. Kjo duke u bazuar në të kaluarën shekullore ku pakicat e feve të tjera kanë jetuar në paqe dhe siguri në vendet me shumicën muslimane.
Duke marrë në konsideratë gjendjen e krijuar në këtë pjesë të botës islame, qindra dijetarë dhe intelektualë muslimanë, së bashku me përfaqësues të feve të tjera janë mbledhur në qytetin e Marakeshit në Marok nga data 25-27 janar 2016, ku kanë diskutuar e më pas kanë nënshkruar një deklaratë për të drejta e pakicave fetare në vendet me shumicë muslimane. Kjo ngjarje historike përkon me 1400 vjetorin e Kartës së Medinës ku u vunë themelet e lirive të miroteteve fetare në vendet muslimane.
Më poshtë po ju sjellim përmbledhjen e kësaj deklarate historike:

Deklarata e Marakeshit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Përmbledhje e Deklaratës së Marakeshit për të Drejtat Fetare të Minoriteteve në Vendet me Shumicë Muslimane
25-27 Janar, 2016

Duke pasur parasysh se kushtet në pjesë të ndryshme të botës muslimane janë përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme për shkak të përdorimit të dhunës dhe luftës së armatosur si mjet për zgjidhjen e konflikteve dhe imponimin e pikëpamjeve të një pale;
Kjo situatë ka dobësuar autoritetin e qeverive legjitime dhe u ka mundësuar grupeve kriminale të lëshojnë vendime në emër të Islamit, por të cilat në fakt kanë shtrembëruar parimet bazë dhe qëllimet e tij në një formë që ka dëmtuar seriozisht popullin në tërësi;
Ky vit shënon 1400 vjetorin e Kartës së Medinës, një kontratë kushtetuese midis Profetit Muahmed, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe njerëzve të Medinës, e cila garantonte lirinë fetare për të gjithë, pavarësisht besimit;
Qindra dijetarë dhe intelektualë muslimanë nga 120 vende, sëbashku me përfaqësuesit e organizatave ndërkobëtare Islame, si dhe liderë nga grupe të ndryshme fetare dhe kombëtare, u mblodhën në Marakesh në këtë datë për të pohuar edhe njëherë parimet e Kartës së Medinës në një konferencë të madhe;
Kjo konferencë u mbajt nën kujdesin madhërisë së tij, Mbretit të Marokut, Muhamedit VI dhe u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Vakëfeve dhe e Çështjeve Islame në Mbretërinë e Marokut dhe Forumin për Promovimin e Paqes në Shoqëritë Muslimane me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe;
Duke parë rëndësinë e kësaj situate, e cila prek si muslimanët ashtu edhe njerëzit e besimeve të tjera në botë, dhe pas një reflektimi dhe diskutimi të gjatë, [ne] dijetarët dhe intelektualët muslimanë të mbledhur [këtu];
Deklarojmë me anë të këtij dokumenti angazhimin tonë të palëkundur ndaj praimeve të shprehura në Kartën e Medinës, parashikimet e të cilës përmbanin një sërë parimesh kushtetuese kontraktuale të qytetarisë: si liria e lëvizjes, e drejta e pronës, solidariteti dhe mbrojtja reciproke, si dhe parimet e drejtësisë dhe barazisë përpara ligjit.
Objektivat e Kartës së Medinës sigurojnë një kuadër të përshtatshëm për kushtetutat e vendeve me shumicë muslimane. Karta e Kombeve të Bashkuara dhe dokumentet e ngjashme, si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, janë në harmoni me Kartërn e Medinës, përfshirë vëmendjen që i kushtohet rendit publik.
Reflektimi i thellë në lidhje me krizat e ndryshme nga të cilat vuan njerëzimi thekson nevojën urgjente e të pashmangshme për bashkëpunim midis të gjitha grupeve fetare.
Ne konfirmojmë se një bashkëpunim i tillë duhet të bazohet në një “fjalë të përbashkët”, duke kërkuar që ky bashkëpunim të shkojë përtej tolerancës dhe respektit reciprok, për t’i siguruar mbrojtje të plotë të drejtave dhe lirive të të gjitha grupeve fetare në një mënyrë të qytetëruar e cila të shmang detyrimin, paragjykimet dhe arrogancën.
Duke u bazuar në sa më sipër, ne:
I bëjmë thirrje dijetarëve dhe intelektualëve muslimanë në të gjithë botën që të përpunojnë një jurisprudencë mbi konceptin e “qytetarisë” e cila të përfshijë të gjitha grupet e ndryshme. Kjo jurisprudencë duhet të jetë e bazuar në traditën Islame, në parimet dhe në vetëdijen e ndryshimeve globale.
U kërkojmë institucioneve arsimore islame dhe autoriteteve që të bëjnë një shqyrtim të guximshëm të kurrikulave arsimore, i cili të adresojë sinqerisht dhe në mënyrë të efektshme çdo material që nxit dhunën dhe ekstremizmin, që çon në luftë dhe kaos, e që rezulton në shkatërrimin e shoqërisë sonë të përbashkët;
U bëjmë thirrje politikanëve dhe vendimmarrësve që të ndërmarrin hapat e nevojshme politike dhe ligjore në vendosjen e një marrëdhënieje kushtëtuese kontraktuale midis qytetarëve të tyre dhe të mbështesin çdo ide dhe iniciativë që ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe mirëkuptimit midis grupeve të ndryshme fetare në Botën Muslimane;
U bëjmë thirrje anëtarëve të arsimuar, artistëve dhe profesionistëve të shoqërisë sonë si dhe organizatave të shoqërisë civile që të krijojnë një lëvizje të gjerë për trajtimin e drejtë të minoriteteve fetare në vendet muslimane, të rrisin vetëdijen për të drejtat e tyre dhe të punojnë sëbashku për të siguruar suksesin e këtyre përpjekjeve.
U bëjmë thirrje grupeve të ndryshme fetare të cilat i lidh e njëjta kombësi që të adresojnë gjendjen e tyre të përbashkët të amnezisë selektive, e cila bllokon memoriet shekullore të bashkëjetesës në të njejtën tokë; që të rindërtojnë të kaluarën duke ringjalluar traditën e bashkëjetesës, të kthejmë besimin e përbashkët që është shkatërruar nga ekstremistët duke përdorur agresionin dhe aktet terroriste;
Dhe në fund, u bëjmë thirrje përfaqësuesve të feve të ndryshme, sekteve dhe grupeve që t’i kundërvihen të gjitha formave të fanatizmit fetar, shpifjeve dhe denigrimit të asaj që konsiderohet e shenjtë për të tjerët dhe të kundërshtojnë çdo formë ligjerimi që promovon urrejtjen dhe fanatizmin.
Pohojmë me bindje se është e pafalshme të përdoret feja si justifikim për të shkelur të drejtat e minoriteteve fetare në vendet muslimane.
Marakesh, 27 janar, 2016
Përgatiti në shqip Observer.al

TIRANE- PDIU i ka kërkuar dje qeverisë të marrë masa për përkujtimin e gjenocidit çam, ashtu sikundërse përkujtohet çdo vit Holokasuti. Gjatë fjalës së tij në parlament, deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha se Greqia duhet të kërkojë falje për atë që u bëri çamëve, sikundërse Gjermania kërkoi falje për krimet e nazistëve ndaj hebrenjve.
“Një ditë pas Kujtesës së Holokaustit, ne duhet të kujtojmë dhe të gjithë viktimat e gjenocidit grek ndaj qytetarëve të Çamërisë. Unë dhe kolegët e mi të PDIU-së, por edhe kolegë të mazhorancës dhe opozitës, jemi dëshmitarë të dhimbjes që shqiptarët përjetuan nga gjenocidi, vrasjet, dhunimet dhe dëbimet e tyre me dhunë nga shtëpitë e tyre në Çamëri. Ne përkujtuam përndjekjen e hebrenjve, po unë po flas për nënat dhe baballarët tanë, po flas për gjakun tonë, po flas për shqiptarët që jetonin dikur brenda shtetit të sotëm grek. Po flas për çamët. Do të donim shumë që shteti grek, ashtu si Gjermania që dënoi krimet e nazimit, të dënonte krimet ndaj shqiptarëve. Ne shpresojmë që me ndihmën e Zotit, dhe me ndihmën e të gjitha forcave progresiste evropiane, Greqia e sotme të reflektojë drejt. Kjo është detyra e shteti grek. Po ne a e kemi bërë detyrën tonë? Unë them se jo. Ne i kërkojmë Këshillit të Ministrave ta përfshijë këtë çështje, në axhendën e saj politike dhe diplomatike dy palëshe dhe për çështjen çame të raportohet në parlament,”-tha Mamo.
Deputeti çam shtoi se partia e tij e mbështet qeverinë në këto reforma të rëndësishme. “PDIU ka qenë dhe është faktor i të gjitha ndryshimeve të rëndësishme që janë bërë dhe po bëhen në këtë vend. Jemi futur në këtë proces me bindjen se reforma kaq të mëdha si ajo territoriale, ajo e drejtësisë dhe së shpejti edhe ajo zgjedhore, Shqipëria nuk mund të ecë e sigurt drejt përmirësimit, drejt integrimit, dhe standardeve ekonomike, sociale e politike. Ne do të vijojmë të jemi pjesë e rëndësishme dhe decizive e këtyre reformave”-u shpreh Omer Mamo, deputet i PDIU-së.

Një nga rrjetet sociale më të përdorura ën botë Twitter do të pësojë ndryshime të mëdha në bordin e udhëheqjes së saj.
Katër persona nga bordi ekzekutiv i Teitterit do të largohen nga kjo kompani, raporton BBC.
Kreu i produkteve, Kevin Weil, ajo e medias Katie Jacobs Stanton, ai i inxhinierisë Alex Roetter, si dhe Skip Schipper, i cili është përgjegjës për çështjet e burimeve njerëzore, do të largohen në javët e ardhshme, transmeton Koha.net.
Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv Jack Dorsey, i cili ka thënë se kjo katërshe “do të kenë një kohë të merituar që të pushojnë”.
Dorsey, bashkëthemelues i Twitterit kishte thënë muajin e kaluar se do të bënte disa ndryshime të thella në kompani.
Ishte raportuar se do të zvogëlonte fuqinë punëtore për 8 për qind, dhe tani ndryshimet kanë filluar me largimin e udhëheqësve në bordin ekzekutiv.
Twitter ka dështuar të rris aksionet e saj në treg, ndërsa është duke pasur një konkurrencë të fortë të Instagramit dhe Snapchatit, që janë bërë platforma shumë të pëlqyera sidomos në mesin e të rinjve.
bordi ekzekutiv i Teitterit do të largohen nga kjo kompani, raporton BBC.
Kreu i produkteve, Kevin Weil, ajo e medias Katie Jacobs Stanton, ai i inxhinierisë Alex Roetter, si dhe Skip Schipper, i cili është përgjegjës për çështjet e burimeve njerëzore, do të largohen në javët e ardhshme, transmeton Koha.net.
Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv Jack Dorsey, i cili ka thënë se kjo katërshe “do të kenë një kohë të merituar që të pushojnë”.
Dorsey, bashkëthemelues i Twitterit kishte thënë muajin e kaluar se do të bënte disa ndryshime të thella në kompani.
Ishte raportuar se do të zvogëlonte fuqinë punëtore për 8 për qind, dhe tani ndryshimet kanë filluar me largimin e udhëheqësve në bordin ekzekutiv.
Twitter ka dështuar të rris aksionet e saj në treg, ndërsa është duke pasur një konkurrencë të fortë të Instagramit dhe Snapchatit, që janë bërë platforma shumë të pëlqyera sidomos në mesin e të rinjve.

Kompania për menaxhimin e fjalëkalimeve SplashData e ka publikuar listën e saj vjetore me fjalëkalimet më të zakonshme të vitit 2015.
Lajmi.net e sjellë për ju këtë listë, dhe nëse e keni një nga këta fjalëkalime atëherë është koha ta ndërroni atë menjëherë!
1) 123456
2) password
3) 12345678
4) qwerty
5) 12345
6) 123456789
7) football
8) 1234
9) 1234567
10) baseball
11) welcome
12) 1234567890
13) abc123
14) 111111
15) 1qaz2wsx
16) dragon
17) master
18) monkey
19) letmein
20) login
21) princess
22) qwertyuiop
23) solo
24) passw0rd
25) starwars