Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Mark Wright, duke konfirmuar shkeljen e hapësirës ajrore turke nga avioni luftarak rus, ka deklaruar se Rusia duhet t’i japë…
Author: Dija Online
Pyetja: Selam alejkum. A është i lejuar planifikimi familjar? Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Pyetje: Selamun alejkum ue rahmetullah. Unë pata një problem gjatë kësaj kohe, më bënë shpifje për moralin tim, kështu që m’u desh të përballem edhe me…
Gjermania mbështet një program bashkëpunimi shumëplanësh mes organizatave joqeveritare në Tiranë e Beograd. Parashihen shkëmbimeve të ekspertëve, studentëve, gazetarëve, e ato në fushën ekonomike, kulturore e…
Gjermania mbështet një program bashkëpunimi shumëplanësh mes organizatave joqeveritare në Tiranë e Beograd. Parashihen shkëmbimeve të ekspertëve, studentëve, gazetarëve, e ato në fushën ekonomike, kulturore e artistike.
Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare AIIS në Tiranë dhe Forumi për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Lëvizjes Europiane të Serbisë, EMinS, në Beograd po ushqejnë prej disa muajsh kontakte të ndërsjella, për të ndërtuar ura të qëndrueshme të komunikimit. Hapi i parë institucional është krijimi i “Qendrës së Përbashkët për Marrëdhëniet Shqipëri – Serbi”, si një program shumëplanësh kooperimi mes dy organizatave partnere.
Fryma e iniciativës së Kancelares Merkel dhe mbështetja e vendeve anëtare të BE-së, konferencat vjetore për rajonin në Berlin e Vjenë shikohen si një sfond nxitës për nisma të tilla konkrete, me projekte që ngjizen dhe zbatohen në terren. Pas mbështetjes që ka dhënë Fondacioni Gjerman Friedrich Ebert, FES, edhe Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka mbështetur së fundmi funksionimin e Qendrës me një buxhet prej 40 mijë eurosh.
Shkëmbime për të rritur ndërvepriminZëvendësdrejtorja e AIIS-it në Tiranë, Alba Çela, e përshkruan këtë suport si një shtysë për fazën e nisjes, që do të destinohet sipas saj në procesin e shkëmbimeve, për të vijuar më pas me etapa të tjera të partneritetit, që lidhen me ekonominë, kulturën, artin etj. “Fillesat do të jenë aktivitete konkrete, kryesisht të natyrës së shkëmbimeve, në mënyrë që njerëzit të udhëtojnë te njeri-tjetri, në nivel studentësh, pedagogësh, gazetarësh, duke rritur ndërveprimin. Dhe kemi mjaft aspekte të përbashkëta, si mund të përmendim integrimin europian, për të cilin dy organizatat janë mjaft aktive në vendet e tyre”- thotë Çela në një intervistë me Deutsche Welle-n.
Zëvendësdrejtorja e AIIS-it në Tiranë, Alba ÇelaSipas saj, shoqëria civile ka marrëdhënie më të mira, më të relaksuara dhe të hapura, në favor të afrimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Shkëmbimi i vizitave, pjesamarrja e përbashkët në aktivitete të ndryshme në nivel rajonal a global ka qenë dhe mbetet si premisë për kooperim. Kjo sinergji mund të përçohet dhe në segmente e shtresime të tjera të shoqërisë, pasi me kontakte dhe shkëmbime konkrete përvojash ndërtohen raporte pozitive mes vendeve dhe popujve.
Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Shqipëri, Hellmuth Hoffmann është shumë entuziast për projektin e dy organizatave joqeveritare. “E përshëndesim fort këtë iniciativë! Përafrimit i nevojitet shkëmbim! Është diçka e mirë që në kuadër të këtij projekti krahas dialogut politik mes përfaqësuesve shtetërorë të Shqipërisë dhe Serbisë të bashkohen gjithnjë e më shumë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe institucioneve kulturore dhe arsimore”, u shpreh Ambasadori në ceremonialin e dhënies së mbështetjes për projektin.
Duke ndjekur agjendën e aktivistëve shqiptarë dhe serbë, janë të programuara formate të tilla ndërvepruese si: diskutime me të rinj, përfaqësues të biznesit, të kulturës dhe shkencës; krijimi i një forumi për shkëmbimet rreth temash kontroverse në sektorin e marrëdhënieve dypalëshe; themelimi i Akademisë Evropiane të Rinisë, European Academy of Youth, me të rinj shqiptarë dhe serbë; realizimi i një programi dypalësh disamujor praktikantësh; apo programe shkëmbimi për gazetarë të të dyja vendeve.
Shikimi me pozitivitet i së ardhmes bashkëpunuese dypalësheZëvendësdrejtorja e AIIS-it në Tiranë, Alba Çela, i referohet një sondazhi që është zhvilluar në nëntor e dhjetor të vitit të kaluar nga të dy organizatat në dy shtetet respektive. Në fokus të pyetësorit të cilit iu përgjigjën njerëz nga kategori e shtresa të ndryshme sociale, në qendër të vëmendjes ishte vlerësimi i tyre për nivelin marrëdhënieve dypalëshe dhe perspektivën e tyre.
“Një nga gjërat që u evidentua në përgjigjet e tyre ishte se ka pak informacione për kulturën e njëri-tjetrit, pra, ka vend për njohjen, të themi, të letërsisë serbe nga ne përshembull, apo e kundërta, për letërsinë shqiptare në Serbi. Realisht ka pak libra të përkthyer dhe mundësi janë të shfrytëzuara minimalisht për të promovuar në këtë fushë. Po t’i qendrojmë sërish sondazhit, nga përgjigjet e qytetarëve shqiptarë dhe atyre serbë, ka dukshëm gatishmëri në të dy vendet për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Sigurisht që nuk mund të fshehim shprehjen e ndjenjave dhe shfaqjeve të ekstremizmit dhe jotelerancës. Por evidente kanë qenë shprehja e mendimeve për ta parë më me pozitivitet të ardhmen e dy shteteve. Në këtë hapësirë ne jemi duke punuar me partnerët serbë dhe për këtë ka bashkëpunim të shkëlqyer që do të shoqërohet me rezultate konkrete shumë shpejt”- thotë për Deutsche Welle-n, Alba Cela nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare në Tiranë”./DW
Përmes zgjedhjeve në shtetet federale partitë në SHBA përcaktojnë kandidatët kryesorë në garën për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithçka është e mundur, madje edhe…
Përmes zgjedhjeve në shtetet federale partitë në SHBA përcaktojnë kandidatët kryesorë në garën për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithçka është e mundur, madje edhe Donald Trump e Bernie Sanders.
Edhe vetë njerëzit në Shtetet e Bashkuara nuk e kuptojnë mirë se si zhvillohet procedura e një Caucus (asambleja për zgjedhjen e një kandidati presidencial nga anëtarët e përkrahësit e një partie që zhvillohet në janar në Ioëa) dhe ku ndryshon ajo nga Primary (zgjedhjet paraprake që pasojnë pas Caucus, dhe që mbahen në New Hampshire). Apo ku ndryshojnë rregullat e zgjedhjeve paraprake të republikanëve nga ato të demokratëve? Por megjithatë çdo amerikan e di se zgjedhjet paraprake në Iowa dhe New Hampshire janë tepër të rëndësishme dhe se nga ato varet e ardhmja e kandidatëve që garojnë për Shtëpinë e Bardhë që të zgjidhen nga partia e tyre.Për dikë që nuk e njeh këtë sistem mbetet një pikëpyetje, pse pikërisht Iowa ka një rëndësi të tillë. Një shtet i vogël federal, ku jeton më pak se 1% e popullsisë amerikane, ku ka katër herë më shumë derra se njerëz dhe ku çdo i pesti amerikan kultivon misrin. Aty hapet më 1 shkurt zyrtarisht lufta për t’u emëruar si kandidat presidencial.US Wahlen Symbolbild Flaggen
Iowa: Fusha plot misër dhe plot rëndësiZgjedhje paraprake me rëndësi të veçantëPse janë kaq të rëndësishme këto zgjedhje? Sepse ato japin të dhëna për tendencën e të gjithë fushatës paraprake zgjedhore? Apo pse vendimet e njerëzve që marrin pjesë në to shihen si shumë të rëndësishme dhe përcaktojnë tendencën e muajve të ardhshëm? Për kandidakët kryesorë është e qartë: Kush nuk merr pikë nga qytetarët që në fillim në këtë fushatë paraprake të çuditshme nuk ka për të marrë vota më vonë. Dhe kush nuk fiton në asnjërën nga këto shtete, nuk ka më perspektiva për kandidaturën e presidentit. Pse kjo strategji?
Të fitosh zgjedhësitNë këto zgjedhje paraprake kandidatët duhet të tregojnë pse ata e meritojnë të zgjidhen, po ashtu që ata janë në gjendje të grumbullojnë 112 milionë dollarë dhe se mund të tërheqin përkrahës të fuqishëm pas vetes. Pra që ata nuk janë vetëm triumfues në sondazhe, por edhe tek njerëzit. Pra që ata dinë t’i bëjnë realitet pritshmëritë që kanë zgjuar. Jo vetëm dukja, por edhe thelbi. Kjo luan rol të rëndësishëm në këtë teatër mediatik.Trump bën shou, por nuk ka gjithmonë suksesTek çdo kandidat pritshmëritë janë të ndryshme. Të marrim Donald Trump: Prej më shumë se një viti ai është në qendër të interesit mediatik të republikanëve. Pavarësisht opinionistëve dhe daljeve publike irrituese. Ai është në qendër të titujve kryesorë. Po qe se i beson sondazhet, atëherë amerikanët e duan atë, si një person i pavarur, i ardhur nga jashtë, ashtu siç pozicionohet ai. Por edhe si një njeri i pakorruptueshëm, që mund t’i besohet, por sidomos një njeri që di si të ketë sukses.
Por pikërisht kjo mund t’i kthehet në bumerang. Iowa është një shtet federal shumë i vogël. Qytetarët aty janë më së shumti fermerë që besojnë në zot dhe jo në barcoleta vetë kënaqësie e pa shije. Ka mundësi që ata të mos “preken” nga shou i Donald Trump. Por çfarë bën ai që çdo gjë e mat me kutin e fitimtarit kur humbet? I braktis të gjitha? Ndoshta kjo mund të pritej prej Trump. Edhe kundërshtarët e tij do dinë ta përdorin këtë plagë. Një pjesë e politikës së njohur të republikanëve e ka kaq shumë halë në sy Donald Trump, saqë ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe miliarderi Michael Bloomberg ka bërë të ditur se do të hedhë kandidaturën për president nëse Donald Trump nominohet nga republikanët e Berni Sanders nga demokratët.
Po demokratët?Sanders është provokimi i krahut tjetër. Para pak javësh dukej e pamundur që një i vetëemëruar socialist, një i panjohur në politikë të kishte shanse serioze kundër “perandorisë” Clinton. Por po t’i besosh sondazheve kjo të duket e mundur. Çfarë do të thotë kjo për Hillary Clinton nëse fiton Sanders në Iowa? Nëse ai del ashtu si Barack Obama në vitin 2008, vetë këshilltarët e të cilit më vonë thanë se kjo fitore ishte baza për një nominim të mëvonshëm. Sepse vetëm ai që fiton merr të gjithë vëmendjen e raportimin pozitive të mediave. Për humbësin mbeten vetëm tallje dhe pyetja: A mund t’ia dalë në fund ky kandidat kur votuesit të shkojnë në kutitë e votimit dhe jo aparati? Këto dyshime janë helm për donatorët, përkrahësit e të pavendosurit. Rrallë ka qenë kaq e ngarkuar një fushatë parazgjedhore në Amerikë. Dhe asnjëherë Amerika moderne nuk ka qenë kaq e përçarë. Bernie Sanders nga njëra anë dhe Donald Trump nga ana tjetër: Dy fytyrat e ekstremit./DW
Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 19 vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha,…
Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 19 vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizohet Akademi Përkujtimore.
Akademia Përkujtimore do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Prishtinë duke filluar nga ora 13:00.
Ndërkaq, po nesër, kryeparlamentari Kadri Veseli do t’i nderojë dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, në 19-vjetorin e rënies heroike të tyre.
Veseli do të vendosë lule dhe do të bëjë nderime pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në orën10:00.
Më pas, në orën 15:00, kryeparlamentari Veseli do të vizitojë edhe Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në fshatin Orllan.
Nga atje do të niset për në fshatin Lladofc të Podujevës, ku në orën 15:45 do të vizitojë edhe Kompleksin “Hakif Zejnullahu”.
Nderime në 19 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, nesër, më 31 janar, në ora 11:00, do të bëjnë edhe Visar Ymeri e Shpend Ahmeti bashkë më anëtarët e kryesisë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.
Ai u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.
Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish -Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, si president, gjatë javës së ardhshme do ta vizitoj një xhami amerikane.
Vizita ka për qëllim dhënien e mesazhit për mbrojtjen e lirisë fetare në kohën kur ëshhtë rritur retorika anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama të mërkurën do ta vizitoj xhaminë e Shoqërisë Islamike në Baltimore, ku ai do të bisedoj me udhëheqësit e komunitetit.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama do të shkoj në xhaminë në Baltimore për ta vlerësuar rolin e myslimanëve për kombin në Amerikë, si dhe për ta riafirmuar rëndësinë e lirisë fetare.
Obama iu ka bërë thirrje amerikanëve që t’i hedhin poshtë komentet anti-myslimane të politikanëve, më së shumti të tilla nga kandidati republikan për president, Donald Trump.
Trump, i cili sipas sondazheve kryeson për president në mesin e republikanëve, ka bërë thirrje që mysliimanëve t’iu ndalohet vizita në Shtetet e Bashkuara.
Thirrja e tij ka pasuar sulmin në San Bernardioni të Kalifornisë, në muajin dhjetor, ku nga një çift i armatosur kanë mbetur të vdekur 14 persona. /rel/