HAWALAH – Transfer : gjuhësisht d.m.th. transferim; legalisht është një marrëveshje me të cilën borxhliu lirohet nga borxhi nga dikush tjetër që e merr përgjegjësinë e…
Author: Dija Online
‘INAH (një lloj shitjeje): Shitje e dyfishtë në të cilën huamarrësi dhe huadhënësi shesin dhe ri-shesin një produkt apo objekt të caktuar mes veti, njëherë në ‘cash’ (para të gatshme) dhe njëherë për një çmim më të lartë me kredit.
MUDARABAH (Mudarebeh) – Partnership: forma e partneritetit ku njëra palë siguron fondet kurse tjetra siguron ekspertizën dhe menaxhimin. Çdo fitim i bërë ndahet në mes palëve sipas marrëveshjes paraprake, kurse humbja bartet nga investuesi i kapitalit.
MUSHARAKAH (Musharekeh) – Partnership: është një marrëveshje e themeluar në një kontratë me pëlqimin e dyanshëm të palëve të involvuara për të ndarë fitimin dhe humbjen e një biznesi të përbashkët. Të gjithë investitorët mund të marrin pjesë në menaxhim. Profiti ndahet në mes të palëve në përqindje të paracaktuar mirëpo humbja ndahet në mënyrë strikte për secilin partner në mënyrë proporcionale në bazë të përqindjes së investimit të kapitalit.
RIBA AL-FADL : është kërkim i shumës-sasisë më të madhe në produkte të cilat janë në kategorinë homogjene. Koncepti i ‘Riba al-fadl’ i referohet transaksioneve të shitjes (mall me mall) ndërsa ‘Riba al-nasiah’ i referohet transaksioneve në kredi-kamatë.
RIBA AL-NASIAH : ‘Riba el-nasiah’ apo kamata mbi vonesën është për shkak që ndërrimi nuk bëhet i menjëhershëm. I referohet praktikës së kredisë-huadhënies për një kohë të caktuar me marrëveshjen që në fund kredimarrësi duhet ta kthej shumën e marrë së bashku me kamatën-interesin mbi kamatën bazike. Kamata-interesi në të gjitha transaksionet bankare konvencionale bie mbi këtë kategori. Mendimi i përbashkët i të gjithë dijetarëve musliman rreth kësaj praktike është se ajo është Haram (e ndaluar).
WADIAH – Safekeeping: ‘Wadiah’ rrjedh prej fjalës ‘vada’a’ që d.m.th. për të lënë apo depozituar. Në aspektin gjuhësor do të thotë për të lënë diçka në kujdesin e dikujt tjetër. Në aspektin terminologjik i përshtatet llogarisë rrjedhëse apo llogarisë së kursimit.
SAKK (Sukuk – shumësi): është termi i fjalës ‘cheque’, ky term është huazuar nga fjala arabe SAKK dhe në fillim ka pasur funksionin e kuponëve të cilët iu është dhënë njerëzve që kanë punuar në qeveri për shpenzime ditore kurse më vonë ka luajtur rolin e çeqeve “cheques” të cilët përdoren edhe në ditët e sotme me këtë funksion.
Kategoria e parë Kësaj kategorie i përkasin ata që janë mizorë ndaj vetvetes, të shkujdesur, që e lënë të mangët abdestin, kufijtë dhe shtyllat e namazit.…
Biri im ka ndryshuar, nuk është ai fëmija që më dëgjonte, ka filluar të jetë kokëfortë me mua dhe kundërshtari më i madh i imi. Tani…