Author: Dija Online

Këshilla – Disa ndryshime të vogla mund t’ju ndihmojnë të bëni më shumë punë në një sasi kohore më të shkurtër. Ju mund ta forconi përqendrimin tuaj dhe të rrisni produktivitetin duke përdorur këshillat e mëposhtme.
Në zyrë sot çdo punonjës përballet me shpërqendrime të vazhdueshme. Teknologjia është një nga kryesoret. Mesazhet, email-et dhe reklamat vazhdimisht kërkojnë të marrin vëmendjen tuaj. Dhe nëse jeni si shumica e njerëzve, do të bini pre e këtyre shpërqendrimeve.
Një raport i fundit nga Microsoft pretendon se gjatësia mesatare e vëmendjes u ul nga 12 sekonda në vitin 2000 në vetëm 8 sekonda në vitin 2013. Kjo do të thotë se një peshk i kuq, që ka një përqendrim prej 9 sekondash, mund t’jua fitojë garën e kontaktit pamor.
Nëse po luftoni shumë që të qëndroni të përqendruar te detyra që ju është dhënë, nuk jeni të vetmit. Por ka disa sekrete që njerëzit produktivë i përdorin për të qëndruar të fokusuar.
Stërvituni çdo ditë
Stërvitja jo vetëm që do të përmirësojë shëndetin tuaj fizik dhe mendor, por gjithashtu mund të zgjasë sasinë e përqendrimit. Disa studime kanë treguar se aktiviteti fizik mund t’i ndihmojë fëmijët dhe të moshuarit të përqendrohen. Një studim i vitit 2011 zbuloi se stërvitja e rregullt ndihmon në përqendrim edhe adoleshentët e shëndetshëm.
Kërkime të mëparshme kishin dalë në konkluzion se stërvitja ofron një shtim të menjëhershëm të vëmendjes. Një ecje gjatë pushimit të drekës mund t’ju ndihmojë të përqendroheni kur ktheheni në punë. Por ky studim gjithashtu tregoi se stërvitja e rregullt ofron përfitime afatgjata për vëmendjen tuaj. Pjesëmarrësit që kryenin aktivitete aerobike për të paktën 10 orë në javë kishin funksionim më të mirë të organizmit gjatë javës.
Vini një alarm për pushim
Përdorni celularin tuaj për të vënë një alarm për kohën se kur duhet të pushoni. Nëse përqendroheni për shumë kohë mbi një çështje të vetme, kjo do t’jua shkatërrojë fokusin. Sa më shumë të qëndroni ulur dhe ta detyroni veten të përqendroheni, aq më të ulët do ta keni vëmendjen. Në një përpjekje për të qenë në sinkron me një limit kohor, shumë njerëz i shmangin pushimet e vogla. Por këto pushime mund të jenë sekreti që të bëni më shumë punë në një kohë më të shkurtër.
Një studim i vitit 2011 zbuloi se pushimet e shkurtra mendore i ndihmonin njerëzit të përqendroheshin mbi detyra të caktuara për një kohë më të gjatë. Vendosja e një alarmi për të pushuar çdo 50 minuta do t’ju ndihmojë të keni vëmendje më të mirë.
Dëgjoni Kur’an
Dëgjimi i Kur’anit mund të aktivizojë qendrat e vëmendjes në trurin tuaj.
Largoni shpërqendrimet
Çdo shpërqendrim, qoftë një telefonatë, një pyetje nga një koleg një email apo çfarëdo qoftë, e ndërpret vëmendjen tuaj dhe pengon performancën. Edhe një shpërqendrim i shkurtër për 2.8 sekonda i dyfishon shanset tuaja të gabimit, sipas një studimi të vitit 2015.
Ndërprerjet çojnë në punë të cilësisë më të ulët dhe mund t’ju bëjnë të punoni më gjatë për të mbaruar një detyrë. Nëse vërtet doni të përmirësoni vëmendjen tuaj, kufizoni shpërqendrimet sa më shumë të jetë e mundur. Fikni celularin dhe çaktivizoni lajmërimet në kompjuter dhe produktiviteti juaj do të përmirësohet.
Pini çaj të zi
Megjithëse shumë njerëz mendojnë se një filxhan tjetër kafeje do të shtojë performancën e tyre, çaji i zi mund të jetë një zgjedhje më e mirë. Në një studim të vitit 2010 u zbulua se theanine, një aminoacid që gjendet ekskluzivisht te çaji, mund të shtojë periudhën e përqendrimit.
Ky aminoacid, shton qetësinë dhe relaksim, ndërvepron me kafeinën për të sinkronizuar aktivitetin e trurit lidhur me procesin e vëmendjes. Gjithashtu, çaji ofron vigjilencë më të madhe gjatë ditës krahasuar me kafenë.
Meditoni
Mes shumë përfitimeve që vijnë nga meditimi është edhe përmirësimi i gjatësisë së vëmendjes. Por lajmi i mirë, është që nuk keni përse të studioni meditimin për vite për të marrë përfitimet prej tij.
Një studim i vitit 2010 zbuloi se stërvitja në meditim për 3 deri në 6 muaj ofronte përfitime të mëdha.
Shijoni natyrën
Shpenzoni kohë në natyrë, sepse kjo mund t’ju largojë dobësinë mendore dhe do t’ju rikthejë përqendrimin, sipas kërkimeve. Natyra ka një ndikim shumë të fuqishëm mbi vëmendjen aq sa koha e kaluar në gjelbërim është bërë një rekomandim për pacientët.
Disa studime sugjerojnë se prania e pemëve, barit dhe bimëve ju ofron një ndjesi gjallërimi. Mund të merrni edhe disa bimë në zyrë, për të krijuar një efekt të ngjashëm.
*Burimi: INC

Këshilla – A mund të hidhen të gjitha ushqimet pas datës së skadencës? Ndonjëherë është e nevojshme dhe herë të tjera jo! Në fakt janë të shumta ushqimet që mund të konservohen dhe të hahen pas “prishjes” së tyre. Ja se çfarë thotë një ekspert i huaj …

Jo të gjitha ushqimet mund të hidhen pas datës së skadencës. “Shumë prej tyre mund të konservohen dhe të konsumohen pas kësaj date”, kanë rënë dakord ekspertët e kësaj fushe.
Dhe kështu, duke marrë në konsideratë që, veçanërisht në Britani të Madhe hidhen mbi katër milionë tonelata ushqim të skaduar (që në të vërtetë mund të konsumohen pa ndonjë rrezik për shëndetin) Dan Cluderay, pronari i uebsajtit “Approved Food” (ku shiten me çmime të ulëta ushqime që kanë kaluar datën e skadencës) ka listuar ushqimet që mund të konsumohen pa problem edhe pas skadencës.
Sepse, siç ka shpjeguar Cluderay, ekziston një dallim i madh mes referencave të etiketave që shoqërojnë ushqimet: “Preferohet të konsumohet brenda datës …”, që do të thotë se ai ushqim mbetet i ngrënshëm edhe pas asaj date.
Fqinjët, sikurse edhe ne, prej krizës duket se po bëhemi gjithnjë e më shumë të ndjeshëm ndaj temës së çuarjes dëm të ushqimeve. Nga ana tjetër, siç ka thënë Cluderay, “personat po ndryshojnë sjelljen e tyre: paratë kanë një vlerë domethënëse dhe njerëzit kanë filluar të kuptojnë se nuk duhet të çojnë kot asnjë cent prej tyre”. Pra, më poshtë po sjellim listën e hartuar nga “Approved Food” të dhjetë produkteve që mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës.
Qumështi
Qumështi mund të konsumohet deri në momentin kur ai mund të mbajë erë të keqe dhe të trashet.
Vezët
Për të kuptuar se vezët janë ende të mira, mjafton të përdorni një “metodë të gjyshes” duke i vendosur ato në një enë me ujë: nëse dalin në sipërfaqe ose “notojnë” ato duhet t’i hidhni (në brendësi të tyre mund të jenë grumbulluar baktere dhe gaz). Por nëse zhyten, do të thotë se janë akoma të mira.
Patatinat
Sasia e madhe e kripës e pranishme në brendësi të pakos me patatina bën që ato të konsumohen për një kohë të gjatë.
Kosi me fruta
Këtë gjë e dinë shumë pak njerëz: kosi me fruta mund të zgjasë gjashtë javë pas datës së skadencës. Në rastin kur krijohet myk sipërfaqësor, mjafton ta hiqni me një lugë dhe të hani pjesën e fundit.
Çokollata
Diskutim i njëjtë si ai për patatinat, por në këtë rast ajo që garanton konsumimin e saj edhe pas skadencës, është sasia e sheqerit.
Djathi i ndenjur
Nëse krijohet pak myk është e thjeshtë ta hiqni me një thikë. Ndërkohë, kujton Cluderay, shumë djathëra (si për shembull gongorzola) janë të bërë me myk. Absolutisht për t’u shmangur janë djathërat e butë, si për shembull “brie” ose “camembert”.
Ketçapi
Nëse mbahet në një vend të freskët, të thatë dhe në frigorifer, ketçapi mund të konservohet edhe për një vit pas datës së skadencës.
Frutat dhe perimet
Në këtë rast vlen rregulli i mendimit praktik: nëse nuk kanë myk dhe nuk janë të qullëta, atëherë frutat dhe perimet mund të hahen pa asnjë problem.
Orizi
Orizi mund të zgjasë disa muaj ose madje edhe vjet nga data e përcaktuar si afat përfundimtar konsumimi.
Buka
Edhe pse mund të jetë pak e ndenjur ose e thatë, buka gjithsesi mund të ngrohet në furrë. E rëndësishme është ta kontrolloni mirë për myk në sipërfaqe dhe në brendësi.
N.A.

“Industria e refugjatëve” – Vitin e shkuar, një rekord prej 1.1 milionë njerëzish kërkuan azil në Gjermani dhe ndërsa politikanët e kanë kaluar kohën duke argumentuar se cila është mënyra më e mirë për t’u përballur me fluksin e emigrantëve, të tjerë po fitojnë para nga kjo gjë.
Raphael Hock është optimist në jetë. Ai ka arsye për të qenë i tillë. Në moshën 22-vjeçare, ai ka një trup në formë, flet dy gjuhë, është shumë i aftë, nget një makinë të re dhe sapo është kthyer nga pushimet dimërore në Alpet e Europës. Ai është gjithashtu trashëgimtar i një biznesi familjar që vlen miliona euro.
Hock po nget makinën në vilat e të pasurve, në një lagje të mbushur me pemë në Gruenvald, në periferinë jugore të Mynihut. Jemi në pjesën më të begatë të një prej qyteteve gjithashtu më të begatë në botë. Këto shtëpi, me pishina dhe gjithçka që u duhet për festë jashtë shtëpisë, u përkasin bosave të firmave më të famshme të prodhimit dhe futbollistëve të Bajern Mynihut.
Por edhe kësaj lagjeje iu desh të ngushtohej paksa për të akomoduar disa nga qindra mijë emigrantët pa asnjë kacidhe në xhep, që sapo kanë mbërritur. Sapo kemi vizituar një nga të ashtuquajturat qendra kujdesi, një nga 15 të tilla në qytet që zotërohet nga kompania e Hock dhe është dhënë me qira te qeverisja vendore.
Është një sallë e madhe, sa një pishinë olimpike, që strehon 300 njerëz nga Siria, Afganistani, Pakistani dhe Afrika Perëndimore, që kanë udhëtuar nga Lindja e Mesme në Europën Jugore për të mbërritur këtu. Ata qëndrojnë, falas, në streha të ngrohta, konsumojnë tre vakte në ditë, luajnë pingpong, marrin para xhepi dhe presin se çfarë do të ndodhë me kërkesën për azil.
Hock nuk është një punonjës bamirësie. Së bashku me shumë sipërmarrës të tjerë si ai, Hock është pjesë e asaj që gazetat gjermane po e quajnë “industria e refugjatëve”. Ai dikur ofronte akomodim për klubet sportive, por e ndryshoi shpejt drejtimin dhe po merr goxha para nga kjo. Hock parashikon 37 milionë euro fitime për dy vite nga kompania e tij.
Ashtu si ai, qeveria gjermane është oportuniste. Mund të thuhet se ajo pa një hendek në treg dhe vendosi ta mbushë.
Rrëfimi
Paul Henley, korrespondent i BBC në Mynih, rrëfen përvojat e tij me demografikën në Gjermani.
Më kujtohet një dhomë në një qendër kujdesi në Vitenberg, në ish-Gjermaninë Lindore, 10 vjet më parë, kur një 90-vjeçare po këndonte këngët më të trishtuara për miqtë që po i plakeshin dhe po i vdisnin. Po bëja një dokumentar rreth asaj që vendi e quajti “bomba demografike me sahat”. Bisedova me politikanët rreth popullatës në plakje të Gjermanisë, normën e ulët të lindjeve dhe shkatërrimit të mundshëm nga mungesa e të rinjve në të ardhmen, përfshirë këtu pagesën e taksave që mbajnë vendin gjallë.
Në atë kohë, ekonomia ende mezi po merrte veten nga pasojat e ribashkimit dhe papunësia ishte më e larta në 70 vitet e fundit. Çdo sugjerim se zgjidhja e Gjermanisë mund të ishte imigrimi masiv pasohej nga një e qeshur dhe nga pyetja “E kush do të donte të vinte këtu?”
Nuk jam takuar kurrë me Angela Merkelin, por ajo nuk më duket si një person që kryen veprime bamirësie pa marrë parasysh veten. E marr me mend që ka dëgjuar për parashikime të tilla si, shumë shpejt kërkesa shtesë për mallra dhe shërbime nga një milion të ardhurit mund ta zhvillojë ekonominë gjermane me 2 për qind në vit. Patjetër që ajo mund të ketë dëgjuar edhe parashikimin se në term afatgjatë, shumë të rinj që do të vijnë për punë në Gjermani, sapo të integrohen me kulturën e vendit dhe të mësojnë gjermanishten, mund të bëhen shpëtimtarët ekonomikë të vendit.
Një burrë i veshur me një kostum ‘Hugo Boss’ më tha kur ishim në zyrën e tij luksoze të një qendre analistësh në Berlin se nuk kishte asnjë argument fiskal kundër emigrantëve, vetëm argumente politike.
Ndaj, mos u befasoni nga fakti që shtypi më i rëndësishëm gjerman është pro projektit të refugjatëve ose që policia në qytetet ku kanë ndodhur krimet e emigrantëve heziton t’i denoncojë ata publikisht si fajtorë.
Por mos nënvlerësoni as vullnetin e madh dhe bujarinë e miliona gjermanëve që janë ende të gatshëm të tregojnë se vendi i tyre është një destinacion human për të dëshpëruarit. Kam takuar shumë nga këta gjermanë bujarë, si për shembull, një nënë të vetme që fton sirianët e pastrehë të flenë në divanin e saj çdo natë dhe një mësuese të dalë në pension që kalon gjashtë ditë në javë duke u mësuar afrikanëve gramatikën gjermane.
Dhe mbase mund të ketë një ndryshim të madh mes tyre dhe Raphael Hock e milionave që ai po bën duke shitur akomodim për refugjatët te qeveria gjermane. Por unë do ta kisha përgëzuar atë edhe përpara se të zbuloja që ai personalisht kishte pikturuar korridoret, përpara se të më thoshte që ishte martuar me një kosovare myslimane, përpara se të premtonte të ndryshonte ushqimin sepse dy afganë ishin lodhur me makaronat. Ai më tha që jo vetëm që Gjermania kishte nevojë për refugjatët, por gjithashtu ky ishte një shans që atij po i jepej një herë në jetë për të treguar se çfarë shpirti ka në mënyrën se si i trajtonte ata.
Nuk e di nëse, Raphaeli optimist dhe i pastër përshkruan më së miri pragmatizmin e Gjermanisë moderne apo humanizmin dhe bujarinë. Por mendoj se ka një dozë të mirë të të dyjave në një vend që i hapi dyert e veta për një milion të huaj brenda natës.
*Burimi: BBC

Rreth 25 për qind e popullsisë së botës është muslimane dhe është e qartë se ka segmente të tregjeve globale që i përmbahen kërkesave të tyre fetare.
Hallall, një fjalë arabe e cila do të thotë e lejuar sipas ligjit Islam, kjo është e nevojshme për konsumin e mallrave dhe të shërbimeve për muslimanët.
Industria hallall është një sektor që po zgjerohet me shpejtësi jo vetëm në industrinë ushqimore dhe të pijeve, por edhe në shumë tregje të tjera, duke përfshirë kozmetikën dhe kujdesin shëndetësor.
Prodhimet hallall gjenden në të gjithë botën, por zgjerimi më e shpejtë është duke u parë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu Halalli është një forcë globale e tregut që përfshin mish dhe shpezë, prodhime ushqimore, restorante, industria e shërbimit të ushqimit, të logjistikës dhe të anijeve, banka islame dhe financave, shkencë dhe teknologji të reja dhe kujdesit personal i produkteve.
Përderisa shumica e prodhimeve të tilla si ushqimi, pije, farmaceutika dhe produkte të kujdesit personal mund të sjellin një etiketë hallall, veshjet dhe këpucëve janë një përjashtim, dhe për shërbimet e ushqimit në veçanti të ushqimit mund të sigurojnë një certifikim fizik hallall.
Edhe pse ky është rasti, është ende e nevojshme për muslimanët që të udhëheqin rrugën hallall të jetës, që do të thotë sigurojnë konsumin e tyre, sjelljen, veshjen, bashkëveprimet sociale dhe çdo aspekt tjetër që është në përputhje me besimin Islam.
Përbërësit e ushqimeve të ndaluara, pra jo hallall, përfshijnë kafshët që kanë cofur, apo kanë cofur para se të therren, gjaku dhe kafshët mishngrënëse, zogjët grabitqarë, kafshët pa veshë, kafshë të therrura në emër të ndonjë tjetri, pra jo në emër të All-llahut.
Nga pikëpamja e konsumatorit musliman, produktet konsiderohen hallall kur ata janë të prodhuara pa asnjë përbërës të ndaluar, të provuar të jenë në interes të shëndetit të konsumatorit dhe mirëqenies, duhet të jenë të pastëra, higjienike dhe të kenë integritet të zinxhirit të furnizimit.
Nga ato gjithashtu duhet të përfitojë komuniteti nga i cili ato kanë ardhur dhe të gjithë përbërësit duhet të jetë të hulumtuar në secilën fazë të prodhimit.
Disa trendet globale në industrinë hallall
Sipas një raporti të Thomson Reuters, ushqim hallall përbën pothuajse 17 për qind të totalit të tregut botëror të ushqimit në vitin 2013. Dhe sipas një raporti të porositur nga Dhoma e Tregëtisë së Dubait, tregu global hallall do të jetë me vlerë US $ 1.6 trilion (RM6. 8000000000000) deri në vitin 2018, një rritje prej US $ 1100000000000 në vitin 2013 dhe në rritje me një normë vjetore të rritjes (CAGR) prej 6.9 për qind.
Përqëndrimi në industrinë hallall në Lindjen e Mesme është mjaft i dukshëm në kohët e fundit. Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke u përgatitur për t’u kujdesur për kërkesën në rritje pasi qeveria Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar kohët e fundit ngritjen e një Tubimi Hallall, një tokë 6.7 milion metra katrorë në Qytetin Industrial Dubai, për firmat që merren me ushqim hallall, kozmetikë, dhe sende të kujdesit personal .

Gazeta hebreje Yedioth Ahronoth, tha të premten se ky veprim është marrë për shkak se këto universitete ndihmojnë ushtrinë izraelite në zhvillimin e armëve sulmuese që përdorën për të shtypur palestinezët.
168 akademikë italianë dhe studiues nga shtatë universitete kanë nënshkruar një peticion duke bërë thirrje për një ngrirje të të gjitha marrëveshjeve akademike me Institutin Teknologjik të Izraelit dhe të gjitha universitetet izraelite.
Në Peticioni shkruan: Ne jemi akademikë, studiues dhe ligjvënësit në universitetet italiane, ne jemi të shqetësuar thellësisht nga bashkëpunimi i vazhdueshëm me Institutin Teknologjik të Izraelit.
Universitetet Sioniste marrin pjesë në hulumtimet ushtarake dhe në zhvillimin e armëve të cilat ushtria e Izraelit i përdorë kundër popullit palestinez; përveç kësaj, ata i ofrojnë ndihmë ushtrisë izraelite dhe në kolonizimin e palestinezëve.
Këto janë përmendur edhe në peticion : Instituti Teknologjik i Izraelit është më i përfshirë se universitetet e tjera izraelite në sistemin industritë ushtarake izraelite, ku ai bën hulumtime në një seri të teknologjive të armëve ‘që janë përdorur për të shtypur dhe për të abuzuar palestinezët
Në Peticion gjithashtu thuhet se: Ky bashkëpunim e bën Institutin Teknologjik të Izraelit bashkëpunëtor në shkelje të ligjeve ndërkombëtare, prandaj, duke bashkëpunuar me te po bashkëpunon me autoritetet e pushtimit izraelit.