Author: Dija Online

Shumë njerëz mendojnë se djali është më i fortë dhe i përballon më mirë gjërat. Por kjo mund të mos jetë plotësisht e vërtetë.
Sipas studimeve përkatëse, djali paraqitet më i paduruar se vajza që nga fëmijëria. Ndryshimet e vogla në jetë dhe presioni i prindërve do të shkaktojnë shqetësime më të mëdha ndaj djalit. Prandaj, në këtë material fokusohemi tek presioni psikologjik ndaj djalit dhe metodat e përshtatshme të arsimit për rritjen e shëndetshme të tij.
1.Divorci i prindërve, dëmtim i madh psikologjik tek djali
Sipas opinioneve të ndryshme, nëse prindërit divorcohen djali tregohet më gjakftohtë se vajza. Por, e vërteta është ndryshe. Divorci i prindërve sjell dëme më të mëdha emocionale për djalin. Vajzat i shprehin emocionet e tyre nëpërmjet të të qarit apo metodave të tjera, për të lehtësuar gjendjen e tyre psikologjike dhe shpirtërore. Por djali gjithnjë i mban ndjenjat e ndrydhura dhe nuk i shpreh ato. Akumulimi i këtyre ndjenjave i dëmton ata pa masë.
2. Djemtë e kanë më të vështirë të shprehin emocionet e tyre
Vajzat janë më të ndjeshme. Në moshë fare të vogël vajzat përdorin më shumë fjalë emocionale si “dashuri”, “pikëllim” etj., në krahasim me djemtë.
Këto ndryshime emocionale ekzistojnë në fëmijëri dhe rriten me kalimin e kohës deri në adoleshencë. Djemtë nuk dinë si të shprehin emocionet e tyre dhe janë të pandjeshëm ndaj reagimeve emocionale. Ata preferojnë të fshehin ndjenjat e tyre të vërteta. Si rezultat, djemtë ka raste kalojnë në periudha të vështira emocionale dhe shpirtërore apo bien në dëshpërim që mund të shkojë deri në vetëvrasje. Kur një djalë është me depresion ai tregohet i dhunshëm ndaj të tjerëve.
3. Djemve u mësohet të jenë dominantë
Djemve nuk u mungon aftësia për t’u vetëshprehur. Disa studiues kanë zbuluar se brenda gjysmë viti, djali i shpreh më shumë ndjenjat e tij. Por, kur ai arrin në moshën 5-6 vjeç ka vështirësi më të madhe për të komunikuar me prindërit apo mësuesit për të shprehur dëshpërimin e tij.
Për këtë specialistët thonë se djemtë që nga hapat e parë mësohen të bëhen dominantë, që gjithmonë të fitojnë dhe kurrë të mos qajnë edhe pse për këtë nuk e kanë të lehtë fare. Por kush mundet ti neutralizojë stereotipet negative sikurse nëna?!
Djemtë janë gjithmonë nën ndikimin e shoqërisë që të jenë të fortë dhe të mos qajnë, por aty është edhe nëna e cila i jep të kuptojë që të jesh i trishtuar është e vështirë por duhet që ndjenjat ti ndajë me dikë.
1. Shoqërimi i babait
Nëse një djalë shoqërohet nga figura e babait, ai nuk do të ecë në rrugën e gabuar. Dashuria e babait është e ndryshme nga ajo e nënës dhe ka vlera të veçanta për rritjen sidomos të djalit.
Djali mund të fitojë vetëbesim dhe të bëhet i zoti nga përvoja, komunikimi dhe shoqërimi me babain e tij. Nëna ka karakter më të butë dhe ndoshta e kufizon fëmijën nga disa aktivitete, por babai në përgjithësi është më tolerant.
Pra, djemtë që pranojnë më shumë dashurinë e babait, do të kenë më pak shqetësime të brendshme dhe mund të kenë aftësi më të forta komunikuese.
Për djalin e vogël babai është heroi i tij. Djali mëson nga veprimet e babait të tij dhe e imiton atë. Babai i kupton më mirë problemet e djalit të tij gjatë procesit të rritjes.
Megjithëse burri në familje ka më shumë detyra për të siguruar të ardhurat dhe për karrierën, ai duhet të gjejë edhe kohë për të qëndruar më shumë me djalin e tij sidomos gjatë fëmijërisë, pasi kjo është periudha më e rëndësishme për të forcuar karakterin psikologjik të fëmijës.
2. Dashuria e nënës
Ndjeshmëria dhe përkushtimi i nënës e mbron djalin nga shumë faktorë gjatë rritjes së tij. Por nëna ka disa vështirësi në rritjen e fëmijës së saj djalë, të cilat shfaqen në forma të tilla si:
Së pari, nëna është femër, ndaj ajo e kupton me vështirësi botën e brendshme të djalit. Së dyti, nëna me përkushtimin e saj për mirërritjen e djalit mund të ndikojë negativisht në rritjen e tij të pavarur dhe ta kufizojë atë në shoqërinë me moshatarët, duke penguar zhvillimin e procesit të rritjes së tij.
Këshillohet që nëna t’i japë më shumë kohë dhe hapësirë babait të djalit për ta shoqëruar atë në aktivitete argëtuese, ndeshje sportive etj. Në këtë mënyrë nëna shton praninë e babait në rritjen e djalit dhe respektin ndaj tij. Figura e babait në rritjen e djalit të tij, shembulli që jep për fëmijën janë vendimtare në formimin e tij karakterial.
3. Inkurajimi i djalit për njohjen e botës së tij të brendshme
Në shoqërinë e sotme, djali i mban ndjenjat të ndrydhura dhe ka vështirësi në shprehjen e tyre.
Prandaj, duhet ta lejojmë djalin të shprehë emocionet e tij dhe ta ndihmojmë atë të kuptojë më mirë botën e tij të brendshme. Pasi ai të ketë njohur emocionet e tij mund edhe t’i menaxhojë ato.

Ushqimi që konsumoni mund të kenë impakt të drejtpërdrejt në jetën tuaj seksuale, duke ndikuar tek hormonet, kimia e trurit, niveli i energjisë dhe i stresit. Disa ushqime kanë veçori psikoaktive dhe mund të rrisin qarkullimin e gjakut në organet tuaja.
Një nga bimët më të rëndësishme është Damiana
Gjethet e Damiana-s janë përdorur prej shumë kohësh si një afrodiziak për rritjen e energjisë seksuale nga meksikanët. Kjo bimë ka efekte për stimulimin seksual tek femrat dhe meshkujt, në rritjen e energjisë, trajton astmën, depresionin, impotencën dhe problemet menstruale.
Historikisht damiana është përdorur për të qetësuar simptomat e ankthit nervozizmit dhe depresionit.
Kjo bimë është përdorur gjithashtu për të përmirësuar tretjen dhe parandaluar kapsllëkun.
Ja 10 afrodiziakët më të mirë
10. Shpargu
Një herbalist anglez në shekullin e 17-të, Nicholas Culpepper, shkruan se shpargu (asparagus) “nxit epshin tek burrat dhe gratë.” Shpargu është një perime që përmban kalium, fibra, vitaminë B6, vitamins A dhe C. Po ashtu ai përmban tiaminë dhe acid folik. Një studim nga britanikët ka arritur në përfundimin se shpargu përmban një aminoacid që quhet asparagin, i cili kur metabolizohet në organizëm sjell efekte në nervat e traktit urinar.
9. Çokollata
Çokollata njihet nga të gjithë si afrodiziaku më natyral. Ajo përmban një substancë, phenylethylamine që njihet edhe si ‘kimikati i dashurisë që çliron dopaminën në qendrën e kënaqësisë në tru dhe kjo mund të arrrijë pikun gjatë orgazmës. Pa dyshim që çokollata renditet në vendet e para të listës së ushqimeve që ndezin epshin.
8. Mjalti
Mjalti është një tjetër ushqim afrozodiak që ka dhënë prova. Ai përmban grupin e vitaminave B, të nevojshme për testosteronin. Ai është gjithashtu një burim i boronit, që ndihmon trupin të përdorë më mirë dhe të emtabolizojë estrogjenin apo hormonin seksual femëror.
Studimet kanë treguar se boroni mund të rrisë gjithashtu nivelin e testosteronit në gjak, hormon ky që përgjegjës gjithashtu për pasionin dhe orgazmën tek meshkujt dhe femrat.
7.Bananet
Ashtu si dhe shpargu bananet kanë formë fallike. Indianët i cilësojnë bananet si afrozodiakët më të mirë natyralë. Bananet përmbajnë kalium, vitaminë B dhe magnez.
Energjia seksuale tek meshkujt mund të rritet nga enzimat dhe mineralet që ndodhen tek bananet.
6. Nenexhiku
Nenexhiku ka efekte shumë pozitive për organizmin dhe ka një aromë shumë të veçantë. Ai është futur në listën e afrodiziakëve pasi stimulon dëshirën seksuale dhe shton të rrahurat e zemrës. Kur bëni darkë për bashkëshortin mos harroni të gatuani me nenexhik.
5. Fiku
Nëse ndani një fik në gjysmë do të shihni një ngjashmëri me organin femëror megjithatë kjo nuk është e vetmja arsye pse fiku futet në listën e afrozodiakëve.
Grekët e lashtë e konsideronin fikun si frut përgjegjës për mbarëvajtjen e dashurisë dhe fertilitetin! Fiku ka gjithashtu shumë efekte të tjera për organizmin.
4. Kanella
Përdorej në të kaluarën si një substancë për të nxitur epshin.
3. Trangujt e detit. Këto krijesa detare plot me vitamina dhe minerale janë shumë popullore për më shumë dëshirë dhe kënaqësi seksuale.
2. Xhenseni
Xhenseni (Ginseng) është një tjetër bimë e çmuar në Mjekësinë Tradicionale Orientale gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për ruajtjen dhe ngritjen e energjisë dhe për të luftuar impotencën. Mjekësia kineze e përdor xhensenin për reduktimin e stresit, përmirësimin e kujtesës, rregullimin e sheqerit në gjak etj.
Të mirat e xhensenit nuk mbarojnë këtu. Kjo bimë është është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca.
1. Dashuria
Megjithatë afrodiziaku numër një është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Afrodiziaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift nevojitet dhe imagjinata.

Çfarë e shkakton impotencën dhe trajtimet për ejakulimin e vonuar dhe atë të shpejtë
ImpotencaPjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencën (dështimin për të arritur ereksionin) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencë e përkohshme, shpesh për shkak të ankthit ose përdorimit të tepërt të alkoolit. Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksioni erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre. Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon në penis dhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë. Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme.
Çfarë e shkakton impotencën?Ndërmjet gjendjeve mjekësore që shkaktojnë impotencën janë:-Komplikimet e diabetit;-Qarkullimi i dobët për shkak të ngushtimit të arterieve;-Dëmtimi i nervave;-Problemet hormonale, si p.sh. mungesa e testosteronit;-Përdorimi i alkoolit dhe cigares;-Disa ilaçe; dhe-Sëmundja e mëlçisë ose veshkave.
Disa nga ilaçet që mund të shkaktojnë impotencën janë qetësuesit, ilaçet për qarkullimin e gjakut dhe diuretikët. Problemi gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i kirurgjisë në fshikëz, gjëndrat e prostatës, zorrës së vogël dhe shpinës.
Shkaqet psikologjike mund të jenë të lidhura me stresin e kohëve të fundit ose një ndryshim në jetesë. Gjithsesi, çfarëdolloj që të mund të jetë shkaku, pjesa më e madhe e meshkujve me impotencë mund të shërohen dhe këshilluesit mund t’i ndihmojnë ato. Trajtimet mjekësore, trajtimet kirurgjikale, në pjesën më të madhe të meshkujve mund të jenë ndihmuese. Këshillimi, mund të ndihmojë njerëzit me probleme psikologjike.Mjeku juaj është personi më i përshtatshëm për të vlerësuar shkakun e impotencës dhe për t’ju rekomanduar trajtimin e duhur.
Zbulimi i ilaçeve siç janë Viagra, Cialis dhe Levitra kanë bërë një ndryshim sinjifikativ në jetën e shumë njerëzve. Këto ilaçe ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut që kalon në penis. Ato janë efektive, por duhet të përdoren me kujdes. Njerëzit të cilët përdorin ilaçe të zemrës, nuk duhet të përdorin Viagra, Cialis ose Levitra.
Ndërkohë që shumë meshkuj ndihen në siklet për të diskutuar për impotencën me mjekun e tyre. Nëse ato gjejnë kurajon për të folur, ato do të kenë një jetë më të lumtur me partneren e tyre.
***
Ejakulimi i vonuarËshtë normale për jetën seksuale që të ndryshojë me moshën. Sa më i moshuar të jetë një mashkull, aq më shumë stimulim është i nevojshëm për të arritur ereksionin dhe ejakulimin. Ejakulimi i vonuar është një gjendje në të cilën një mashkull arrin në fazën e ereksionit por në mënyrë jo të thjeshtë, atij i duhet një kohë e caktuar. Ejakulimi i vonuar është një gjendje e rrallë dhe nuk duhet ngatërruar me përgjigjen normale seksuale si rezultat i moshës. Nëse ju jeni të shqetësuar në lidhje me aktivitetin tuaj seksual, pyesni mjekun për këshilla të mëtejshme.
Çfarë e shkakton ejakulimin e vonuar?Ejakulimi i vonuar mund të shkaktohet nga ankthi, nga frika e penetrimit, por ndonjëherë nuk ka asnjë shkak fizik. P.sh. meshkujt me diabet kanë më shumë vështirësi për të ejakuluar sesa meshkujt pa diabet, dhe disa ilaçe të caktuara mund të vonojnë ejakulimin. Këto përfshijnë disa lloje antidepresantësh, siç është SSRI, disa lloje ilaçesh që përdoren për presion e gjakut dhe ato që përdoren për trajtimin e skizofrenisë.
Cilat trajtime janë të pranishme?Nëse ju mendoni se ndonjë nga ilaçet që ju po merrni është shkaku i vonesës së ejakulimit, atëherë tregojani këtë mjekut tuaj në mënyrë që t’ju japë një trajtim tjetër që shmang efektet anësore të padëshirueshme. Shpesh trajtimi për ejakulimin e vonuar përfshin terapinë e sjelljes, kështu që mjeku mund t’ju rekomandojë një trajtim tek këshilluesi ose fizioterapisti. Terapisti mund t’ju mësojë teknika që ndihmojnë në minimizimin e ankthit në lidhje me ejakulimin dhe t’ju japë disa këshilla që do ju ndihmojnë për përmirësimin e jetës seksuale.
***
Ejakulimi i parakohshëmEjakulimi i parakohshëm është një gjendje në të cilën mashkulli ejakulon shumë shpejt, shpesh, shumë para ose menjëherë pasi bie në kontakt me partneren e tij, duke rezultuar në një jetë të pakënaqshme seksuale. Nuk ekziston një përcaktim i qartë i “shumë shpejt”: ajo ndryshon nga njëri person tek tjetri dhe nga një marrëdhënie në tjetrën. Ejakulimi i parakohshëm nënkupton kur ajo ndodh përpara se partneri juaj të jetë kënaqur. Shumë meshkuj, në një moment të caktuar të jetës së tyre, do të përjetojnë ejakulimin e parakohshëm, por nëse ajo ndodh shpesh dhe gruas i pengon, mund të zvogëloi lumturinë në çift.
Kjo është më e zakonshme në fazën e adoleshencës, pasi sa më i ri të jetë mashkulli, aq më shpejt ndodh ereksioni dhe ejakulimi.
Çfarë e shkakton ejakulimin e parakohshëm?
Tradicionalisht, ejakulimi i parakohshëm lidhet me problemet psikologjike, siç është ankthi. Kohët e fundit ka ekzistuar një interes drejt shkaqeve neurobiologjike. Megjithatë, ka raste që mashkulli është i paqartë në lidhje me shkakun.
Ekzistojnë shumë lloje ankthesh, si p.sh. ankthi në lidhje me performancën e tij gjatë aktit seksual, shqetësimi i lënies së femrës së tij shtatzënë ose frika e marrjes së infeksionit nga gruaja, pastaj janë ankthet dhe stresi bashkëkohor i punës, informacionit te tepërt dhe të llojllojt, i situatave të rënda familjare, si gjendja e rënde ekonomike, borxhet, puna, pasiguria etj.
Çfarë trajtimesh janë të pranishme?Shpesh, problemet e ejakulimit zvogëlohen ndërkohë që ju krijoni një marrëdhënie më të sigurt me partnerin tuaj. Është shumë e rëndësishme për të përfshirë partnerin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur në terapi dhe të largoni ndjenja të tilla si presioni, turpi ose dështimi. Zakonisht, është mirë për të larguar ndjenja të tilla si dështimi sikundër edhe akte seksuale deri në momentin që ejakulimi të trajtohet. Këshilluesi juaj do të jetë në gjendje për t’ju treguar teknikat e përshtatshme që do t’ju ndihmojnë për ejakulimin.
Terapia e sjelljes
Një nga terapitë e sjelljes, të njohura si teknikat e ndalimit dhe fillimit, lejojnë partnerin tuaj për të stimuluar penisin deri në momentin që ju ndjeni se jeni në fazën e ejakulimit. Me këtë sinjal që ju i jepni partnerit tuaj, ajo ndalon menjëherë stimulimin dhe pret 20 deri në 30 sekonda dhe më pas fillon përsëri stimulimin. Me kalimin e kohës, dhe bashkë me praktikën, kjo teknikë ju ndihmon për të përmirësuar kontrollin e ejakulimit.
Ilaçet
Një sërë ilaçesh janë përdorur për të trajtuar ejakulimin e parakohshëm. SSRI (një lloj antidepresanti) shpesh është përdorur për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm. Disa SSRI janë më efektive sesa të tjerat, por ato mund të ndihmojnë në mënyrë sinjifikative në vonimin e ejakulimit.

Shëndeti i prostatës është tepër i rëndësishëm për burrat. Rreziku i zmadhimit të saj rritet me 40-50% tek burrat e moshës 51- 60 vjeç dhe mbi 80% tek burrat mbi 80 vjeç.
Me kalimin e moshës qelizat në gjendrat e prostatës rriten, duke shkaktuar një zmadhim të saj, që sjell probleme në urinim. Prostata zmadhohet për shkak të rritjes së hormonit mashkullor si dhe moshimit.
Prostata është një organ që gjendet përreth një organi që vlen për boshatisjen e urinës që quhet uretra. Është një nga organet kryesore të rrugëve urinare. Urina që filtrohet nga veshkat zbret në qesen e urinës nëpërmjet dy kanaleve që quhen ureter. Pra ky kanal që quhet uretra kalon nëpërmjet prostatës.
Ndaj në qoftë se është rritur organi i prostatës rruga ku kalon urina shtrëngohet dhe dalin probleme gjatë urinimit.
Disa nga problemet e zmadhimit të prostatës janë probleme gjatë urinimit, apo urinim i shpeshtë, me ndërprerje etj, Është zmadhimi i prostatës një lloj kanceri?- Jo
Megjithatë zmadhimi i prostatës dhe kanceri i prostatës janë sëmundje të ndryshme. Ky problem duhet trajtuar pasi nëse jo, atëherë me kalimin e viteve mund të shkaktojë infeksion në rrugët urinare, duke çuar në probleme me veshkat.

Studimet kanë treguar se konsumi i vajit të farave për një periudhë 2 mujore përmirëson deri në 86% simptomat në problemet me urinimin.
Në studim thuhet gjithashtu se vaji i farave të kungullit arrin të zvogëlojë madhësinë e prostates me 33% tek pacientët që vuajnë nga problemi i zmadhimit të saj..
Një tjetër arsye e konsumit të vajit të farave të kungullit është se ky vaj është burim i shkëlqyer i acidit yndyror Omega 6 (acidi linoleik).
Omega 6 është zbuluar se lehtëson simptomat e prostatës së zmadhuar si dhe I jep mudnësi organizmit të arrijë ekuilibrin hormonal.
Këshillohet që burrat që kanë këtë problem të marrin një lugë vaj të farave të kungullit çdo ditë dhe do të shohin lehtësim të simptomave brenda një muaji.
Një tjetër mënyrë për trajtimin e prostatës së zmadhuar me mjete natyrale është ekstrakti i bimës Saw palmetto.
Shume studime kanë arritur në përfundimin se kjo bimë është tepër efikase në trajtimin e prostatës së zmadhuar.
Saw palmetto përdoret gjithashtu edhe për trajtimin e disa infeksioneve të ndryshme. Ka raste që kombinohet me bimë të tjera për të trajtuar kancerin e prostatës.
Ka njerëz që e përdorin këtë bimë në rastet e ftohjeve dhe kollës, problemeve me fytin, astmës dhe kundër migrenës.
Kjo bimë është e sigurt për shumicën e njerëzve, pavarësisht disa mund të kenë marrje mendsh, dhimbje koke, të përziera, diarre apo kapsllëk.
Për shëndetin e prostatës duhet të konsumoni disa lloje ushqimi po ashtu duhet të evitoni qëndrimin ulur për një kohë të gjatë dhe pirjen e alkoolit.
Gjithshtu temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë probleme dhe dhimbje gjatë urinimit. Konsumoni sa më shumë ujë dhe hiqni dorë nga kripa.
Disa ushqime që ju bëjnë mirë dhe ju ndihmojnë në trajtimin e problemit.
1. Qepa dhe hudhra- Të dyja këto perime ju ndihmojnë për shëndetin e prostatës. Konsumoni qepë dhe hudhra çdo ditë.
2 – Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
3 – Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D
4 – Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.
5 – Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
6 – Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.
7. Arrat braziliane
Arrat braziliane, ndryshe nga arrat e tjera, përmbajnë një nivel të lartë seleni, mineral ky shumë thelbësor për shëndetin e prostatës. Nëse konsumoni pak nga këto arra çdo ditë përmbushni fare mirë kërkesat ditore që ka trupi për selen. Studimet e mëparshme kanë treguar se seleni lidhet ngushtë me reduktimin e rrezikut kundër kancerit të prostatës.
8. Speci djegës është një përbërës që mbështet shëndetin e prostatës. Në të ndodhet një substancë e quajtur capsaicin. Kjo substancë njihet për aftësitë e saj në reduktimin e dhimbjes, megjithatë studimet kanë treguar që kjo substancë vret qelizat e kancerit, përfshi edhe ato të prostatës.
Përveç potencialeve që ka kjo substancë kundër kancerit, thuhet se specat djegës i bëjnë mirë edhe shëndetit kardiovaskular, pasi përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që eleminojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë arteriosklerozë. Përfitimet të tjera që kemi nga konsumimi i specave të kuq djegës është parandalimi i ulcerës, hapja e rrugëve të frymëmarrjes dhe reduktimi i dëmtimeve qelizore që çojnë në diabet apo probleme të tjera.
9. Çaji jeshil
Fuqitë medicinale të çajit jeshil i atribuohen antioksidantit të quajtur katekinë, një lloj polifenoli që është vërtetuar se shkatërron disa bakterie dhe viruse, forcon sistemin imunitar dhe lufton disa lloje të kancerit, përfshi atë të prostatës. Megjithëse ka disa lloje katekinash, ekspertët thonë se epigallocatechin gallate, EGCG, është më e fuqishmja.
10. Shega
Kohët e fundit shega ka qenë objekt studimi i shumë kërkimeve dhe diskutimeve të shkencëtarëve. Shega është e pasur me antioksidantë dhe një përbërës të quajtur ellagitaninë, që është veçanërisht e dobishme për shëndetin e prostatës. Testimet kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të ngadalësojë riprodhimin e qelizave të kancerit të prostatës.

Ibn Kajim el-Xheuzijeh Ky artikull perbehet nga nje sere tekstesh shpirterore te perkthyera nga vepra e mirenjohur e Ibn Kajim el-Xheuzijes, “Medarixh el-Salikin”. Tabela e permbajtjes…

Kompania Motorola, tani pronë e kompanisë Lenovo, ka lansuar smartfonin e ri me ekran të pathyeshëm, Moto X Force, në Indi me çmim prej rreth 675 euro.
Moto X Force është version ndërkombëtar i modelit Motorola Droid Turbo 2.
Sa i përket specifikave, Moto X Force vjen me ekran të pathyeshëm 5.4-inç AMOLED QHD, procesorin Snapdragon 810 me tetë bërthama dhe grafikën Adreno 430, 3 gigabajt RAM memorie, si dhe me baterinë prej 3.760 mAh, transmeton Koha.net.
Moto X Force është thënë se do të punojë me sistemin operativ Android 5.1.1 Lollipop, por tani thuhet se do të vjen me Marshmallow një javë pas lansimit.
Bateria prej 3.760 mAh ka mundësinë që të mbushet shumë shpejtë, diku rreth 15 minuta, dhe mund ta qëndrojë deri në 18 orë me vetëm një mbushje.
Ekrani i pathyeshëm i Moto X Force është i formuar nga pesë shtresa – një shtresë prej alumini, një shtresë e mbuluar me një lente të brendshme në mënyrë që të bëjë fotografi më të mira, dy ekrane të ndjeshme në prekje, si dhe në shtresën e fundit është e vendosur një lente e jashtme e cila ruan cilësinë e fotografisë, transmeton Koha.net. Këto dy ekrane janë të vendosur qëllimisht, në rast se thyhet njëri, tjetri është aty si zëvendësues.
Megjithatë, ekrani i këtij smartfoni është rezistentë ndaj gërvishtjeve, ndërsa kompania Motorola u ka mundësuar përdoruesve që të ndërrojnë shtresën e fundit të ekranit në rast se gërvishtet shumë.
Moto X Force është në dispozicion me 32 dhe 64 gigabajt të memories së brendshme, të cilat mund të zgjerohen deri në 2 terabajt përmes kartelës microSD.
Ky smartfon ofron mbështetje për lidhjen 4G LTE, Wi-Fi dhe Bluetooth. Po ashtu vjen me kamerën kryesore prej 21 megapikselë me auto fokus dhe kamerën e përparme prej 5 megapikselë me një lente të gjerë në mënyrë që të mund ta dalin më shumë njerëz kur bëjnë selfie.
Moto X Force do të dalë në shitje më 8 shkurt.

Shkencëtari Halil Ibrahimi nga Kosova, s’ka një orë që e ka bërë të ditur zbulimin e tij të radhës; një specie e re të sapozbuluar; siç e thotë ai, unike për llojin e vet. Njoftimin e ka bërë përmes llogarisë së tij në facebook:
“>> My next new species, Drusus sharrensis is official now <<
Lloji im i ri i radhës i insekteve, i pari për 2016, Drusus sharrensis nga Parku Kombëtar: Mali Sharr. Për momentin lloji është i njohur vetëm nga Kosova dhe është lloj endemik i Malit Sharr. Emrin ia kam dhëne prej Sharrit dhe gjendet ne pjesën mbi Brezovicë, Prevallë, përreth vendit ku planifikohet ndërtimi i kompleksit ‘gjigant’ turistik Brezovica II. Ky i fundit fatkeqësisht ka me e ngushtu vendbanimin e këtij lloji.”
Natyrisht, ky është një lajm i mirë për arsimin, shkencën, Kosovën. Me fjalë të tjera, një dritë e vogël në fund të tunelit./Penaime

Viti 2015 ishte një vit mjaft i mirë për shkencën, por viti aktual është një mundësi e artë për njerëzimin që t’i çojë zbulimet në nivelin tjetër dhe të zgjidhë shumë probleme të ngutshme për globin.
Ja cilat janë parashikimet e ekspertëve për zhvillimet që mund të ndodhin këtë vit dhe që do ta ndihmojnë shumë njerëzimin.
7. Realiteti virtual do të bëhet i vërtetë
Realiteti virtual i gjeneratës së ardhme ka mbërritur. Viti 2016 do të jetë koha ideale për lançimin e pajisjeve të shumëpritura nga Oculus Rift, si dhe futjen në lojë të kompanive të tjera, si Samsung dhe HTC. Realiteti virtual është pritur prej kohësh, por nuk ka arritur kurrë të futet plotësisht në skenë. Me aspektin e riparimit të sensorëve, përparime mund të bëhen dhe viti 2016 duket si mundësia e artë për lojërat që do të ngjajnë si realitet. Kjo lloj teknologjie ndoshta nuk do të jetë në çdo shtëpi deri në fund të vitit 2016, por duket se përmirësimet do të hedhin një hap fillestar.
6.Do të mundim superbakteret
Bakteret, ashtu si njerëzit, kanë lloj-lloj fuqish dhe lehtësisht mund t’u mbijetojnë pasojave të antibiotikëve. Nëse kursi i antibiotikëve nuk përfundon, atëherë ju lejoni të mbijetojë bakteri më i fortë dhe kështu ai kalon në gjenet tuaja dhe evoluon rezistencën ndaj antibiotikëve.
Ne jemi tashmë në pikën ku disa baktere u mbijetojnë antibiotikëve, gjë që duhet ndrequr dhe që me mundësitë e mjekësisë këtë vit lufta kundër superbaktereve të mund të fitohet për t’u sjellë një të ardhme më të sigurt brezave të ardhshëm.
5.‘Interneti i gjërave’ do të hyjë në shtëpinë tuaj
‘Interneti i gjërave’ i referohet një rrjeti objektesh që kanë teknologji të përfshirë në vetvete dhe ky rrjet është në përparim e sipër. Do të vijë një çast i përshtatshëm brenda këtij viti, që pajisjet shtëpiake do të fillojnë komunikimin mes tyre. Amazon ka lançuar shërbimin e tyre që do të mund të bëjë gjithçka nga ushqimi i kafshëve tuaja deri te porositja e më shumë detergjenti për lavatriçen. Më shumë studime po kryhen nga kompanitë e teknologjisë për të përmirësuar teknologjinë deri në atë pikë ku gjithçka do të flasë.
Printimi 3D do të përhapet
Ne të gjithë do të provojmë gëzimin e printimit 3D realisht në vitin 2016. Pajisjet do të jenë më të thjeshta se kurrë dhe më të përballueshme se më parë. Kemi mundësinë e artë të kalojmë nga plastika te materialet reale që do të ndryshojnë në thelb mënyrën e funksionimit të jetës, siç e njohim sot. Por, përveç kësaj, disa kanë arritur të zhvillojnë një printer për ilaçet, gjë që do të sjellë shpresa të mëdha për pacientët e sëmurë.
Do të fillojmë provat me nanomjekësinë
Mjekësia e së ardhmes do të thotë se koha kur doktori do t’ju japë ilaçe nano nuk do të jetë e largët. Pothuajse gjithçka në trupin tuaj operon në një shkallë nano, ndaj shkallëzimi i teknologjisë në copëza kaq të vogla do të thotë se do t’ia dalin të ndërveprojnë me sistemet tona në një nivel më preciz.
Do të ketë bum punësh për shkencëtarët e të dhënave
Shkenca e të dhënave do të qeverisë në një shkallë më të rëndësishme të ardhmen tonë. Jeta moderne do të mbizotërohet nga aftësia jonë për të transmetuar gjëra. Gjithçka elektronike është në gjendje të mbledhë të dhëna, të cilat ne duhet të arrijmë t’i përpunojmë. Viti 2016 do të ofrojë shumë vende pune në këtë aspekt.
Do të hyjmë në një epokë të re gjeologjike
Temperaturat globale po rriten dhe viti 2016 pritet të jetë një nga më të nxehtit, gjë që na ngarkon me detyrën për të lënë pas mënyrat e këqija të sigurimit të energjisë.
*Burimi: What Culture

Shëndet – Do t’i nënshtroheni së shpejti një operacioni kirurgjik? “Daily Mail” ka përpiluar një listë sjelljesh për këtë rast: ju nuk duhet të depiloni këmbët, të përtypni çamçakëz ose të bëni manikyrNëse do të bëni një operacion nuk duhet të depiloheni, të bëni manikyr apo të hani çamçakëz. “Daily Mail” ka hartuar një listë sjelljesh dhe veprimesh, të cilat duhet t’i keni parasysh nëse do të bëni një ndërhyrje kirurgjikale. Rrjeti britanik i është referuar librit “Going Into Hospital? A Guide for patients, carers and families” (Do të shtroheni në spital? Një guidë për pacientët, kujdestarët e shëndetit dhe familjet), të shkruar nga Oliver Warren, Dean Franklin, Charles Vincent. Autorët janë nisur nga një e dhënë: në Mbretërinë e Bashkuar, në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (Nhs), në çdo dhjetë minuta anulohet një operacion – rreth 60 mijë në vit – pikërisht për shkak të faktit se pacientët nuk arrijnë të ndjekin instruksionet e mjekëve në fazën paraoperacionale.
Ja lista:
1) Depilimi i këmbëve
“Gjatë depilimit të këmbëve ekziston mundësia e krijimit të prerjeve të vogla ose irritimeve. Dhe më e rëndësishmja: në këtë mënyrë mund të prishen ‘barrierat’ e lëkurës kundër baktereve, që mund ta infektojnë atë”, kështu ka shpjeguar Andy Goldberg, konsulenti i kirurgjisë ortopedike në spitalin Wellington në Londër. Shumë persona mendojnë se i bëjnë favor kirurgut duke u depiluar përpara operacionit, por ja që nuk është kështu. Këshilla është që këmbët t’i lini ashtu.
2) Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë
“Nëse humbni peshë shumë shpejt dhe sidomos nëse kjo nuk është këshilluar nga mjeku, ju do të filloni të humbni masën muskulore”, shton dietistja Rebecca McManamon. Në fakt, trupi në këtë mënyrë do të dobësohej shumë. Këshilla është të ndaloni limitimin e kalorive pesë ditë përpara operacionit.
3) Hudhra dhe ilaçe
Është e nevojshme ta informoni sa më shumë mjekun tuaj personal mbi ilaçet që merrni rregullisht (nëse i merrni), po ashtu edhe për produktet natyrale që konsumoni: hudhër, xhenxhefil etj., sepse disa prej tyre mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes. Ndër të tjera, thotë kirurgu Oliver Warren, është e nevojshme t’u kushtoni vëmendje indikacioneve mbi ilaçet që do të merrni.
4) Përtypja e çamçakëzit për t’i bërë ballë mosngrënies
“Problemi është që stomaku prodhon më shumë acid kur është në pritje. Pastaj, kur ju jeni nën anestezi, të gjitha valvulat e traktit gastrointestinal relaksohen dhe në këtë mënyrë ato kanë shumë mundësi të zbrazen nga acidi. Ndërkohë, nëse ai arrin në mushkëri, atëherë njeriu rrezikon vdekjen”, kështu ka paralajmëruar Anna-Maria Rollin, mjekja anesteziste dhe zëvendësja e “Royal College of Anaesthetists”. Përgjithësisht mjekët këshillojnë që të mos hani për gjashtë orë përpara se të bëni operacion.
5) Bërja e manikyrit
“Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ne përdorim sensorë për të matur nivelin e oksigjenit në gjakun e pacientëve. Ata vendosen në gishta, ndaj manikyri duhet të hiqet përpara operacionit”, shpjegon Warren, një nga autorët e librit, ndërsa ka shtuar se thonjtë duhen prerë të gjithë, sepse ata mund të mbajnë baktere.
6) Furça e dhëmbëve
“Spitalet në ditët e sotme janë thuajse më të pastra, por gjithsesi është e këshillueshme që me vete të keni një furçë të dytë në rastin kur njëra mund të bjerë në dysheme. Kjo gjë ndihmon në reduktimin në minimum të rrezikut nga infeksionet”, shpjegon Ron Cutler, mikrobilog. Eksperti këshillon gjithashtu që të përdorni një furçë dhëmbësh totalisht të re pas operacionit.
7) Mos pini duhan
“Mos pini duhan, asnjëherë, por nëse ende nuk e keni ndërprerë plotësisht, kjo duhet të bëhet një ditë përpara operacionit, shpjegon doktoresha Rollin, kjo gjë mund të bëjë diferencën në rikuperimin tuaj. Madje, sa më herët ta ndaloni, aq më mirë është. Duhani shkatërron mushkëritë dhe mushkëritë e infektuara kanë më shumë gjasa për t’u infektuar, infeksionet pas operacionit janë më të zakonshme te duhanpirësit. Kjo për shkak se tymi është irritues dhe mund të shkaktojnë kollitje, që është veçanërisht e bezdisshme, kur ju sapo keni bërë një operacion.”
8) Mos u kujdesni për kafshët tuaja
“Kam pasur pacientë, shpjegon Warren, që janë zgjuar pas një operacioni dhe gjëja e parë që kanë thënë ka qenë: ‘Askush nuk po kujdeset për qenin tim!’. Ndaj është e rëndësishme të bëni një plan më herët për kafshën tuaj shtëpiake, nëse keni një të tillë.” Ky është një nga shkaqet më të zakonshme për të cilat operacionet anulohen, sepse pacientët pësojnë rritje tensioni kur mendojnë për kafshën e tyre të braktisur.
N.A.

Stresi – Nëse ndiheni të stresuar përpiquni ta ktheni të gjithë këtë energji negative në një forcë që do t’ju ndihmojë pozitivisht në jetën tuaj të përditshme.
Ne të gjithë përballemi me stresin në një çast ose në një tjetër. Por a e keni menduar ndonjëherë që mund ta ktheni stresin në favorin tuaj? A nuk do të ishte diçka e mrekullueshme të përmbushnit me sukses të gjitha sfidat stresuese që ju sjell jeta duke e përdorur stresin si një nxitje?
Stresi vjen në forma të ndryshme. Ndonjëherë është i pakët, si për shembull mund të vij nga shfryrja e gomës së makinës ose vonesa për në punë. Herë të tjera është më i madh dhe shkaktohet nga ngjarje që ju ndryshojnë jetën si për shembull vdekja e një të afërmi, divorci apo një humbje e madhe personale. Megjithatë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të mos e mendoni gjatë e gjerë, por të ndryshoni mënyrën se si përballeni me stresin dhe të ecni përpara. Ja se si mund ta ktheni stresin në mikun tuaj më të mirë:
Shkëputuni nga rutina
Gjithçka në jetën tonë duket se na mban të lidhur ose na pengon për të arritur diku. Nëse jeni i stresuar, gjithçka që ju duhet të bëni është të shkëputeni nga rutina e përditshme dhe të jetoni jetën. Dilni nga shtëpia për një ditë, por mos e merrni celularin tuaj, mos e kontrolloni email-in. Jepini vetes një çast pushimi dhe shihni se si kjo mund të bëjë mrekulli në jetën tuaj. Shkëputja nga rutina e aktiviteteve të përditshme mund t’ju japë një karikim të baterive dhe t’ju kthejë sërish te vetja.
Ndani kënaqësinë dhe problemet
Stresi mund t’ju bëjë të ndiheni të dobët. Nëse ndiheni shumë të zënë në grackë prej tij, duhet të diskutoni për këtë gjë. Mund ta diskutoni me partnerin tuaj, prindërit, shefin ose këdo që ju bën të ndiheni mirë. Ndarja e problemit me të tjerët e përgjysmon barrën e tij. Diskutimi me miqtë e ngushtë do t’ju ndihmojë në motivimin dhe do të gjenerojë ide se si të ecni përpara. Gjithashtu do ta qartësojë problemin tuaj dhe do të hapë dyert për mundës të tjera që mund të mos i keni vënë re.
Flini mirë
Që të ruani shëndetin tuaj fizik dhe mendor, duhet të bëni gjumë të mirë. Sigurohuni që të pushoni për të paktën 8 orë në ditë në mënyrë që të merrni kohë për reflektim dhe qetësi. Nuk ka nevojë të nxitoni. Një gjumë i konsiderueshëm do t’ju pastrojë nga mendimet negative që ju kanë shqetësuar.
Jini në lëvizje
Qëndrimi shtrirë ndërkohë që jeni të stresuar do t’ju bëjë të ndiheni më keq. Duhet të çoheni dhe të jeni në lëvizje në mënyrë që të pakësoni nivelin e stresit dhe të ruani qetësinë. Krijoni një rutinë ditore lëvizjeje ose shkoni në palestër. Duhet ta nxisni veten në mënyrë që të arrini atë që dëshironi.
Përqendrohuni
Stresi ju merr energjinë dhe shkatërron dëshirën tuaj për të punuar. Gjithçka që duhet të bëni është të përqendroheni në aspektet e ndryshme të problemit tuaj dhe të merrni kohën e nevojshme për ta zgjidhur atë. Nëse stresi ju fut në telashe, mendoni rreth jetës suaj ndryshe dhe gjeni mënyra të tjera se si të përballeni me të.
Përqendrohuni në çështjet e ndryshme nëpër të cilat po kaloni, bëni një listë dhe filloni të gjeni mënyrat e duhura si t’i zgjidhni ato.
Pranoni faktin që disa gjëra nuk ndryshohen
Është më mirë të pranoni atë që tashmë dihet: nuk ka mënyrë për ta ndryshuar të shkuarën. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të pranoni faktin se gjithçka ndodh për një arsye dhe se disa gjëra nuk mund të ndryshohen. Mësoni të mos e çoni më dëm kohën dhe energjitë duke u përqendruar te gabimet e së shkuarës. Çfarë ka kaluar nuk kthehet më, ndaj filloni të jetoni me të dhe kërkoni mundësi të reja në jetë.
Jini optimistë
Fiksimi te gabimet tuaja dhe ndjesa e fajit gjatë gjithë kohës krijon energji negative që mund të dëmtojnë shumë besimin tuaj te vetja. Nëse jeni të stresuar për shkak të gabimeve që keni bërë, nuk duhet të ndiheni të zemëruar. Kërkoni ndihmë për gjërat që nuk i zgjidhni dot vetë. Gjithashtu jini optimistë dhe përpiquni të lini mënjanë ndjenjat negative. Mësoni aftësi të reja dhe bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur.
Krijoni një perspektivë të re
Stresi mund t’ju ndihmojë ta shihni jetën ndryshe. Për shembull, nëse keni kaluar nëpër një divorc dhe jeni të stresuar nga vetmia, bëni miq të rinj dhe përpiquni të gjeni njerëz me të cilët mund ta shijoni jetën. Ndoshta ju dhe partneri/ja juaj i/e mëparshëm/e nuk ka qenë e thënë të jeni bashkë. Suksesi fillon duke i parë gjërat ndryshe.
*Burimi: Life Hack.