Kompania franceze “Capital Biotek”, në përputhje me nevojat e muslimanëve të cilët ushqehen me rregullat strikte të besimit të tyre, kanë lansuar në treg një pajisje të vogël që zbulon praninë e mishit të derrit në ushqim.
“Halal test”, jo më i madh se testi i shtatzënisë, i cili mund të blihet me çmimin 6,90 €, ndihmon muslimanët që të zbulojnë gjurmët e mishit të derrit, jo vetëm në ushqim, por edhe në kozmetikë dhe ilaçe.
Pronarët e “Capital Biotek”, Jean-François Julien dhe Abdurrahmane Shaui, për këtë test kanë menduar qysh në studime, në kohën kur shpërtheu skandali me mish kali në ushqimet e gatshme, i cili dy vjet më parë tronditi Evropën.
Ndërkohë, derisa Julien ka zhvilluar disa teste për njerëzit që vuajnë nga intoleranca në ushqim dhe alergjitë tjera serioze, Abdurahmani i kishte propozuar zgjerimin e asortimentit.
“Abdurahmani më propozoi të zgjeroj asortimentin tim, e pastaj kemi ardhur me idenë të zhvillojmë një test të veçantë që zbulon ADN e derrit”, shpjegoi Julien.
Edhe pse testi nuk mund t’i ofroj shfrytëzuesit informacionin nëse ushqimi është 100% hallall, ose nëse është therur sipas dispozitave të lejuara, dy sipërmarrësit e rinj, brenda një ditë, kanë marrë më shumë se 10.000 kërkesa. (IGJ)
Author: Dija Online
Imam el-Bejheki, Shu’eb el-Iman Mehabetullah (dashuria ndaj Allahut) është një shprehje që përfshin shumë kuptime: 1. Besimin e patundur se Ai – i lartësuar qoftë emri…
“NËSE SOT JAM KËSHTU, KA NDODHUR PËR SHKAK TË FAMILJES SIME”: SHUMË PREJ NESH E MENDOJNË KËSHTU HISTORINË E TYRE DHE PËRPIQEN TË FAJËSOJNË PRINDËRIT, SEPSE…
Po dalin në pah gjithnjë e më tepër fakte që sugjerojnë se shpërblimet financiare mund të mos jenë nxitëset më të mira për një punë, apo…
Dr. Islam Hasani Ç’është socializmi? Sipas fjalorit Collins, “socializmi është një teori apo sistem ekonomik, në të cilin mjetet e prodhimit, shpërndarjes dhe këmbimit janë të…
Një zyrtar turk nga Departamenti i Çështjeve Fetare (Diyanet) tha se Turqia ka në plan të publikojë përkthimin e Kuranit në 180 gjuhë. Mazhar Bilgin shprehu…
Kryeipeshkvi i Bolonjës, Itali është duke bërë thirrje për ndërtimin e një xhamie në qytet.
Në një konferencë të organizuar javën e kaluar nga ana e komunitetit lokal musliman, Matteo Maria Zuppi , i emëruar kohët e fundit për të drejtuar Kryepeshkopatën, shfrytëzoi rastin për të shprehur simpatinë e tij ndaj komunitetit musliman duke bërë thirrje që një xhami të ndërtohet në Bolonjë.
Ai gjithashtu kërkoi për pranimin e festave myslimane në shkollat italiane. Duke cituar Kdl. Angelo Scola, kryepeshkop i Milanos – një klerik me simpatitë të ngjashme –si Zuppi tha: Unë me të vërtetë mendoj se është koha për një xhami në Bolonjë. Disa njerëz mendojnë ndryshe, por ata janë të gabuar..
Unë gjithashtu dëshiroj që festat Islame të jenë të mirëpritur në shkolla, ka shtuar ai, siç kërkohet tashmë nga kryeipeshkvi i Milanos Angelo Scola.
Duke parafrazuar vërejtjet e diskutueshme të Papa Françeskut në lidhje kanditatin presendicial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe qëndrimin e tij mbi emigracionin, Zuppi shtoi: Ata që thonë se ata qëndrojnë për sigurinë, kurse zakonisht krijojnë më shumë probleme. … Duke ndërtuar mure vetëm krijon iluzionin e sigurisë. Muret janë nuk ekuivalente me sigurinë.
Zuppi gjithashtu kërkoi ndërtimin e urave mes kulturave .
Ai vazhdoi: Ne nuk duhet të urrejmë, nuk duhet t’i përgjithësojmë gjërat, si krahasimi midis muslimanëve dhe terroristëve.
Ndërsa varësia nga rrjetet sociale po bëhet gjithnjë e më e madhe, një prej tyre, Facebook-u po ndikon gjithnjë e më shumë te stili i jetesës dhe virtualizimi i jetës reale. Ja cilat janë disavantazhet e kësaj media sociale dhe arsyet përse duhet të hiqni dorë, të paktën përkohësisht prej tij.
Ndjeni se bilanci midis jetës virtuale dhe asaj reale po fillon të humbasë? Kjo është një shenjë se duhet të hiqni dorë nga orët shtesë në median sociale dhe të përqendroheni më shumë në aktivitete nga të cilat përfitoni. Një nga rrjetet më të përdorura është Facebook-u. Pa mendoni se sa kohë humbisni duke kontrolluar rregullisht lajmërimet që vijnë në profilin tuaj, ato që bëjnë miqtë tuaj. Ja cilat janë disavantazhet e Facebook-ut dhe arsyet përse duhet të hiqni dorë, të paktën përkohësisht prej tij.
1. Ju dëmton gjumin
Përdorimi i tepërt i medias sociale ndikon te regjimi i gjumit, siç kanë zbuluar disa studime. Për më tepër, drita blu që karakterizon këtë website mendohet se ndikon në tru, duke shtuar ndjesinë e pagjumësisë. Nga ana tjetër, mungesa e gjumit mund t’ju shtyjë të vazhdoni të kontrolloni gjithnjë e më tepër Facebook-un.Bëni një periudhë pushimi dhe do të shihni se cilësia e gjumit tuaj do të përmirësohet dhe ju vetë do të ndiheni më të freskët.
2. Mund t’ju shtojë depresionin
Kalimi i një kohe të madhe në Facebook mund t’ju shkaktojë një ‘koktej’ të çuditshëm ndjesish, sipas një studimi të publikuar në vitin 2015. Përjetimi i zilisë është një nga më dominueset dhe një nga ndjesitë që mund të na stresojë më së shumti.“Ne zbuluam se, nëse përdoruesit e Facebook-ut përjetonin zili ndaj aktiviteteve dhe stilit të jetesës së miqve të tyre në këtë media sociale, ata kishin më shumë gjasa të ndiheshin në depresion”, thotë bashkautorja e studimit nga Universiteti i Mizurit, Margaret Duffy.Megjithatë, pavarësisht dijenisë se njerëzit po reklamojnë më të mirën e tyre në Facebook, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht, te ju nuk do të provokohet asnjë ndjesi. Megjithatë, ju mund të mbani disi nën kontroll zilinë.
3. Shkatërron baterinë e celularit
Aplikacionet e Facebook-ut në Android dhe iPhone janë konsumues shumë të mëdhenj të baterive. Facebook-u ka thënë se po përpiqet ta zgjidhë problemin, por deri atëherë kini parasysh se fshirja e aplikacionit nga celulari juaj mund t’ju kursejë deri në 20 për qind bateri.
4. Ju heq përqendrimin
Kohëzgjatja mesatare e të qenët të vëmendshëm po bie, sipas kërkimeve. Shpërqendrimet e vazhdueshme, të krijuara nga stili dixhital i jetesës mund të jenë duke ndryshuar kiminë e trurit tonë dhe duke regjur pak e nga pak aftësinë për t’u përqendruar.
5. Mund t’ju shkatërrojë marrëdhënien
Rrjetet sociale ndonjëherë bëjnë bashkë njerëz, por ato gjithashtu mund të jenë një problem i madh për çiftet e martuara, sipas psikologëve. Kontrolli i vazhdueshëm i Facebook-ut mund të shkatërrojë momentet tuaja intime dhe aftësia për t’u lidhur me personat tuaj dikur të dashur në këtë platformë sociale mund të nisë edhe një lidhje jashtëmartesore. Tregohuni të kujdesshëm.
6. Mund të ndikojë te shoqëria juaj
Varësia jonë nga media sociale mund të jetë duke e bërë më të vështirë për ne lidhjen e afërt me njerëzit e tjerë. “Mendoj se është vdekja e bisedës së qytetëruar siç e njohim tani”, ka thënë Justine Harman, redaktore e revistës së njohur Elle.com.Për më tepër, shumica e miqve tuaj në Facebook nuk janë shumë të interesuar rreth jush.
7. Mund të jetë humbje e kotë kohe
Sipas një kërkimi mbi shkencën dhe sjelljet, sa më shumë kohë të kaloni në Facebook, aq më keq ndiheni. Kjo për shkak se shumë njerëzve, Facebook u duket një humbje kohe.“Duket se, krahasuar me lundrimin në internet, Facebook-u gjykohet si një shpenzim më joefektiv i kohës dhe më tepër si humbje e kotë e saj. Kjo gjë çon në rënie të humorit”, shpjegon Christina Sagioglou, shkencëtare e sjelljeve nga Universiteti Insbrukut në Austri.Facebook-u nuk ju bën gjithnjë të ndiheni keq, por nëse jua shkakton këtë ndjesi, është koha të bëni diçka tjetër.
8. Mund të krijojë një efekt jehonë
Kritikët e medias sociale prej kohësh kanë sugjeruar se algoritmi i Facebook-ut, që përcakton se cilat postime do të shihni bazuar në ato që keni klikuar e rrjedhimisht pëlqyer, mund të krijojë një efekt jehonë. Nëse ekspozoheni vetëm ndaj materialit që tashmë e kuptoni ose me të cilin bini dakord, kjo mund të pengojë pikëpamjet tuaja të ndryshme.Por Facebook nuk është dakord, pasi thotë se vitin e shkuar nuk ishte përgjegjës për krijimin e këtij efekti jehonë. Megjithatë, Facebook-u luan ende një rol në mënyrën sesi njerëzit e konsumojnë informacionin.
9. Gjurmon dhe formëson sjelljen tuaj
Facebook-u përdor algoritme të çuditshme për të vendosur se çfarë do të shihni nga përmbajtja brenda platformës. Për shembull, nëse ai sheh se ju pëlqeni postime që lidhen me futbollin, mund t’ju shfaqë më shumë postime të kësaj kategorie në faqe. Kjo e bën atë një mjet të mirë reklamimi për marketingun e shënjestruar, gjë që vë në pikëpyetje nëse shkelet apo jo vullneti ynë i lirë.
10. Facebook e di se kur flini
Mesa duket, Facebook ka mjaftueshëm informacion për kohën kur ju flini dhe zgjoheni. Programuesi danez i softuerëve, Soren Louv-Jansen krijoi një mjet dhe përdori të dhënat nga Facebook-u për t’u ofruar përdoruesve mundësinë që të kuptonin modelet e gjumit të miqve të tyre në Facebook. Megjithëse kompania i kërkoi ta anulonte këtë projekt, ai arriti të nxjerrë në pah se si mund të zbulohet privatësia jonë.
Nuk është gjithmonë e lehtë t’i bindësh fëmijët. Edhe pse prindërit janë të ndërgjegjshëm për këtë, ndodh shpesh që ta humbin durimin, të stresohen. Por në çdo rast duhet të kihet parasysh se dhuna morale, ashtu si edhe ajo fizike janë gjithmonë të dëmshme dhe ndikojnë negativisht në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve. A mund t’ju dëgjojnë fëmijët pa qenë nevoja ta ngrini zërin, apo të vini dorë mbi ta? Ja disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë:
1.Komunikoni
Përpiquni të kuptoni se çfarë ndiejnë fëmijët gjatë një grindjeje, një konflikti, flisni me ta e kjo do t’ju vlejë për të kuptuar peshën e emocioneve të tyre dhe mënyrën se si edhe ju vetë duhet t’i shprehni ato. Dëgjojini, pranoni mendimin e tyre ose gjeni një kompromis së bashku: do ta bëni fëmijën të ndihet më i përgjegjshëm për vendimin që duhet të marrë. Kështu ai do të jetë i prirur të gjejë një zgjidhje të pranueshme e të mos rendë drejt kundërshtimit kategorik. Vini rregulla dhe kujtojani herë pas here fëmijës. Ai ka prirjen t’i “harrojë” apo “anashkalojë”.
2.Jepni shembullin tuaj
Siç thoshte Eskili, “dhuna pjell dhunë”. Si mund ta mësoni një fëmijë të qetësohet kur ju vetë e godisni me pëllëmbë në një moment nervozizmi? Nëse sjellja juaj është e kundërt me ato çfarë i kërkoni atij, fëmija bëhet konfuz dhe priret të përgjigjet me dhunë në një situatë pak a shumë të ngjashme edhe jashtë shtëpisë. Kur ai bën kapriço, përpiquni t’i kushtoni sa më pak vëmendje zemërimit të tij. Ai duhet të kuptojë se me kapriço nuk e tërheq më shumë vëmendjen e të tjerëve. Përkundrazi, kur ai arrin të përmbajë emocionet negative, përgëzojeni! Pyeteni gjithashtu se si arriti të ruajë qetësinë.
3.Jepuni kënaqësi, dëshirë, qetësi
Disa situata kërkojnë më shumë veprime konkrete sesa pedagogji shpjeguese, veçanërisht nëse fëmija është i stresuar dhe i lodhur. Në vend që ta qortoni, përpiquni të futeni në botën e tij, përpiquni të kuptoni nevojat që ka, të cilat nuk janë detyrimisht ato që ai ju thotë (Një fëmijë që ndihet i lodhur mund të ketë nevojë të flejë, por mos i kërkoni që detyrimisht të shkojë në shtrat). Do ishte mirë të gjenit një mënyrë për t’u zbavitur së bashku, për shembull të viheni në garë: cili nga ju e rregullon më shpejt diçka në shtëpi, kush e kujton më shpejt titullin e një kënge, kush e gjen i pari emrin e një qyteti… të tilla gjëra e shkundin fëmijën nga përgjumja dhe vendosin mes jush një komunikim miqësor, që mbi të gjitha do të ndihmonte vetë atë.
Ka ngjallur dyshime shmangia për katër herë e objektivit nga avionët luftarakë rusë që nga dita kur në provincën turke të Hatajit është instaluar stacioni zhurmues,…