Author: Dija Online

Njerëzit që duan të lënë cigaren arrijnë kenë më shumë rezultate nëse e bëjnë atë menjëherë, tregon një studim në “Internal Medicine”.

Ata që kanë provuar këtë teknikë, kanë rezultuar 25% me sukses duke mos pirë për mbi 6 muaj cigare, në krahasim me ata që kanë provuar ta lënë gradualisht.
E rëndësishme është zgjedhja e një date në të cilën vendoset të lihet, të bësh një premtim dhe t’i qëndrosh besnik.
Sa herë që ta gjeni veten në vështirësi duhet t’i thoni vetes, “Nuk do të pi asnjë cigare dhe të rezistoni deri në momentin që periudha e krizës të kalojë.”
Sipas studimit, në “British Heart Foundation”, rreth 7000 vullnetarë britanik janë regjistruar në dy grupe, në atë që të mundohen ta lënë cigaren gradualisht dhe ata që duan të ndërpresin menjëherë.
Pas 6 muaj, vetëm 15.5% e grupit që merrte pjesë në lënien graduale, ia kishin dalë me sukses në krahasim me 22% të atyre që kishin synuar lënien e menjëhershme.
Drejtuesi i kërkimit Dr. Nicola Lindson-Hawley, nga universiteti i Oxford-it tha se: “Ndryshimi qëndron në arsyetimit se grupi që punon për lënien graduale, ka si synim që ta ulë dozën e duhanpirjes, ndërsa pjesa tjetër është e determinuar për ta ndërprerë”.

Një gjë që dallon iPhone-in aktual 4.7-inç dhe 5.5-inç është se modelet e mëdha vijnë me kamerë që përdor stabilizim optik të imazhit (OIS), për të mbajtur foton të freskët dhe të qartë.

Gjithsesi, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, të paktën sipas një shpikje të zbuluar kohët e fundit nga Apple.
Patenta 9,288,395 SHBA, e dhënë të martën dhe e parë fillimisht nga Patently Apple, përshkruan një mënyrë të re për të bërë foto panoramike e cila kërkon OIS.
Patenta titullohet Super-Resolution, bazuar në stabilizimin optik të imazhit dhe përshkruan teknologjinë që do t’ju lejojë të bëni foto panoramike pa e lëvizur iPhone-in siç bëni aktualisht.

Fotografia e parë reale e mundshme e iPhone 7 Plus është shpërndarë në uebsajtin kinez Bastille Post, duke sjellë një pamje më nga afër të dizjanit të smartfonit që pritet të dalë së shpejti në treg.
Ndryshimi më i dukshëm në telefon është përfshirja e një kamere shumë të përfolur dual-lente me formë pilule ndryshe nga rrethorja që kishte më parë.
Thashethemet bien në kontraditë me njëra tjetrën pasi nuk dihet nëse iPhone 7 apo iPhone 7 Plus do të ketë kamerën dy lentëshe, apo të dyja bashkë.

Truri i njeriut mund të mbajë aq informacion sa interneti. Zbulimi është meritë e profesorit Terry Sejnowski, i Salk Institute për Studime Biologjike dhe një ekipi shkencëtarësh që kanë nxjerrë një konkluzion të ri për trurin njerëzor.
“Matjet tona të reja për kapacitetin e kujtesës së trurit rrisin vlerësimet me një faktor prej 10 deri të paktën 1 petabyte (shumëfish i njësisë së kapacitetit të kujtesës, 10 në fuqi të 15-të byte), njëlloj si World Wide Web.” Telegraph shkruan që shkencëtarët kanë zbuluar që mesatarisht një sinaps (me anë të tyre komunikojnë neuronet, shumë të rëndësishme për ruajtjen e kujtimeve) mund të mbajë rreth 4.7 bits informacion.
Çfarë do të thotë? Që truri i njeriut ka kapacitet një petabyte. Edhe një herë? Një petabyte është sa 20 milionë kabinete të mbushura me rafte me sirtarë plot dokumente të ngjeshura. Ose 670 millionë faqe Web-i. Ose 4.7 miliardë libra.Të huton fare kjo, e?Përveç faktit që duhet të jetë shumë angazhuese të gjesh kohë për të lexuar miliarda libra, përvoja na bën të jemi skeptikë për këtë kapacitet të kujtesës sonë. Mund të jetë e vështirë të kujtosh subjektin e librit që ke lexuar vjet, jo më të mbash mend miliarda romane me detaje… Problemi është që sasia aktuale e kujtesës sonë është shumë më e vogël.
Teorikisht, truri ynë mund të mbajë sasi të mëdha, të paimagjinueshme, informacioni në një çast, por kjo nuk do të thotë që ne do i mbajmë ato informacione si kujtime. Turp. Megjithatë, shkencëtarët janë të kënaqur, zbulimet ofrojnë një mënyrë më të mirë për të dizenjuar kompjuterat. Edhe ne duhet të jemi të kënaqur gjithashtu, sepse na kujton që truri ynë është fantastik.

Sipas shkencëtarëve, tanimë mund të flasim për një inteligjencë të kultivuar. Sipas tyre, testet dhe ushtrimet mund të përmirësojnë koeficientin tonë të inteligjencës.
Edhe Anjshtanji e kishte gabim kur mendonte se “diferenca mes gjeniut dhe budallait qëndron në faktin se gjeniu ka limitet e veta”. Kështu thoshte gjithmonë Albert. Por në fakt, mjeshtri e kishte gabim: jo vetëm që gjeniu nuk mund të mos ketë më limite, por gjeni mund të bëhemi të gjithë. Edhe ne budallenjtë. Dhe për ta arritur këtë mjaftojnë vetëm pak ushtrime të vogla të përditshme. Po, ato që njihen si gjimnastika e mendjes. Ashtu si ushtrimet abdominale për barkun janë edhe testet për IQ: koeficientin e inteligjencës. Me pak fjalë është e gjitha çështje stërvitjeje. Por le të sqarojmë diçka: këtu nuk flitet për inteligjencën e kuptuar si “procesi i të mësuarit”. Psikologët e quajnë “inteligjenca e kristalizuar”, por ky përcaktim i bërë nga Raymonfd Cattell rreth 50 vjet më parë, rrezikon të mos jetë e vërtetë, sepse nuk kristalizohet njëherë e përgjithmonë, por përkundrazi “kristalizon” njohjet që ne akumulojmë për gjithë jetën. Këto të fundit mund të jenë nocione: sa planetë ekzistojnë në sistemin tonë diellor, ose mund të jenë veprime: të dish të ngasësh biçikletën. Në të vërtetë bëhet fjalë për një inteligjencë tjetër: ajo që deri tani na ka intriguar më shumë: inteligjenca fluide. Inteligjenca fluide është ajo që na lejon të kuptojmë. D.m.th të dimë të administrojmë informacionet që akumulojmë. Inteligjenca fluide është ajo që u jep kuptim gjërave: edhe atyre të mësuara me inteligjencën e kristalizuar. Për shumë kohë shkencëtarët kanë kërkuar jo vetëm ta matin inteligjencën, si atë të kristalizuar dhe atë fluide, me të ashtuquajturën koeficient inteligjence, por edhe të matin përmirësimet e mundshme. Inteligjenca e kristalizuar funksionon falë kujtesës afatgjatë, ndërsa inteligjenca fluide bazohet në të ashtuquajturën “working memory”. Është pikërisht kjo kujtesa që na bën ajo çka jemi: qenie njerëzore. Me pak fjalë, të ndryshëm nga speciet e tjera me të cilat nuk kemi asnjë ngjashmëri. Për këtë arsye, “working memory” nuk mund të përmirësohet. “Inteligjenca fluide nuk është kulturore”, shpjegon për “New York Times” Randall Engle i “Georgia Tech School of Psychology”. “Është pjesa e vendosur në mënyrë biologjike që kontrollohet nga korja parafrontale”. Kështu, na pëlqen apo jo, ka vendosur dikush tjetër për inteligjencën tonë. Por tanimë bota e shkencës është tronditur nga zbulimet që e kanë shtyrë “New York Times”-in t’i dedikojë një numër special të revistës së tij nisur nga hipoteza e dy studiuesve zviceranë. Në pesë vitet e fundit, Suzanne Jaeggi dhe Marin Buschkuehl kanë provuar se edhe “working memory” mund të përmirësohet: pikërisht duke u trajnuar mbi të njëjtin lloj testi që matin IQ-në tonë. Do të mjaftonin vetëm nga 15 deri në 25 minuta stërvitje çdo ditë, pesë ditë në javë. Për më tepër përmirësimet do të jenë të dukshme pas javës së katërt të testit. Eksperimentet e reja duket se funksionojnë mbi të gjitha me të rinjtë: pikërisht këtu hipoteza e re kryqëzon të vjetrën, sepse deri tani gjithmonë është menduar se inteligjenca fluide e arrin kulmin e saj dhe ndalon së zhvilluari në fund të moshës së adoleshencës me pak fjalë të gjithë më inteligjentë me 20 minuta ushtrime më shumë? Vetë shkencëtarët që po ndryshojnë perceptimin tonë për inteligjencën nuk janë kaq budallenj ta besojnë.
Pikët më të larta
MË SHUMË SE 116 PIKË: E ARRITUR NGA 17% E POPULLSISË BOTËRORE, ËSHTË NIVELI MESATAR I PROFESIONISTËVE TË LIRË
MË SHUMË SE 121 PIKË: I PËRKET 10 PËR QIND TË POPULLSISË, MESATARJA E TË DIPLOMUARVE VËRTITET RRETH KËTIJ NIVELI
MË SHUMË SE 143 PIKË: VETËM 1% E POPULLSISË E ARRIN. JANË PIKËT MESATARE TË ATYRE ME GRADËN DOKTOR NË FIZIKË
MË SHUMË SE 158 PIKË: 1 NË 10.000
MUND TË LLOGARITET EDHE PËRTEJ KËTIJ LIMITI. JANË PIKËT MESATARE TË FITUESVE TË ÇMIMEVE “NOBEL”
MË SHUMË SE 164 PIKË: U PËRKET 1 NË 30.000 VETË. SHEMBUJ: MOZART DHE KAMPIONI I LOJËS SË SHAHUT, BOBBY FISCHER
Kur lindi koeficienti i inteligjencës
NË VITIN 1905, PSIKOLOGU FRANCEZ, ALFRED BINET, HARTOI TESTIN E PARË MODERN
NË VITIN 1916, TESTI U PERFEKSIONUA NGA LEWIS M.TERMAN, NGA “STANFORD UNIVERSITY”
TERMI I.Q U VENDOS NË 1912 NGA PSIKOLOGU GJERMAN, WILLIAM STERN
I.Q MESATARJA ËSHTË E BARABARTË ME 100 PIKË
NË 1939 U NXOR TESTI I PARË I INTELIGJENCËS PËR TË RRITUR I BAZUAR MBI NJË SHPËRNDARJE NORMALE TË STANDARDIZUAR (SIPAS MOSHËS)
Shpërndarja e inteligjencës
3.5% E POPULLSISË KA NJË IQ MË TË VOGËL SE 70
21.5% KA NJË IQ QË PËRFSHIHET MES 70-90-S
50.0% KA NJË IQ MES 90-110 PIKËSH
23.0% KA NJË IQ MES 110-130 PIKËSH
2.0% E POPULLSISË KA NJË IQ MË TË MADHE SE 130 PIKË

Shkencëtarët e kanë konfirmuar se, për të qenë fundi i jetës njerëzore i natyrshëm, plakja është mënyra më e mirë. Përndryshe, çdo tentim për ta zgjatur jetën e njeriut, duke i tejkaluar kështu kufijtë, mund të ketë vetëm pasoja shumë serioze, sikur që është kanceri.
Përpos kësaj, ata thonë: “Çdo përpjekje për t’u bërë i pavdekshëm është gjë që shkon kundër natyrshmërisë.”
Ata kanë ardhur në përfundim se, edhe përkundër shpenzimeve të mëdha, të cilat janë me milirarda, për shërimin e plakjes dhe të vazhdimësisë së jetës njerëzore, eksperimentet flasin se një gjë e tillë është e padobishme.
Për këto rezultate ka folur edhe pejgamberi i Zotit, Muhammedi a.s., i cili për pleqërinë pati thënë: “Për secilën sëmundje Allahu xh.sh., ka dërguar ilaçin dhe parandalimin, përpos njërës.” “E cila është ajo sëmundje, o Dërguari i Allahut?” – pyetën sahabët. “Pleqëria” – ishte përgjigjja e Muhammedit a.s.” (Hadithin e shëndon Imam Tirmidhiu)
Burimi: kaheel7.com
(Islampress)

Studimet kanë treguar se zbulimi i pjesës më të madhe të trupit ekspozon njerëzit nga rreziku i kancerit të lëkurës, sëmundje kjo që merr jetët e miliona njerëzve në vit.
Nga kjo thuhet se gratë që ekspozojnë trupin e tyre në rrezet e diellit në plazhe janë më shumë të rrezikuara nga sëmundjet e tilla.Ky fakt na ndihmon të kuptojmë më mirë një nga urtësitë e Allahut xh.sh., pse urdhëroi gratë të veshin hixhabin. Për këtë, ne i jemi mirënjohës Allahut për mirësitë e Islamit.
“… t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre… “(Kur’an, En Nur: 31)
(Islamgjakova)

Amari nga Mosuli para 1000 vjetëve ka shkruar librin “Mbi mënyrën e shërimit të sëmundjeve të syrit”.
Në veprën e tij Amari në mënyrë shumë koncize dhe të detajuar trajton problemet e anatomisë dhe patologjisë së syrit, kurse kishte përshkruar gjashtë raste të operimit të kataraktit (patologji e syrit) dhenevritisit (pezmatim i nervit të syrit) të cilat janë shkaqet më të shpeshta të verbërisë.
Amari praktikoi operacionin e kataraktit duke përdorur gjilpërën. Në atë kohë kjo metodë ishte shumë e suksesshme. Madhështia e veprës së Amarit vërehet edhe sot e kësaj dite, ngase thuaj se përafërsisht në mënyrë të njëjtë bëhet operacioni i kataraktit apo ndërrimi i thjerrëzës së syrit që vjen si pasojë e ndryshimeve metabolike në organizëm, më së shpeshti te personat e moshuar, humb providencën e saj natyrore dhe bëhet e turbullt, çka me përparimin e sëmundjes çon deri në verbëri të plotë.
Amari në udhëtimet e tij prej Egjipti deri në Arabi njerëzve ua kthente shikimin.
(Islampress)

Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren El Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet:
“Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit…” (El Hadid 25)
Fjala “zbritëm poshtë” e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por nëse ne do të merrnim në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, e cila është “i zbritur fizikisht nga qielli”, do të kuptojmë se në këtë ajet gjendet një mrekulli shkencore mjaft domethënëse.
Në saje të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigande të hapësirës.
Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur “nova” ose “supernova”. Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët që përmbajnë hekur shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor.
E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra, ai “ka zbritur në tokë” në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. Është e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.(Sipas shënimeve të H. Jahjasë)
(Islampress)

Pemët janë bimë të çuditshme të cilat kanë frikë nga disa insekte që ushqehen me to. Allahu i Madhërishëm ka bërë që bimët nëpërmjet kanaleve të veçanta të sekretojnë një substancë të ëmbël të cilën e hanë milingonat.
Në këmbim të kësaj, milingonat i mbrojnë pemët dhe bimët nga insektet e egra.
Lavdërimet dhe Falënderimet i takojnë Allahut të Madhërishëm i Cili me mëshirën e Vet nuk harron krijesat e dobëta. Zoti ynë mos na largo nga mëshira Jote. Në Kuranin Fisnik Allahu i Madhërishëm thotë: ”
“S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë. (Hud, 6).
Burimi: Kaheel7.com
(Islampress)