Pas gjetjes së një bombe në xhaminë e Drenasit ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. Nëpërmjet një komunikate BIK thotë se gjetja e eksplozivit në…
Author: Dija Online
Pas gjetjes së një bombe në xhaminë e Drenasit ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.Nëpërmjet një komunikate BIK thotë se gjetja e eksplozivit në ambientet e xhamisë së Drenasit, ditën e premte në kohën e namazit të xhumasë, kur prania e besimtarëve është më e madhe se çdo ditë tjetër, paraqet një akt të papranueshëm dhe me elemente që qojnë në akte terroriste e që për qëllim kanë futjen e frikës, ushtrimin e dhunës, terrorit e shkatërrimit.“Aktet të tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me mësimet dhe predikimet e fesë islame dhe as me traditën e popullit tonë, ndaj kërkojmë nga të gjithë që të jenë të përgjegjshëm dhe më të vëmendshëm për të garantuar jetën e qytetarëve të vendit, pronës së tyre dhe për të ruajtur e garantuar veprimin dhe funksionimin e institucioneve publike e fetare”, thuhet në reagim.Sipas BIK-ut xhamitë janë vend për adhurim, falje e lutje ku besimtarët gjejnë prehje shpirtërore dhe si të tilla duhet trajtuar në mënyrë meritore e jo për dhunë terror e frikë.“Dënojmë ashpër aktin në fjalë, dhe njëkohësisht kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë të zbulojnë autoret dhe motivet e këtij aktit të shëmtuar dhe të tillët të vihen para drejtësisë”.
Ilirian Agolli Studiuesit e çështjeve diplomatike pohojnë se Rusia po përpiqet të shtojë ndikimin e vet në Ballkanin Perëndimor për të ngadalësuar zgjerimin e BE-së dhe…
Ilirian Agolli
Studiuesit e çështjeve diplomatike pohojnë se Rusia po përpiqet të shtojë ndikimin e vet në Ballkanin Perëndimor për të ngadalësuar zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në këtë rajon. Analistët mendojnë se Rusia po ndjek një strategji tensioni, duke krijuar probleme në Ballkan, për t’i dhënë rëndësi vetes si faktor në tryezat e bisedimeve ndërkombëtare. Ata theksojnë se pothuaj gjithë shtetet e kësaj zone kanë nisur rrugën e integrimeve euro-atlantike, e cila tani duhet përshpejtuar.
Studiuesit e diplomacisë në Tiranë pohojnë se Moska po shfrytëzon vonesat e integrimit euro-atlantik të vendeve ballkanike për t’u faktorizuar në rajon. Ish-ministri i jashtëm, Arjan Starova, drejtues i organizatës së Atlantistëve të Shqipërisë, thotë se Rusia ka ndikimin e vet në Ballkan dhe punon për ta zgjeruar atë përkundër NATO-s dhe BE-së, duke këmbëngulur që të pyetet për çështjet europiane dhe botërore.
“Rusia është duke përsëritur një gabim të vjetër të Bashkimit Sovjetik të kaluar, që përpiqet ta ndërtojë fuqinë e saj për të ndikuar në botë vetëm mbi rritjen e potencialeve ushtarake. Ajo mendon që duke patur, duke investuar shumë në potencialin e saj ushtarak, atëherë do të mundet të ndikojë në botë. Por unë mendoj se përpara se fuqia e vendeve të lidhet me potencialin ushtarak ajo lidhet me potencialin e tre ekonomik”, thotë zoti Starova.
Analistët pohojnë se fillimisht Rusia u përpoq të ndikojë në ekonominë e Ballkanit përmes projekteve energjitike me SouthStream dhe TurkishStream. Por pas ngjarjeve në Ukrainë interesimi i Rusisë për Ballkanin mori një karakter ushtarak dhe ajo po përdor si bazë Serbinë për qëllimet e veta në rajon. – thotë diplomati Shaban Murati, autor i librit “Rusia Ballkanike”.
“Vështirësitë që hasen në integrimin e atlantik të Malit të Zi, vështirësitë që hasen në integrimin e atlantik të Maqedonisë – ku në pamje të parë duket se është vetëm çështja e emrit – Vështirësitë që hasen në procesin e integrimit euro-atlantik të Bosnje Hercegovinës me qëndrimin ultra-radikal ekstremist të Sërpska Republikës, e cila është natyrisht një instrument i Serbisë – pavarëisht paraqitjes si pjesë e federatës – tregojnë që rusët filluan të aktivizohen akoma më tepër”, thotë zoti Murati.
Rusia ka përdorur veton kundër Kosovës në OKB dikur dhe sot në Unesco po lobon fort kundër saj. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Islam Lauka, tani pedagog në Universitet, thotë se ndikimi rus është i ndjeshëm edhe në veri të Kosovës tek elementët radikalë. Ai thotë se Rusia e mendon si pikë të dobët Ballkanin perëndimor, dhe shfrytëzon sidomos demokracitë e brishta dhe institucionet e pakonsoliduara në disa vende të rajonit.
“Ndikimi rus synon që të rritet, synon që të zgjerohet nëpërmjet shumë formave; nëpërmjet korrupsionit, parave, ushtrimit të presioneve ekonomike, shfrytëzimit të disa instrumenteve, që Moska i ka, si vetoja për shembull”, thotë zoti Lauka.
Analistët pohojnë se i gjithë Ballkani e ka përcaktuar rrugën e integrimit euro-atlantik. Sipas tyre, asnjë segment në rajon nuk mbështetet hapur tek faktori rus, ndërsa nostlagjikët të rinj apo të vjetër në moshë janë shumë të pakët në raport me pjesën tjetër që synon integrimin, si Mal të Zi ashtu edhe në Maqedoni.
“Mendoj që edhe gjendja në Maqedoni dhe problemet e brendshme të saj ndikohen në një farë mënyre nga ngadalësimi i antarësimit dhe i përpjekjeve për anëtarsim të Maqedonisë në NATO. Unë mendoj si NATO dhe BE duhet të jenë më aktive dhe të ecin me ritme më të përshpejtuara për integrimin e këtyre vendeve në gjirin e tyre”, thotë zoti Starova.
Për të ndikuar në Ballkan rusët po përdorin edhe faktorin fetar, si lidhjet pansllaviste edhe vëllazërinë e vendeve ortodokse. Studiuesi Shaban Murati thotë se ata nuk kursehen as me stërvitjet e përbashkëta desantuese me Serbinë, as me mbështetjen e opozitës malazeze, as me zvarritjen e problemit 20 vjeçar për emrin e Maqedonisë, Madje, sipas tij, Rusia nuk po kursehet për të ndikuar edhe në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s dhe përherë më pranë BE-së.
“Pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë dhe sidomos pas ndërhyrjes ruse në Siri në Lindjen e Mesme shohim që ka një përpjekje të diplomacisë ruse për një influencë edhe në Shqipëri edhe në zonat ku janë shqiptarët. Por meqë jemi në Shqipëri, po flas për shtetin tonë. Kjo ka forma të ndryshme sponsorizimi. Nga një analizë e vëmendshme, konstatohet 4 ose 5 muajt e fundit një valë që do ta quaja edhe filo-rusizimi edhe anti-amerikanizmi, e cila është shprehur sidomos në disa media shqiptare. Intensiteti, frekuenca dhe sidomos vazhdimësia e saj tregojnë se është një rrymë e sponsorizuar”, thotë zoti Murati.
Studiuesit pohojnë se ndikimi rus në Ballkan nuk ka për të qenë afatgjatë, por Moska synon të krijojë vatra tensioni dhe ndikimi për t’i dhënë rëndësi pranisë së saj. Ambasadori Lauka thotë se SHBA dhe BE duhet t’u bindë Athinën dhe Shkupin për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë, e ndërkohë duhet zgjeruar njohja e Republikës së Kosovës dhe përmirësimi i jetës së saj.
“Një problem shumë i rëndësishëm është njohja e Kosovës nga 5 vende të Europës. Po ashtu liberalizimi i vizave për Kosovën, sepse për fat të keq, shqiptarët e Kosovës janë si në geto. Janë të vetmit, është i vetmi vend që ka mbetur kështu, që duhet të ishin ndër të parët në fakt për ato sakrifica që kanë bërë, për ato vuajtje që kanë kaluar, të paktën duhej të lëviznin lirisht”, thotë zoti Lauka.
Analistët pohojnë se pavarësisht ndonjë luhatje, vendet e Ballkanit shikojnë nga Perëndimi. Maqedonia dhe Mali i Zi mund të ishin antarësuar në NATO para disa vjetësh, sepse, sipas tyre, Rusia mund të përfitojë nga çdo vonesë dhe pasiguri në rajon./voa
Rezoluta e fundit e Këshillit të Evropës për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, nga analistët politik në Prishtinë po shihet si kthim prapa.
Rezoluta është propozuar nga raportuesi spanjoll, Augustin Konde. Ajo është miratuar në kohën kur Kosova po bën përpjekje për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë, si INTERPOL-i dhe EUROPOL-i.
Megjithatë, Këshilli i Evropës ka inkurajuar me anë të kësaj rezolute Administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-un, që t’i shtojë kapacitetet në kuadër të bashkëpunimit me këto mekanizma ndërkombëtare të sigurisë, përderisa Prishtinës i sugjerohet t’i shfrytëzojë mekanizmat që i ka në dispozicion.
Në Qeverinë e Kosovës nuk kishte një përgjigje në lidhje me këtë rezolutë, kurse analistët e vlerësojnë atë si kthim prapa.
Analisti, Emrush Ujkani, mendon se ajo reflekton gjendjen dhe jo-qëndrueshmërinë politike në Kosovë.
Sipas tij, përmbajtja e rezolutës nuk u ndryshua dot as nga vendet që e njohin dhe mbështesin pavarësinë e Kosovës, pavarësisht disa insistimeve.
Bëhet fjalë sidomos për nenet që kërkojnë një lloj roli më të fuqishëm të UNMIK-ut në Kosovë, sidomos në aspektet e sundimit të rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit të Kosovës me mekanizmat ndërkombëtar.
“Nëse e lexoni me vëmendje, raporti i bën thirrje misionit të UNMIK-ut që të merr masa dhe t’i shfrytëzojë mekanizmat ligjor që ka. Pra, i bën ftesë UNMIIK-ut dhe jo Kosovës, për t’iu qasur mekanizmave si INTERPOL-i, EUROPOL-i apo organizatave tjera, prandaj mendoj që kjo është ajo pika më kritike që duhet të nënvizohet për momentin”, ka vlerësuar Ujkani.
Ndërkaq analisti Dren Doli, vlerëson se përmbajtja e Rezolutës së Këshillit të Evropës pasqyron paaftësinë e institucioneve të Kosovës.
Njëherësh, sipas tij, rezoluta të tilla tregojnë për rrezikun që shumë shtete të cilat e kanë njohur Kosovën po hamenden tani që ta mbështesin atë në kuadër të përfaqësimit të jashtëm.
“Ky lajm në vetvete mbanë edhe rrezikun që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, kanë filluar ta vënë në mëdyshje këtë status, duke e barazuar shtetin e Kosovës me Rezolutën 1244, dhe rrjedhimisht UNMIK-un në Kosovë”, ka thënë Doli.
Në anën tjetër, Emrush Ujkani ka ngritur si çështje më vete edhe mungesën e parashtrimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, para miratimit të kësaj rezolute. Ai vlerëson se rezoluta, pavarësisht që nuk ka karakter obligativ, mund të ndikojë politikisht tek vendet e ndryshme.
“Me vet faktin që Kosova i ka dy të tretat e votave në Këshillin e Evropës, pra që e kanë njohur atë si shtet, është dashur që t’i paraprijë procesit të anëtarësimit dhe jo të vijmë në momentin të presim rezoluta apo raporte të tilla”.
“Edhe pse rezoluta nuk e pengon Kosovën në parashtrimin e kërkesës, definitivisht mund të jetë pengesë me ndikimin e saj tek shumë shtete, kur vjen në pyetje vota për apo kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Ujkani.
Po në lidhje me efektet e rezolutës në synimet e Kosovës që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar, përfshirë edhe ato të sigurisë, Dren Doli mendon se Kosova po dështon t’u bëjë ballë trysnive diplomatike të Serbisë.
Andaj, ai vlerëson se nuk po vërehen përparime në këtë drejtim.
“Strategjia e Serbisë duke e përdorur dialogun Kosovë – Serbi për ta imponuar UNMIK-un si përfaqësues të Kosovës në organizata ndërkombëtare, fatkeqësisht është duke i dhënë shenjat e para, filluar nga kjo rezolutë. Shpresojmë që kjo rezolutë të mos shërbejë si precedent i ardhshëm për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar Doli.
Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skender Hyseni, pati deklaruar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në INTERPOL qysh në prill të vitit 2015, por vendimi për pranimin e saj nuk është marrë ende.
Hyseni kishte deklaruar se Kosova është e gatshme të marrë përsipër rolin si shtet në kuadër të luftimit të krimit, duke u anëtarësuar dhe bashkëpunuar me mekanizmat ndërkombëtar
Përshkrimi që i bën Conde gjendjes në Kosovës është i zymtë.
Conde deklaron se korrupsioni në Kosovë është endemik dhe i gjithanshëm – dhe ka infektuar të gjitha fushat: qeverinë, biznesin, drejtësinë.
Në indeksin e korrupsionit të Transparency International Kosova zë vendin e 110-të – prej 175 vendeve apo territoreve të verifikuara. Sipas Conde Kosova e ka nivelin e njëjtë të korrupsionit si Shqipëria, por më të lartë se të gjitha vendet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës.
Kjo i bie se Kosova dhe Shqipëria janë më thellë të zhytura në moçalin e korrupsionit se ish-republikat sovjetike si Moldavia, Azerbejxhani, Armenia, Ukraina. Përkundër përbetimeve të politikanëve të Kosovës se korrupsioni po luftohet dhe do të luftohet në Kosovë, shifrat flasin të kundërtën.
Kësisoj në vitin 2014 Agjencia Kundër Korrupsionit inicioi 304 raste të korrupsionit. Prej tyre vetëm 30 përfunduan në prokurori. Raporti i Këshillit të Evropës përkujton se ky është numri më i vogël i rasteve të iniciuara të korrupsionit që nga vitit 2007, kur Agjencia Kundër Korrupsionit filloi punën.
Mbi 70 për qind e rasteve të hetuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ndiqen më tutje nga organet e drejtësisë. Hetimet e rralla të zhvilluara kundër personave që mbajnë pozita të nivelit të lartë nuk kanë përfunduar asnjëherë me dënime. /dialogplus.ch
Shumë ortake muslimanë nisin biznesin e tyre me mirëbesim tek njëri-tjetri dhe me dëshirë për të pasur sukses, por duke anashkaluar marrëveshjen e shkruar mes tyre. Entuziazmi i tepërt dhe besimi pa norma tek vëllazëria bëjnë që shume të meta dhe probleme që shfaqen me kalimin e kohës mes dy ortakëve të mos merren parasysh. Me kalimin e kohës këto paqartësi dhe probleme thellohen dhe kthehen në konflikte të heshtura dhe më pas të hapura.Më është dhënë rasti të takoj ortake që kane qenë shumë bashkëpunues mes njeri-tjetrit, por paqartësitë në marrëveshjet gojore dhe cytjet e Shejtanit i kanë kthyer në armiq të përbetuar.Ashtu si dhe borxhi dhe shumë marrëdhënie pasurore duhet të shkruhen dhe qartësohen në një kontratë apo marrëveshje të shkruar, ku të mbyllen të gjitha shtigjet të mëdha dhe të vogla, që nesër të mos kthehen në një greminë vdekjeprurëse për biznesin dhe vëllazërinë mes dy ortakeve.Për aq kohë sa ndiqen dhe respektohen kornizat fetare dhe ka sinqeritet mes ortakeve, do të ketë edhe sukses të garantuar, sepse Allahu është i treti mes tyre, siç thotë Profeti a.s.
Genc Plumbi
Imami i Xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, duke komentuar mbi çështjen e gjetjes së eksplozivit në oborrin e kësaj xhamie, ka thënë se dyshimet i ka në secilin person që e njeh, por më së shumti në Shërbimin Sekret të Serbisë.“Nuk kam dyshim mbi asnjë njeri personalisht sepse ende nuk kam asnjë informatë, mirëpo dyshime kam në krejt ‘dynjanë’, duke filluar nga babai im. Dyshoj në ekstremizëm e më së shumti në Shërbimin Sekret Serb”.Në një intervistë dhënë për Info Magazine në Klan Kosova, imami u shpreh se kjo që ndodhi në Drenas paraqet rrezik për të gjithë qytetarët.“Nga veprimet e policëve mu krijua një përshtypje që sot Drenasi ka qenë në rrezik, jo personalisht unë, por e gjithë Drenasi. Xhamia e Drenasit sot ka mundur të shkojë në ajër, dhe të viktimizojë mbi 500 persona. Pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj”.Ai thotë që lajmin se xhaminë që drejton ka eksploziv, e mori kur ishte në shtëpi.“Gjysmë ore para namazit dal e jap ligjërata, e sot ka qenë temë e lezetshme. Më pas kam shkuar në shtëpi dhe ka ardhur policia. Ata kishin pasur thirrje për një çantë të dyshimtë, e më pas bashkë me policinë kemi shkuar dhe kemi hyrë brenda në xhami”.Imami nuk është shprehur edhe aq i kënaqur me punën e policisë, pasi që tha se forca të rendit kishte pak të pranishme në oporrin e xhamisë, duke shtuar se çdo xhami gjatë të premteve, duhet të ketë të pranishme forca policore.Në Xhaminë e Drenasit, rreth mesditës të së premtes, është gjetur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit në xhaminë e qyteti të Drenasit, njofton Klan Kosova. Banorët janë evakuuar me tu gjetur eksplozivi dhe mjeti është shpërthyer nga ekipet e dominimit.– See more at: http://lajmi.net/imami-i-xhamise-ne-drenas-dyshon-se-eksplozivi-u-vendos-nga-sherbimi-sekret-serb/#sthash.8lBvO9ga.dpuf
Të gjithë presin për një përgjigje në mesazhet që dërgon shoku, kolegu dhe partneri në WhatsApp, por ata nuk kthejnë asgjë.
Më e keqja nga të gjitha është kur ju e dini që të tjerët kanë lexuar mesazhin tuaj në bazë të dy “tikave” me ngjyrë të kaltër që paraqiten pasi përdoruesit të kenë lexuar mesazhin tuaj.
Së fundmi është zbuluar një metodë se si t’i lexoni mesazhet pa e ditur dërguesi, transmeton Koha.net.
Para se të hapni mesazhin ju duhet ta ktheni telefonin tuaj në “flight mode”. Derisa jeni në “Flight Mode” ju mund të hapni mesazhin në WhatsApp. Pasi të lexoni mesazhin ju mund ta ndalni “Flight Mode” që dërguesi të mos e vërejë se keni lexuar mesazhin e tij.
Kjo metodë nuk ka ndonjë efekt anësor në telefonin tuaj të mençur.
Kompania BMW ka bërë përsëri thirrje për tërheqje të modeli i8, duke cituar një problem me sistemin e kontrollit të stabilitetit dinamik (DSC). Fushata është e kufizuar në vetëm 16 njësi në tregun e SHBA-së.
BMW ka marrë një lajmërim, në muajin nëntor të vitit të kaluar, nga furnizuesi i saj për një gabim të mundshëm gjatë procesit të prodhimit. Problemi është kufizimi i lëvizshmërisë së pistonëve hidraulikë, kështu duke ndikuar negativisht në performancën e DSC.
Kompania BMW fillimisht besoi se problemi hidraulik do të duhej të ishte identifikuar gjatë kontrolleve rutinë në fabrikë, megjithatë, një hetim dhe testet e vozitjes konfirmuan se defekti mund të jetë i pranishëm në versionin e prodhuar, transmeton Koha.net.
Teknikët e shërbimit janë udhëzuar për të inspektuar njësinë DSC hidraulike dhe të zëvendësojnë komponentin nëse është e nevojshme.
BMW pret që të tërheqë këto 16 i8-sha nga data 10 shkurt e këtij viti.