Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Ja pse duhet ta duam të Dërguarin
    Edukim

    Ja pse duhet ta duam të Dërguarin

    Dija OnlineBy Dija Online04-08-201706 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ekrem Avdiu

    Ndoshta është e vështirë të paramendohet se njeriu që me lejen e Allahut e ndryshoi botën kishte lindur jetim ngase para se të lindte i kishte vdekur babai. Ai edhe ishte rritur jetim me plotë kuptimin e fjalës ngase në moshën gjashtë vjeçare i vdes edhe e ëma. Ky është jetimi për të cilin u përkujdes Krijuesi i tij, i cili u rrit nën mbikëqyrjen e kujdesit hyjnor. Ajo që për njerëzit e rëndomtë është humbje, vuajtje, mungesë, për Muhammedin, të birin e Abdullahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ishte përparësi. Në vend se të lihej në kujdesin e krijesës, qoftë ai edhe shumë i dashur, sikur është prindi, atë e mori në përkujdesje Krijuesi. Për këtë arsye, ai, edhe para se të bëhej pejgamber, ishte shëmbëlltyrë në sjellje, qëndrime dhe fjalë. Biografia e tij, edhe para shpalljes është e pastër dhe pa njolla. I lartësuar qoftë Allahu që Muhammedin e zgjodhi dhe përgatiti për të dërguar të Vetin!

    E tërë jeta e tij ishte mrekulli në vete, sepse jetoi në një rreth ku, sipas kritereve njerëzore, njeriu e kishte vështirë të mbijetojë qoftë edhe vetëm fizikisht, e lere më, të bëhej njeri i ndershëm, i moralshëm dhe me virtyte të larta. Por këtë rregull e theu Muhammedi, dhe u bë pishtar ndriçues dhe shembull, virtytet e të cilit i admirojnë të largëtit para të afërmve. Ai, përfundimisht dëshmoi se Allahu, as edhe për një moment të vetmin nuk ka hjekur dorë nga njerëzimi, duke u kujdesur për ta dhe duke e lëshuar Mëshirën e Vet të pakufishme, përvec tjerash edhe nëpërmjet të dërguarve të Tij. Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, Allahu e bëri pishtarin ndriçues dhe shembëlltyrën e ndritshme për mbarë njerëzimin. Prej tij patën dobi të gjitha krijesat dhe të gjithë njerëzit pa përjashtim.

    Është e pamundur të tregohet në mënyrë gjithëpërfshirëse pse duhet ta duam Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, por secili prej neve poqëse mendon sado pak, do të vijë në përfundim se ai ishte manifestim i mëshirës së Allahut për njerëzimin, andaj i jemi borxhli, duhet ta duam, respektojmë dhe përfillim mësimet dhe udhëzimet e tij. Para se të flaasim për disa nga të mirat e shumta me të cilat Allahu e privilegjoi njerëzimin nëpërmjet të Dërguarit Muhammed, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e shoh të udhës të përmend disa fakte që dëshmojnë se Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kishte autoritet dhe pozitë shumë të lartë tek Allahu i Madhëruar, gjë që edhe neve na obligon në mënyrë të drejtpërdrejtë që ta respektojmë atë. Allahu i Madhëruar e ka vecuar Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, me disa vecori specifike, prej të cilave:

    • Prej të gjithë të dërguarve të mëhershëm, allahu ka marrë zotimin se, në rast se Muhammedi paraqitet në kohën e tyre dhe derisa ata janë gjallë, ata e kanë obligim të konfirmojnë besimin e tyre në misionin e tij dhe ta pasojnë. Këtë zotim Allahu e ka marrë prej secilit të dërguar. Kjo dëshmon vlerën dhe autoritetin e tij tek Allahu dhe te të dërguarit tjerë.
    • Misioni i Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kishte karakter univerzal, si në kohë ashtu edhe në hapësirë. Këtë e vërteton fjala e Allahut në Kur’an: “Dhe Ne nuk të dërguam ty tjetër, përvecse mëshirë për botët.” (Enbija, 107)
    • Allahu i Madhëruar me të e përfundoi procesin e shpalljes dhe vulosi pejgamberinë. Pas tij nuk do të ketë më të dërguar të tjerë. Si plotësim të kësaj mirësia, Allahu ka marrë përsipër ruajtjen dhe garancën e mësimeve të shpalljes që i erdhi Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, që të mbetet origjinale për të gjitha kohët.
    • Ekziston edhe një privilegj shumë i madh dhe i rëndësishëm me të cilin Allahu e ka graduar të Dërguarin e Tij e ai qëndron në mundësinë e ndërmjetësimit që ka Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, për njerëzit në Ditën e Gjykimit. Kjo madje, jo vetëm që është nder për Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, por është mirësi e madhe edhe për njerëzit.

     

    Arsyet që na obligojnë ta duam Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, janë të shumta. Si të mos e duam njeriun që Allahu e zgjodhi për t’ia besuar pjesën më të rëndësishme të misionit të komunikimit të Fjalës së Tij njerëzimit? A nuk meriton të duhet njeriu, nëpërmjet të cilit, Allahu derdhi mirësitë dhe mëshirën e Tij mbi ne? Njeriu, në jetën e të cilit u betua Allahu i Madhëruar, a nuk është i madh dhe meritor për cdo respekt?

    Çdo njeri që është pjesëtar i ummetit të tij duhet të ndijë se është i nderuar me të qenit i këtillë. Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ishte ai, ummetin e të cilit, Allahu e ngriti mbi të gjitha ummetet, e bëri më të numërtin dhe më të mirin. Këtij ummeti Allahu ua largoi të gjitha barrët dhe rëndimet që nëpërmjet shpalljes ua ngarkonte ummeteve tjera për shkak të rebelimit dhe ngritjes krye kundër mësimeve hyjnore. Këtë ummet, Allahu në këtë botë e kurseu, e ruajti prej të gjitha obligimeve të kësaj natyre, duke shpallur për ta vetëm atë që është e lehtë, e natyrshme dhe e dobishme. Ndërsa në botën tjetër, ata do të jenë më të numërtit, më të shpërblyerit dhe të parët që do të hyjnë në xhennet. Sikur të mos kishte kurrfarë përfitimi përvec nderit të të qenit pjesëtar i ummetit dhe pasues i të Dërguarit më të madh dhe njeriut më të famshëm që ka ecur në fytyrën e tokës, do të mjaftonte. Prej tij, në botën tjetër do të përfitojnë edhe banorë të xhehenemit. Ebu Talibi do të ketë dënim më të lehtë se të tjerët për shkak të përkjahjes që i ka bërë Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, edhe pse ka vdekur si jomusliman dhe nuk e ka besuar Allahun si duhet.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleFëmija i ndrojtur
    Next Article Rrëfimi i Fatmir Baçit, boshnjakut të Shijakut: pse Enveri u tregua tolerant me ne dhe si bashkëjetuam me shqiptarët
    Dija Online

    Related Posts

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    21-02-2026

    Pse po humbin vlerat mes prindërve dhe fëmijëve?

    28-12-2025

    Ç’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?

    13-11-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.