Ky veprim i rrjetit Twitter ka ardhur si rezultat i takimeve që janë mbajtur gjatë javës së kaluar në mes të përfaqësuesve të qeverisë turke dhe drejtuesve të rrjetit social Twitter.
Rrjeti Twitter me bazë në San Francisko, ka bërë me dije se e ka marrë këtë hap, duke u bazuar në urdhërin e gjykatës, e cila ka nxjerrë vendim për mbylljen e këtyre llogarive që kanë promovuar destabilitetin dhe kanë qenë pjesë e komploteve kundër rendit publik në Turqi.
Pas publikimit të disa materialeve të cilat kanë pasur si qëllim nxitjen e trazirave përmes komploteve të ndryshme, Qeveria e Erdogan ka urdheruar ndalimin e qasjes se rrjetit social Twitter dhe atë YouTube.
Në fillim të muajit prill, masa e ndalimit ndaj rrjetit Twitter është hequr pasi që Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se një gjë e tillë, e shkelë lirinë e shprehjes.
Kufizimet ndaj rrjetit YouTube në Turqi, vazhdojnë të qëndrojnë. /