• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor
  • Për një KMSH gjithëpërfshirëse
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren
  • Logjikë zullumqarësh për të justifikuar pushtetin
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” sot vazhdoj me shpërndarje të ujit falas në Prizren
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” shpërndau ujë falas në sheshin e Prishtinës
  • T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë
  • Nga Justinian Topulli: Islami i vërtetë është ai që ka qenë gjithmonë
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Tema»Sistemi botëror dhe problemi izraelit

Sistemi botëror dhe problemi izraelit

0
By Dija Online on 27-07-2014 Tema

Reagimet e paefektshme sot kundër Izraelit kanë një arsye shumë esenciale, e cila është diskriminimi që sistemi botëror bën në favor të këtij shteti artificial dhe kapadaiu të përkëdhelur.

Sulmet ajrore që Izraeli filloi më 12 qershor në Gazë disa ditë më pas u kthyen në një ofensivë tokësore të gjithanshme. Patjetër që një zhvillim i tillë e rriti edhe më shumë shkallën e dhunës dhe masakrave. Doli se kemi të bëjmë me një proces ripushtimi në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nga kjo kuptohet që problemi izraelito-palestinez ka hyrë në një periudhë të re. Izraeli filloi të pushtojë edhe një herë nga toka Gazën, të cilën e ka pushtuar në vitin 1967, por që ushtarët i kishte tërhequr nga këto territore palestineze në vitin 2005. Përfundimet e para të pushtimit janë vrasja e qindra palestinezëve të pafajshëm, shkatërrimi i shtëpive dhe lagjeve e qyteteve, plagosja e mijëra civilëve si dhe humbje të tjera të mëdha materiale e morale.

Dimensioni më i hidhur dhe i dhimbshëm i kësaj katastrofe është pamundësia e të gjithë botës për ti thënë ndal këtij brutaliteti, me përjashtim të disa shteteve dhe shoqërive, pavarësisht sulmeve agresive që po bën Izraeli. Në një kohë që Izraeli po i vret njerëzit duke përdorur të gjithë fuqinë që ka, nga e ajo e ashtuquajtur botë e qytetëruar nuk erdhi asnjë kundërshtim. Të ashtuquajturat organizata të sigurisë dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut nuk demonstruan asnjë qëndrim. Sidomos disa struktura ndërkombëtare të ngarkuara me detyrë në lidhje me këtë çështje siç janë OKB, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, NATO dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare u fundosën në thellësitë e heshtjes. Nga ana tjetër bota dhe shoqëritë islame nuk realizuan dot ndonjë veprim që do të ndalonte egërsinë izraelite. Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Liga Arabe, të cilat janë edhe organizatat më të mëdha të botës islame, vazhduan të qëndrojnë si spektatorë përballë këtyre zhvillimeve.

Patjetër që fotografia nuk është edhe kaq e errët. Kundër sulmeve të Izraelit në shumë pika të ndryshme të botës pati protesta, tubime, akte dhe reagime lokale. Duhet pranuar këtu që në krye të këtyre vendeve qëndron Turqia. Nga autoritetet turke, duke filluar nga ato të nivelit më të lartë e deri në ato të nivelit më të ulët, erdhën deklarata që e dënojnë Izraelin. Kryeministri Erdoan dhe anëtarët e qeverisë bënë deklarata të ashpra në adresë të Tel-Avivit. Edhe Presidenti Gyl e dënoi Izraelin në një nivel më zyrtar. Organizata të shoqërisë civile bënë protesta përpara Ambasadës dhe Konsullatës izraelite. Përfaqësuesit e katër partive politike në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) publikuan një rezolutë që dënon Izraelin. Natyrisht që disa kritika erdhën edhe nga bota. Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës u realizuan protesta me pjesëmarrje të gjerë. Madje në njërën prej këtyre protestave u pa sesi besimtarët e klerikët hebre i drejtuan kritika qeverisë së Tel-Avivit. Interesante ishte deklarata që erdhi nga një klerik çifut në Amerikë, i cili e cilëson Izraelin si një shtet të jashtëligjshëm.

Sulmet izraelite dhe reagimet e paefektshme kanë një arsye shumë esenciale, e cila është diskriminimi që sistemi botëror bën në favor të Izraelit. Sistemi botëror, themelet e të cilit janë hedhur pas Luftës së Dytë Botërore dhe që kanë vazhduar duke u zgjeruar, funksionon sipas paragjykimit të superioritetit të shtetit izraelit. Shtetet e shoqëritë perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare të komanduara prej tyre, që sot janë edhe aktorët kryesorë të sistemit botëror, gjithmonë i kanë anashkaluar sulmet e Izraelit. Sistemi ekonomik ndërkombëtar, rrjetet mediatike, madje edhe arsimi, sporti, arti, kultura, sektori i armëve dhe e ashtuquajtura shoqëri ndërkombëtare përgjithmonë është karakterizuar nga paragjykimi mbi pafajësinë e Izraelit dhe se shteti hebre duhet mbështetur. Në të vërtetë shteti izraelit është “fëmija artificial” i këtij sistemi botëror dhe është si një “kapadai i përkëdhelur” i paprekshëm ndaj çdo lloj shkeljeje që ai bën.

Këto pretendime mbështeten në prova konkrete. Ja disa prej tyre: shteti izraelit është krijuar me rezolutën numër 181 të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1947 dhe sipas ideologjisë së sionizmit. Me fjalë të tjera, Izraeli nuk është themeluar me rrugë të natyrshme, por me një vendim detyrues të OKB-së, strukturë e dominuar nga vendet perëndimore, dhe kjo është arsyeja që Izraeli sot është një shtet “artificial”. Nga ana tjetër sistemi botëror nuk e ka ngritur asnjë herë zërin kundër Izraelit, pavarësisht sulmeve të shumta ilegale që ky shtet ka bërë që nga dita e parë e themelimit të tij, dhe për këtë arsye ai është një shtet “i përkëdhelur”.

Në këtë kontekst, një dimension të rëndësishëm këtu përbëjnë opinionet në favor të Izraelit dhe disfavor të palestinezëve që kanë sot aktorët aktivë të sistemit botëror. Nëse duhet shprehur më hapur, në veçanti në botën perëndimore, sot ekziston një botëkuptim, sipas të cilit Izraeli është një i afërm i pafajshëm dhe që duhet mbrojtur, kurse palestinezët janë të rrezikshëm. Për shkak të këtij koncepti të përgjithshëm që dominon sot në Perëndim, Izraeli ka të drejtë si do që të bëjë e veprojë, kurse palestinezët shikohen si të padrejtë e fajtorë, edhe sikur të mos kenë bërë asgjë. Ky konceptim i përgjithshëm botëror përballë ngjarjeve të tilla automatikisht fillon e mban një qëndrim pro-izraelit.

Një dimension tjetër nevralgjik i problemit është edhe gjendja e mjerë në të cilën gjendet sot bota islame, e cila duket si një element i paefektshëm i sistemit botëror. Vendet islame me një popullsi mbi 1,5 miliardë banorë dhe me një hapësirë gjeografike shumë të çmuar, me vlera ekonomike, demografike me peshë, me vlera të lashta historike dhe kulturore fatkeqësisht kur vjen puna për Palestinën janë shumë të grymosura. Një zgjidhje nuk arrijnë ta prodhojnë dot as masa e madhe myslimane me 1,5 miliardë banorë, as shtetet që drejtohen prej tyre dhe as organizatat ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile që kanë krijuar.

Sepse Bota Islame nuk arrin të ndryshojë dot pozicionin e saj të pafavorizuar brenda sistemit botëror, nuk është në gjendje që të evitojë ndarjet e përçarjet brenda vetes; nuk arrin që të ketë një pozitë me ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një arsye tjetër janë edhe fajet dhe gabimet serioze që vendet islame kanë bërë në politikat e tyre të brendshme dhe të jashtme. Gabimet politike që janë bërë në çështje rajonale, si në rastin e problemeve të Sirisë dhe Irakut, kanë pasur ndikimin e tyre që problemi palestinez të vijë në këtë pikë të mjerë që ndodhet sot. Disa faktorë të tjerë janë dështimi i Pranverës Arabe, grushti i shtetit në Egjipt dhe tentativa e pushtetit të Sisit më vonë për të eliminuar lëvizjen e Vëllezërve Myslimanë.

 

Prof. Dr. Ramazan Gozen
Pedagog në Degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Marmara”.

Publikuar në TRT 23.07.2014

*Artikulli jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e redaksisë, ai është sjellur këtu vetëm për qëllime informimi!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!

Kush janë mendjeshqyerit?

Drejtuar grave të hoxhallarëve aktivë

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
04-08-2022

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor

30-07-2022

Për një KMSH gjithëpërfshirëse

29-07-2022

Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren

24-07-2022

Logjikë zullumqarësh për të justifikuar pushtetin

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
13-07-2022

Mjaft më me fyerje banale!

17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.